ShowBiz

Qendra estetike ‘de maskon’ Bora Zemanin dhe e nxjerr zbuluar, i numëron ndërhyrjet estetike që ka kryer dhe nuk do ta besoni sa shumë janë (foto)

Bora Zemani muajt e fundit është kthyer një ndër personazhet më të komentuar për ngjarjet rreth jetës personale por edhe ndryshimit në paraqitjen fizike.

Moderatorja sapo ka mbushur 30 vjeç dhe është nënë beqare e një djali, lidhjen me të cilin e ka shumë të fortë.

Fotot e ditëlindjes përrallore të Borës janë shpërndarë me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, ku mund të themi me plot gojën që ka shkëlqyer e tëra, ndërkohë që ndryshimet për pamjen e saj janë mëse të dukshme.

Vetë bukuroshja thotë se nuk ka bërë asnjëherë botox, por një qendër estetike ka bërë një përshkrim të ndërhyrjeve të mundshme që ka kryer Bora. Për ilustrim është edhe një foto e moderatores shumë kohë më parë.

Falë ngjarjeve të fundit, dhe trekëndëshit të dashurisë, Bora është shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur të rrjetit, ku gjatë ditës së djeshme arriti dhe shifrën e ëndërruar nga shumëkënd, një milion ndjekës në Instagram!

Qendra estetike ‘de maskon’ Bora Zemanin dhe e nxjerr zbuluar, i numëron ndërhyrjet estetike që ka kryer dhe nuk do ta besoni sa shumë janë (foto) Read More »

Surpizon Donald Veshaj, detaji që tërhoqi vëmendjen tek aktori i humorit, po ju e kapët këtë?

Mbrëmjen e djeshëm aktori i humorit Donald Veshaj, ndryshe nga herët e tjera i ka surprizuar të gjithë me veshjen e tij. I dalluar për veshjen sportive dhe pantallonat xhins të gjera, Donaldi kësaj here ka vendosur që të duket më shik.

Aktori u shfaq i veshur me kostum të zi, këmishë e atlete të bardha duke u paraqitur në prime komplet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Një stil që është komentuar pozitivish nga fansat e aktorit.

Surpizon Donald Veshaj, detaji që tërhoqi vëmendjen tek aktori i humorit, po ju e kapët këtë? Read More »

Arbana Osmani dhe kryeministri Edi Rama personazhet më të ndjekur në mediat sociale!

Ditën e djeshme u tha se moderatorja Arbana Osmani dhe kryeministri Edi Rama janë personazhet më të ndjekur në mediat sociale.

Lidhur me këtë lajm së fundmi ka reaguar dhe vetë Arbana. E emocionuar ajo falenderon të gjithë fansat për dashurinë dhe suportin që i japin.

“Nuk mburrem, por u jam falënderuese të gjithëve për dashurinë dhe suportin”, ka shkruan Arbana në Instastory.

Kujtojmë se Arbana Osmani ka rreth 860 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa kryeministri Rama ka rreth 1,5 milion ndjekës në Facebook.

Arbana Osmani dhe kryeministri Edi Rama personazhet më të ndjekur në mediat sociale! Read More »

Iva Tiço del nga ‘guacka e privatësisë’, pozon për herë të parë me partnerin

Në shkurt të vitit 2020 Iva Tiço deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Gazetarja foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman.
Përgjatë kësaj kohe, Iva është treguar shumë e rezervuar rreth jetës private dhe fotot me partnerin kanë munguar. Ajo ka bërë një përjashtim vetëm së fundmi, teksa ka publikuar një imazh të ëmbël krah tij.

Dyshja shihen në një piknik, por Iva është siguruar që të mos e zbulojë portretin e mashkullit që i ka marrë zemrën.

