ShowBiz

Monika Lubonja në Big Brother, Erion Veliaj i ndërpret rrogën

Monika Lubonja është një nga banoret më të dashura në Big Brother Vip.

Rrugëtimi i saj në Big Brother tashmë e 120 ditë nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të, pasi që ajo e ka lënë vajzën e saj të vetme jashtë duke e pritur.

Monika Lubonja me hyrjen në shtëpi ka lënë përgjysmë edhe shumë punë tjera.

Puna si këshilltare në Bashkinë e Tiranës është komentuar goxha shumë nga publiku pasi që e kanë cilësuar si të padrejtë të merrë pagë e të vazhdojë lojën në BBV.

Ndonëse pak me vonesë por Erion Veliaj ka marrë vendimin e papritur ndaj Lubonjës.

Ai javë më parë i ka ndërprerë rrogën Monikës si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjë që asaj nuk do t’i pëlqejë dhe shumë ky vendim posa të dalë nga Big Brother Vip.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Olti Curri i cili në vazhdimësi komenton banorët e BBV.

“Ja të presimca do thote Monika kur te dale edhe ta marre vesh qe Erion Veliaj ja preu rrogen qe merrte nga Bashkia. Mos ben me keq se Einxhell, shkon ja sh kul pemet qe ka mbjelle, ka shkruar Olti.

Monika Lubonja në Big Brother, Erion Veliaj i ndërpret rrogën Read More »

Big Mama nuk përmbahet, ‘shp ërthen’ në të shara në mes të emisionit: ‘A e di çfarë? Tani do të shaj. Ta q…’

Big Mama është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Prej vitesh ajo ka ditur si të ruajë imazhin e saj dhe dashurinë e fansave.

Të gjithë tashmë e njihni Big-un si një personazh i cili gjithmonë flet pa doreza duke mos e “vrarë mendjen” për atë çfarë thuhet më pas.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ëhy Not” ku dhe është trembur gjatë transmetimit.

Në një moment ajo nuk përmbahet dhe me humor thotë: A e di çfarë? Tani do të shaj. Ta q… E tani shava, tani më akuzoni se shava,” thotë ajo mes të qeshurash.

Big Mama nuk përmbahet, ‘shp ërthen’ në të shara në mes të emisionit: ‘A e di çfarë? Tani do të shaj. Ta q…’ Read More »

Monika pyet Ilirin: Kush fiton mes meje dhe Einxhel

Iliri dhe Monika kanë kaluar një pjesë të madhe të mbrëmjes duke biseduar dhe analizuar dinamikat e lojës.
‘’Mes meje dhe Einxhel kush mendon se ka më mund të shkojë në finale?”,- e pyeti aktorja Ilirin.

Monika zgjodhi spektaklin e mbrëmshëm të përballej me Beniadën duke ia lënë publikutnë dorë të dëgojë njërën prej tyre në finale.

E dy zuar për këtë zgjedhje Monika deklaroi se u bazua në analizën që ajo dhe Iliri bënë gjatë mbrëmjes, duke treguar se në këtë pikë të lojës shumë zhvillime janë në dorën e fatit.

‘’Njësoj është si me Arjolën, si me Einxhel apo Beniadën. U bazova tek analiza që bëmë dhe nuk kisha shumë kohë për ta menduar. Tani mbetet në dorë të shancit’’,- tha ajo.

Monika pyet Ilirin: Kush fiton mes meje dhe Einxhel Read More »

Einxhel rrëfen edhe njëherë historinë e punës me Donaldin: ‘Mendova se nuk kishin lekë…’

De bati mes Einxhelit dhe Donaldit për një mosmarrëveshje të para disa viteve, është bërë tema kryesore gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Të dy artistët kanë treguar historinë e tyre për një bashkëpunim të ndërprerë para kohe, kur vëllezërit Romeo e Donald Veshaj prezantonin emisionin “Binjakët”.

Donadli thotë se moderatorja ishte korrekte dhe për këtë arsye, e hoqi nga puna ndërsa Einxheli thotë se nuk u pagua për katër muaj rresht. Edhe njëherë tjetër, pas spektaklit të mbrëmshëm, artistja tregoi versionin e saj për ngjarjen e së shkuarës, teksa fliste me Monikën dhe Ilirin:

“Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur pas katër pesë ditësh, jo ditën kur unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin, më dërguan mesazh.

Përveçse justifikimi ishte absurd dhe nuk kishte li dhje me mua, as mungesa e bashkëpunimit, as korrektësia, në fund i kam shkruajtur se kanë disa detyrime karshi meje, megjithatë, në këtë pikë nuk ia vlen t’i diskutojmë, i thashë. Sepse në momentin që më rreshton gjëra që nuk kanë lidhej me situatën, mendova se nuk kanë lekë. Ma lanë ‘seen’ dhe më bënë ‘block’. Më heqin nga grupi i WhatsApp, nga Instagram-i i emisionit, dhe unë ngela.

