ShowBiz

A është e vërtetë?/ Del fotoja që nxjerr zbuluar ma shtrimin e produksionit të Big Brother

Ilir Shaqiri fitoi parmbrëmë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në ‘Big Brother Vip’, në një spektakël maratonë. Dihej që be teja e tij me Donaldin ishte shumë e fortë dhe të dy ishin favoritë për të fituar, por në fund Arbana lexoi emrin e Ilirit.

Menjëherë pas spektaklit filluan pakënaqësitë e para nga mbështetësit e Donaldit, duke aku zuar produksionin e BBV për padrejtësi.

Ka dhe nga ata zëra që thonë që Lori Hoxha, producentja e BBV’, lau ‘borxhin’ e vitit 2014, ku Iliri Shaqiri i dha vendin e parë në “Dancing with the stars”, ku shumica e publikut mendonte se i takonte Flaka Krelanit.

Edhe këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, ka reaguar dje publikisht përmes disa postimeve në Instastory ku ironizon Ilirin dhe Lori Hoxhën.

Por le të ndalemi tek votat e Donaldit dhe Ilirit. Arbana tha gjatë spektaklit se kanë ardhur mbi 400 mijë vota, duke treguar kështu interes mjaft të madh për këtë finale.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku thuhet se janë votat e vërteta të 4 finalistëve dhe nga ajo që shohim aty, Donaldi është shumë para me vota ndaj Ilirit.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo foto, por ajo që dimë është se disa portale dhe media serioze në vend i kanë dërguar email AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), për të zbardhur votat që kanë marrë Iliri dhe Donaldi, po deri tani nuk ka asnjë kthim përgjigjeje nga ky institucion.

Kujtojmë se sipas legjislacionit shqiptar, institucioni i AKEP-it e ka për detyrë t’i kthejë përgjigje çdo qytetari shqiptar që kërkon të dijë a ka vajtur në vendin e duhur vota e tij apo jo për spektakle të tilla televizive si BBV.

A është e vërtetë?/ Del fotoja që nxjerr zbuluar ma shtrimin e produksionit të Big Brother Read More »

A i gjeti burrë daja Pashuk? Beniada zbulon cfarë ka ndodhur pas daljes nga BBV

Banorët kanë nisur jetën post BBV. Paloma ka postuar disa video me Beniada Nishanin, të cilës i kërkon që t’u thotë diçka fansave të saj që e pyesin për të.

“Faleminderit të gjithëve. Ju përqafojmë shumë, ju duam”, thotë modelja, e cila është e qeshur në çdo moment, ashtu si ishte edhe në BBV.

Më pas gazetarja e njohur e ngacmon atë me një pyetje: “A të gjeti daja Pashuk burrë, apo jo?”. “Akoma jo, po pres, po pres”, përgjigjet Beniada Nishani.

Beniada ishte një nga 4 finalistet e BBV, ajo la shtëpinë e para nga finalistët të premten e 18 shkurtit, por gjithmonë do mbahet mend si një nga banorët që i kanë dhënë më shumë pozitivitet këtij BBV.

A i gjeti burrë daja Pashuk? Beniada zbulon cfarë ka ndodhur pas daljes nga BBV Read More »

Çfarë do të ndodhë të hënën në darkë tek ‘Plaza’? ‘Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit’

Big Brother VIP mori fund mbrëmjen e së premtes dhe fituesi është Ilir Shaqiri

Big Brother VIP nuk mbaron me kaq, pasi produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 21 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.

“Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit pa presion e kamerave dhe pa limit alkooli. Ju ftojmë të festojmë suksesin e sezonit të parë” – shkruhet në mesazhin e produksionit.

Kjo do të thotë se festa brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte vetëm pjesa e parë. Festa e vërtetë është pasnesër.

Çfarë do të ndodhë të hënën në darkë tek ‘Plaza’? ‘Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit’ Read More »

Beniada fitoi zemrat e shqiptarëve, por çfarë mendimi ka Bujar Nishani për mbesën e tij

Para se të bëhej pjesë e Big Brother Vip, Beniada njihej nga mediat si mbesa e ish Presidentit, Bujar Nishani.

Mirëpo, pas hyrjes në shtëpinë më të famshme epiteti si “mbesa e Nishanit” u harrua dhe Beniada fitoi zemrat e shqiptarëve.

Por çfarë mendon tani ish-Presidenti i Shqipërisë për mbesën e tij e cila u përfshi në një nga emisionet më të bujshme në vend.

Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij ku shkruan: Kush ka vajza botën ka. Sigurisht, që komentet në këtë foto për Beniadën nuk kishin si të mungonin.

Një ndjekës ka komentuar mbi foto “Beniada më e mira”, dhe Nishani ka rënë dakort me të duke i dhënë “like” komentit.

