ShowBiz

Big Mama tregon kush është ‘sheqeri’ i shtëpisë së BBV: ‘Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë…’

Big Mama ka treguar emrin që sipas së cilës duhet të fitojë Big Brother VIP. Këngëtarja ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe doli pas një sherri që pati me Antonela Berishën. Teksa finalja e madhe po afrohet, ka shumë aludime se kush do të jetë banori që do të marrë 115 mijë euro. Kush duhet të fitojë sipas saj?

“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.“, është shprehur këngëtarja.

Duke komentuar banorët brenda, Big Mama tha se Donaldi dhe Dj Pm, i cili doli javë më parë nga shtëpia, ishin sheqeri i shtëpisë. Ajo shtoi se Donaldin e shihte si partner për batuta dhe shaka, por në momentin që hyri këngëtarja në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta pasi aktori i humorit po kalonte momentet më të vështira.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.”, tha ajo.

Big Mama tregon kush është ‘sheqeri’ i shtëpisë së BBV: ‘Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë…’ Read More »

Fifi bën deklaratën e fortë në mes të koncertit për të dashurin e ri

Fifi tanimë ka zyrtarizuar lidhjen e re të dashurisë me Adis Patushin.
Edhe pse kishte ditë që përflitej për lidhjen e tyre, mbrëmë ajo i ka dhënë fund çdo gjëje duke konfirmuar kështu në koncertin e saj në Durrës lidhjen e re, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këngëtarja madje ka shkëmbyer edhe puthje me të.

Derisa publiku po brohorisnin për një puthje mes tyre, Fifi bëri një deklaratë të fortë duke e quajtur Adisin njeriun e jetës së saj.

Fifi bën deklaratën e fortë në mes të koncertit për të dashurin e ri Read More »

Konkurrenti i ‘Përputhen’ rikthehet me ish-gruan: ‘Nuk harrohet dashuria e parë’

Ai bëri bujë, sepse deklaroi që në hyrje të tij ne Perputhen se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë.

Arsimi konkurent ne “Perputhen 2” gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e safit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.

“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje.

Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë.

Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “,- tha ai te “Shqipëria Live”.

Arsimi tha se ajo ka qenë disi xheloze për hyrjen e tij në “Për’puthen” dhe atë e ka penguar hyrja e tij. Ajo e kishte menduar negativisht pjesën e të qenurit figurë publike, por më vonë u mësua.

Arsimi, shqiptar i Maqedonisë, ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.

Konkurrenti i ‘Përputhen’ rikthehet me ish-gruan: ‘Nuk harrohet dashuria e parë’ Read More »

E b*llizojnë për ngjyrën, kushëriri i Mandi Nishtullës e thotë ‘troç’: ‘O vlla jam krenar qe jam ga bel. Ndryshe s’do e kisha këtë rrylin e fytit unë’

Geni Nishtulla është një ndër artistët më të rinj që i është shtuar tregun të muzikës shqiptare.
Kushëriri i këngëtarit të këngës tallava, Mandi Nishtullës, së fundmi ka vendosur që që të reagoj për herë të parë për bu llizimin që i bëhët në rrjet për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës.

Geni e thotë me plot gojë se sa krenar ëshë që është “ga bel”.

“O vlla jam krenar qe jam ga bel. Ndryshe s’do e kisha këtë rrylin e fytit unë” u shpreh ai në “Expuls”.

E b*llizojnë për ngjyrën, kushëriri i Mandi Nishtullës e thotë ‘troç’: ‘O vlla jam krenar qe jam ga bel. Ndryshe s’do e kisha këtë rrylin e fytit unë’ Read More »

Donaldi bën deklaratën e papritur, ja çfarë thotë për Einxhel

De bati i ashpër midis Donaldit dhe Einxhel ka vazhduar të komentohet jo vetëm nga jashtë, por edhe brenda shtëpisë.

Së fundmi, gjatë një bisede me Beniadën dhe Monikën, Donaldi ka shprehur edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me këtë situatë.

Ai ka shprehur se Einxhel nuk kishte pse e hapte këtë bisedë në këtë pikë të lojes, duke thënë se është një veprim dashakeq e i panavojshëm.

“ Çdo gjë mund ta kem bërë, gjithçka, gjithçka. Por asnjë gjë nga ato që tha nuk ishte e nevojshme që të hapej tani nga ajo. Sidomos për të parën. Pse duhet ta bënte këtë? Pse nuk e bërë që në fillim?”

