ShowBiz

Iliri bën deklaratën e fortë: ‘Unë dhe Donaldi s’mund të jemi miq’

Të premtën e kaluar ka përfunduar “Big Brother VIP”, ku fitues doli balerini, Iliri Shaqiri.

Dy rivalët më të fortë të këtij edicioni ishin Iliri dhe Donaldi, shkruan lajmi.net.

Të dy bashkë kanë pasur përplasje të mëdha brenda shtëpisë.

Iliri sot i ftuar në “Ftesë në 5”, ka folur rreth raportit të tij me Donaldin.

“U takuam te festa dje edhe kaq. Ndodhi ajo që unë faktikisht i kam thënë Donaldit në shtëpi, që ne të dy nuk mund të jemi miq jashtë. Ndërsa ai thoshte se ne të dy mund të jemi miq jashtë sepse ‘ti jashtë do jesh ndryshe””, tha Iliri në intervistën e tij.

Iliri ishte njëri ndër banorët më favoritë për të fituar edicionin e parë të “Big Brother VIP”./Lajmi.net/

Iliri bën deklaratën e fortë: ‘Unë dhe Donaldi s’mund të jemi miq’ Read More »

Monika Lubonja nd ez festën e ‘Big Brother VIP’

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në festën që ‘Top Channel’ kishte përgatitur për banorët e ‘Big Brother VIP’.

Të ftuar kanë qenë banorët e shtëpisë, por nuk kanë munguar as figurat e njohura të ekranit, apo bashkëpunëtorë të BB VIP.

Shpirti i kësaj feste ka qenë pikërisht Monika. Në postimet në rrjetet sociale, vihet re se ajo ka kërcyer përgjatë gjithë natës duke e shijuar festën.

E më e nxehtë është bërë situata, teksa ajo ka performuar për pilotin e saj. E ashtu si duket, gjatë kërcimit ai e ka mbajtur në krah aktoren e njohur.

Monika Lubonja nd ez festën e ‘Big Brother VIP’ Read More »

Beniada flet për herë të parë: ‘Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë por ka një pr oblem’

Një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada ka fituar zemrat e publikut shqiptar me harmoninë dhe personalitetin e saj të ve çantë.

Me përfundimin e “BB VIP”, ajo ka nisur daljet e para televizive ku ka rrëfyer eksperiencën e saj në format.

Pasditen e sotme, në “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, Beniada ka folur lidhur me shoqëritë e krijuara në format, duke thënë se ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të ruajë kontaktet, si Big Mama, Arditi, Einxhel etj.

Ajo theksoi se e vlerëson shumë atë si karakter, duke thënë se i vetmi ‘problem’ që ai ka është se e përdor shumë zemrën. Teksa tha se sipas saj ai ka karakter të fortë, Beniada u shpreh nuk ka ndonjë pëlqim për më shumë për të, ashtu siç nuk ka krijuar pëlqim për asnjë nga banorët brenda shtëpisë.

“Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë. Është super djalë, por ka një p roblem që emocionohet shumë, luan me zemër dhe kur përdor zemrën mund të vr itesh. Donaldi ka shumë karakter të fortë por s’kam patur ndonjeherë ndonjë lloj pëlqimi apo afrimiteti nga ana e zemrës, vetëm e kam vlerësuar si njeri.”- është shprehur ajo.

Beniada flet për herë të parë: ‘Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë por ka një pr oblem’ Read More »

Cili është mashkulli ideal sipas saj? Beniada e thotë ‘troç’

Beniada Nishani është një nga ish banoret më të pëlqyera të BBV.

Modelja shqiptare e cila jeton e vepron në Itali erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar formatit më të shikuar nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Me energjinë dhe pozitivitetin e saj ajo arriti t’i bëjë të gjithë për vete, kështu arriti gjerë në finale.

Sot në “Ftesë në 5” Beniada ka folur me detaje për eksperiencën e saj në BBV.

