ShowBiz

A ka pasur një lidhje me Borën? Atdheu i konfuzon fansat: Kam qenë me një vajzë që e ka emrin…

Atdhe Xharavina foli mbremjen e sotme për raportin e tij me prezantuesen e njohur Bora Zemani, ku është aluduar gjatë se kanë pasur një lidhje.

Vetëm pak kohë më parë të gjithë u befasuan pasi Atdheu dhe Bora nuk ndiqeshin më në Instagram, një veprim ky që për shumë nënkuptonte se diçka kishte mes tyre. Por si e komenton Atdheu këtë situatë?

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.” – shprehu Xharavina.

Pyetjes së Ermalit mbi lakimin e emrit të tij me Borën por edhe me të tjera vajza të njohura të shoëbizit shqiptar, Atdheu iu përgjigj kështu:

“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”

Ndonëse me këto fjalë duket se i sheshoi fjalët, Atdheu me natyrën e tij ngacmuese vijoj të konfuzoi me deklaratat e tij. Në pyetësorin mbi dashurinë që ju bë në emision ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria. Ermali vijon ta thumboj duke i thënë se “ajo vajzë e ka emrin shqiptar”. Atdheu përgjigjet po dhe një emër shumë të ftohtë. Gjithashtu ai zbuloi se bëhet fjalë për një vajzë që nuk e ndjek më në Instagram pasi e ka hequr.

Nga ana tjetër ai u shpreh në lidhje me trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix: “Nuk i gëzohem ndarjes. Kam besuar te Donaldi-Bora por tani jam duke besuar te Donaldi-Trixa. Ju hap rruga thonë portalet, unë jam në terezinë time.”

Për të përfunduar intervistën, Atdheu nuk ngurroi se thumbuari sërish duke thënë se “pret të shkojë për pushime në një vend me bor”.

A ka pasur një lidhje me Borën? Atdheu i konfuzon fansat: Kam qenë me një vajzë që e ka emrin… Read More »

Meridiani ia thotë hapur Arjolës: Nuk je ajo që kam njohur jashtë

Në shtëpinë e Big Brother është parë se miqësia e nisur nga jashtë mes Arjolës dhe Merdianit nuk është aq e ngrohtë dhe brenda shtëpisë.

Merdiani tha sot në Prime se Arjola brenda shtëpisë nuk është ajo që ka njohur jashtë , ndërsa Arjola tha se ajo e ka ndjerë të largët Meridianin dhe ndaj nuk është afruar.

Meridiani: Më duket sikur nuk je Arjola që kam njoh jashtë.

Arjola: Nuk e kuptoj këtë gjë.

Meridiani: Arjola është shumë e qeshur ka batuta pa fund jashtë,. Se kam dëgjuar kurrë të bër tasë. Këtu e shoh ndryshe, të tjerët mbase nuk e kuptojnë. Nuk jam xheloz për marrëdhenien e saj me Ilirin. Nejse secili këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij.

Arbri: Nuk e di cfarë nënkuptojmë këta me miqësi, se ndryshe nuk do i bënin fare ato muhabete, mund të thonë që kanë njohje ,se ndryshe nëse ti e quan dikë mik, do dukej ajo gjë dhe brebnda po mua më duket shumë e ftohtë.

Balina: Marrëdhenia e tyre jashtë kaq miqësore nuk është reflektuar fare aty. Arjola mendoj do ta kishte gjetur një mënyrë për ta pritur, po nuk ndodhi, besoj se Merdiani është një lojtar që vërtet luan për vet që nuk do të pozicionohet në asnjë palë.

Arjola: Kjo bisedë ka ndodhur dje , unë kam prit që kur të vinte Merdiani të shkriftohesha pak , po nuk ndodhi, ai është afruar më shumë me Beniadën se me mua. Unë me Merdiani jemi miq.

Arbri: O Arjola po njeriu për miqësinë bëhet copë.

Arjola: Unë e kam ndjerë distant dhe prandaj nuk jam afruar. Nuk dua ti penalizoj lojën dikujt,. Tani nuk doja ta shtyja këtë gjë, unë kam pas nevojë për njerëz nga jashtë që kanë qenë dhe miq të mi.

