ShowBiz

Donaldi flet për ndarjen nga Bora: ‘Ishim të dy xhelozë’

Kanë disa muaj të ndarë. Bora Zemani dhe Donald Veshajn ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar

Këtë e ka treguar Donaldi gjatë një bisede me Palomën, në “Big Brother Vip”, ku dhe ndodhet prej disa ditësh. Megjithatë, Donaldi nuk i është përgjigjur pyetjes në lidhje me një ribashkim të tyre.

Pjesë nga biseda e dyshes:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vu an tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë. Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Donaldi flet për ndarjen nga Bora: ‘Ishim të dy xhelozë’ Read More »

Aktori i njohur i humorit i jep fund marrëdhënies me partneren e tij

Aktori i njohur i hu morit, Albano Bogdo para gjashtë muajsh i propozoi për martesë partneres së tij, e cila ka pranuar
Mirëpo, në një ‘xhiro’ të shpejtë në Instagramin e tij vihet re se ai i ka fshirë të gjitha fotot me vajzën në fjalë dhe ka mbetur vetëm një foto e postuar gjatë muajt Prill.
Burime pranë çiftit treguan se nuk mund të bëhet fjalë për një ndarje, por një reflektim që lidhen me marrëdhënien e çiftit që nuk duket e thjeshtë kur është mes një artisti dhe një eksperteje në marketing.
Gjashtë muaj më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri.
I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.
Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.
“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.

Aktori i njohur i humorit i jep fund marrëdhënies me partneren e tij Read More »

Femra ideale për Donaldin duhet të ketë këto tri kritere…

Banorët e ‘Big Brother VIP’ janë ndarë në çifte dhe i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje të ndryshme, si pjesë e provës javore. Semi e ka pyetur Donaldin rreth kritereve që duhet të përmbushë sipas tij femra ideale dhe ai nuk ka hezituar të përgjigjet.

Aktori ka treguar se mbi të gjitha vlerëson sinqeritetin. “Femra ideale për mua duhet të jetë solare, të ketë të njëjtin sens humori me mua dhe më kryesorja e sinqertë”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Donaldi e ka pyetur Semin rreth lidhjes së shkuar me Bojken Lakon.

Femra ideale për Donaldin duhet të ketë këto tri kritere… Read More »

Ilir Shaqiri e thotë vetë me gojën e tij në ‘BBV’: ‘E kam tr adhtuar gruan’

Ishte prova javore e vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’ e cila mundësoi që banorët të tregonin për publikun aspekte tepër personale të jetës së tyre private.

Pasi Arjola ndau detaje nga di vorci me babain e tre fëmijëve të saj, ishte radha e Ilirit që të rrëfente për ‘’çme ndurinë e tij më të madhe’’.

Ai pranoi përballë Arjolës se disa vite më parë ka tra dhëtuar bashkëshorten e tij, vendim i cili e rre zikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.

‘’Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Ai gjithashtu pranoi se ajo u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

Ilir Shaqiri e thotë vetë me gojën e tij në ‘BBV’: ‘E kam tr adhtuar gruan’ Read More »

Rrëfehet balerini Ilir Shaqiri: Si e tr adhtova gruan

Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer aspekte të jetës së tij private gjatë provës javore në “Big Brother VIP”.
Pasi konkurrentja tjetër Arjola Demiri zbuloi detaje nga di vorci me babain e tre fëmijëve të saj, Ilir Shaqiri tregoi “çmendurinë e tij më të madhe.

Shaqiri tha se e kishte trad htuar gruan, madje në një moment i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do hu mbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.
“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai, raporton TCH.

Rrëfehet balerini Ilir Shaqiri: Si e tr adhtova gruan Read More »

Aktorja tropojane tregon mes lotësh për sa vite u tr adhtua nga bashkëshorti

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.
Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj.
Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dor ëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.
Arjola më te tregoi se e kishte tra dhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur prob lem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.
Gjithashtu zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që trad htinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.
“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të trad htonte një njeri që flet kundër tra dhtisë”, vazhdoi më tej ajo.
Arjola ndan tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publikë asnjëherë. /Telegrafi/

Aktorja tropojane tregon mes lotësh për sa vite u tr adhtua nga bashkëshorti Read More »

A ju kujtohet Klodian Çela ish banor i “Big Brother”. Ja jeta e ‘shfrenuar’ dhe luksoze që ai po bën

Klodian Çela ka qenë pjesëmarrës në ‘Big Brother 3’ dhe në atë kohë fitoi vëmendjen e publikut kur deklaroi hapur prirjet e ndryshme sek* uale duke sjellë një erë të ri në shoqërinë shqiptare, paksa të ndrydhur ndaj këtyre temave.

