Opinionisti Arbër Hajdari , mbrëmjen e djeshme duke darkuar me banorët e “Big Brother VIP” në një moment i drejton një pyetje aktorit Donald Veshaj, se përse ka ndejtur vetëm disa ditë.
“Po ti ç’pate që rrije ca ditë vetëm, ju s’jeni a rmiq, thua se keni be tejën” i tha Arbri.
Donaldi ja kthen përgjigjen duke mos dashur të flas shumë për atë temë, dhe i thotë se ishte situatë që e kishte lënduar
“Janë ca gjëra që të v rasin” tha Donaldi.
De bati i ndodhur një javë më parë në BBV, mes dyshes Donald dhe moderartores Einxhel Shkira ka krijuar brenda shtëpisë një lloj distancimi mes banorëve.
Big Brother Albania është reality show më i ndjekur në televizionet shqiptare. Intrigat, debatet mes banorëve, romancat dhe ngjarjet interesante të cilat ndodhin brenda mureve të shpisë së “Vëllait të Madh” prej vitesh kanë “mbërthyer” shqiptarët sy dhe veshë para ekranit.
Çdo vit persona të panjohur për publikun kanë vendosur që jetën e tyre ta shfaqin para mijëra shqiptarëve. Dikush duke ndjekur një strategji dhe dikush tjetër duke treguar atë si është në të vërtetë, qindra banorë kanë luajtur për çmimin e madh, atë prej “100 MIJË EURO”.
Këtë vit për herë të parë në vendin tonë, ndryshe nga vitet e tjera, shtëpisë më të famshme në Shqipëri ju bashkuan figura të njohura të ekranit shqiptar. Ndonëse kurioziteti i fansave ka qenë më i madh, Vip-at tanë nuk kanë zbehur famën dhe rrugëtimin e banorëve para tyre.
Të gjithë e mbajnë mend fituesin e “Big Brother 1” Arbër Çepanin. Arbëri, një djalë i zgjuar i cili gjithmonë hapte tema interesante në shtëpi. Ai është i pari dhe i vetmi nga fituesit e Big Brother, që çmimin e fituar e çoi për bamirësi.
“Big Brother 2” përfundoi me fitoren e Qetsor Ferunajt. Një lojtar shumë I fortë, i cili shkaktonte debate dhe me zgjuarësinë e tij arrinte që të dilte fitimtar pothuajse në çdo debat në shtëpi. Që në ditët e para të hyrjes në shtëpi Qetsori pikasi për shkak të epitetit ‘lider’ që i vuri vetes, por që ishte aftësi e tij, që arriti ta mbajë këtë titull deri në fund të edicionit kur u shpall dhe fitues.
Fituesi i “Big Brother 3” ka qenë Jetmir Salaj, një tjetër vlonjat i cili do të rrëmbente trofeun. Jetmir Salaj ishte 26-vjeçari që kishte jetuar disa vite në Itali. Edhe pse shpesh ai ishte tendencioz dhe “grindavec”, Jetmiri ishte djali që kishte një mendim për çdo gjë.
Ermela Mezuraj do të ishte fituesja e parë femër në Big Brother. Sërish një fituese nga Vlora, Ermela ishte vajza e cila me karakterin dhe guximin e saj cilësohej si vajza që “s’ja hante qeni shkopin”. E drejtpërdrejtë, pa komplekse, e gatshme për t’u përballur me këdo, ajo arriti që të triumfonte në “ Big Brother 4”.
Arbër Zeka ishte shqiptari i Kosovës i cili ndonëse u fut në gjysmë të edicionit, arriti që të fitonte zemrat e publikut. Arbëri ishte konkurrenti i cili triumfoi çmimin e madh në vitin e pestë të rrugëtimit të “Big Brother”.
Edhe nëse keni pasur plan që ta harroni, Anaid Kaloti është kujdesur ndër vite që të ngelet në mendjen e shqiptarëve. Me komentet e tij epike dhe deklaratat e forta nëpër studio televizive, Anaidi, ndryshe nga fituesit e tjerë të Big Brother ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Një djalë strategjik, I drejtpërdrejtë dhe çapkën, asoj kohe fitoi vëmendje dhe për shkak të lidhjes që krioi brenda shtëpisë me një vajzë, e cila jashtë kishte një tjetër lidhje. Anaidi duket se e shftrytëzoi në favor të tij këtë fakt dhe ia arriti të dalë fitues i çmimit prej 100.000 milionësh.
Nevila Omeri është fituesja e “Big Brother 7”. Vajza nga fshati Sos e cila që prej momentit të parë që hyri në shtëpi preku zemrat e shqiptarëve me historinë e jetës së saj. E rritur jetime në një shtëpi fëmijësh, Nevila duket se ishte tipi i konkurentes që i kishte munguar këtij reality-shoë. Megjithatë Nevila nuk kërkoi asnjëherë që historinë e saj ta përdorte për të fituar zemrat e publikut, pasi atë jeta e vështirë e kishte thyer në një lojtare të fortë brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Një ndër djemtë më simpatike që kanë patur edicionet e Big Brother, do të ishte Vesel Kurtishaj. Djali nga Kosova, arriti të tregonte që nuk ishte vetëm I bukur por edhe I zgjuar, duke “rrëmbyer” kështu çmimin e madh në edicionin e 8 të Big Brother.
