ShowBiz

Monika veshi këmishën e Ledrit, Sara Hoxha bën komentin epik

Një javë më parë, reperi i mirënjohur Ledri Vula ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar dy miqtë e tij Dj PM dhe Dj Dagz.

Pas momenteve prekëse, përqafimeve të shumta dhe situatës së bukur të krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari ka përshëndetur edhe pjesën tjetër të banorëve brenda shtëpisë, ku Monika Lubonja i merr këmishën që ai kishte veshur.

Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, Monika dukej më bukur se kurrë teksa kishte veshur këmishën e këngëtarit.

Nuk u desh shumë kohë që te reagonte edhe Sara Hoxha në mënyrë humoristike lidhur me look-un e aktores mbrëmë.

Nëpërmjet një story në “Instagram” Sara shkruan: “Monika po me vjedh stilin?”

Monika veshi këmishën e Ledrit, Sara Hoxha bën komentin epik Read More »

Ja kë dërgojnë në nominim këtë javë Iliri me Donaldin

Fillimisht Iliri si i preferuari i publikut duhet të zgjidhte banorin që e konsideron si rivalin e tij brenda shtëpisë.

Pasi Iliri zgjodhi pikërisht Donaldin banorët e tjerë automatikisht duhet të zgjidhnin se pjesë e cilit ‘’grup’’ do të donin të ishin.

Pas këtij proçesi do të ishte përgjegjësia e Donaldit dhe Ilirit për të shpëtuar banorët e grupeve rivale.

Dy banorët që mbëtën në fund të këtij zinxhiri ishin Arbri dhe Antonela.

Pikërisht këto dy banorë do të dalin në televotim ku publiku do të zgjedhë më të preferuarin mes tyre.

Ja kë dërgojnë në nominim këtë javë Iliri me Donaldin Read More »

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother

Teksa disa nga banorët po debatonin spektalin e sotëm të “Big Brother”, Arbër Hajdari e hodhi fokusin tek një tjetër banore, atë që pothuajse nuk përfshihet fare në sherre, Beniadën.

Arbri e quajti Beniadën si një ndër konkurrentet më të forta pasi është pozitive dhe përcjell paqe, gjë për të cilën ka nevojë publiku.

“Janë bërë 2-3 protagonistë dhe mendojnë që gjithë loja sillet rreth tyre. Unë mendoj që një nga konkurrentet më të forta aty është Beniada. Është gjithmonë e urtë, në paqe dhe dua që loja të luhet me të gjithë banorët. Beniada përcjell paqe, mirësi dhe ky popull për këto ka nevojë”, tha Arbri.

Beniada pasi dëgjoi fjalet e opinionistit e falenderoi dhe bëri duart në formë zemre për të shprehur dashamirësinë.

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother Read More »

Sheila dhe Kledi përqafohen në mes të Tiranës

Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish-banorët e “Big Brother VIP” janë përfolur për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, si dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Së fundmi dyshja janë kapur sërish “mat” , ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin Skënderbej.

Ndërkohë, këngëtarja dhe modeli ende nuk kanë folur për një lidhje dashurie mes tyre, apo kanë thjesht miqësi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Sheila dhe Kledi përqafohen në mes të Tiranës Read More »

Einxhel tregon historinë e tr ishtë për nënën e saj: ‘Kam frikë se mos do rëzohet’

Mbrëmjen e sotme Einxhel Shkira hapi zemrën duke treguar një histori tejet të dhi mbshme për nënën e saj. Mamaja e Einxhelit ka qenë mjeke në Spitalin Ushtarak, por nga një ak sident i viteve më parë ka t hyer legenin dhe sot ka një pro tezë.
Moderatorja tregoi se që nga ajo ditë jeta e së ëmës ka ndry shuar, pasi tani ka f rikë të dalë dhe nga shtëpia.

“Mami nuk mund të kryente më shumë gjëra vetë. Nga një person që e donte shumë jetën, i pëlqente të shëtiste, të kër cente, të vraponte, ishte një person shumë aktiv, mamaja u kthye në një person që kishte f rikë të dilte nga shtëpia, kishte f rikë se mos rr ëzohej prapë”, tha Einxhel.

Ajo shtoi se e ëma ka dhe pr obleme të tjera shë ndetësore që ia rë ndojnë gjendjen.

“Mami ka dhe pr obleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë situatën. I ati i saj ka pasur p robleme me ekuilibrin, me Parkinsonin, me zemrën edhe unë gjithmonë kam pasur f rikë mos do i kishte dhe mami. Nuk dua që mami të dorëzohet sepse nëse ajo dorëzohet e kemi të hu mbur lu ftën. Më tremb fakti që mund të zgjohem ndonjë ditë dhe të mos e kem më. Më tremb fakti që dita ditës ajo mund të dorëzohet, mund të jetë një tjetër njeri. Ajo nuk dëshiron të dalë më as në foto, as në video. Unë nuk do kisha qenë këtu nëse ajo nuk do ma kishte kërkuar. Ma, ti je gruaja më e bukur që e kam parë, një grua shembull dhe me zemrën më të bardhë”, u shpreh moderatorja teksa shp ërtheu në lot.

Einxhel tregon historinë e tr ishtë për nënën e saj: ‘Kam frikë se mos do rëzohet’ Read More »

E papritur: Fifi dhe Arbana shkëmbejnë puthje në buzë

20 vjetori i themelimit të Top Channel bëri bashkë emrat më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Të pranishëm ishin edhe shumë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe ish-banorët e shtëpisë “Big Brother Vip”.

Padyshim se edhe Fifi ishte në këtë festë ku nuk munguan video dhe foto të momenteve të bukura që po kalonin.

Fifi ka postuar një video duke kënduar dhe kërcyer me Arbana Osmanin, teksa në fund shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.“Dashuria ime”, ka shkruar Fifi sipër videos

E papritur: Fifi dhe Arbana shkëmbejnë puthje në buzë Read More »

Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto/ Çfarë po ndodh mes tyre?

Dyshja Fifi dhe Granit, dikur më të komentuarit gjatë kohës sa qëndruan në Big Brother Vip, duket se janë bërë bashkë.

Kjo pasi Top Channel po feston 20-vjetorin e aty janë mbledhur edhe ish-banorë të tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E Fifi dhe Graniti nuk kanë humbur shansin të kalojnë kohë së bashku. Nga kjo ndenjë ata kanë postuar edhe një fotografi së bashku në Instagram.

Kjo ndenjë po mbahet në një club në Tiranë.
Kujtojmë se dyshja gjatë kohës sa ishin në BB VIP, kanë pasur një lidhje shumë të ndërlikuar. Por si duket, të dy i kanë sqaruar gjërat.

Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto/ Çfarë po ndodh mes tyre? Read More »

Sarah ia thotë në sy përgjigjen Pajtimit se ku i pëlqen të bëjë dashuri

Një pyetësor është zhvilluar mbrëmjen e sotme vetëm me dy çiftet e shtëpise.
Partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin fillimisht në tabelë.

Sarës iu drejtua nga Pajtimi një pyetje e sikletshme të cilës ajo me sportivitet diti ta përballonte.

“Cili është vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie seksuale?”,- u pyet ajo.

Pajtimi shkroi në tabelën e tij “në shtëpi” ndërsa përgjigja e Sarës ishte ” në krevat”.

Për diskutime të mëtejshme Sarah vendosi të mos fliste duke shtuar se “disa gjëra preferon t’i mbajë private”.

Sarah ia thotë në sy përgjigjen Pajtimit se ku i pëlqen të bëjë dashuri Read More »