ShowBiz

Hyri në shtëpinë e Big Brother, Bora Zemanit i ndodh e papritura pas daljes

Mbrëmjen e sotme moderatorja Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë e reality show-t për të qenë pranë Semit.
Megjithatë, nuk ishte vetëm surpriza për Semin, pasi Bora takoi gjithashtu edhe Donaldin.
Të dy dhuruan emocione para audiencës, teksa i dhanë edhe një puthje njëri – tjetrit.
Në vetëm një orë, Bora Zemanit iu rrit Instagrami me +15 mijë ndjekës.
Padyshim që emocionet që dhuruan sot Bora dhe Donaldi dhe sinqeriteti i moderatores para publikut, bëri që ajo të kishte një audiencë mjaft të madhe në Instagramin e saj, ku nuk kanë munguar as fotot dhe videot.

Hyri në shtëpinë e Big Brother, Bora Zemanit i ndodh e papritura pas daljes Read More »

Puthje në Big Brother Vip mes Borës dhe Donaldit

Pas takimit me Semin, Arbana ka pyetur Donaldin nese do te takoje Boren dhe ai i emocionuar ka thene:
“Po”, me tej Bora eshte pyetur nga Arbana nese do ta takoje apo jo Donaldin.

“Okay, po eshte shume e sik letshme pse duhet te ma benit kete”- ka thene Bora.

E ndonse Donaldi mendoj se nuk do te pranonte Bora ndodhi ndryshe. Ai eshte gezuar kur Arbana tha se mund te takohen e ka nisur te kerceje nga gezimi.

Donaldi eshte perqafuar me Boren dhe i ka dhuruar nje trendafil. Me tej ai i ka thene se nuk e di si ndihet.
“Nje nga gjerat qe une kam dashur me shume tek ty ka qene humori, energjia pozitive dhe kete nuk dua te ma hu mbasesh asnjehere”-i ka thene ajo.

”Jam i turbullt se jam brenda ti je me e kthjellet jashte, i ka thene ai.

Me tej Bora dhe Donaldi kane pranuar se e kane dashur njeri tjetrin por duket qarte qe e duan njeri tjetrin. Me tej ai ka bere batute se i duket vetja si Olsi Me Nocen dhe i ka kerkuar Bores qe ta presi jashte Top Channelit. Madje moderatorja eshte shprehur qe eshte shume e lumtur se ju be endrra realitet qe ta shohi Donaldin se cfare ben 24 h, ama ai e ka te ve shtire se nuk merr dot vesh asgje per te.

“Me mend ne koke” i ka thene Bora dhe kane shke mbyer edhe nje puthje

Puthje në Big Brother Vip mes Borës dhe Donaldit Read More »

Lajm i fundit/ Bora Zemani hyn sonte në ‘Big Brother VIP’

Ishin të lidhur por u ndanë para pak muajsh. Komentet pë çiftin e show-bizzit kanë vazhduar.

Aktualisht aktori i humorit është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai ka vendosur që të flasë si asnjëherë më parë për lidhjen e dashurisë me moderatoren.

Donaldi zbuloi se lidhja e tyre kishte zgjatur 2 vite e gjysme dhe i kishin dhënë fund pak muaj më parë. Madje ai bëri edhe deklaratën e fortë se “Bora ishte femra që ka dashur më shumë në jetë”.

Nga ana tjetër, që kur nisi transmetimi i “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Por Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. E pavarësisht kësaj, publiku dhe jo vetëm aludoi se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi.

Herë pas here Semi ka bërë të ditur se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhe vetë Bora.

Kjo e fundit bëri ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruante se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.

Duket se Bora nuk do ta lërë me kaq pasi do të hyjë sonte në shtëpinë e “BBV”. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në “Instagram”, ku thuhet se sonte do të ketë një hyrje të papritur, pikërisht atë të moderatores.

“Në shtëpinë e “Big Brother Vip” loja bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe një ndër të nominuarit do të lërë shtëpinë. Kush mes Palomës, Kledit, Semit, Ardit dhe Kledit do të largohet? Sonte një hyrje e papritur Bora Zemani, çfarë do të ndodhi?”, thuhet në promon e spektaklit të ditës së sotme në “Big Brother Vip”.

Tashmë të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë do të ndodhë duke patur parasysh gjithë situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe.

Lajm i fundit/ Bora Zemani hyn sonte në ‘Big Brother VIP’ Read More »

“Çarje b*the…” Iliri shpërthen pasi Semi e akuzon se e ka ngacmuar

Rrjeti ka shpërthyer në lajme pas një ngacmimi seksual që këngëtarja Semi Jaupaj ka adresuar publikisht kundrejt balerinit Ilir Shaqiri. Ajo ka deklaruar se ai i shkelte syrin pas disa gjesteve të caktuara dhe deklarata e saj nuk është marrë fare mirë nga Shaqiri. Ai e cilësoi atë si “të paedukatë” dhe “të papjekur”.

Pjesë nga debati

Ilir Shaqiri: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.

Semi Jaupaj: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj-lloj shakash dhe pak si seksuale.

Ilir Shaqiri: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.

Semi Jaupaj: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.

