ShowBiz

Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot dashurinë në martesë/ Moderatorja poston foton e veçantë: Bota ime…

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.

Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të djalit dhe vajzës së saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

Shumë të ftuar VIP do të marrin pjesë në festën e çiftit, të cilët do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit edhe në kishë.

Bëhet me dije se Xhemi Shehu, Ledri Vula, Arbër Hajdari janë disa nga të ftuarit e çiftit në këtë ditë të tyre të veçantë.

Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot dashurinë në martesë/ Moderatorja poston foton e veçantë: Bota ime… Read More »

‘S’të bën derman as leku’, Luiz Ejlli ‘sherr’ me fansat

Luiz Ejlli njihet për batutat e tij dhe që nuk ta përton aspak kur njerëzit tentojnë ta tallin. Ashtu sicc e tregoi edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” që ironinë e kishte një ndër pikat më të forta, të njëjtën e gjë e ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë.

Ndërsa sot ka postuar dy foto, një nga komentuesit e ka fyer duke i shkruar poshtë fotos: Ca te ben leku që te zbukuron. Kur qe pa lek ishte si 60 vjec”.

Por përgjigjja e Luizit ishte e menjëhershme duke e tallur keq komentuesin. “E sigurte eshte qe ty s’te ben derman as leku”, shkruan Luizi.

Fabula është e thjeshtë, nëse fyen dikë, atëherë përgatitu për hakmarrjen e tij.

“Ty s’të bën derman as leku”, Luiz Ejlli tall keq

‘S’të bën derman as leku’, Luiz Ejlli ‘sherr’ me fansat Read More »

Dita më e lumtur për ish-banoren e ‘BBV’, zbulohet arsyeja e veçantë (foto)

Sot është një ditë e veçantë për aktoren shumë të dashur për publikun, Arjola Demirin.

Ajo është bërë sërish teze. Ajo ka ndarë lajmin e bukur në Instastory, aty ku ka prezantuar nipin, me foto dhe emër.

Roman është emri që i është vendosur të voglit, dhe nipit të gjashtë në radhë për Arjolën.

Aktorja shkruan se edhe pse nuk është hera e parë, ka sërish emocion dhe lumturi të madhe.

“Nuk eshte hera e pare teze, hera e 6-të. Por e lumturuar si per here te parë. Mireseerdhe dashuri”, shkruan Arjola.

Dita më e lumtur për ish-banoren e ‘BBV’, zbulohet arsyeja e veçantë (foto) Read More »

E papritur! Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

Gjatë kohës që Kiara ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP, Instagramin e saj e menaxhonte shoqja e saj Liesa Haxhiasllani. Liesa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tregoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.

Liesa zbuloi se Kiara i kishte thënë se do qëndronte e shumta 2-3 javë brenda shtëpisë. Ajo u shpreh se u pendua paksa që e mori përsipër këtë detyrë kur pa edhe sulmin që po përjetonte për shkak të debateve që ndodhnin në shtëpi.

“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.

Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan.

Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagramin e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishtehera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.

E papritur! Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë Read More »

Fansi i çmendur heq Rolex-in nga dora dhe ja dhuron Luizit, reagimi i këngëtarit

Prej disa ditësh këngëtari Luiz Ejlli ndodhet në SHBA ku po mban koncerte në qytete të ndryshme, me prani të madhe të shqiptarëve.

Në një prej koncerteve, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.

E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: Mbaje, mbaje!

Prania në Big Brother për më shumë se 4 muaj e ka bërë Luizin një personazh me një popullaritet të lartë, me fansa që bëjnë ndaj tij gjeste të shumta dashamirëse.

Fansi i çmendur heq Rolex-in nga dora dhe ja dhuron Luizit, reagimi i këngëtarit Read More »

Moderatorja shumë e dashur për publikun shfrenon fantazinë e ndjekësve, publikon videon n*do nga vaska

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, prej disa ditësh është duke bërë pushime në Turqi. Atje ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Aulona është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e shumtë detaje të ndryshme nga ky udhëtim.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja poston edhe foto e video të ndryshme të saj. Së fundmi ajo ka postuar një video ku shfaqet nudo në vaskë, duke treguar më pas edhe pak nga vendi ku ajo ndodhet.

Edhe pse videon në fjalë e ka publikuar për të treguar natyrën e bukur, në fakt gjithë vëmendjen e ka marrë fillimi ku ajo shfaqet brenda në vaskë në dhomën e hotelit.

“A nuk është kjo pamja me të cilën do të donit të zgjoheshit çdo ditë? E në mos, jo çdo ditë, të paktën me pushime ?’, shkruan Aulona bashkëngjitur me videon.

Moderatorja shumë e dashur për publikun shfrenon fantazinë e ndjekësve, publikon videon n*do nga vaska Read More »

Zbulohet një tjetër personazh i njohur që do të jetë pjesë e filmit të Luizit dhe Oltës

Sara Hoxha duket se është tashmë një nga personazhet e preferuar të Top-Channel

(ndaj mos u çudisni kur ta shihni edhe si anëtare jurie këtë vit kur të bëhet përsëri Dancing with the Stars).

Gjithsesi mos të shpërqëndrohemi por le ti japim zë thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi se Sara Hoxha do të jetë pjesë e filmit ku protagonistë janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Mos u çudisni se sot filmat s’po bëhen më me aktorë të mirfilltë por me influencera Instagrami.

Por ne kemi vetëm një pyetje në gjithë këtë histori, nëse në film futet Sara po Deamishel ku shkon?! ….

Zbulohet një tjetër personazh i njohur që do të jetë pjesë e filmit të Luizit dhe Oltës Read More »

Ronaldo Sharkës i ndodh e papritura gjatë xhirimeve të ‘Kepit të Vip-ave’

Ronaldo Shakra është një nga gazetarët më të komentuar dhe të ndjekur.

Ai gjithmon ka tërhequr vëmendjen e publikut me karakterin e tij të ngacmues dhe të drejtpërdrejtë.

Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, gazetari i njohur është duke marrë pjesë në një tjetër show televiziv, “Kepi i VIP-ave”.

Prej tij nuk kanë munguar postimet në Instagram ku ndan me ndjekësit momente mjaft gazmore e jo vetëm.

Së fundmi ai ka postuar një video teksa nga biseda me një tjetër të pranishme, gazetari zbulon se ka temperaturë.

Ronaldo Sharkës i ndodh e papritura gjatë xhirimeve të ‘Kepit të Vip-ave’ Read More »