Si një nga femrat më të bukura e joshëse e me linja fantastike trupore ajo arriti të bëhet edhe ëndrra e meshkujve shqiptar.

Ndërkohë u pyet nga Bieta se si duhet të jetë mashkulli ideal sipas Beniadës.

“Simpatik, me humor por jo shume, karakter të fortë, që të qetëson, i sjellshëm, një djalë që e duan gjithë gratë, ka rëndësi si punon, se lekëtt bëhen”, u shpreh Beniada./Lajmi.net

Cili është mashkulli ideal sipas saj? Beniada e thotë ‘troç’ Read More »

Shitet në ankand me çmimin ‘marramendës’ piktura e Donaldit në BBV, ja ku shkojnë të ardhurat e fituara

Në media kudo po përflitet për mërzitjen e Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e parë në “Big Brother VIP” dhe se ka anulluar emisionin “Më lër të flas”. Por duket se Donaldit nuk po i interesojnë aspak thashethemet.

Ai ka zgjedhur të ndajë një foto për fansat në Instagram duke pozuar me portretin e Ismail Qemalit të realizuar nga vetë ai në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ismail Bej Vlora”, ka shkruar Donaldi përkrah fotos ku shfaqet i buzëqeshur.
Ky portret u shit gjatë spektaklit në ankand për 12.000 euro. Të ardhurat e kësaj pikture kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve me au tizëm.

Shitet në ankand me çmimin ‘marramendës’ piktura e Donaldit në BBV, ja ku shkojnë të ardhurat e fituara Read More »

Fansat i marrin varësen e kushtueshme reperit Noizy

Reperit Noizy i kanë marrë varësen e preferuar. Gjatë një koncerti të zhvilluar në një prej klabeve të natës, ku ai është futur mes turmës në emocione e sipër.
Në këtë moment turma e njërëzve ka “shpë rthyer” dhe për disa sekonda Noizy është zhd ukur mes fansave.

Por ajo që të bën përshtypje është se gjatë momentit që reperi futet mes turmës në qafë mban një varëse të trashë, e kur del prej andej, nuk e ka më varësen në qafë.

Mos vallë “ski fterët” kanë bërë punën e tyre

Fansat i marrin varësen e kushtueshme reperit Noizy Read More »

Pas bujës së madhe, Mariana Kondi flet përsëri për Big Brother Vip

Aktorja Mariana Kondi e ka krahasuar edicionin e sapombyllur të Big Brother Vip me spektaklin e humorit “Portokalli”. Dje ajo ishte e ftuar tek “ëndërrtjerrësit“, aktorja tha se shqiptarët njëherë e një kohë linin çdo punë për të parë Portokalli, njësoj si këtë vit me Big Brother Vip.
“Siç është Big Brother sot, ashtu ishte edhe Portokallia në atë kohë. Po të pyesësh taksistët që s’ka këmbë njeriu për të martë e të premte, ashtu shkonin të dielën për Portokallinë”, tha aktorja, teksa nuk dha detaje për përmendjen e saj në Big Brother Vip nga ana e Einxhel Shkirës. Moderatorja akuzoi Donald Veshajn se nuk e kishte paguar në bashkëpunimin e tyre te “Binjakët”, ku ishte edhe Mariana Kondi, që sipas saj, njësoj si ajo nuk ishte paguar.

Pas bujës së madhe, Mariana Kondi flet përsëri për Big Brother Vip Read More »

Eduart Grishaj flet me emra se kush do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2

Regjisori Eduart Grishaj i ftuar në Wake Up këtë mëngjes përmendi se Ori Nebiaj do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2, ndërsa nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë.

Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2?

Eduart Grishaj: Po, kam edhe një emër, Ori Nebiaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.

Ori: Po do na bëni të puthemi aty ( i shkel syrin Islit).

Ai u shpreh se ata do të bëjnë disa pushime me mbylljen e suksesshme të Big Brother VIP, i cili u kthye në spektaklin më të ndjekur në vend.

Top Channel

Eduart Grishaj flet me emra se kush do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2 Read More »