ShowBiz

Të gjithë e dinë se ka ikur në Turqi, nuk do ta besoni se ku ndodhet Luizi 

Ditën e sotme Kiara është nisur për në Turqi me grupin e xhirimit të “Kepi i Tundimeve”, ku pati zëra se edhe Luizi po e shoqëronte e madje do të ishte i ftuar special.

Por në fakt e vërteta është ndryshe.

Kryefjala.com ka siguruar një video të Luizit teksa bën xhiro me makinë në rrugët e Bllokut, rreth pasdites së sotme.

Pra jo vetëm që nuk ka udhëtuar por duket se ka qenë lirshëm nga angazhimet.

Ndoshta Luizi do i bashkohet më vonë Kiarës në Turqi.

Të gjithë e dinë se ka ikur në Turqi, nuk do ta besoni se ku ndodhet Luizi  Read More »

Askush nuk e priste! Veprimi i papritur që bëri Kristi ndaj ‘ish-vjehrrit’ 

Këngëtari i njohur, Sabiani, ishte të dielën i ftuar në “Portokalli” në Top Channel. Në “Instagram”-in e emisionit të humorit është publikuar një video nga ky moment, i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

Por e gjeni dot se kush e ka pëlqyer këtë postim? Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Kristi Dragot.

Këtë detaj e ka kapur Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një postim në “Instastory”, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Kristi i jep like videos së ish-vjehrrit”, duke e shoqëruar me një emoji të një zemre të thyer.

Kujtojmë se Sabiani hyri sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për të bijën, Keisi, e cila nisi një romancë me Kristin.

Në fillim u duk sikur këngëtari do bënte diçka për t’i ndarë ata, por në fakt duke i parë gjërat nga afër ai i mbështeti. Por ishte Keisi, ajo që në një moment vendosi që t’i jepte fund lidhjes së nisi brenda BB VIP.

Kristi e mirëkuptoi dhe e pranoi vendimin e saj. Teksa e lanë që të njiheshin më shumë jashtë shtëpisë së BB VIP, në fakt as kjo nuk ndodhi.

Pas daljes nga BB VIP, Keisi u shpreh se nëse Kristi do i shkruante, ajo do i përgjigjej dhe mund të takoheshin. Por Aliaj ishte i prerë me vendimin e tij pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show, që çdo gjë kishte përfunduar mes tyre.

Askush nuk e priste! Veprimi i papritur që bëri Kristi ndaj ‘ish-vjehrrit’  Read More »

‘Tu rritën edhe ty po*dhët’, sulmohet në rrjet pas ndarjes nga Olsi, Egli i kthehet si asnjëherë ndjekëses

Këngëtarja Egli Tako ka qenë së fundmi në qendë të mediave rozë. Kjo pasi u zbulua ndarja me aktorin Olsi Bylykun.

Pas ndarjes, Egli është parë mjaft aktive në rrjetet sociale e madje ajo ka treguar se tashmë fotot e saj realizohen nga një fotografe profesioniste në mënyrë që faqja e saj të jetë sa më e kuruar.

Por në fotot e fundit, si asnjëherë më parë Egli është përplasur me një nga komentuesit e shumtë, që pas ndarjes me Olsin po e sulmojnë hapur në rrjetet e saj sociale.

“A kur tu rritën edhe ty p*rdhët”, i shkruan dikush dhe Egli nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Aq larg erdhi era?”, ironizon këngëtarja.

Siç e përmendëm edhe më lart, komente të kësaj natyre në profilet e Eglit në rrjetet sociale janë shtuar ndjeshëm që pas ndarjes me aktorin.
Ndjekësit kanë treguar edhe njëherë tendencën për të sulmuar e paragjykuar vajzën në çift, pa asnjë arsye pas ndarjes.

‘Tu rritën edhe ty po*dhët’, sulmohet në rrjet pas ndarjes nga Olsi, Egli i kthehet si asnjëherë ndjekëses Read More »

Keisi dhe Kristi drejt ribashkimit? Ish-banori i ‘BBVA’ merr në telefon këngëtaren

Keisi dhe Kristi ishin çifti i dytë që u krijua brenda shtëpisë së “BBVIP”, por ndryshe nga Kiara dhe Luizi, ata e ndërprenë këtë marrëdhënie po aty.

Pas përfundimit, të dy janë shprehur se nuk kanë pasur komunikim dhe nuk janë takuar. Ditën e sotme, në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Ronaldo i kërkoi Kristit që të ftonte Keisin në një takim live, duke e telefonuar.

Kristi: Hey do të të jap çokollata belge, sepse i meriton.