Meridiani ia thotë hapur Arjolës: Nuk je ajo që kam njohur jashtë Read More »

Big Mama përlotet nga surpriza e djaloshit me Si ndromën D own: Dashuri pa kushte

Andi Muaremi është vogëlushi për të cilin Big Mama përkujdeset për të ka dy vite.
Këngëtarja ka zbuluar se ajo gjithë kohës është në kontakt me të, dhe se takimet mes tyre janë të shpeshta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Andi ka zgjedhur që ta surprizojë atë, duke i treguar se e do pafund dhe se po e ndjekë çdo moment.

Big Mama ka shpër thyer në lot pas kësaj surprize, ndërsa u shpreh se ajo tanimë veçse e ka fituar lojën e saj të Big Brother VIP.

Big Mama përlotet nga surpriza e djaloshit me Si ndromën D own: Dashuri pa kushte Read More »

Arbana Osmani e konfirmon, ky është lajmi i vitit 2021

Reality show ka filluar në tetor, por shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u bërë kryefjala e çdo bisede tavoline, apo edhe e titujve të revistave rozë!

A e dini që termi më i kërkuar në google gjatë 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”?

Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Arbana Osmani përmes Instagram.

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, shkruan ajo.

Arbana Osmani e konfirmon, ky është lajmi i vitit 2021 Read More »

‘Nëse del Beatrixa, a del edhe ti’, Donaldi jep përgjigjen e papritur

Antonela së fundmi i ka bërë një pyetje pikante Donaldit.

Derisa po qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Antonela i drejtohet Donaldit duke e pyetur që nëse del Trixa, a do të dilte dhe ai, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ani pse aktori Veshaj gjithmonë ka qenë i qartë se aty ka ardhur për të fituar, ai kësaj radhe ka habitur me përgjigjen e dhënë.

“Po normale”, ka qenë përgjigjja e Donaldit.

Në anën tjetër, Donaldi i drejtohet edhe Sarës duke i thënë se ajo do duhej të dilte në momentin që doli Dj PM.

‘Nëse del Beatrixa, a del edhe ti’, Donaldi jep përgjigjen e papritur Read More »

Politika bëhet pjesë e BBV, Donaldi Monikës: Avash ti moj avash, kur na u bëre si LSI-ja ti

Në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur një diskutim i lezetshëm mes Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt. Donaldi këmbëngul të dijë nominimet e Monikës, e sidomos nëse Einxhel Shkira është një prej tyre po ajo refuzon t’ja thotë.

Teksa ajo këmbëngul se është gjë sekrete ndaj nuk do t’i tregojë emrat, Donaldi e ngacmon duke i thënë se ajo ka nominuar Einxhel dhe është në grupin e Ilirit se atë zgjodhi, duke ju referuar emisionit të kaluar në ndarjen me grupe. Monika duke qeshur i thotë se nuk e ka nominuar Einxhelin dhe se nuk do t’i tregojë nominimet.

Donaldi: Kë ke nominuar për herë të fundit Monika? Më trego se do të t’i tregoj dhe unë të miat. Pse nuk ma thua!

Monika: Pse duhet të ta them ? Nominimi është privat ndaj edhe bëhet në dhomë të rrëfimit. Ndaj thonë eja dhe jep nominimet, nuk thonë thuaji këtu

Donaldi: Ti rrëfehesh tek prifti apo jo?

Monika: As tek prifti nuk rrëfehem!

Donaldi: Po ku rrëfehesh ti Monika? Apo i merr me vete sekretet në varr ja thua krimbave?

Monika: Kur të dalësh e mëson!

Donaldi: Dua të di një nominim të Ilirit, një të Arjolës dhe një tëndin që të dal në një konkluzion

Monika: Mua nuk mi kanë thënë. Iliri, vëllai im, shoku im i luftës nuk mi thotë! Monika tha se nuk është me asnjë, se është vetëm me veten e saj dhe se me Ilirin i lidhin më tepër bisedat artistike e ndaj e zgjodhi.

Donaldi: Mos ma thuaj me ironi mua shtrigë se atë zgjodhe

Monika: Atë zgjodha more se me atë më përputhet mendimi artistik. Kur të flasim bashkë nga ana artistike atëherë ai çelësi zemrës sime do hapet. Ti nuk je afruar me mua, je afruar në formë gallate!

Donaldi: Ah ç’a je ti. Mbaj krahun e Ilirit fort, atë bëj

Monika: Nuk mbraj krahun e asnjërit, unë mbaj krahun tim.

