ShowBiz

Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP? Arbana Osmani zbulon surprizën e radhës

Prej disa muajsh Arbana Osmani i është përkushtuar formatit “Big Brother”, të cilit iu rikthye pas disa vitesh mungesë. Arbana është shprehur shumë e lumtur për shikueshmërinë e lartë që ka patur ky format duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga prapaskena.
“Jam shumë e lumtur, krenare dhe pafund mirënjohëse. Kam shijuar çdo pjesë. Jam me fat që bëj punën që dua me njerëzit që dua”, shkruan Arbana.

Po çfarë presim pas Big Brother? – “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë”, përgjigjet moderatorja.

Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP? Arbana Osmani zbulon surprizën e radhës Read More »

Ja kuptimi i karafilave që Romeo i hodhi Donaldit me helikopter

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë i ftuar Elgid Doda. Këngëtari foli rreth projekteve të tij, por nuk mund t’i shpëtonte dot edhe pyetjeve në lidhje me Donald Veshajn. Miku i vëllezërve Veshaj u pyet për surprizën që Romeo i bëri Donaldit me helikopter, ku edhe i hodhi qinda karafila të kuq.
Elgit Doda tregon kuptimin e karafilave të Romeos për Donaldit

Pas kësaj të gjithë ishin kuriozë të dinin kuptimin dhe simbolikën pas tyre, pasi të shumtë ishin ata që menduan se karafilat e hedhura kishin lidhje me ditën e përvjetorit të Donaldit me Borën.

Romeo ndërmerr një vendim të rëndësishem për Borën dhe Donaldin – GazetaBlic

Por, sipas Elgidit karafilat nuk kishin lidhje me moderatoren.
Pjesë nga intervista:

Fatma: Jemi shumë kuriozë të dimë. E gjithë dynjaja kishte një pyetje, që e shoqëroi bashkë me klipin e Romeos kur i hodhët karafilat Donaldit. Çfarë kuptimi kishte karafili? Se shumë mesazhe thanë që ishte një simbol për ditën e përvjetorit. (e Donaldit dhe Borës)

Elgidi: Karafilat u hodhën ndaj Donaldit, sepse ashtu i hodhën edhe El Chapo-s.

Ja kuptimi i karafilave që Romeo i hodhi Donaldit me helikopter Read More »

Tan Brama tregon emrin e këngëtares shqiptare që nuk e pagoi

Dritan Brama këtë të enjte ishte i pranishëm në ‘Abc e Pasdites’, ku foli për eksperiencën e tij televizive në Big Brother.
Ai nënvizoi se nëse do të kishte qenë që në fillim do të mund të ishte më e mundur arritja deri në finale sepse në atë moment loja ishte shumë e fortë.
Tashmë ai cilësohet si Tani i Bigut dhe jo koreografi, gjë të cilën e pëlqen shumë, por theksoi se nuk e priste që do kishte kaq shumë komente pozitive.

“Të gjithë më thonë “pse nuk hyre më përpara”, po të kisha filluar që nga dita e parë do kisha arritur me Tanin e vërtetë, sepse jam i kalitur me durimin”.
Ndërkohë, i pyetur nga Ermali nëse ishte penduar që tha përpara dhjetëra kamerave se disa artistë nuk ishin treguar korrekt me të duke mos e paguar.

“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”.

Teksa Ermali insistoi të mësonte më shumë për artisten, Tani pranon që artistja që nuk e ka paguar ishte Arilena. “Sigurisht Arilena”, pohoi ai.

Tan Brama tregon emrin e këngëtares shqiptare që nuk e pagoi Read More »

Spartak Ngjela i komenton këngëtares së njohur vlonjate: ‘Bukuri e veçantë femërore’

Spartak Ngjela njihet për analizat e tij për politikën shqiptare, por jo vetëm. Avokati është i njohur edhe për shijet e tij përsa i përket femrave të ekranit të cilat nuk nguron t’i komplimentojë.

Komplimentat e tij i janë drejtuar herë pas here Bora Zemanit, e më pas një gazetareje shqiptare, por tashmë rradhën e ka këngëtarja shqiptare Rovena Brahimi.

Ai ka lënë një koment në një foto të saj në rrjete sociale duke e konsideruar si një bukuri të veçantë femërore.

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, i komenton Ngjela.

