ShowBiz

Big Mama tregon arsyen pse Donaldi dhe Beatrix nuk i shkuan në ditëlindje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja e njohur Big Mama ka folur për ditëlindjen që organizoi për 36-vjetorin e saj dhe se kush ishte i ftuar.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Big Mama tha se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk erdhën tek festa, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.

Ajo u shprea se të gjithë ishin në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur. Gati të gjithë kanë qenë përveç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën.

Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në ‘Instagram’, Elhaidi e mori në telefon… Kurse Trixa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. S’e kuptova… nuk erdhi. Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë, kush të dojë të mos vijë.”, tha Big Mama.

Ndër të tjera ajo foli edhe për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare. Ajo shtoi se pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi “frikësohen”.

Big Mama tregon arsyen pse Donaldi dhe Beatrix nuk i shkuan në ditëlindje Read More »

Donaldi i ka dedikuar këngë Bora Zemanit? Beatrix i lë të gjithë pa fjalë me reagimin e saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se më në fund e ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes nga aktori Donald Veshaj, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Ndërkohë që dje Donaldi tregoi se do të sillte një projekt muzikor, i cili i bëri të gjithë të mendojnë se është për Borën, për shkak të fjalëve të zgjedhura.

Pas këtij postimi Beatrix ka ndarë dy foto të saj, shoqëruar me fjalët: “Unë meritoj më shumë”.

Të menjëhershëm kanë qenë edhe ndjekësit që kanë aprovuar fjalinë e Ramosaj, duke i dhëne gjithmonë mbështetjen dhe dashurinë e tyre.

Vetë Beatrix duket se po e shijon në maksimum çdo ditë të saj dhe tani që ndodhet jashtë shtëpisë së BBV, po shfaq një anë më të lezetshme të saj.

Donaldi i ka dedikuar këngë Bora Zemanit? Beatrix i lë të gjithë pa fjalë me reagimin e saj Read More »

Adriana Matoshi ndahet nga futbollisti afrikan? Zbulohet e vërteta

Së fundmi kudo në rrjet është përfolur se Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

“Prive” ka bërë të ditur se dyshja vazhdojnë të jenë bashkë, ndonëse në distancë. Kieth është me punë në Belgjikë, pasi ai është futbollist profesionist, dhe ka luajtur në disa skuadra të ndryshme europiane.

Kujtojmë se lidhja e tyre është komentuar dhe kritikuar shumë në rrjet, por dashuria ka triumfuar.

Së fundi Adriana kaloi një situatë të vështirë shëndetësore, me një operacion të dytë për heqjen e masës tu moriale, të cilin arriti që ta përballonte me sukses, duke dhënë dhe mesazhe të forta për jetën dhe shëndetin.

Adriana Matoshi ndahet nga futbollisti afrikan? Zbulohet e vërteta Read More »

Këngëtari shqiptar zbulon çfarë i tha dikur Sokol Olldashi: ‘Unë shisja dr ogë në Itali dhe…’

Gjergj Leka ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër, i tregoi se shokë të tij kishin dërguar letra.

Ai ka treguar se në këto shkresa pretendohej se kantautori shiste dr ogë apo dërgonte armë në Kosovë.

Sakaq, Leka referuar arr estimit të Elsa Lilës, ka thënë i bindur se nëse do të gabonte edhe më pak se këngëtarja, do ta copëtonin.

“Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më cop ëtonin. Sepse i kam ndjerë në kurriz.

Kur kam ardhur këtu Sokol Olldashi ishte ministër edhe më tha: ta dish ça letrash kanë ardhur këtu për ty, ti se beson. Unë shisja dr ogë në Itali, kisha çuar ar më në Kosovë në kohën e luftës. Janë shokë të tu tha!

Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur pr obleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare. Unë se bëj dot atë.

Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, u shpreh ai në emisionin “Arnautistan”./abcnews.al

Këngëtari shqiptar zbulon çfarë i tha dikur Sokol Olldashi: ‘Unë shisja dr ogë në Itali dhe…’ Read More »

‘Ke ndërmend të gjesh burrë?’, Semi ka një përgjigje epike për ndjekësen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj i ka lënë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje këngëtares me anë të një opsioni ‘ask’ në “Instastory”.

