ShowBiz

Bleu shtëpi luksoze në Tiranë?/ Beniada zbulon të vërtetën: ‘Ku i gjete lekët?’

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani është tranferuar në Shqipëri për të jetuar dhe përmes rrjeteve sociale ka zbuluar edhe pamje nga shtëpia e saj këtu në Tiranë.
Ngado u përfol për të dhe shtëpinë e saj “luksoze”, por sa të vërteta janë këto lajme?

Beniada foli për “Goca&Gra” se nuk është e vërtetë, pasi ajo po jeton në një apartament 1+1 këtu në Tiranë dhe nuk ka asnjë vilë apo pyetjeve “Ku i gjeti lekët”, siç u shpreh se i shkruajnë, ajo tha se është thjesht një banesë “modeste”.

Bleu shtëpi luksoze në Tiranë?/ Beniada zbulon të vërtetën: ‘Ku i gjete lekët?’ Read More »

Moderatorja e njohur shqiptare shp ërthen në lot, ja arsyeja…

Mbrëmja e së Mërkurës në D-Night përpos një shoë të garantuar kishte edhe plot emocione e lot. Historia e një djaloshi të rritur nga Shtëpia e Fëmijës, i cili me çiltërsinë e tij nuk e harroi kurrë dorën që e ndihmoi kur ai kishte më shumë nevojë.

Vrapoi rrugëve të Tiranës për të ka pur linjën direkte me programin me një mesazh shumë të veçantë drejtuar Dajanës, drejtueses së emisionit “Më ka marrë malli, dua të të përqafoj. Do të jem mirënjohës deri në vde kje”

Djaloshi: Dajana si je?

Dajana: Unë të njoh ty, por për momentin nuk po e bëj lidhjen tamam.

Djaloshi: Edhe unë të njoh ty e të kam shumë xhan.

Dajana: Të lutem më jep një indicie sepse për herë të parë po më tra dhton memoria.

Djaloshi: Nuk të tra dhton memoria ty asnjëherë. Ku kemi ngrënë peshk ne bashkë?

Dajana (emocionohet dhe fillon të qajë): Mua më bëhet aq shumë qejfi që ti je mirë dhe unë e di kush je. Ky djalë që shikoni ka qenë te shtëpia e fëmijës dhe ne të Orës asokohe e kemi ndihmuar. Unë të dua shumëëë ty! Ti je rritur shumë!

Djaloshi: Kur mund të të takoj se më ka marrë shumë malli?

Dajana: Uaaa sa je rritur dhe mua më bëhet shumë qejfi. I dua shumë njerëzit mirënjohës.

Djaloshi: Më ka marrë shumë malli, ku mund të të takoj?

Dajana: Kur të duash je i mirëpritur te Ora.

Djaloshi: Unë tërë jetës do të jem mirënjohës ndaj teje deri në vdekje.

Djaloshi: Po te Ora të lë njeri të futesh atje?

Dajana ( me lot në sy dhe shumë e emocionuar) Po ti do futesh se do iu them unë patjetër! Sa po gëzohem për ty.

Djaloshi: Dua të të sjell një buqetë me lule.

Dajana: Ti nuk do harxhosh asnjë lekë.

Djaloshi: Unë do harxhoj sepse më ka marrë malli të të përqafoj. Ishte edhe 8 Marsi e kam gjithë këtë kohë që të ndjek e më mbushen sytë me l ot. Unë kam Genardin këtu, por do doja të ishe ti të të përqafoja.

Moderatorja e njohur shqiptare shp ërthen në lot, ja arsyeja… Read More »

U largua në mes të emisionit, djalit të Robert Aliajt i ndodh e papritura

Kristi la programin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan gjatë emisionit të së hënës pasi të gjitha vajzat refuzuan që të dilnin më në takime me të.

Ditën e sotme, në “Love Story Talk” Eni Shehu tregoi se kishte komunikuar me Kristin dhe ai kishte shprehur një gjendje jo të mirë ps ikologjike.

“Pas programit Kristi kërkoi që të ishte sot për të thënë fjalën e fundit, duke qenë se në një situatë që përshkallëzoi u çua dhe u largua.

I dhamë mundësinë që të ishte këtu për të respektuar bashkëpunimin shumë të bukur dhe rrugëtimin e tij deri në fund, por Kristi nuk erdhi.

Sot kam pasur një komunikimi me të ku më shprehu një gjendje jo të mirë ps ikologjike. I urojmë t’i kalojë sa më shpejt”, tha Eni Shehu.

U largua në mes të emisionit, djalit të Robert Aliajt i ndodh e papritura Read More »

Monika Lubonja tregon momentin e vështirë në BBV: ‘Ishte tr auma më e madhe pas divorcit’

Monika Lubonja ka folur sërish për atë që ka përjetuar brenda Big Brother VIP. Aktorja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ditë pas dite”, ku komentoi gjithashtu dhe ngjarjen midis Semit dhe Fifit dhe për mënyrën se si është komentuar nga jashtë.