Spartak Ngjela i komenton këngëtares së njohur vlonjate: ‘Bukuri e veçantë femërore’ Read More »

Arbana Osmani zbulon surprizën e radhës/ Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP?

Prej disa muajsh Arbana Osmani i është përkushtuar formatit “Big Brother”, të cilit iu rikthye pas disa vitesh mungesë. Arbana është shprehur shumë e lumtur për shikueshmërinë e lartë që ka patur ky format duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga prapaskena.

“Jam shumë e lumtur, krenare dhe pafund mirënjohëse. Kam shijuar çdo pjesë. Jam me fat që bëj punën që dua me njerëzit që dua”, shkruan Arbana.

Po çfarë presim pas Big Brother? – “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë”, përgjigjet moderatorja.

Arbana Osmani zbulon surprizën e radhës/ Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP? Read More »

Monika Lubonja bën deklaratën e papritur ndaj produksionit të BBV/ Çfarë ndodhi?

Gjatë “PRIME”-t të kaluar të ditës së martë pati një sërë emocionesh dhe surprizash nga “Vëllai i Madh” për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Konkretisht, Donaldit, Ilirit dhe Einxhel i janë mundësuar disa oferta të rëndësishme që i kanë çuar një hap para nga ana profesionale.

Stafi i “Top Channel” ka surprizuar konkurrentët, duke i dhënë Donaldit dhe Einxhel mundësinë për moderim të emisioneve të tyre, ndërkohë që Iliri do të jetë imazhi i “Digitalb”

Monika, nga ana tjetër ka marrë gjithashtu një surprizë mjaft të këndshme, ku iu dhurua një garderobë plot me fustane.

Megjithatë, duket se kjo surprizë nuk i ka pëlqyer shumë aktores, e cila, ditën e sotme, gjatë një bisede në oborr me Donaldin dhe Beniadën, duket sikur po ‘ironizon’ surprizën e saj.

Ajo është shprehur se dëshira e saj nuk është vetëm të ketë rroba, duke e konsideruar këtë gjë vetëm si një ‘hobby’ e si pasion të sajin.

“Dëshira ime është vetëm rrobat? Unë e kam thënë si ‘hobby’-n tim po, që e kam pasion veshjen as që nuk diskutohet fare. Absolutisht e kam pasion, ashtu sic kam pasion të shkoj në verë dhe të rri aty në plazh, në det. Mbaroj!”- ka ironizuar ajo.

Monika Lubonja bën deklaratën e papritur ndaj produksionit të BBV/ Çfarë ndodhi? Read More »

Beatrix zbulon me kë shkëmbente mesazhe gjatë spektaklit

Trixa ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në ‘BBV”, gjatë gjithë kohës ajo është parë me telefon në dorë, e cila incizonte disa pjesë interesante.
Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.

Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, eshtë gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.

Beatrix zbulon me kë shkëmbente mesazhe gjatë spektaklit Read More »

‘Arbana Osmani është shtatzënë’? Fotoja që po ‘d jeg’ rrjetin

Arbana u shfaq si gjithmonë elegante dhe me klas në puntatën e të martës në “Big Brother VIP”. Mirëpo ndjekësit e saj janë të bindur se moderatorja është shtatzënë për herë të tretë.

Në postimin e fundit të Arbanës, ku ajo shfaqet me look-un e të martës, një fustan i zi me rrip dhe me dekoltenë e hapur, ndjekësit komentojnë se janë të sigurt që ajo është në pritje të ëmbël.

“Pse kam pershtypjen qe je shtatzene?”, e pyet një ndjekëse. “Është”, ia kthen një tjetër. Komentet më poshtë vazhdojnë duke aluduar se kjo është arsyeja pse Arbana është shfaqur e veshur me të zeza në puntatat e fundit, për të fshehur shtatzëninë.

“Prap me te zeza 6 Prime me te zeza”, i komenton një ndjekëse. “Është shtatzënë s’e sheh”, i replikon një tjetër.

“Dukesh që je shtatzënë”, shkruan një tjetër komentues. “Ashtu mendoj edhe une. Keto primet e fundit vetem me te zeza”, “100% … Jam shume e bindur”, vazhdojnë komentet, të cilave Arbana ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.

‘Arbana Osmani është shtatzënë’? Fotoja që po ‘d jeg’ rrjetin Read More »