E veçanta e edicionit të 9 të Big Brother ka qenë se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, konkurrentët do të luanin si “çift”. Edhe pse nuk njiheshin me njëri-tjetrin, brenda shtëpisë të vëllait të madh këtë edicion pati shumë romanca. Një ndër çiftet të cilët arritën të dashuroheshin me njër-tjetrin ishin dhe Fotini me Danjelin. Të cilët përveçse fituan njëri-tjetrin, u shpallën dhe fitues në edicionit të 9 të Big Brother Albania.
Edhe këtë vit e gjithë vëmendja e mediave dhe fansave është zhvendosur në “Kashar”, aty ku dhe ndodhet shtëpia më e famshme e “Vëllait të Madh”. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar 4 finalistët, lart e poshtë po thuhet se fituesi mund të jetë Donaldi. Por, ka dhe nga ata të cilët bëjnë tifozllëk për Ilirin. Se çfarë do ndodhë dhe kush do e fitojë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presin datën 18 shkurt, atëhere kur do të mbahet dhe finalja e madhe.
Në këto ditë të fundit “Vëllai i Madh” i’u jep mundësinë atyre t’ja kalojnë sa më bukur me njëri tjetrin por edhe me të dashurit e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
“Vëllai i Madh” ka menduar se çdo ditë të organizojnë darka në shtëpi me miq dhe familjar por për këto takime duhet të paguajnë me para të cilat i zbriten çmimit të madh.
Mbrëmë në spektakël, Einxhel Shkira dha një propozim që shumta prej 15 mijë eurove e shtuar javën e kaluar në çmimin e madh të hiqet, dhe të shtohet një finalist më shumë, duke u bërë kështu 5.
Arbana Osmani tha se këtë propozim Vëllai i Madh do ta shqyrtojë dhe do t’ju jap një njoftim zyrtar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme, ka qenë Donaldi ai i cili ka lexuar zarfin e Vëllai të Madh, ku thuhej se ky vendim nuk ka ndryshuar.
“Big Brother ju njofton se vendimi për 4 finalistë mbetet i ndryshuar”, thuhej në zarf.
Kujtojmë se tani dy finalistët e parë janë Iliri dhe Beniada, derisa një televotim është hapur për dy finalistët e tjerë mes Donaldit, Einxhelit, Arjolës dhe Monikës./Reporteri.net/
Monika Lubonja është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo është vlerësuar shpesh herë për çiltërsinë e saj, përshtatjen me njerëz shumë më të rinj në moshë si dhe për natyrën e saj gazmore.
Se është pa komplekse, aktorja Lubonja e ka treguar shpesh herë me ekspozimin në veshje, edhe gjatë kohës kur ndodhej e vëzhguar nga telekamerat.
Të mërkurën, banorët kanë pasur për detyrë javore që të ndajnë kokrrat, ku janë sfiduar që të bëjnë diferencimin e tyre një e nga një.
Monika është parë në një moment gjatë ditës, kur nga i nxehti ka hequr bluzën dhe është shfaqur vetëm në reçipeta.
Ajo ka ekspozuar gjo ksin e saj para kamerave të shtëpisë, me ç’rast edhe banorët e tjerë i janë bashkuar për të krijuar disa situata humori.
Ka qenë Donaldi ai i cili në një moment ka shkruar t’i pr ekë gjo ksin aktores, duke parë që ajo po i derdhte kokrrat mbi reçipetat e saj.
Situata në fjalë është komentuar me të madhe nga ndjekësit e spektallit në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Sot, banorët e Big Brother kishin një lojë ku duhet të zbulonin disa lajme nëse janë të vërteta të vërteta ose jo. Ndër ta ishte dhe nëse Bora Zemani është shpallur njeriu i vitit, për të cilën Donaldi mendon se është e vërtetë.
Pavarësisht historisë së tyre dhe bujës që bëri lidhja e aktorit të humorit me Beatrix Ramosaj, ai është shprehu i bindur se moderatorja e famshme mund të jetë shpallur “Njeriu i vitit”. Duke biseduar me banorët lidhur me këtë, ai tha se lajmi mund të jetë i vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Arjola Demiri: Bora Zemani shpallet njeriu i vitit për 2021…
Advertisements
Einxhel Shkira: Unë s’e besoj…
Monika Lubonja: Kjo mund të jetë e vërtetë sepse ajo ka qenë shumë e klikuar
Einxhel Shkira: Nuk e besoj sepse në vitet në vijim janë shpallur njerëz të politikës
Beniada Nishani: Po mund të jetë
Donald Veshaj: Patjetër që mund të jetë…Po çfarë janë portale, cila është njësia matëse?
Einxhel Shkira: Top Channel zakonisht e bën, por nuk e di nëse është e TOP kjo.
Beniada Nishani:Për mua vendoseni po.
Donald Veshaj: Patjetër që po, për mua po.
Einxhel Shkira: Kanë qenë shumë emra ndër vite, ka qenë Rama, Bozo, Pipero, janë njerëz që kanë pasur një X kontribut…