ShowBiz

10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali.

Është bërë e ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor dhe prej kohësh Arbana ka treguar se po meret me përgatitjet e ceremonisë.

Kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.

10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ Read More »

Përveç ish-banorëve të ‘BBVA’, zbulohen dy konkurrentet e reja të ‘Kepit të Tundimeve’

Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të Tundimeve”, ndërsa ne do t’ju zbulojmë dy emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij emisioni.

Burime ekskluzive për “Iconstyle” bëjnë me dije se pjesë e kastit do të jenë edhe këto dy vajza simpatike.

Bëhet fjalë për Livia Brungën,
konkurrenten e Për’puthen dhe Erisa Haxhiun Miss Prishtina 2020

Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe zbulime të tjera
për personazhet që do marrin pjesë, si dhe për datën se kur do nisë puntata e parë.

Përveç ish-banorëve të ‘BBVA’, zbulohen dy konkurrentet e reja të ‘Kepit të Tundimeve’ Read More »

Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos

Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli për nënë e Olsit në ditëlindjen e saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara.

Pasi lajmi mori dhenë, duket se njëra nga palët (ish) nuse-vjehrrë nuk e ka marrë aspak me sportivitet. Deri dje pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, por jo më, shkruan AlbEu.com.

Tashmë Egli nga familja e ish partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin. Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndajren e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister.

Kujtojmë se dyshja nuk ka konfirmuar ende ndarjen personalisht, por nuk kanë munguar dedikimet për njëri-tjetrin në këto ditë të vështira për to.

Egli mungoi edhe në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, me të cilët më parë kishte një miqësi mjaft të ngushtë, por duket se nuk preferon të ndaj më të njëjtat ambiente me ish partnerin./albeu.com/

Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos Read More »

U kapën ‘mat’, Jurgena e pranon: Ishim në të njëjtin vend me Luizin

Teksa Kiara Tito po merret me xhirimet e emisionit të saj të ri në Turqi, Luizi ndodhet në Tiranë. Fituesi i “BBV” ka marrë pak kohë për t’u kujdesur për pamjen e tij, duke shkuar për të rregulluar flokët tek një sallon i njohur në kryeqytet.

Por gjejeni çfarë!!!

Interesante në këtë mes është se edhe ish-e dashura e tij, Jurgena e aq shumë përmendur ka qenë në të njëjtin sallon dhe në të njëjtën kohë me Luizin.

Fotografitë e mëposhtme e vërtetojnë këtë.

U kapën ‘mat’, Jurgena e pranon: Ishim në të njëjtin vend me Luizin Read More »

Vajza që i bën ‘zbor’ motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba

Kjo zhurmë është melodia më e bukur për 21-vjeçaren. Leticia ka thyer çdo tabu, duke u bërë ndër të paktat vajza, që nget një motor të shtrirë.

“Mundohem kur qarkulloj gjatë ditës vishem si çun, ndonjë ‘huddie’, tuta…mbulohem dhe është reagimi i policit kur të ndalon, që ua qenke gocë, nuk para vënë gjoba”, tregon Leticia Djala, motoriste.

Motori për Letician ka qenë një rastësi e bukur, ose siç ajo e konsideron dashuri me shikim të parë.

“Për më të lehtësuar pak ikjen në shkollë, vajtja në punë. Pastaj gjatë kohës edhe profesionistë kur vajta ta mësoja, më thoshin që shiko je shumë mirë, arrin të mbash balancën. Aty e shikon që je e mire në atë gjë. Avash-avash e pashë vetën duke garuar tek sheshi”, thotë ajo.

Pasionet e 21-vjeçares janë të shumta dhe aspak nuk lidhen me njëra-tjetrën. Ajo studion për arkitekturë, punon si instruktore palestre dhe së fundi njihet si motoriste.

Familja ka thuajse një muaj që ka zbuluar talentin e ri të të voglës së tyre.

Për t’i prezantuar prindërve dashurinë e re, iu desh të bënte shumë sakrifica.

“Vija me makinë në punë, parkoja makinën merrja motorin, në darkë, parkoja motorin, merrja makinën, ikja në shtëpi”, tregon 21-vjeçarja.

Kur vajzat e duan diçka, e arrijnë dhe janë të zonja në atë që bëjnë. Leticia është shembulli…

Vajza që i bën ‘zbor’ motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba Read More »

Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit

Olta e Luizi po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë pasi janë duke kryer xhirimet e filmit, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Krahas punës, dyshja nuk po kursehen së publikuar imazhe së bashku, ku po duken mjaftë bukur.
Ishte Olta ajo e cila ndau një selfie por duke I dhënë një mesazh të koduar Luizit.

“Shi sa keq je vesh ketu”, shkroi ajo, pasi shumicën e kohës gjatë qëndrimit në BBV i thoshte se përse nuk po vishet firmato.

Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit Read More »

Dy ish-banorët e ‘BBVA’ shihen gjysmë të zhveshur në hotel

Monika shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa Genti gjysmë i zhveshur, por duket se nuk ka asgjë për të shfrenuar fantazinë më shumë rreth tyre.

Ata janë duke kryer xhirimet e një skene të filmit “Tryeza e Zezë”, ku marrin pjesë të dy në role protagonistësh.

Gjatë bisedës mes tyre nuk mungojnë edhe ngacmimet rreth eksperiencave në “Big Brother Vip”.

Advertisements

Genti: Më kishte marrë malli për ty

Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika

Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.

Monika: Hë pra, unë jam Monika.

Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë

Monika: Kam qenë te Big-u, po Bigu jonë ishte 1-sh.

Dy ish-banorët e ‘BBVA’ shihen gjysmë të zhveshur në hotel Read More »