ShowBiz

Luizi ka sharë Valbona Memën pas krahëve? Zbulohet çfarë ka ndodhur mes dy ish-banorëve të BBV

Valbona Mema ka zgjedhur të jetë pjesë e ‘E Diell’ teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe lojën e ‘Big Brother VIP’.

Ndërohë që ajo i ka vlerësuar të gjithë banorët e future brenda shtëpisë është sfiduar gjithashtu nga Nevina.

Moderatorja i ka kërkuar Valbona Memës që të bëj një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku t’I bënte tag Luizit dhe t’I thoshte se kishte fol për të pas krahëve

Valbona nuk ka habitur aspak me përgjigjen e saj, teksa është shprehur kategorikisht kundër.

Kujtojmë që ajo dhe Luizi kanë krijuar brenda shtëpise por edhe jashtë një marrëdhënie shhumë të mirë me njëri-tjetrin.

Luizi ka sharë Valbona Memën pas krahëve? Zbulohet çfarë ka ndodhur mes dy ish-banorëve të BBV Read More »

Surpriza e paharruar që Flori Mumajesi i bëri dhuratë Arbanës dhe Eduartit ditën e dasmës

Ditën e djeshme Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore. Çifti mbajti një ceremoni në Abbazia San Galgano paraditen e djeshme dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza.

Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ata.

Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin.

I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit.

Surpriza e paharruar që Flori Mumajesi i bëri dhuratë Arbanës dhe Eduartit ditën e dasmës Read More »

Luizi tregon ‘merakun’ që i ngeli nga dasma e Arbanës dhe Eduardit

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar.

Ra në sy fakti që Luizi nuk ishte në dasmë. Ai ndodhet në SHBA ku po mban disa koncerte e prej andej i ka dhënë një mesazh çiftit.

Ai ka publikuar një video ku thotë:

“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam te dasma e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur tu thonë “A do ti Arbana ta marrësh Eduardin për burrin tënd?” Dhe fillon tën-tën…deri në gusht”.

Krah videos ka shkruar “Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.

Luizi tregon ‘merakun’ që i ngeli nga dasma e Arbanës dhe Eduardit Read More »

Luizi me ‘mision’ në Turqi? Olsa Muhameti: Ka diçka të madhe për të sqaruar me dikë!

Detaje ekskluzive ka deklaruar për “Mos i bjer me Top”, autorja e mirënjohur, Olsa Muhameti për programin e ri që pritet të nisë së shpejti në Top Channel.

Ajo tha se fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli do të jetë pjesë e Kepit të VIP-ave, por si një i ftuar special.

Ajo tha se ai ka shkuar në Turqi për t’u sqaruar me një nga persinazhet e Kepit.

“Luizi do të jetë i ftuar special por jo aq për konkurentët. Në fakt ka diçka për të sqaruar me Ronaldon”, deklaroi autorja.

Luizi me ‘mision’ në Turqi? Olsa Muhameti: Ka diçka të madhe për të sqaruar me dikë! Read More »

Luizi kapet keq me fansen: Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën

Ditën e djeshme u martua Arbana dhe Eduarti, një dasmë e zhvilluar në Toskana të Italisë.

Në një video të Luizit të publikuar në media, një fanse ka pretenduar se ai nuk ka qenë i ftuar në dasëm.

Por për këtë ka reaguar vetë Luizi, duke replikuar me personin në fjalë.

Luizi ka lënë për të kuptuar se ai ka qenë i ftuar, por për shkak të angazhimeve në SHBA, e ka pasur të pamundur për të marrë pjesë.

Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.

Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.

Luizi kapet keq me fansen: Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën Read More »

Të rinjtë shqiptarë ankohen për rrogat e ulëta, habit gazetari i njohur: Që 19 vjeç kam bërë 4 punë në ditë

“Rinia e sotme: “degjenerim” apo emancipim?” ishte tema e sotme në “Trotuar” në “E Diell” që ndezi debate mes të ftuarve në studio.

Gazetari i njohur, Elios Shuli, u shpreh se që 19 vjeç ka bërë 4 punë.
“Unë jam 23 vjeç. Që 19 vjeç kam bërë 4 punë. Çfarë unë vë re sot te rinia, është se ne nuk kemi një formë identiteti të gjësë se çfarë duam të bëjmë. Pyet gjithë rininë sot se çfarë do të bësh, shumica do të thonë ‘nuk e dimë’. Pse? Sepse nuk kanë mundësi”, tha ai.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë mundësi për punën që kërkojnë apo që ata pretendojnë.

Të rinjtë shqiptarë ankohen për rrogat e ulëta, habit gazetari i njohur: Që 19 vjeç kam bërë 4 punë në ditë Read More »

Ja kaloi dhe Luizit e Kiarës, kush është ish-banori i BBV që fitoi më shumë ndjekës në Instagram

Big Brother VIP ka mbaruar, por të gjithë ish-banorët e shtëpisësë famshme janë ende në qendër të vëmendjes. Tashmë ata i janë krikthyer jetës normale dhe fansat e tyre janë kurioz të dijnë se çfarë bëjnë pas përfundimit të spektaklit,

duke i ndjekur në rrjetet e tyre sociale. Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka treguar se cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë dhe kemi surpriza.

Luizi nuk po fiton më aq shumë ndjekës sa në fillim. As Kiara Tito, e cila mbante vendin e parë. Vendin e parë këtë javë e mban Elvis Pupa, i cili është rritur me plot 9 mijë ndjekës.

Në vend të dytë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka shtuar 6 mijë ndjekës.

Me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është Olta Gixhari. Nga 415 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 419 mijë.

Në vend të katërt renditet Efi Dhedhes me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 589 mijë ndjekës.

Luiz Ejlli vazhdon të bie me numrin e rritur të ndjekësve javë pas jave. Këtë herë ai ka shtuar vetëm 3 mijë ndjekës.

Në vend të gjashtë, Keisi Medini, e cila ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

Pas saj vjen Kiara Tito me 2 mijë ndjekës më shumë.

Teksa javën e kaluar Ronaldo Sharka kryesoi listën me më shumë ndjekës të shtuar në Instagram, këtë javë ai është në vend të tetë me vetëm 1 mijë ndjekës më shumë.

Gjithashtu dhe Krist Aliaj ka humbur 1 mijë ndjekës.

Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, e cila ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

Ja kaloi dhe Luizit e Kiarës, kush është ish-banori i BBV që fitoi më shumë ndjekës në Instagram Read More »

Video epike/ Marrëdhënia e Kiarës me mamanë e Luizit, këngëtari vendos pikat mbi ‘i’

Ka pasur aludime të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Luizit me familjarët e tij.

Nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesa e tij dhe Kiarës të organizuar finalen e “Big Brother VIP”.

Prej disa javësh Luizi ndodhet në SHBA ku po mban koncerte për gjithë shqiptarët atje.

Ai u dha fund edhe zërave për raportet me motrën kur publikoi një foto krah saj dhe kunatit të tij.

E në mënyrën e tij origjinale ai ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij. Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”

Video epike/ Marrëdhënia e Kiarës me mamanë e Luizit, këngëtari vendos pikat mbi ‘i’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com