ShowBiz

Fifi dhe Ylli Limani në Eurovision? Producenti i njohur jep detaje

Fatjon Miftari, producenti i njohur shqiptar ka bërë me dije se këtë vit do të jetë pjesë e Eurovision pasi ka punuar për garën e qipriotëve. Andromachi nga PANIK Records, do të përfaqësojë Qipron në Torino, me një këngë të kompozuar nga Alex P.

Muzika e këngës do të jetë e punuar nga producenti shqiptar i cili vazhdimisht ka hedhur në treg projekte në bashkëpunim me Ylli Limanin. Çfarë bie në sy në postimin e tij është se ai i ka bërë tag Yllit dhe Fifit, që do të thotë se kënga është realizuar në bashkëpunim edhe me dy artistët shqiptar.

Ndëkrohë, Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Prodhimi i fundit i Fatjonit ka qenë “Lajkat” nga Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë e vitit të kaluar në Eurovision.

Fifi dhe Ylli Limani në Eurovision? Producenti i njohur jep detaje Read More »

I vo dhi projektin? Einxhel Shkira reagon për herë të parë ndaj ak uzës së Rudina Dembacaj

Eixhel Shkira ka qenë një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Inteligjenca dhe aftësia për të gjykuar ftohtë çdo situatë të krijuar nga konkurentët e çuan moderatoren deri në finale.
Përveç çmimit 10 mijë euro, një tjetër dhuratë me vlerë që mori Einxhel ishte konkretizimi i idesë së saj për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen. Ajo do të moderojë një emision lidhur me këtë.

E ftuar në Pardon My French me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, Einxhel tregoi më shumë rreth detajeve dhe punës që do të fshihet pas gjithë projektit.

“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, pr ekem nëse cë nohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më pr ek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv,” u shpreh ajo.

Ndërkohë një ditë pasi Arbana bëri me dije se Einxhel do të moderojë një format të tillë, Rudina Dembacaj kujtoi se një iniciativë të kësaj natyre e ka marrë ajo e para.

I vo dhi projektin? Einxhel Shkira reagon për herë të parë ndaj ak uzës së Rudina Dembacaj Read More »

Produksioni i ‘Big Brother VIP’ përgatit surprizën e madhe

“Big Brother VIP” rikthehet përsëri këtë muaj, ja surpriza që ka përgatitur produksioni

Reality-show “Big Brother VIP” që në edicionin e tij të parë pati një sukses duke shënuar rekorde në shikueshmëri. Kjo gjë mjaftoi që stafi i këtij emisioni ende pa kaluar një muaj i plotë nga mbyllja e sezonit të parë, të nis planet për vazhdimin dhe të përcaktoj kohen e rikthimin në televizion.

Lajmi për rikthimin e emisionit, u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit, Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezoni të dytë do të jetë në javën e fundit të vitit 2022 ose në fillim të vitit 2023.

Gjithashtu stafi tashmë ka vendosur që të transmetoj disa pjesë të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formë të një dokumentari.

Ky dokumentar është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimit direkt.

Dokumentari pritet të transmetohet përgjatë këtij muaji, teksa ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni.

Produksioni i ‘Big Brother VIP’ përgatit surprizën e madhe Read More »

Rudina Dembacaj flet për herë të parë dhe sqaron deklaratën thumbuese për Einxhelin

Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, do të bëhet realitet.

Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar. Pas kësaj reagoi aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e cila tha se këtë nismë e ka marrë një vit e gjysmë më parë, pavarësisht se nuk ka transmetuar pamjet.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor. Këtë thumbim drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Rudina Dembacaj: Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj.

Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.

Rudina Dembacaj flet për herë të parë dhe sqaron deklaratën thumbuese për Einxhelin Read More »

Fjoralba Ponari flet për herë të parë, mes lo tësh tregon si e ka përjetuar h umbjen e madhe të nënës

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka hu mbur pak javë më parë të ëmën.

Në emisionin ‘Goca dhe gra’, moderatorja ka folur për herë të parë për këtëë dh imbje të madhe.

“Jam përpjekur ta mbaj për vete. Jeta vazhdon edhe duhen gjetur forca për të vazhduar”, u shpreh Fjoralba në emision.