Kristi: Ishte ideja e Ronaldos dhe e Arjolës. Më tha që ti i pëlqen çokollatat. I dhashë Zhakut dhe më erdhi keq që nuk të dhashë dhe ty.

Keisi: Unë kam pritur mesazh nga Kristi. Po ku janë çokollatat se s’po i shoh.

Kristi: Çokollatat i meriton. Do shkoj në Belgjikë t’i marr dhe do ia jap.

Keisi dhe Kristi drejt ribashkimit? Ish-banori i ‘BBVA’ merr në telefon këngëtaren Read More »

Plas ‘sherri’ mes Kristit dhe Jorit

Një debat i ashpër ka plasur ditën e sotme mes dy konkurrentëve të Big Brother Vip 2, Kris Dragotit dhe Jori Dellit.
Teksa ishin të ftuar në rupbrikën “Trotuar”, Kristi tha për Jorin se ajo dëshiron një burrë mafioz. Mirëpo kjo deklaratë e Kristit u kundërshtua menjëherë nga modelja e cila i kërkoi që të mos flasë “budallëqe”, pasi ajo dëshiron që në krah të ketë një djalë të mirë.

Por sipas Kristit, nuk ka çuna të mirë. Këtu ndërhyn Dea Mishel, e cila thotë se “ai ka 3 ditë që u ka vrarë shpresat në jetë për të gjetur një djalë të mirë”. Beniada tregoi një moment kur që të tre kanë qenë në një event të përbashkët.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Po ti që je beqar, pse nuk kërkon një të dashur?

Kristi: Femra ideale për mua nuk ekziston

Beniada: Fol për veten tënde, pse flet për Jorin. Ishim në një event bashkë dhe Kristi nuk iu ndante Jorit. Kudo që shkonte Jori, ai nga pas dhe vendoste kokën te shpatulla e Jorit, duke e parë si një bebe.

Plas ‘sherri’ mes Kristit dhe Jorit Read More »

Ish-banorja e ‘BBV’ habit me deklaratën e papritur

Antonela Berisha ishte pjesëmarrëse në sezoni ne parë të “Big Brother VIP”, teksa në sezonin e dytë, u deklaruar një fanse e zjarrtë e Luizit.

Ish-banorja Berisha zbuloi se Luizi ishte një person që ka sens humori dhe kjo është një karakteristikë që ajo e pëlqen tek meshkujt. Ajo tha se nëse do ishte pjesë e BBVIP 2 do luftonte me Kiarën për këngëtarin.

“Tek meshkujt shikoj karakterin dhe nëse më bën për të qeshur dhe nëse i kupton shakatë e mija. Tani nuk e kam as partnerin që kam pasur. Jemi ndarë. Të përbashkët me Luizin kishin vetëm gjatësinë. Jemi ndarë për mospërputhje karakteri.

Po të isha unë, Kiara dhe Luizi, do luftoja me shpatë të madhe për të.” -tha Antonela.

Ish-banorja e ‘BBV’ habit me deklaratën e papritur Read More »

Kristina: Nëse Luisi do më ftonte në dasmë me Kiarën, ja sa lekë do i hidhja

Një grua e quajtur Kristina, e cila mori një video call nga Luiz Ejlli, ka treguar për rubrikën “Mos i bjer me top”, se si u ndje pas surprizës së bukur që mori.

Ajo është një nga fanset më të zjarrta të ish-banorit të “Big Brother” dhe është shprehur shumë e lumtur që arriti të fliste me të. Në emision është publikuar biseda që ka bërë Kristina me të bijën, për bisedën e bukur që pati me Luizin dhe për banorët e tjerë të “Big Brother”.

Kristina: U ndjeva shumë mirë, u kënaqa që fola me Luizin se për atë njeri kisha shumë simpati, ishte djalë për së mbari. Lum ajo nënë që e ka.

Vajza e Kristinës: Po si u ndjeve, e besove?

Kristina: Nuk ma merrte mendja!

Vajza e Kristinës: Kemi dasmë! Më duket se do të të ftojë Luizi për dasmë, do të shkosh?

Kristina: Po do shkoja. Jam pa letra, si do kaloj kufirin!

Vajza e Kristinës: Sa lekë do i hidhje?

Kristina: Sikur të mos i hidhja fare, do shkoja vetëm për kënaqësi.

Vajza e Kristinës: Kë urreje më shumë? (E pyet për banorët e “Big Brother”)

Kristina: Dea Mishel, ajo gjumashja. Bobobo ajo flinte gjumë gjithë ditë dhe kur ishte prime i çukiste në kokë, ishte shumë e djallëzuar.

Kristina: Nëse Luisi do më ftonte në dasmë me Kiarën, ja sa lekë do i hidhja Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com