ShowBiz

Fifi flet për takimin me të atin në Big Brother: Kurrë nuk do më kishte folur ashtu nëse…

“Nëse unë kam qarë 2 herë, babi ka q arë 5 herë”. Kështu u shpreh ish-banorja e BB VIP, Fifi, teksa ishte sot e ftuar në studion e Fan Club. Gjatë kësaj interviste, këngëtarja e dashur për publikun ka folur se si prindërit e saj e kanë përjetuar rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fifi u shpreh se nëse ajo është ndjerë dy herë keq, babai i saj e ka përjetuar edhe më keq. Ish-banorja foli gjithashtu edhe për takimin e saj me të atin, teksa ishte brenda në BB VIP. “Unë kam pasur një debat para se babi të vinte të më takonte dhe ai nuk e ka parë çfarë kishte ndodhur, su lmin që më ishte bërë. Tani që e ka marrë vesh më thotë ta kisha dit, kurrë nuk do të kisha folur ashtu. Nuk do kisha qëndruar pa të thënë të dua. E ajo më dh embi shumë. Se edhe kur më përqafoi, e kuptova se diçka e kishte prekur”, tha Fifi.

Kjo e fundit shtoi se babai është pika e tij e dobët dhe e fortë, ashtu edhe mami. “Njerëzit që kanë sakrifikuar shumë për mua, e unë tani për ta. Jam në gjendje të jap jetën për ta nëse duhet, se realisht jam krenarë se si na kanë rritur pasi erdhëm nga Gjermania, me kushtet që kishim dhe gjërat që kemi kaluar. Sa shtëpia kemi nderuar, 18 vjet nëpër shtëpi të tjerëve derisa patëm kasollen tonë. I bekoftë Zoti prindërit e mirë”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.

Fifi flet për takimin me të atin në Big Brother: Kurrë nuk do më kishte folur ashtu nëse… Read More »

Nëna e Noizyt i kërkon të martohet, ja përgjigja ‘epike’ e reperit

Nëna i kërkon të martohet, Noizy i thotë se është e re akoma që të bëhet vjehërr
Reperi, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik ‘Noizy’ ka treguar se nëna e tij i ka kërkuar atij që të martohet, pasi që dëshiron të bëhet vjehërr.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar fotografi me nënën.

“Mama thotë do me u bo vjehërr, unë i them je e re akoma”, shkroi Noizy.

Kështu që përmes këtij postimi ai thekson se nuk i ka të afërta planet për martesë.

Nëna e Noizyt i kërkon të martohet, ja përgjigja ‘epike’ e reperit Read More »

Ardit Çuni zbulon propozimin e veçantë që do t’i bëjë Beniadës sapo të dalë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni, në një intervistë për “Prive” ka treguar se do t’i bëjë një propozim Beniadës pasi ajo të dalë nga shtëpia.
Këngëtari tha se ka shkruar dy balada dhe në njërën prej tyre dëshiron të ketë Beniadën si pjesë e klipit,

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vitë që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”- tregoi Arditi.

Ardit Çuni zbulon propozimin e veçantë që do t’i bëjë Beniadës sapo të dalë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ Read More »

Arjola Demiri përballet në gj yq me partneren e ish-burrit

Aktorja e famshme, Arjola Demiri, pjesëtare e shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë kohëve të fundit. Kjo pas historive të dhimbshme të treguara prej saj rreth tr aumave familjare që ka kaluar të shkaktuara nga ish-burri.
Ky i fundit, emri i të cilit është i dëgjuar për botën e kr imit, i njohur si Ajax Boshnjaku dhe aktorja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tr adhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

Ndërkohë, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër. E çudishmja është se aktorja ka çështje pe nale të hapur me partneren aktuale të ish-bashkëshortit të saj.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes të dyjave, por duket se marrëdhëniet nuk janë aspak miqësore./abcnews.al

Arjola Demiri përballet në gj yq me partneren e ish-burrit Read More »

Modelja e njohur ‘ndez’ rrjetin në këto ditë të ftohta me foto provokuese

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka marrë edhe një herë vëmendjen me pozat e reja.

Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, ku dukej tejet joshëse, ndërsa u shfaq vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë.

Biondina bukuroshe kompletoi pamjen me aksesor dhe grim të theksuar, ndërsa në pah vuri asetet e saj atraktive.

“Natë”, ka shkruar Kejvina në mbishkrimin e imazheve, në të cilat mori komente e pëlqime të shumta nga ana e adhuruesve.

Ndërkohë, këto ditë modelja nga Shqipëria po shijon pushimet në Dubai dhe nga atje nuk kanë munguar imazhe të ndryshme.

Kejvina atje ndodhet në shoqërinë e dy modeleve të tjera, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Ba

Modelja e njohur ‘ndez’ rrjetin në këto ditë të ftohta me foto provokuese Read More »

Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ dhe ‘Big Brother VIP’,rrëfen se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe “Big Brother VIP” Antonela Berisha ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli.

E ftuar në “E Diell” Antonela rrëfeu se është takuar rastësisht në një lokal në Milano me “Super Marion”.

Ky i fundit, sipas Antonelës kishte shfaqur interes ndaj saj, madje kishte kishte futur shokë për ta ngacmuar.

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” thotë se pas dy minutash muhabet Baloteli i kishte shprehur pëlqim, por ajo i kishte thënë se ai nuk ishte tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” përmendi dy emra që sipas saj janë personazhet më fals në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.

Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me aktoren Arjola Demiri, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ dhe ‘Big Brother VIP’,rrëfen se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Read More »

S’përmbahet Beatrix:’O mama faleminderit sa këmbë të bukura që m’ke bërë, se gjoksin…’

Beatrix Ramosaj i ka kënduar këmbëve të saj ditën e sotme duke falenderuar nënën, por nuk e ndali me kaq

Teksa po shijonte kafen nën rrezen e diellit së bashku me vajzat, Beatrix Ramosaj përmendi nënën duke thënë, “gjoksin nuk ia dha’, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.

Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj teksa thoshte duke qeshur: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”, teksa banoret që ishin pranë saj po qeshnin.

“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam (i drejtohet banoreve) Këmbë më të bukura pz nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.

S’përmbahet Beatrix:’O mama faleminderit sa këmbë të bukura që m’ke bërë, se gjoksin…’ Read More »

A do të futet Ermal Mamaqi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Arbana i ‘sqaron’ të gjitha

Prej disa muajsh “Big Brother VIP” është kthyer në reality show-n më të ndjekur të momentit. Kjo për shkak se publiku kishte kohë që po e priste me padurim dhe se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë.
E teksa ka mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe, ende mbetet e paqartë nëse shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohen banorë të rinj.

Ditën e djeshme, Ermal Mamaqi ka bërë një postim duke ngritur dyshimet se ai mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”

Ai ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me moderatoren e dashur për publikun, Arbana Osmani.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, ka shkruar Ermali krahas fotos që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Ndërsa nga ana tjetër, Arbana ka vendosur që të shuaj kuriozitetin e ndjekësve nëse Mamaqi do hy me të vërtetë apo jo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka ripostuar postimin e Ermalit dhe bashkëngjitur me të Osmani shkruan: “Vitin tjetër”.

A do të futet Ermal Mamaqi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Arbana i ‘sqaron’ të gjitha Read More »