Padyshim që kurioziteti i ndjekësve ishte i madh dhe artistja është ‘bombarduar’ me pyetje, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

Semi nga ana tjetër i është kthyer me sportivitet:

“Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qëndruan së bashku për 8 vite.

Semi u shpreh në “Big Brother VIP Albania” se nuk mendon se do të rikthehet ndonjëherë me Bojkenin.

“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite”

Semi gjithashtu deklaroi se vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon.

“U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”, tha Semi.

Ajo tha se me Bojkenin është njohur kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai 34 vjeç.

‘Ke ndërmend të gjesh burrë?’, Semi ka një përgjigje epike për ndjekësen Read More »

Reagon Armina Mevlani pas fotos që bëri namin në rrjet: ‘Po mirë, turp nuk keni që gënjeni’

Blogerja Armina Mevlani ka mohuar lajmet se ka shkuar për pushime në Dubai.
Sot, në rrjetet e saj sociale, Mevlani tha se lajmi se ajo po pushon në një kohë kur qytetarët nesër dalin në protestë për rritjen e çmimeve është i pavërtetë.

Në reagimin e saj, ajo shpjegoi se e nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën.

“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni?

Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjestra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime?

Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?,”– shkruan blogerja Armina Mevlani në një story në Instagram.

Reagon Armina Mevlani pas fotos që bëri namin në rrjet: ‘Po mirë, turp nuk keni që gënjeni’ Read More »

Bora Zemani zbulon tatuazhin e saj më të rëndësishëm, kujt i dedikohet

Tema e sotme në “Për’puthen” kanë qenë tatuazhet.

Çdo gjë nisi me rrëfimin e njërit prej konkurrentëve i cili tregoi gjatë takimit se kishte bërë tatuazh këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin.

Emri i konkurrentit është Kristi dhe këtë gjë ai ia tregoi Alesjas, vajzës me të cilën ndodhej në takim. Në studio ai tha që nuk e ka përmendur si detaj pasi shumë njerëz e kanë gjykuar për veprimin që ka bërë. Nga ana tjetër vajzat e “Për’puthen” nuk e kishin edhe aq problem.

Gjatë bisedës Arjani tha me shaka që vetëm të dashurat mos t’i bëjnë tatuazh. Në atë moment Bora pyet Arjanin nëse ai ka tatuazh, por Arjani u përgjigj “jo” duke qeshur.

Të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Laureta Borës, e cila u përgjigj:.
“Po kam. Unë i kam të gjitha me kuptim. Nuk paragjykoj asnjë si i bën tatuazhet, mund të pëlqejnë edhe gjëra të veçanta, të bukura thjesht për t’i patur në trupin e tyre pa patur ndonjë kuptim të veçantë, por unë gjithmonë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me kuptim shumë të madh.”

Mikela: A ke ndonjë tatuazh për Arborin (djali i Bora Zemanit)?

Bora Zemani tregon tatuazhin afër kyçit të dorës dhe thotë: “Dy flokë bore”.

Bora Zemani zbulon tatuazhin e saj më të rëndësishëm, kujt i dedikohet Read More »

Beniada Nishani ndan me ne, lajmin fantastik, iu realizua ëndrra

Beniada Nishani një nga emrat më të komentuar dhe më të ndjekur nga të gjithë ish konkurrentët e ‘Big Brother Vip’.
Pas shumë vitesh në Itali, pas një karriere të suksesshme si modele atje, Beniada Nishani bëri të ditur pas dalje nga “Big Brother” se tashmë do të shpërngulet nga Shqipëri.

Ajo mori gjithashtu një ofertë gjatë qëndrimit të saj në BB VIP dhe tashmë është bashkë moderatore në Porçesin Sportiv.

Sot, Beniada ka zbuluar se ka marrë edhe një banesë në Tiranë ku ka ndarë edhe një foto nga ku shtëpia e saj duket mjaft moderne.

Kujtojmë se Beniada doli nga Big Brother VIP si finaliste dhe si një nga banoret më të pëlqyera nga publiku.

Beniada Nishani ndan me ne, lajmin fantastik, iu realizua ëndrra Read More »