ShowBiz

Fansat i kërkojnë të rikthehet me Donaldin, reagon papritur Bora Zemani

Pas ndarjes së Donaldit me Beatrixin, fansat i kanë kërkuar me ngulm aktorit të njohur të humorit që të rikthehet me moderatoren Bora Zemani.

Mirëpo Bora nuk ka reaguar asnjëherë ndaj kërkesave të fansave të saj, edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi Bora ka vendosur të thyej heshtjen, duke iu kthyer përgjigje të gjithëve atyre që e pyesin nëse do të ketë sërish një histori mes saj dhe Donaldit.

“Kur pse-ja është e qartë, si-ja është e thjeshtë”, shkruan ajo duke lënë të kuptojë se nuk do të ketë më kthim pas.

Fansat i kërkojnë të rikthehet me Donaldin, reagon papritur Bora Zemani Read More »

Çmimi i naftës kap shifrën rekord, Semi Jaupaj gjen zgjidhjen më të mirë të mundshme

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 230 lekë për litër.
Përveç faktorëve të brendshëm, një nga shkaqet kryesore është l ufta ne Ukrainë dhe san ksionet ndaj Moskës, e cila ka rritur çmimin në burën ndërkombëtare.

Kjo rritje rekord ka sjellë reagimin e Semi Jaupajt, shoqes së Bora Zemanit. Ish-banorja e BBV ka postuar disa fotografi duke pozuar në makinë ku ka treguar se si po e zgjidh pro blemin e këtij fenomeni.

“Nafta shumë e shtrenjtë ndaj zgjedh të jem pasagjere”, ka qenë përshkrimi në foto, duke treguar se Semi nuk e përdor më makinën për shkak të rritjes së çmimit.

Çmimi i naftës kap shifrën rekord, Semi Jaupaj gjen zgjidhjen më të mirë të mundshme Read More »

Merr fund miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, festa ‘vulos’ marrëdhënien

Pas përfundimit të “Big Brother” nuk janë përfolur vetëm historitë e dashurisë së çifteve të formuara në lojë, por edhe miqësitë.

Ajo që na ra në sy të gjithëve vetëm ditët e para ishte ftohja mes Arjolës dhe Monikës. Dy aktoret brenda shtëpisë ishin mikesha të ngushta, duke kaluar thuajse të gjithë kohën së bashku, por jashtë gjërat duket se kanë ndryshuar.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këtë javë Arjola Demiri ka rrëfyer detaje të reja li dhur me she rrin me aktoren e njohur, Monika Lubonja. Aktorja ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe, pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.

“Jemi takuar dhe përqafuar edhe në ‘Fun Club’, por për të dalë nuk kemi dalë, pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët. Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në ‘Fun Club’ ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ia kam kthyer, por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por mes meje dhe asaj nuk ka asnjë krisje”, ka rrëfyer Arjola.
E pyetur nga moderatorja e programit se do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo?

“Nuk ia kam numrin, flasim në ‘Instagram’”, – ka thënë Arjola. Por, duket se historia nuk është edhe kaq e qetë sa duket.

Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ishin të dyja prezente te ditëlindja e Big Mamës. Këngëtarja nga Shkupi organizoi këtë javë ditëlindjen e saj në Tiranë, ku nuk munguan disa ish-banorë.

Arjola Demiri ka qenë përgjatë gjithë mbrëmjes në shoqërinë e Ilirit, Einxhelit, Dagzit, Sabianit dhe Sarës. Monika nga ana tjetër ka ardhur më vonë në festë, duke shmangur takimin me Arjolën, por duke kaluar kohë më shumë me DJ PM dhe miqtë e tjerë.

Nga të ftuarit e mbrëmjes kemi mundur të mësojmë se dy aktoret nuk kanë kaluar asnjë moment në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ndonëse kanë qenë në një ambient, Monika dhe Arjola janë përshëndetur ftohtë, duke qëndruar në cepa të ndryshëm të ambientit.

Edhe në rrjetet sociale, në postimet e ndryshme që ato bënë, nuk ishin në asnjë vend. Duket se tifozeria e tyre për Ilirin, apo për Donaldin ka sjellë edhe në prishjen përfundimtare të raportit të ngushtë që ato të dyja krijuan brenda shtëpisë.

Duket se de batin mes tyre e dinë edhe ish-banorë të tjerë. Ka qenë Antonela, ajo që foli për këtë raport të ngrirë mes dy ish-banorëve. Gjatë debatit mes Arjolës dhe Antonelës gjatë spektaklit të post-BBV u përfshi edhe Monika.

Ishte Antonela, ajo e cila iu drejtua Arjolës, duke i thënë se, “ti i pr ishe raportet edhe me Monikën sapo dole nga BBV”. Me këtë rast Arjola iu drejtua Monikës që të thotë të vërtetën, e cila realisht është komentuar shumë pas përfundimit të “BBV” se a flasin dy mikeshat sot apo jo.

