Kejvina Kthella provon famën përtej oqeanit, ja planet e ish-banores së BBV
Kejvina Kthella u bë pjesë e “Big Brother” për t’u rikthyer në ekranet shqiptare. Modelja, kishte treguar dëshirën për të qenë imazh televiziv, duke provuar këtë eksperiencë si portën e parë.
Por, jo gjithçka shkoi si duhej. Shkak për këtë u bë sherri fizik me Luizin që e penalizoi modelen, e cila u përjashtua nga loja. Që atëherë, modelja nuk është shfaqur në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit. Madje, menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer përsëri me një paqe virtuale me Luizin.
E pas kësaj eksperience aspak të lehtë që modelja kaloi, ajo ka njoftuar vendimin e papritur. Në një njoftim në “InstaStory”, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat. Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku.
“Përshëndetje, miq! Duke falënderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkroi Kejvina.
E duket se modelja do të shijojë pushimet e më pas do të provojë famën në SHBA, ku edhe më herët ka qenë. Në rrjetet e saj sociale është zhdukur totalisht eksperienca e “Big Brother”, duke u fokusuar vetëm te setet fotografike profesionale.
Por para ikjes, Kejvina i ka dhënë fund raportit me Luizin. Kjo është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën. Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë.
Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara. Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga Kejvina.
Kjo ka bërë që ti vijë fundi raportit që sapo kishte rivendosur me Kejvinën. Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.
“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, u shpreh asokohe këngëtari.
Modelja seksi u kthye në fansen më të zjarrtë të Luizit, madje shpeshherë duke sulmuar edhe Kiarën. Kejvina Kthella ka analizuar sherrin mes Efit dhe Kiarës e Luiz, të cilët nga miq duket se po kthehen në kundërshtarë të fortë. Ish-velina, e cila u përjashtua nga BBV pasi gjuajti me shpullë Luizin, tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit, sepse doli lojtare më e zgjuar. Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.
Megjithatë, e gjitha kjo histori i përket të shkuarës, ndaj tashmë modelen seksi do ta shikojmë edhe më rrallë në vendin tonë, pasi hoqi dorë nga dëshira për të qenë pjesë e ekranit.
Kejvina Kthella provon famën përtej oqeanit, ja planet e ish-banores së BBV Read More »