ShowBiz

Mësohet se ku e kreu ndërhyrjen kirurgjikale Boza Zemani

Bora Zemani çshtë një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare.

Njëkohësisht ajo ka qenë tepër e komentuar edhe për lajemt rozë.

Para pak ditësh moderatorja Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin në fillim e dha mikja e saj Semi Jaupaj dhe më pas edhe Bora e konfirmoi, por pa treguar saktësisht se çfarë ndërhyrje kishte kryer.

Mësohet se Bora i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen (bark) dhe kjo mesa duket është arsyeja se pse ka prezantuar emsionin e ulur në karrige.

Ndërkohë në emisionin e djeshëm Bora kishte vendosur të rrinte në këmbë, por në disa momente zgjodhi edhe të ulej.

Mësohet se ku e kreu ndërhyrjen kirurgjikale Boza Zemani Read More »

Ndodh e papritura/ Beatrix kërkon të largohet nga Big Brother VIP, ja arsyeja…

Beatrix ka qenë në qendër të disa episodeve sot. Por befas ka kërkuar të dalë nga shtëpia. Duke biseduar në oborrin e shtëpisë ajo ju ka thënë Donaldit e të tjerëve se dëshiron të largohet nga shtëpia.

E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë. “Nuk jam mire, thjesht s’po mundem ta duroj veten time, dua të shkoj në shtëpi”, tha Trixa e cila po mundohej të qetësohet nga Donaldi.

Se cili do jetë vendimi i saj përfundimtar mbetet të shihet, por kjo nuk është hera e parë që kjo banore kërkon të dalë nga shtëpia, pasi sa herë që i rëndohet gjendja emocionale, kërkon të dalë nga ‘BBV’, më pas kur qetësohet, ndryshon mendim.

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vdekjen e tij.

“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…

Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam bëre dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.

Ndodh e papritura/ Beatrix kërkon të largohet nga Big Brother VIP, ja arsyeja… Read More »

Beatrix merr vendimin e papritur, ja reagimi i Donaldit: ‘Dera aty është mund të dalësh’

Ditën e djeshme Beatrix Ramosaj nuk ka qenë aspak mirë, aq sa ka kërkuar që të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Banorët janë munduar që ta qetësojnë, e sigurisht që Donaldi i ka qëndruar shumë pranë.

Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë. Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”.

Biseda mes tyre:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë

Beatrix: Nuk dua të fle

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi

Beatrix: Po ik t

Donald: Jo, si të iku unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok

Beatrix: Nuk më duket aq ok

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë

Beatrix: Po do mendoj

Donald: Supozohej lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok, me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë… nuk ta shpjegoj dot. Nuk e kam ndjerë veten time këtu

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu

Beatrix: Normal

Donald: Dera aty është del kur të duash. Po të duash del e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë.

Beatrix: Si?

Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë

Beatrix merr vendimin e papritur, ja reagimi i Donaldit: ‘Dera aty është mund të dalësh’ Read More »

Sara bën gjestin e bukur,ja cfarë i dhuron një prej banorëve

Banorët sot kishin për detyrë të gjenin gjilpërën mes një dhome të mbushur me kashtë. Ishte pikërisht Sarah e cila ka arritur që të gjejë me sukses këtë objekt edhe pse shumica e banorëve ishin dorëzuar.

Në kuadër të këtij realizimi Sarah përfitoi një telefonatë me një person të dashur. Pasi u mendua se me cilin do ta shkëmbente këtë mundësi ajo zgjodhi që këtë dhuratë t’ja pasonte Antonelës.

Sarah gjykoi se Antonela ka më shumë nevojë të dëgjojë zërin e njërit prej familjarëve të saj.

“Nuk dua të tregohem egoiste, mua më erdhi babi dhe më ka ardhur motra. Antonela nuk ka marrë asnjë surprizë kështu që do ia dhuroj të flasë me mamin ose motrën dhe të mësojë gjininë e bebit”, tha Sarah.

Antonela u përlot dhe tha se e vlerëson shumë këtë gjest ndërkohë që telefonatën do e realizojë në spektaklin e së martës.

Sara bën gjestin e bukur,ja cfarë i dhuron një prej banorëve Read More »

U përfol se është shtatzënë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj tregon si qëndron e vërteta

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet që kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze. Së fundmi ata janë përfolur në rrjetet sociale se po zgjerojnë familjen me një fëmijë tjetër. Dyshimet nisën nga disa foto të Xhensilës nga të cilat u përhapën zërat se ajo është shtatzënë.