Fjoralba Ponari flet për herë të parë, mes lo tësh tregon si e ka përjetuar h umbjen e madhe të nënës Read More »

E pyesin të gjithë për Donaldin, Bora Zemani ka mënyrën e saj për t’u përgjigjur…

Do apo nuk do, Bora Zemani përgjatë gjithë kësaj periudhë vazhdimisht pyetet nga fansat për Donald Veshajn dhe se a do të mund të ketë një kthim më të.
Edhe pse ajo e di shumë mirë interesin e fansave, zgjedh që të mos flasë më për ketë temë. E si për të “eklipsuar” pyetjet për Donaldin, Bora së fundmi ka postuar një foto me miken e saj të zemrës, Semi Jaupajn.

“Me gjysmën time”, shkruan Bora me humor, pasi në këtë foto Semi shfaqet gjysmë.

Më herët Bora zgjodhi këtë mesazh të bukur për të uruar 8 Marsin: Gezuar 8 marsin krijeses me te bukur! Dua te uroj sot te gjitha ato gra qe pavaresisht veshtiresive e sakrificave ia kane dale me vendosmeri, duke mos u dorezuar kurre. Nuk do lodhem asnjehere se theni se nenat shqipetare jane heroina, gruaja shqipetare eshte shembull.

Jam shume e lumtur qe njoh cdo dite e me shume gra te pavarura, sipermarrese, te zgjuara, te bukura, me plot vetebesim. Eshte e rendesishme te jesh grua e vetepermbushur sepse lumturine tende nuk e ka ne dore askush tjeter vec teje.

Rritini vajzat tuaja me kete fryme dhe akoma me teper djemt tuaj… te ndihen krenar per nje nene te tille dhe neser per nje partnere te tille. Mos ki frike te jesh vajza qe bene krenar prinderit e saj, nje nene e mrekullueshme, nje bashkeshorte besnike, nje grua e suksesshme, nje nxenese e perjetshme qe gjithmone kerkon te mesoj e te rritet me shume. Behu NJERI I BUKUR! Grate munden te jene te gjitha keto, grate jane te forta!

E pyesin të gjithë për Donaldin, Bora Zemani ka mënyrën e saj për t’u përgjigjur… Read More »

Rudina Dembacaj pozon për herë të parë me vajzën e madhe të Mark Frrokut: Kurrë nuk e kam menduar që do bëhesha njerkë

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto me vajzën e madhe të bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

Shpesh e kemi parë me djalin dhe vajzën e vogël të ish-deputetit por kjo është hera e parë që ajo shfaqet krah vajzës së tij të madhe.

Madje, kjo foto është e vjetër sipas asaj që ka shkruar Rudina në mbishkrim teksa shton se ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.

“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotesuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. ( është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-ka shkruar Rudina.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

Rudina Dembacaj pozon për herë të parë me vajzën e madhe të Mark Frrokut: Kurrë nuk e kam menduar që do bëhesha njerkë Read More »

Shumat marramendëse që fitojnë Vip-at shqiptar në Instagram, Bora Zemani dhe Arbana Osmani mbajnë ‘fronin’, ja sa marrin për një reklamë

Instagrami është shndërruar në një platformë biznesi. E më së miri atë e përdorin VIP-at tanë.

Veç postimeve nga jeta e tyre e përditshme, duket se të shumta janë reklamat që personazhet e njohura bëjnë duke përfituar shuma të majme.

Të shpejta kanë qenë ndryshimet edhe në rrjetet sociale, duke ‘rrëzuar nga froni’ disa personazhe, e duke fuqizuar disa të tjerë. Kështu Arbana pasi shkëlqeu me moderimin e saj për gati 5 muaj në Big Brother, e ka përkthyer këtë eksperiencë edhe në një rritje të çmimeve për reklamat që bën në Instagramin e saj.

E njëjta gjë vlen edhe për Bora Zemanin. Moderatorja u pasurua nga historia e dështuar me Donaldin. Pasi aktori nisi një lidhje me Beatrix, Instagrami i ish-të dashurës kërceu në plot 1 milion dhe në një ndër personazhet më të dashur.

Ndaj edhe çmimet për publikimet në këtë platformë u dyfishuan. Bëhet me dije se moderatoret marrin nga 1500 deri në 5 mijë euro për çdo postim që ato bëjnë në profilet e tyre.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, do të shohim se kompanitë që ato reklamojnë shtohen për ditë, duek shtuar edhe të ardhurat e tyre.

Shumat marramendëse që fitojnë Vip-at shqiptar në Instagram, Bora Zemani dhe Arbana Osmani mbajnë ‘fronin’, ja sa marrin për një reklamë Read More »