Pastaj kur ka ardhur një person tjetër dhe më ka treguar se çfarë këta (vëllezërit Veshaj) më kishin thënë, që unë nuk bëja, jam ndjerë super keq. Edhe kur më kanë pyetur njerëzit pse u largova nga ‘Binjakët”, u kam thënë ashtu shkuan gjërat, se nuk doja të flisja dhe të bëhesha tituj portalesh. Ishte shumë e shëmtuar, kishin apo jo lekë, bëra apo jo ak sident”.

Më tej, moderatorja thotë se kur hyri në “Big Brother VIP”, duke parë sjelljen e mirë të Donaldit ka menduar të hedhë pas të shkuarën dhe të ketë një fillimin të ri me të.

“Por ama e kam vënë re, që sa herë e hap temën e emisionit, që ia tregon njerëzve të tjerë, në asnjë moment nuk ka përmendur as emrin tim, as situatën time. Kam menduar se nuk do ta diskutojë se ndihet në siklet, nuk kam dashur ta vë në siklet”, thotë më tej banorja e “BBV”.

Einxhel rrëfen edhe njëherë historinë e punës me Donaldin: ‘Mendova se nuk kishin lekë…’ Read More »

Bora Zemani i bën lëmsh të gjithë me postimin e fundit

Bora Zemani mbetet aktualisht moderatorja më e spikatur e ekraneve. Ajo komentohet mjaft në rrjetet sociale.
Ajo është bërë pjesë e trendeve të ‘Tik Tok’.

Në një video ajo imiton një fëmijë të vogël që thotë se ka një të dashur.

‘Unë kam të dashur… ke ke të dashur ti… atë shoqen’– thotë Bora.

Nuk dihet nëse kjo video nënkupton se moderatorja do të tregojë se po, ka një person në jetën e saj, duke lënë pas historinë me Donald Veshajn apo është thjesht video për trendet në aplikacionin e videove.

Bora Zemani i bën lëmsh të gjithë me postimin e fundit Read More »

Poni ka një mesazh pas surprizës në Big Brother: Shikimet e banorëve do më mbesin gjatë në kujtime

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni ka qenë mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo ka surprizuar Beniadën, e cila është një fanse e fl aktë e këngëve të saj.

Poni gjithashtu takoi dhe banorët e tjerë, duke i uruar suksese. Mirëpo, duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, pasi kur ka dal nga shtëpia, ka bërë edhe një postim në Instagram.

Ajo e konsideron “Big Brother” një eksperiencë që kërkon guxim dhe do të kujtojë gjatë shikimin e banorëve.

“Mbas nje vizite ne Big Brother ku perfshihesh nga emocione, qe nuk di si ti kalosh. U binda dhe njehere qe banoret kur jane te izo luar kane nevoje me shume per dashuri se ata qe jane jashte. Shikimet e tyre do me mbesin gjate ne memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte te me pyeste, behet atje jashte a na duan ndonje cike apo kemi bere gabime. O zot nje eksperience qe do guxim.

Ate kohe qe me kishin lene ne dispozicion mbas perqafimeve me Beniaden , jam e lumtur qe shke mbeva me te gjjthe nga nje fjale. Sepse e di qe Beniada eshte ajo zemra e paster qe nuk do ndihej kurre keq per kete. Kurseni fjalen e keqe sepse na kane dhuruar shume emocion dhe meritojne shume dashuri Guximtaret tane te BBV Beniada doja te flisja gjate me ty por kur te dalesh jashte do jesh ti e ftuara ime kete here”, ka shkruar Poni.

Poni ka një mesazh pas surprizës në Big Brother: Shikimet e banorëve do më mbesin gjatë në kujtime Read More »

Iliri nuk i mban dot lotët teksa dëgjon këngën e vajzës së tij

Iliri është surprizuar paraditen e sotme teksa ka dëgjuar në shtëpi këngën e vajzës së tij.

Kënga daton para disa kohësh por kjo nuk e pengoi Ilirin që të çmallej dhe të ndjente zërin e saj.

Me lot në sy, ai i prezantoi banorët me kontektin dhe prapaskenat që ky produksion përfaqson.

Banorët e tjerë u përpoqën ta ngu shëllonin në këtë moment të bukur dhe delikat.

Iliri nuk i mban dot lotët teksa dëgjon këngën e vajzës së tij Read More »

Rrëfehet ish banorja e Big Brother VIP: ‘Komshia më parë pyet për burrin sesa për mua’

Ish-banorja e “BBV”, këngëtarja Xheisara Frisku është përfolur kudo se është e martuar me burrë të moshuar. Ky thashethem qarkulloi me shpejtësi dhe thuhej se kjo ishte arsyeja pse Xheisara pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.

Edhe në këtë rast Xheisara Frisku në daljet e saj mediatike ka bërë zhurmën e saj. E njëjta gjë ndodhi së fundmi kur citohej se ajo ishte martuar për letra. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe, sipas vetë asaj, duke theksuar se kjo ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor nga ana e saj.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”.

Rrëfehet ish banorja e Big Brother VIP: ‘Komshia më parë pyet për burrin sesa për mua’ Read More »