Disa javë më parë këngëtatja postoi një foto në Instagramin e saj së bashku me të bijën. Dora e Xhensilës qëndron mbi bark dhe kjo foto ngriti dyshime.

Sot Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në “Jo vetëm modë” ku tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Ajo konfirmoi se nuk është shtatzënë, por shtoi gjithashtu se së bashku me partnerin kanë plane të zgjerojnë familjen. Ajo rrëfeu se dëshiron të ketë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.

“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun.”, u shpreh ajo.

Artistja tregoi gjithashtu se është paragjykuar në momentin kur ka mësuar se do të bëhej nënë.

“Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë më me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar dhe klipin çika-çika ajo mori një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte atë kohë.”

U përfol se është shtatzënë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj tregon si qëndron e vërteta Read More »

Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granit Canës për lidhje larg syve të publikut

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi (Fifi) nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet me Granit Canën, gjatë një feste ku kanë qenë të dy të pranishëm mbrëmjen e së enjtes. Në rrjetet sociale, Fifi ka hedhur poshtë ndjenjën e mërisë dhe inatit duke publikuar pamje ku shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar me Granitin, të cilit ia shprehu hapur ndjenjat në “Big Brother VIP”, por u përball me refuzimin e tij.

Këngëtarja pati një pëlqim të fortë për të brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por kur u përballën në studio pasi doli me dëshirën e saj nga formati, ajo tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo deklaratë u prit me habi dhe zhgënjim nga Graniti, i cili priste të kishte të njëjtin afrimitet me Fifin edhe pas daljes nga shtëpia.

E ndërkohë që dhe moderatorja e “Big BrotherVIP”, Arbana Osmani, ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt dhe të dashur me njëri-tjetrin, në fakt pas këtij takimi në Tiranë fshihet një tjetër afrimitet mes tyre. Miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.

Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online. Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në “Big Brother” sidomos në raportin e tij me Fifin.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai foli vetë i pari për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu u largua nga “Big Brother”, pasi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, u shpreh ai.

Pas daljes nga shtëpia, Fifi u mor në patronazh nga miku i saj Flori Mumajesi, i cili do kujdesej për të pas shqetësimeve me ankthin që shfaqi gjatë qëndrimit në shtëpi. Ajo fitoi vëmendjen e publikut me këngën “Diell”, të punuar me Brunon, që u shndërrua në hit në pak orë, aq sa e postoi edhe Kryeministri Edi Rama, si sfondin me borë në veri të vendit. Në lidhje me gjendjen e saj aktuale ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilat sigurisht lidheshin me të madhe me aventurën në “Big Brother VIP”. E pyetur për zhgënjimet ku nënkuptohej edhe Graniti, Fifi u shpreh: “Çka më ka dhimtë janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e tortuar, mesazhet prej më të shpifurave”.

Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granit Canës për lidhje larg syve të publikut Read More »

Ka pasur marrëdhënie in time mes tij dhe Sarah?/ Rrëfehet për herë të parë DJ PM pas eliminimit

Dj PM, i ftuar në Fun Club Big Brother Vip, pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.
Ai ka rrëfyer nëse ka ndodhur marrëdhënie in time mes tij dhe blogeres Sarah Berisha, pas lidhjes së krijuar mes tyre.

“Puthje po, kurrë në jetë ashtu, është absurde”, tha PM.

Sipas tij nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhte sepse ata janë të rrethuar nga kamerat dhe se ka respekt për vendimet e vajzës.

Dj PM dhe Sarah Berisha janë një ndër çiftet e krijuar në Big Brother Vip, ndërsa nuk dihet se si do të shkojë jashtë shtëpisë, me daljen e djalit.

Ka pasur marrëdhënie in time mes tij dhe Sarah?/ Rrëfehet për herë të parë DJ PM pas eliminimit Read More »

Pas thashethemeve se u ndanë, Aleksia Peleshi sqaron situatën me Romeon

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka qenë e ftuar Aleksia Peleshi.

Pak ditë më parë është përfolur se Aleksia dhe Romeo i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe shkak ishte ngacmimi i Romeos për Beniadën.

E pyetur nëse është bezdisur nga kjo gjë, ajo ka thënë:

“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di cfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”.

Më tej Aleksia ka treguar se në fillimet e saj me Donaldin ka patur shumë bezdi faktin se ai punonte deri vonë dhe ajo duhet të qëndronte vetëm në shtëpi.

Pas thashethemeve se u ndanë, Aleksia Peleshi sqaron situatën me Romeon Read More »