Ndërkohë, Beniada u shpreh se si ai, si Einxhel kanë qenë duke analizuar gjithësecilin.
Nga ana tjetër, Donaldi tha se dhe ai mund të thotë shumë gjëra për Einxhel, por ka zgjedhur mos të shprehet,

“Unë mos ta them atë që shikoj? Kështu e shikoj. Ajo donte diçka që të nxirrte diçka që të dilte kundra meje duke e shpikur, diçka që ne nuk e vërtetojmë dot, në një mënyrë shumë dashakeqe. Ka përmendur emra të tjerë këtu brenda.”- replikoi ai.

“Unë mund të kem shumë gjëra për thënë për atë, shumë gjëra, por nuk dua , nuk më duhet, nuk më intereson. Më mjafton njeriu që shikoj këtu brenda.”- përmbylli aktori i humorit.

Donaldi bën deklaratën e papritur, ja çfarë thotë për Einxhel Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar i habit të gjithë me ato që tregon: ‘Kam shitur kokoshka në rrugë’

Një rrëfim ndryshe ka ardhur nga këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Ai rrëfyer në një intervistë për “Ora News” jetën e tij që nga fëmijëria duke treguar detaje të panjohura më parë.

Këngëtari i njohur i shoëbizit shqiptar, ka zbuluar se ka filluar të punojë në një moshë fare të vogël, vetëm 8 vjeç, duke shitur kokoshka.

“Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”, tha Shpat Kasapi.

Gjithashtu Shpati, rrëfeu se ka qenë një fëmijë problematik, pasi edhe e kanë përjashtuar nga shkolla.

“Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi është ma fishkëllente ndonjë (qesh)”

Kujtojmë se Shpat Kasapi u bë baba para disa ditësh, pasi erdhi në jetë djali i tij.

Këngëtari i njohur shqiptar i habit të gjithë me ato që tregon: ‘Kam shitur kokoshka në rrugë’ Read More »

Ja çfarë do të ndodhë më 18 shkurt, zbulohet surpriza e finales së madhe të BBV

Finalja e madhe e “Big Brother VIP” është caktuar të jetë në 18 shkurt, dhe u përfol se surpriza e parashikuar në atë mbrëmje, do të ishte prania e kryeministrit Edi Rama.
Por duket se nuk është kështu.Burimet e “Vip Magazine” pranë produksionit bëjnë me dije se në natën finale është menduar dhe si një “koncert” nga këngetarët e këtij Big Brother.Fifi, Semi, Arditi, Sheila, Sabiani, Trixa apo dhe DJDagz dhe Pm do të publikojnë kengët e tyre te reja në finalen e madhe.

Prpozimi për ta shtyrë finale deri në 18 shkurt u bë nga “Vëllai i Madh” dhe banorët e pranuan me përfitimin e 10 mijë eurove për secilin finalist.

Deri tani finalisti i parë është zgjedhur Iliri dhe aludohen për finale Donaldi, Beniada dhe Arjola.

Ja çfarë do të ndodhë më 18 shkurt, zbulohet surpriza e finales së madhe të BBV Read More »

Poni flet për përballjen me banorët e BBV: ‘Shikimet e tyre do më mbesin gjatë në memorie’

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni ishte mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother për të surprizuar Beniadën, e cila është një fanse e flaktë e këngëve të saj.

Poni gjithashtu takoi dhe banorët e tjerë, duke i uruar suksese. Pas daljes nga shtëpia, Poni ka bërë një postim në rrjete sociale ku tregon se do ta kujtojë gjatë shikimin e banorëve dhe i quan ata guximtarë.

“Mbas nje vizite ne Big Brother ku perfshihesh nga emocione, qe nuk di si ti kalosh. U binda dhe njehere qe banoret kur jane te izoluar kane nevoje me shume per dashuri se ata qe jane jashte.

Shikimet e tyre do me mbesin gjate ne memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte tme pyeste- Ç’behet atje jashte a na duan ndonje cike apo kemi ber gabime?

O Zot nje eksperience qe do guxim. Ate kohe qe me kishin lene ne dispozicion mbas perqafimeve me Beniaden, jam e lumtur qe shkembeva me te gjjthe nga nje fjale. Sepse e di qe Beniada eshte ajo zemra e paster qe nuk do ndihej kurre keq per kete.

Kurseni fjalen e keqe sepse na kane dhuruar shume emocion dhe meritojne shume dashuri guximtaret tane te BBV. Beniada doja te flisja gjate me ty por kur te dalesh jashte do jesh ti e ftuara ime kete here”, shkruan Poni.

Poni flet për përballjen me banorët e BBV: ‘Shikimet e tyre do më mbesin gjatë në memorie’ Read More »