ShowBiz

Urimi i veçantë që Beatrixa i bëri vetes për ditëlindje: ‘Vetja ime je njeriu me QR që njoh’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, festoi dje ditëlindjen e saj të 29-ë.

Trixa i ka bërë një urim të veçantë vetes në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një foto të bukur, e veshur me fustan të kuq dhe tortën e ditëlidnjes në dorë. Krahas fotos ajo shkruan: Vetja ime je njeriu me QR që njoh! Të dua”

Gjithashtu këngëtraja ka marrë unjë dedikim të ëmbël edhe nga vëllai i saj, Albana Ramosaj.

“Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes sonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe spo sheh asnjë postim. Të dua shumë. Nesër do kemi një super ditë bashkë”, ka shkruar vëllai i saj në rrjete sociale.

Dedikimi i nënës së këngëtares në këtë 29-vjetor.

“Sot jam absolutisht e lumtur, sepse shoh që kam rritur një vajzë të mrekullueshme. Ditëlindja jote është një rast i mrekullueshëm për t’ju thënë te gjitheve se jam krenare për ty shumeee. Ndonjëherë madje ju lejoj të mburreni para të njohurve tuaj për arritjet dhe sukseset tuaja.

Më falni këtë dobësi të pafajshme të nënës. Shpresoj që suksesi jot në profesion dhe në jetën tende personale të mos jetë shkak për zilinë e njerëzve, por të bëhet vetëm një shembull për t’u ndjekur. Falenderoj Zotin qe te kam ty.Te uroj nga shpirti Gezuar Ditelindjen drita ime.”/albeu.com/

Urimi i veçantë që Beatrixa i bëri vetes për ditëlindje: ‘Vetja ime je njeriu me QR që njoh’ Read More »

Skenari i moderatores së famshme i ‘ngrin buzëqeshjen’ Kiarës

Sfidë e fortë për Kiarën. Sezoni veror pritet të jetë përvëlues në ekranet shqiptare. Ashtu si tashmë është bërë me dije, Luana Vjollca do të moderojë “Love Island” një format “reality” që ka brenda pasion dhe shumë flirte.

Faqja zyrtare e programit ka publikuar rregullat kryesore, që duket se do ta nxehin situatën që në fillim! Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë. Konsumimi i alkoolit është i limituar.

“Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave. Dhe mbi të gjitha pritet të ndodhi shumë puthje.

Siç është bërë me dije më herët, konkurrentët do të izolohen në një prej vilave në jug të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Kiara Tito do të moderojë “Kepi i Tundimeve”, ku këtë vit do të zhvillohet në Turqi dhe ka shumë personazhe të njohur të “showbizz”-it.

Këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba, Keisi Medini, e shumë të tjerë do të jenë përballë njëri-tjetrit, në sfidë për t’i rezistuar tundimit, në këmbim të një shpërblimi të majmë.

Natyrisht që nëse keni parasysh format e tilla ndërkombëtare, me gjasa skenat erotike do të jenë ato çfarë do të shohim përgjatë këtij sezoni, që këtë herë premton shumë.

I gjithë interesi do të jetë për personazhet VIP që pritet të jenë në këto formate, për ti parë ato në flirte, apo pse jo në shtrat.

Skenari i moderatores së famshme i ‘ngrin buzëqeshjen’ Kiarës Read More »

Luzi mban koncertin në SHBA, mijëra shqiptarë mblidhen për ta dëgjuar: Faleminderit për këtë super natë!

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip 2 pas përfundimit të spektaklit vendosi që të ndjekë karrierën e tij si këngëtar.

Pas 2 projekteve të publikuara menjëherë sapo dol inga shtëpia, Luizi u nis drejt Amerikës ku mbajti dhe koncertin e tij të parë.

Dsiç duket nga videot e publikuara nga vetë këngëtari, mijëra shqiptarë që jetojnë në Amerikë janë mbledhur për ta ndjekur nga afër.

“Faleminderit për këtë super natë Amerikë”, shkruan Luizi krahas videos së postuar në instagramin e tij.

Luzi mban koncertin në SHBA, mijëra shqiptarë mblidhen për ta dëgjuar: Faleminderit për këtë super natë! Read More »

Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura

Aktori i humorit Agron Llakaj ka ndarë ditën e djeshme lajmin e trishtë për humbjen e babait të tij.

Goni humbi të atin në ditëlindjen e tij të 88-të. Publiku i tij është mësuar t’i dhurojë gjithmonë të qeshura, por ditën e djeshme postimi i aktori i ka prekur të gjithë.
“U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit”, shkruajti ndër të tjera aktori.

