ShowBiz

Ja cila ka qenë puna e parë që ka bërë Beatrix

Dy çiftet e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë realizuar një pyetësor.
Partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin fillimisht në tabelë.
Të ulur në një kafe përballë njërti-tjetrit, Donaldi dhe Beatrix kanë hapur goglat, në të cilat gjendeshin pyetje nga më të ndryshmet.
Donaldit i ra të pyeste këngëtaren se cila është puna e parë që ka bërë në jetë. Dhe Beatrix me të qeshur kujtoi se kur kishte qenë në klasë të tretë, kishte tentuar të shiste disa fruta dhe perime. Kjo ka ndodhur në fëmijërinë e saj të kaluar në një fshat të Podujevës, ku kishte mbledhur disa fruta dhe perime nga kopshtet e të tjerëve.

“Domethënë atje të gjitha kanë një super kopsht kështu me të gjitha, fruta, perime, dh shkova, sa mund të kem qenë në klasë të tretë apo të katërt dhe mora ku di unë: mollë dhe specia dhe dola para shtëpisë aty dhe do shisja mollë dhe speca (qesh). Një ditë ndenja aty dhe nuk kaloi njeri, aq ka qenë”- tregoi Beatrix.

Ja cila ka qenë puna e parë që ka bërë Beatrix Read More »

Ana Lleshi rikthehet në ‘Për’puthen’

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Ana Lleshi, do të rikthehet sërish në këtë emision për të gjetur dashurinë, shkruan Express.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një InstaStory në Instagram.

Ajo ka postuar video nga zyra e autores Olsa Muhameti ku është nënshkruar kontrata.

Mbetet të shihet kur do hyjë Ana. Besohet që nuk do vonohet edhe shumë.

Ana Lleshi rikthehet në ‘Për’puthen’ Read More »

Donaldi zbulon përballë Beatrixës, sa lidhje ka pasur: Që nga gjimnazi deri tani…

Një lojë shumë e bukur dhe romantike është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Kjo lojë nuk do të përfshijë të gjithë banorët por vetëm dy çiftet e shtëpisë.

Pajtimi me Sarën dhe Donaldi me Beatrix do të zhvillojnë një pyetësorë.

Ata do t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.

Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin.

Pyetja ishte sa sa lidhje kanë pasur edhe Donaldi u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga gjimnazi e deri tani.

Donaldi zbulon përballë Beatrixës, sa lidhje ka pasur: Që nga gjimnazi deri tani… Read More »

Oni Pustina i nxjerr ‘të palarat’ Ilirit Shaqirit: ‘Ka gjithë jetën që xhelozon…’

Ilir Shaqiri nga 5 tetori ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP Albania

Balerini i njohur shqiptar, la gjithçka në Itali për të realizuar këtë eksperience 100 ditore në Shqipëri, çmimi i së cilës është plot 100 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Publiku tanimë janë rreshtuar në dy grupe, atë të Iliri dhe Donaldit, duke i parë kështu të dy finalistë.

Oni Pustina, është një tjetër personazh shqiptar i cili ka vite që është pjesë i emisioneve italiane, e që ka qenë për krah edhe të moderatores së famshme, Maria De Filippi.

Në një postim të bërë në Instagram, Oni ka shkruar se Iliri ka tërë jetën që jeton nën hijen e mikut të tij, balerinit Kledi Kadiu e ka po tërë jetën që xhelozon arritjet e shqiptarëve atje.
Pustina ia uron me shpirt që ai ta fitojë këtë edicion, pasi sipas tij ai më në fund mund të ndjehet i realizuar.

“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”, ka shkruar Oni Pustina./Reporteri.net/

Oni Pustina i nxjerr ‘të palarat’ Ilirit Shaqirit: ‘Ka gjithë jetën që xhelozon…’ Read More »

Monika del hapur kùndër Ilirit: ‘Kush është Iliri të më thotë mua që…’

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, përveç Meridianit dhe Ilirit si i preferuar i publikut, janë të nòmìnuar dhe ditën e premte më pak i preferuari nga publiku do làrgohet nga shtëpia duke hèqùr dorë kështu edhe nga çmimi i madh. Teksa banorët kanë pyetur Ilirin se cili banor mendonte se do làrgohet, Iliri nuk ngùrròi t’i drèjtohej pikèrìsht Monikës, duke i thënë që mendoj se do largohet Monika.

Këto fjalë nuk i ka prìtur aspak mirë aktorja e mirënjohur, e cila menjëherë ka shprehur synimin e saj dhe ka kòmentuar fjalët e Ilirit. “Unë do jem në fìnàle. Tani e kam qèllim në vetvete. E kisha dhe më përpara por tani jam edhe më e bìndùr. Punë e madhe se smë sheh Iliri në fìnàle, kush është Iliri të thotë për mua nëse shkoj apo nuk shkoj në fìnàle”, tha Monika.

Monika del hapur kùndër Ilirit: ‘Kush është Iliri të më thotë mua që…’ Read More »

Lë pas Sali Berishën, ja kush është shqiptari më i kërkuari në Google për Shqipërinë

Aktori Donald Veshaj, tani konkurrent në Big Brother VIP, është njeriu më i kërkuar sot në Shqipëri. Trekëndëshi i famshëm, Beatrix-Donald-Bora është duke bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar se ai ka lënë pas edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.

“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.Donald Veshaj ka marrur vëmendjen më të madhe në karrierën e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV-së, dhe per historin me Beatrix.

Lë pas Sali Berishën, ja kush është shqiptari më i kërkuari në Google për Shqipërinë Read More »

Albano Bogdo bën komentin epik në lidhje me Donaldin dhe Beatrixën

Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në “Roped with Olsi”, ku gjatë një loje i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.

I pyetur për “Big Brother”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës që është komentuar shumë në rrjet.

Biseda mes Albano Bogdos dhe Olsi Bylykut:

Albano: Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani

Olsi: Jemi në regjistrim.

Albano: E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi

Olsi: Mos t’i pres domethënë këto që the

Albano: Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?

Albano Bogdo bën komentin epik në lidhje me Donaldin dhe Beatrixën Read More »

Aktorja e Portokalli ‘ironizon ‘Arjolën?/ ‘Big Brother VIP është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë’

Arjola ka qenë së fundmi banorja më në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP”. Ajo është përfshirë në deb ate të shumta, ku më të zja rrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuz at dhe ofe ndimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “ego iste”.

Në de bat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e ak uzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.

E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.

Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshjesh ka mes dy aktoreve, por situata nuk duket aspak “paqësore”.

Aktorja e Portokalli ‘ironizon ‘Arjolën?/ ‘Big Brother VIP është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë’ Read More »