“Me te mirat dhe me te keqijat e vitit te shkuar i kam mbajtur per vete… gjerat qe shtrihen ne mes, jane postime Instagrami”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Iva Tiço del nga ‘guacka e privatësisë’, pozon për herë të parë me partnerin Read More »

Mikela e go diti me shuplakë pas skenave ‘të nxehta’ me Anën, regon Erioni

Një ngjarje e papritur ndodhi në puntatën e djeshme të Për’puthen. Erioni dhe Ana kishin afrimitet të madh në prapaskenë aq sa gati dukej se do të shkëmbenin puthje në buzë.
Sapo do të niste takimi sqarues, Mikela u ngrit në këmbë dhe e qëlloi me shuplakë dhe u largua nga studio. Ndërsa sot, Mikela ka zgjedhur të mos vijë në emision dhe Erioni dha mendimin e tij për këtë situatë.

Erioni: Reagoi se tregoi që vijon interesi. Mu duk pak i tepruar por secili vendos vetë të bëjë veprimet e veta. Ishte një sikletshëm për mua. Afrimiteti me Anën nuk është aktrim apo lojë, por pëlqimi që kam ndaj Anës është i madh. Dhe Mikelën nuk e hedh poshtë se kemi kaluar kohë të bukur dhe vazhdoj të kem pëlqim dhe ndaj saj.

Për Anën kam pasur pëlqim që vjet kur e shihja si spektaktor dhe kur nisa ta njoh, vura re që kemi shumë të përbashkëta. Që kur erdhi, nisëm kontaktën dhe kishim muhabet të mirë.

Mikela e go diti me shuplakë pas skenave ‘të nxehta’ me Anën, regon Erioni Read More »

Djali i Albanit dhe Miriamit feston ditëlindjen:’Ti ke qenë vaksina jonë e lumturisë’

Djali i çiftit të njohur Alban Skenderaj dhe Miriam Cani feston sot ditëlindjen. Duam mbush sot dy vjet. Ka qenë pikërisht Albani që ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ditelindja me një mbishkrimin.

“Gëzuar 2 vjetorin i shtrenjti jonë Duam! Ti ke qenë vaksina jonë e lumturisë në këto dy vite të vështira dhe une e di që dozat e tua të dashurisë do të na i injektosh në shpirt gjithë jetën”, ka shkruar këngëtari. Komentet dhe zemrat kanë vërshuar lumë nga të gjithë fansat, që urojnë Duamin e vogël për ditëlindje

Djali i Albanit dhe Miriamit feston ditëlindjen:’Ti ke qenë vaksina jonë e lumturisë’ Read More »

Tre banorët përfundojnë në nominim, ja për kë bëhet fjalë

Tre banorë të tjerë u nominuan këtë javë.

Nominimet janë kryer sipas mekanizmit të zinxhirit.

Arjola, si fituese e lojës së kutive, e nisi këtë strukturë.

Njëri pas tjetrit ata zgjodhën të preferuarit e tyre, derisa treshja e fundit dërgohet në nominim.

Egzona, Xheisara dhe Tani përfunduan në fund të zinxhirit.

Tre banorët përfundojnë në nominim, ja për kë bëhet fjalë Read More »

Einxhel surprizohet nga dy mikeshat e saj të ngushta: ‘Karaktere si ty lu ftohen…’

Einxhel është surprizuar nga dy mikeshat e saj të ngushta.

Argjira dhe Fjoralba, dy moderatoret e njohura hynë në shtëpi për të motivuar dhe këshilluar shoqen e tyre.

Të dyja nuk kanë nguruar që përveç përqafimeve t’i japin edhe disa këshilla.

‘’Lufta jote është e vështirë, ke rrugëtim me gunga por e meriton ashtu si të gjithë të tjerët. Karaktere si ty lufton vazhdimisht derisa përqafohen përfundimisht’’,- tha Fjoralba.

Gjithashtu një koment ato kishin rezervuar edhe për marrëdhëniën e saj më Dagz, çift të cilin ato e përkrahën publikisht.

‘’Jeni shumë të mirë të dy, Dagz është një djalë fantastik. Tani ke një person qëmund të të dëgjojë pa u lodhur ato bisedat e tua në mes të natës’’,- tha Argjira.

Einxhel surprizohet nga dy mikeshat e saj të ngushta: ‘Karaktere si ty lu ftohen…’ Read More »