Në atë kohë djaloshi nga Lezha u sul mua dhe shumë kundërshtime u shfaqën hapur për të, duke fituar vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë. Tashmë Klodi ka ndërtuar jetën e tij në Itali, ku punon si menaxher clubesh dhe festash.

Tashmë ai menaxhon lokalin e stilistit të famshëm “Cavalli”, me të njëjtin emër. Lokali ka si klientë emra të famshëm nga bota e muzikës, kinemasë dhe sportit në mbarë botën, të cilët zgjedhin të argëtohen në këtë lokal luksoz dhe elegant.

Klodian Çela, ish-banor i “Big Brother”, rikthehet dhe vendos të flasë në një ekran televiziv shqiptar pas 11 vitesh. Gjatë një interviste për ‘Breaking News’, ai ka folur për “Big Brother Vip”, i cili sapo ka filluar në ekranin shqiptar, duke theksuar se është një investim luksoz që nuk ka asgjë më pak se “Grande Fratello” në Itali, por sipas tij duhet të shohim nëse banorët Vip do të dhurojnë spektakël apo jo, sepse ai është thelbi i atij formati.

“Në këtë rast duke qenë një personazh publik, ai ka një profil publik dhe kur bëhesh pjesë e këtij formati, mund të nxjerrësh në pah edhe ndonjë anë të panjohur. Pra personazhi publik, me anë të këtij formati, mund ta pasurojë identitetin dhe profilin e tij publik, ose mund të bëjë të kundërtën”, u shpreh Klodi.

I pyetur nëse do ta kishte pranuar një ofertë të mundshme për “Big Brother Vip”, Klodiani tha se do ta pranonte, por duke nënvizuar se ai nuk është Vip. Ai kujton kohën kur vite më parë u bë pjesë e “Big Brother”.

Ai thotë se sinqeriteti i tij në atë kohë sot i duket si budallallëk, sepse të jesh i vërtetë në Shqipëri, mbase bën më shumë dëm sesa krijon simpati. Mbase shoqëria jonë nuk është akoma gati për të pranuar aspekte njerëzore ndryshe apo diversitetin.

“Unë kisha si qëllim të thyeja një tabu, paçka se e pagova shtrenjtë”, tha Klodi. Asokohe në qytetin e tij të lindjes në Lezhë, pati disa protesta kundër Klodit dhe asaj çfarë ai përfaqësonte.

Përveç angazhimit si menaxher klubi në Itali, Klodi ka ndërtuar një plazh privat në Borsh, aty nga e ka prejardhjen gjyshja e tij nga nëna dhe i ka vënë emrin e saj, Ines.

Vendi është i kuruar me shumë kujdes duke krijuar një Mikinos të vogël, ku njerëzit që e zgjedhin të kalojnë pushimet, të shohin diferencën me çdo vend tjetër të bregdetit shqiptar.

SHQIPERIA IME

A ju kujtohet Klodian Çela ish banor i “Big Brother”. Ja jeta e ‘shfrenuar’ dhe luksoze që ai po bën Read More »

Cekja i Beratit mendonte se i erdhën lekë nga Edi Rama, por kur hap pakon habitet

Sejfulla Mytari, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, i njohur si Cekja i Berait, ka qenë mbrëmjen e së premtes në limuzinën e ‘Glamour Zone’, me moderatoren Ester Bylyku, ku ka ndarë historitë më të bukura dhe gazmore të karrierës së tij, skena xhelozie nga martesa e tij dhe së fundmi, dhuratën nga Kryeministri Edi Rama, të cilën e keqkuptoi në momentin e parë që e pa.

Ester Bylyku: Cila është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë?

Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhuratë, ishte në një kuti të bukur. U gëzova unë, oooo thash, më ka sjellë lekë.

Ester Bylyku: Mos më thuaj që të kishte sjellë një shishe verë. (qesh)

Sejfulla Mytari (Cekja): Po, atë më kishte sjellë. Po kur e pashë kutinë në fillim, e bukur e madhe, u gëzova shumë (qesh). Megjithatë e vlerësoj dhuratën, për mua rëndësi ka gjesti dhe ishte shumë e bukur.
/Fierisot

Cekja i Beratit mendonte se i erdhën lekë nga Edi Rama, por kur hap pakon habitet Read More »