Beniada fitoi zemrat e shqiptarëve, por çfarë mendimi ka Bujar Nishani për mbesën e tij Read More »

Gruaja dhe vajza mesazh Ilirit pas fitores: ‘Je shembull për ne’

Emanuela, gruaja e Ilir Shaqirit dhe vajza e tyre Emily kanë reaguar për herë të parë pas fitores së balerinit. Iliri mori çmimin prej 100 mijë eurosh pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar balerinin mirëpo mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gruaja dhe e bija.

Emanuela ka publikuar një foto nga momenti që merr çmimin krahas së cilës ka shkruar: “Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, është shprehur Emanuela.

Ndërkohë e bija ka shkruar: “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”.

Gruaja dhe vajza mesazh Ilirit pas fitores: ‘Je shembull për ne’ Read More »

Sabiani ‘ankohet’ për Ilirin: Si do ja bëj unë, sa doli me kritika

Miqësia që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vijon edhe më e fortë pas përfundimit të reality show-t. Është fjala për Sabianin dhe Ilir Shaqirin, të cilët shfaqen kudo bashkë.

Mëngjesin e sotëm ata kanë postuar disa video, ku shfaqen së bashku në makinë.

“I thashë Sabit se kur i jepet makinës nuk duhet të merret me telefon”, dëgjohet të thotë Iliri, ku më pas këngëtari i njohur shton: “Sa doli me kritika, si do ja bëj unë me këtë nuk e di”.

Duke qeshur balerini i thotë se “s’kemi ç’të bëjmë do e durojmë njëri-tjetrin”, ndërsa Sabiani ia kthen: “Unë do të duroj nuk bëhet fjalë. Po sa doli, mos telefonin në makinë, mos këtë, mos atë. Është i rregullt”.

“Ja nxiva jetën”, thotë balerini pastaj, ku Sabi shton: “Urdhri zbatohet, nuk diskutohet”.

Më pas Iliri falënderon të gjithë ata që i kanë shkruar dhe do t’u përgjigjet të gjithëve një nga një, pasi janë shumë mesazhe.

Sabiani ‘ankohet’ për Ilirin: Si do ja bëj unë, sa doli me kritika Read More »

Fitoi Big Brother VIP, vajza dhe gruaja kanë disa fjalë për Ilirin: Je shembull për mua!

Ilir Shaqiri është fituesi i çmimit të madh të edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Balerini i njohur ishte i pari që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe i fundit që fiku të gjitha dritat e saj.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përshëndetur, madje edhe disa ish-banorë që kanë bërë një pjesë të rrugëtimit së bashku.

Por sigurisht mbështetjen më të madhe e ka marrë nga bashkëshortja Emanuela Morini dhe vajza, Emily Shaqiri. Në finalen e madhe e shoqja ishte e pranishme e madje i bëri edhe surprizën e fundit brenda shtëpisë, ndërsa e bija për shkak se ishte e infektuar me Covid-19 e kishte të pamundur që të vinte në Tiranë.

Pavarësisht kësaj, ato i kanë bërë dedikime të ndryshme në rrjetet sociale. Edhe pas shpalljes së tij fitues i BB VIP, Emanuela dhe Emily, kanë treguar se sa krenarë janë për të.

“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që nd ezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i f iku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, shkruan Morini bashkëngjitur me foton ku shfaqet balerini me çekun e madh dhe moderatoren e njohur, Arbana Osmani.
Ndërsa e bija shkruan: “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”.

Fitoi Big Brother VIP, vajza dhe gruaja kanë disa fjalë për Ilirin: Je shembull për mua! Read More »

Ish-banorja e ‘Big Brother’ ndan lajmin e madh me ndjekësit

Ish-banorja e edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”, Gerta Shino, pas daljes së saj nga shtëpia, hapi kanalin e saj në Youtube, ku ndan detaje të jetës.
Së fundmi, ajo ka treguar se po pret të bëhet nënë për herë të parë. Kjo ishte arsyeja pse Gerta nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale, pasi e kishte pasur të vështirë ta ndante këtë lajm me ndjekësit e saj.

Prej kohësh, Gerta jeton në Norvegji me partnerin e saj Florentin dhe në Youtube ndajnë vazhdimisht momente të bukura nga jeta me njëri-tjetrin, video me rengje, rrëfime serioze e batuta.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” u shpreh se ndihet shumë e lumtur që familja e tyre po zgjerohet. Mirëpo, ajo vendosi të mos na e tregojë ende në cilin muaj të shtatzënisë është dhe çfarë gjinie ka bebushi i saj.

Megjithëse e kishin realizuar “baby gender reveal party”, Gerta Shino ka vendosur që pas disa ditësh ta ndajë me ne këtë lajm shumë të bukur, duke na shuar kështu kuriozitetin të gjithëve.

Ish-banorja e ‘Big Brother’ ndan lajmin e madh me ndjekësit Read More »