“Arjola më ka mbështetur në të gjithë rrugëtimit tim dhe ne kemi raport shumë të mirë jashtë”, u shpreh Monika, duke e dhënë përgjigjen e shumëpritur nga publiku./Panoramaplus.al

Merr fund miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, festa ‘vulos’ marrëdhënien Read More »

Habit konkurentja e ‘Love Story’: ‘I dashuri im bëri fëmijë me komshien, të gjithë e dinin përveç meje’

‘Truth ore Dare” ka qenë loja e radhës në ‘Love Story Talk”. Njëra prej vajzave, Nadege, ka zbuluar papritur historinë e saj të tr ishtë me ish-të dashurin.

E pyetur nga moderatori Eni Shehu se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka qa rë, Nadege ka zbuluar tradhëtinë e ish-partnerit të saj.

Eni Shehu: Arsyen e vërtetë përse ke qarë herën e fundit ose do pish një raki me spec që ne e qa jmë në Shqipëri.

Nadege: Hera e fundit që kam q arë edhe pse urr ej që të qaj. Në fakt kam qa rë kur ish i dashuri im shkonte me komshien time edhe për më tepër ata kanë bërë një fëmijë së bashku. Më e keqja ishte se banonin në të njëjtën ndërtesë ku të gjithë e dinin përveç meje.

Habit konkurentja e ‘Love Story’: ‘I dashuri im bëri fëmijë me komshien, të gjithë e dinin përveç meje’ Read More »

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj flet për shtatzëninë e shumë komentuar

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur pushimet bashkë me të bijën. Fotot e shumta në rrjete sociale nuk kanë munguar, por një prej tyre u komentua shumë.
Në foto Ajka shihet pranë barkut të Xhensilës ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hequr të gjitha dyshimet.

E kontaktuar nga Prive, Xhensila ka thënë: “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.”

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj flet për shtatzëninë e shumë komentuar Read More »

Kledi bën deklaratën e papritur për Beatrix

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa ishte i ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, ku foli rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Kledi bëri dhe një deklaratë të papritur për Beatrix Ramosajn. Ai tha se është penduar për takimin e tyre brenda “Big Brother VIP”.

“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më pe nalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për t’u njohur”, shpjegoi Kledi.

Kujtojmë që dje u përfol se Donaldi dhe Beatrixi u ndanë pasi aktori mësoi kontratën që këngëtarja kishte firmosur me produksionin e ‘Big Brother VIP’. Sipas kësaj kontrate Beatrix kishte rënë dakord me produksionin për një lidhje të mundshme me Kledin brenda shtëpisë.

Kledi bën deklaratën e papritur për Beatrix Read More »

Donald Veshaj deklaroi se do të dhuronte 7 udhëtime, reagimi i mamasë së tij është epik (foto)

Aktori i humorit Donald Veshaj pas përfunditmit të ‘’Big Brother Vip’’ vendosi që të dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të ndryshme rreth botës për ndjekësit e tij.

Ai shtoi se do t’i japi si dhuratë për 7 çifte që kanë motive të bukura për të udhëtuar.

Mirëpo, mes shumë komeneteve që ai ka pasur në llogarinë e tij në Instagram, më pikantja ka qënë ai i mamasë së tij. Aktori ka ndarë me ndjekësit mesazhin që ajo i ka dërguar.
“Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon” i ka shkruar Donaldit. “Ndërkohë mami im” ka shkruar aktori krah fotos së bisedës me mamanë e tij.

Aktori i humorit ka folur shpesh rreth marrëdhënies së ngushtë me të ëmën. Në natën finale të BBV ai i emocionoi të gjithë kur rrëfeu se si ajo ka sakrifikuar për ta, bashkë me Romeon. Donaldi tregoi se prindërit e tij kanë sakrifikuar më shumë se çka bërë ai për ta. Takimi i tyre u shoqërua nën tingujt e këngës së Alban Skënderajt, ‘Vetëm ty’.

Donald Veshaj deklaroi se do të dhuronte 7 udhëtime, reagimi i mamasë së tij është epik (foto) Read More »

Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 3 mars të vitit 1979 në Skenderaj, artistja e popullarizuar mbush plot 43 vite jetë.

Ndonëse ka nisur të merret me muzikë në moshë të re, ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale.
Me rastin e ditëlindjes, ylli shqiptar mori urime dhe dedikime të shumta nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale.

Ndër këngët më të njohura e më të pëlqyera të Jakupit mbetet “A vr itet pafajësia”.

Kënga në fjalë iu dedikua babait të saj që njëherësh ishte pjesëtar i UÇK-së dhe që vd iq gjatë lu ftës.

E njëjta numëron edhe projekte të tjera të suksesshme si: “Ti nuk ekziston”, “I harruar”, “Iluzion”, “O beqar”, “Pa asnjë dyshim”, “Koha s’na falë”, etj. /Telegrafi/

Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush këngëtarja Read More »