Sipas Monikës, situata që ka përjetuar me artistet ka qenë tr auma më e madhe që ka përjetuar pas 97-ës. “Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas ’97. Kam kaluar sikletet e mia sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë.

Ishte një tr aumë sepse u ngritën që kjo grua po ndihmon njërën pa ditur që kjo tjetra kishte një pro blem. Erdhi dhe tha unë an kthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë mas akruar. ”, tha ajo.

Monika Lubonja tregon momentin e vështirë në BBV: ‘Ishte tr auma më e madhe pas divorcit’ Read More »

Flor Binaj lë pas aktrimin i futet politikës, së shpejti me një parti të re

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj duket se ka plane të mëdha për të ardhmen.

Aktori nuk ka marrë pjesë gjatë javëve të fundit në “Portokalli”, ku edhe vetë njoftoi se do të mungojë për një kohë, por pa përcaktuar se sa, teksa shkruante se mungesa vjen për diçka të madhe që po përgatit.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me pro testën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

“Kryefjala” raporton se aktori do të krijojë një parti të re politike. Si duket Binaj do të lërë aktrimin dhe do t’i futet politikës. Kryefjala

Flor Binaj lë pas aktrimin i futet politikës, së shpejti me një parti të re Read More »

Rr ëmbeu kurorën e më të bukurës në Amerikë, flet missi shqiptar: ‘U rrita e va rfër në fshat’

Shqiptarja Marinela Shpati i bëri të gjithë krenarë pak ditë më parë, pasi rrë mbeu kurorën e “Miss Michgan America 2022”.

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi emocionet e para si Miss.

E pyetur nga moderatorja e njohur, Bieta Sulo, se cili është sekreti që e ka bërë të rrëmbejë kurorë, Marinela veçoi intervistën përpos veshjes dhe pamjes së jashtme.

Me origjinë nga një fshat i Lezhës, Marinela tregoi gjithashtu se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe se ka ndjerë mungesa materiale gjatë fëmijërisë.

Dje, Shpati tregoi se është pjesë e disa organizatave në ndihmë të fëmijëve të varfër dhe madje ka marrë nën kujdes një fëmijë nga Gana në Afrikë.

Rr ëmbeu kurorën e më të bukurës në Amerikë, flet missi shqiptar: ‘U rrita e va rfër në fshat’ Read More »

Koncerti i Malumas në Shqipëri, moderatorja e njohur: ‘Ore a e kuptoni? 1000 euro që thjesht ta takoje dhe për të bërë një foto ose video me të.Çfarë bëhet ë?’

Më 14 mars në kryeqytet zemërthyesi i muzikës Latine, Maluma zhvilloi një koncert madhështor.

Rreth 12 mijë persona ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për ta parë. por për të gjitha ato vajza që donin ta takonin yllin latin apo të bënin foto me të, duhet të paguanin 1000 euro.

Autorja e emisionit Why?Not, Roza Lati me nota humori ka komentuar këtë fakt

Roza Lati: Erdhi Maluma në lagje, doja ta ftoja për kafe, por pastaj mora vesh që e kishte 1000 euro për ta takuar. Ore a e kuptoni? 1000 euro që thjesht ta takoje dhe për të bërë një foto ose video me të. Kishte nxjerrë një video me disa goca shqiptare dhe ato goca kanë paguar nga 1000 euro për kokë për të takuar Malumën. Çfarë bëhet ë? Kur të vijmë në fazën që femrat të heqin sytjenat për ne atëherë do fillojmë do kërkojmë nga 1000 euro.

Koncerti i Malumas në Shqipëri, moderatorja e njohur: ‘Ore a e kuptoni? 1000 euro që thjesht ta takoje dhe për të bërë një foto ose video me të.Çfarë bëhet ë?’ Read More »

Ja si dukej moderatorja Luana Vjollca në daljen e parë në ekran, nuk do e njihni (foto)

Luana Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se si e filloi karrierën e saj në “Fiks Fare”.

Ajo tregoi se ka nisur gjithçka në një audicion për velinë .Luana tregon se në momentin kur doli para jurisë iu kërkua të prezantonte dhe të kërcente.

Por ajo tha se do t’i bënte të gjitha, të prezantonte, të sfidonte, por vetëm të kërcente jo.
Luana arriti të bëhej pjesë e ‘Fiks Fare’ në rolin e velinës, një personazh i veçantë.

“Velina e kishte për detyrë të ngrihej të kërcente të ulej, të llastohej. Sa herë fillonte fliste Saimiri filloja të flisja unë llapa llapa llapa”, u shpreh Luana.Në sezonin e dytë ata i vunë mikrofon duke i dhënë më shumë mundësi për të folur.

Ja si dukej moderatorja Luana Vjollca në daljen e parë në ekran, nuk do e njihni (foto) Read More »