Donaldi(i cili fushatën e fundit u angazhua me Partine Socialiste ne Vlore) vazhdon ta ngacmojë edhe e krahason me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila sipas tij qëndron me të dyja palët.Ai madje bën dhe një krahasim mes presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi duke i thënë se dyshja Monika-Ilir brenda shtëpisë janë një kopje e tyre.

Donaldi: Avash ti moj avash, kur na u bëre si LSI-ja ti!

Monika: Monika dhe Iliri i LSI-së këtu…S’më kishte vajtur mendja.

Donaldi me të qeshur i thotë se në shtëpi janë bërë bashkë Monika dhe Iliri: Ai është bërë presidenti i shtëpisë, kurse ty të ka lënë këto punët e tjera. Mona këtu shtrihet sa andej e sa këtej…kapet me njërën e kapet me tjetrën këtu. Ja këtë punë bën ti këtu brenda

Monika qesh me krahasimin por i thotë se nuk ka për të ardhur kurrë një situatë e tillë dhe me shaka e quan Donaldin shumë të poshtër. Emisonin e kaluar Big Brother u bëri një lojë ku detyroi banorët të zgjidhnin nëse donin të ishin në grupin e Ilirit apo të Donaldit dhe më pas u tha liderave të shpëtonin dikë nga grupi kundërshtar.

Monika zgjodhi Ilirin dhe mënyra se si u zhvilliua loja bëri që ajo t’i shpëtojë nominimit. Çudotërisht Iliri shpëtoi Beatrix kurse Donaldi Arjolën duke çuar kështu në nominim Dj Dagz dhe Antonela Berishën.

Politika bëhet pjesë e BBV, Donaldi Monikës: Avash ti moj avash, kur na u bëre si LSI-ja ti Read More »

Romeo ironizon banorët pas debateve me Donaldin: Vetëm sorra i bie në qafë shqiponjës

Ditët e fundit Donaldi ka qenë në një situatë aspak të lehtë, jo vetëm pas li dhjes me Beatrix por edhe për shkak të deb ateve të ndryshme me banorët. Megjithatë, jashtë ka njerëz që e mbështesin fort për çdo veprim. Sigurisht, midis tyre, edhe gjysma e tij, vëllai binjak, Romeo, që është përkrahja e tij më e madhe.
Së fundmi, ai ka bërë një postim, që është sa mbështetje për Donaldin, aq edhe ironi për ata që e kundërshtojnë. Aktori ka postuar një foto ku shkruhet:

I VETMI SHPEND QË E MERR GUXIMIN T’I BJER NË
QAFË SHQIPONJËS ËSHTË SORRA. I ULET NË
KURRIZ DHE FILLON T’I ÇUKISË QAFËN.
MEGJITHATË, SHQIPONJA NUK I PËRGJIGJET. AS
NUK LU FTON ME TË, AS NUK MERRET ME TË FARE.
THJESHTË HAPË KRAHËT DHE FILLON TË
FLUTUROJ LARTË, SA MË LARTË NGJITET AQ MË
SHUMË I VËSHTIRËSOHET FRYMËMARRJA SORRËS
PËR SHKAK TË MUNGESËS SË OKSIGJENIT.

Reagimet vinë pas spektaklit të së premtes, ku sërish Donaldi ka qenë një nga protagonistët kryesorë, në debatet. Ai deb atoi edhe një herë ashpër me Arjolën, teksa nuk munguan de batet me Ilirin, që janë bërë tanimë të zakonshme.

/News31

Romeo ironizon banorët pas debateve me Donaldin: Vetëm sorra i bie në qafë shqiponjës Read More »

Çfarë ndodhi?/ Antonela del jashtë kornizave të të qënit VIP: ‘S’ka b*thë të tallen me mua’

Ditën e djeshme Iliri u ka bërë një lojë banorëve. Ai ka bërë sikur ka marrë një zarf nga Big Brother dhe ka mbledhur banorët, gjoja për të lexuar. Mirëpo, zarfi ishte bosh. Kjo ka ac arauar shumë Antonelën, e cila ka harruar që është para kamerave dhe ka dalë nga kornizat e të qënit VIP.
Ajo është shprehur:

Pa lidhje. Edhe e pashë zarfin që ishte bosh. Kur t’vijë zarfi as qe e lëviz tarr avilen prej vendit. Mua s’ka b*thë me ma ba kush. Mua mos mu k ap për të tjerë.

Çfarë ndodhi?/ Antonela del jashtë kornizave të të qënit VIP: ‘S’ka b*thë të tallen me mua’ Read More »