Ilir Shaqiri: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.

Donald Veshaj: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.

Ilir Shaqiri: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?

Donald Veshaj: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

Pas debatit Semi ishte një nga emrat që Iliri zgjodhi të nominonte për ta larguar nga shtëpia./joq

“Çarje b*the…” Iliri shpërthen pasi Semi e akuzon se e ka ngacmuar Read More »

Kemi njohur deri tani vetëm Kejsin, por djali i vogël i Sabianit qenka kopja e tij

Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private. Por dje në Big Brother VIP ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

”Vëllai i Madh” vendosi që ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij.

Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.

Gjatë fjalës së tij këngëtari falenderoi nënat e dy fëmijëve të tij, të cilat i quajti heroina, për kujdesin që ato kanë pasur ndaj tyre.

“Ato janë heroina Arbana, në fillim mendoja se Kejsi do të ishte xheloze, por tani ajo e do shumë dhe kujdeset për vëllanë e saj”, u shpreh Sabiani gjatë emisionit.

Fillimisht ishte Kejsi ajo që takoi të atin, dhe e falenderoi atë për kujdesin, pavarësisht ndarjes nga nëna e saj.

Më pas mbërriti dhe i vogli, i cili mund të themi me plot gojë që është kopja e këngëtarit.

Kemi njohur deri tani vetëm Kejsin, por djali i vogël i Sabianit qenka kopja e tij Read More »

Atdheu dhe Andi”z*ihen” keq, ja arsyeja…

Atdhe Xharavina dhe Andi Artani prej kohësh i kanë dhënë fund miqësisë dhe nuk kanë munguar deklaratat për njëri-tjetrin në intervista e postime Instagrami.

Atdheu ka treguar se në momentin kur Andi dhe Jasmina u ndanë përfundimisht, Andi i kërkoi të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

I ftuar te “Shqipëria Live”, Andi tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.

Pas këtyre deklaratave Atdheu bëri një postim në Instastory ku dukej qartë që i drejtohej Andit duke i thënë mos të presë kot falje prej tij.

“Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime, paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë”, shkruan Atdheu./shqiperia ime

Atdheu dhe Andi”z*ihen” keq, ja arsyeja… Read More »

Bieta Sulo i ngatërroi emrin Stresit me Noizyn, ai bën reagimin e papritur

Stresi ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku foli për fundin e armiqësisë me Noizyn dhe momentin kur të dy “ulën gjakrat”.

“Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio”, u shpreh reperi.

Por në fund ajo që mori vëmendje ishte momenti kur Bieta e falenderoi reperin dhe i ngatërroi emrin me Noizy-n. Stresi këtë ngatërresë e mori me shumë sportivitet dhe bëri reagimin epik duke qeshur e duke i thënë se e kishte parandjerës.

“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stresi”, i tha reperi.
SHQIPERIA IME

Bieta Sulo i ngatërroi emrin Stresit me Noizyn, ai bën reagimin e papritur Read More »

‘E sheh Fifin si të dashurën tënde?’/ Ja çfarë përgjigje jep Graniti…

Dy shimet se pëlqimi mes Fifit dhe Granit Canës është i njëanshëm, vazhdojnë ende në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja e ka shprehur publikisht dëshirën për të krijuar një lidhje me ish-futbollistin, por ai stepet akoma për të ndërmarrë një hap. Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me aktorin Donald Veshaj në oborrin e shtëpisë, Granitit iu bë një pyetje e drejtpërdrejtë në lidhje me Fifin: “A e sheh si të dashurën tënde?”. Mirëpo, edhe pse po kalojnë dy javë, ish-futbollisti ende thotë se është shumë herët.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Është koha që i tregon krejt se sa të duash ti jepi gojës, por koha i nxjerr të gjitha në pah.

Donald Veshaj: Po ti je i sigurtë, e pëlqen? E shikon si të dashurën tënde?

Granit Cana: Është shumë herët për me fol për të dashur, për me u lidh.

Donald Veshaj: Këtë muhabet e bëj me ty se të vlerësoj si çun edhe s’dua që të… Por edhe nëse nuk e shikon nuk ka as edhe një lloj pr oblemi, bile pikë të shtohen nëse thua të vërtetën. Po të flas hapur se dua që të dalësh mirë. Nëqoftëse nuk e shikon, sepse që ju të dy e keni shumë xhan njëri-tjetrin duket, po ndonjëherë ndoshta nuk e shikon si të dashur plak dhe nuk ka asnjë lloj pr oblemi.

Granit Cana: Jo, jo, s’është ajo, po unë po them koha i nxjerr krejt në pah.

Ndërkohë, ditën e djeshme Fifi u bë xheloze ndaj Granitit, sepse ky i fundit kishte shkuar të bënte dush me Semi Jaupajn.

“Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e nisi diskutimin Fifi, duke pritur “sqarim” nga ana e Canës.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi.

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Granit Cana: Po e di që po dëshiron të thuash.

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Granit Cana: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Granit Cana: Po isha i djersitur.

‘E sheh Fifin si të dashurën tënde?’/ Ja çfarë përgjigje jep Graniti… Read More »