Agron Llakaj ka folur edhe më herët për babain e tij dhe madje ka treguar se roli i tij shumë i pëlqyer ndër vite, xha Tema është pikërisht frymëzim nga i ati.

“Personazhi i xha Temës është në fakt gjyshi im. Ndërsa mënyra e të folurës dhe narrative që përdor te ai rol ja kam marrë babait tim. Babi im është artist në thelb, nuk mërzit kurr asnjeri, do vetëm të dhurojë të qeshur”, u shpreh Llakaj.

Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura Read More »

Jori Delli i vë ‘zjarrin’ rrjetit me FOTOT e fundit me bikini

Jori Delli, e njohur për publikun shqiptar u bë gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother Albania”, pasi eksperiencën si modele ajo e kishte zhvilluar në Itali vendin edhe ku u rrit. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Jori bëri për vete shqiptarët si një vajzë e çiltër, simpatike dhe me forma seksi.

Së fundmi, ajo ndodhet në një resort në Bodrum të Turqisë ku po xhirohet dhe programi “Kepi i VIP-ave” ku Jori do të jetë pjesë.

E nga vendi i bregdetit, nuk mund të na mungonin disa foto të Jorit me bikini, të cilat i ka publikuar në profilin në Instagram. Ajo ka pozuar me një palë bikini ngjyrë leopardi, ku në pah vihet gjoksi i saj.

Krahas fotove, Jori ka vendosur vetëm një emoji engjëlli, teksa për më shumë ka lënë vetë fotot të flasin, të cilat kanë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Jori Delli i vë ‘zjarrin’ rrjetit me FOTOT e fundit me bikini Read More »

‘Tërmet’ sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.

Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.

“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”.

E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.

Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhes, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.

Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe është shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.

‘Tërmet’ sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin Read More »

Luizi ‘mposhtet’ nga njeriu që nuk ia merrte mendja kurrë, ja çfarë ka ndodhur me VIP-at e BBVA

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave:

10. Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.
9. Po ashtu me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës.

8. Olta Gixhari ka qenë një nga personazhet më të komentuara komentuara në BBV. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.

7. Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

6. Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

5. Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

4. Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në “Instagram”.

3. Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

2. Po ashtu si javën e kaluar, në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

1. Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.

Luizi ‘mposhtet’ nga njeriu që nuk ia merrte mendja kurrë, ja çfarë ka ndodhur me VIP-at e BBVA Read More »

Luizi Ejlli sherr me Kejvina Kthellën për shkak të Kiarës

Një ndër momentet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ishte debati i ashpër mes Luiz Ejllit dhe Kejvina Khjellës ku debati mes tyre agravoi aq sa kjo e fundit e goditi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

E ky veprim i këngëtares solli dhe eliminimin e saj nga loja, e cila disa javë më pas i dërgoi Luizit një dron ku i kërkonte publikisht falje dhe që atëherë modelja e ka shprehur jashtë mbështetjen e saj për Luizin.
Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën. Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë.

Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara. Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga Kejvina.

Kjo ka bërë që ti vijë fundi raportit që sapo kishte rivendosur me Kejvinën. Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.

“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, u shpreh asokohe këngëtari.

Modelja seksi u kthye në fansen më të zjarrtë të Luizit, madje shpesh herë duke sulmuar edhe Kiarën. Kejvina Kthella ka analizuar sherrin mes Efit dhe Kiarës e Luiz, të cilët nga miq duket se po kthehen në kundërshtarë të fortë. Ish-velina, e cila u përjashtua nga BBV pasi gjuajti me shpullë Luizin, tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit sepse doli lojtare më e zgjuar. Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.

“Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është më e zgjuar se ajo. E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju). Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar. Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo. Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrmuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij. Por e dashura e tij e ka mendjen tek fama dhe jo dashuria për të. Çfarë faji ka Luizi që është verbuar dhe ka dashuruar vajzën e gabuar? Kiarita po shkatërron Luizin, fama po shkatërron Kiarën.”

Me anë të një shkrimi të gjatë në “Instagram”-in e saj, modelja shprehet se ra pre e në manipulimi brenda shtëpisë dhe thekson se vendimi për të hyrë në spektakël ishte i gabuar.

“Kejvina e ‘BB Vip’, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata. ‘Big Brother Vi’p nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem”, shkruan fillimisht modelja.

Më pas ish-banorja i ka kërkuar dhe falje publike Luizit, të cilin e cilësoi si mikun më të mirë në atë shtëpi dhe që është treguar i vërtetë me të.

Luizi Ejlli sherr me Kejvina Kthellën për shkak të Kiarës Read More »