ShowBiz

Makina del ‘jashtë loje’, nuset po i marrin me helikopter/ ‘Fieri një nivel tjetër’ (foto)

Teksa muajit gusht po i vjen fundi dhe bashkë me të edhe sezonit të dasmave, një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në Fier këtë të diel.

Ndërkohë, që në dasmat e zakonshme, siç e do tradita nuset merren me makinë nga shtëpia e tyre për në shtëpinë e bashkëshortit të ardhshëm, në Fier kanë zgjedhur një mënyrë tjetër.

Siç duket edhe në fotot, në Fier nusen e marrin me helikopter.

Traditat kanë ndryshuar, bashkë me to edhe mënyrat se si dhëndri merr nusen. Sot ne Fier nje helikopter i kuq ka terhequr vemendjen e qytetareve.

Dhendri nga Fieri ka zgjedhur te marr nusen me helikopter i cili ka shoqeruar vargun e makinave.

Helikopteri per rreth një ore ka shetitur perreth qytetit duke shperndare petale të kuqe.

Në pamjet duket helikopteri që fluturon në qendër të qytetit, ndërsa Fieri është i njohur edhe më parë për raste të tilla aspak të zakonta.

Ky realitet tregon edhe forcën ekonomike që ka ai qytet edhe që janë një hap para për pasurinë e tyre. Tipike e myzeqarëve që nuk bëjnë zhurmë në përditshmëri por kur duhet…

Makina del ‘jashtë loje’, nuset po i marrin me helikopter/ ‘Fieri një nivel tjetër’ (foto) Read More »

Armina Mevlani ‘eliminon’ Jugun e Shqipërisë, ikën në Mykonos: ‘Vijnë lacat me varëse floriri afër sheslongut e të spërkasin me pije’

Blogerja Armina Mevlani nuk ka preferuar të pushojë në Shqipëri këtë verë, por është ‘arr atisur’ në Mykonos, në ishullin luksoz të Greqisë. Vetëm pak javë më parë, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se në Shqipëri nuk puhson dot pasi çmimet janë trefishuar.

“Këtë vit nuk shkoj dot në vendet që kam pas qenë gjithmonë sepse çmimet janë trefishuar. Nuk shkoj në të njëjtat vende në Shqipëri,”- tha Armina.

Një tjetër gjë që e shqetësonte blogeren ishin ‘lacat me varëse floriri’, për të cilët thoshte se num mund të ulën në të njëjtin rresht shezlongësh me të.

“Paguan 50 euro sikur je në Mykonos dhe e ke me birrën që ngjit akoma nga dje. Më ka ndodhur dhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf dhe ngjitur të vijnë 8 laca dhe fillojnë me varëse floriri. Ta zgjedhin ata që kanë shezlongat në plazh. Diferencime bëjnë të gjithë,nuk është diskriminim ky, por s’mund të ulen. Vijnë aty lagin njëri-tjetrin dhe të bie shampanja sipër,”- thoshte Armina.

Siç duket, për të eliminuar të gjitha këto ‘pakënaqësi’, blogerja ka zgjedhur ishullin Mykonos. Në një video në ‘Tik Tok’, ajo shihet që shijon pamjen.
“Është verë, sapo ke bërë dush pas një dite plazhi. Shijon pamjen përpara darkës,”- shkruan Armina mbi video.

Armina Mevlani ‘eliminon’ Jugun e Shqipërisë, ikën në Mykonos: ‘Vijnë lacat me varëse floriri afër sheslongut e të spërkasin me pije’ Read More »

Bora Zemani ‘rrë zohet’ nga froni, zbuloni kush është ‘mbreti’ i ri i ‘Instagram’-it

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anembanë botës. “Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik.

Ylli Limani shihet se ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën. Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenurit ‘trend’ me 114%. Që pas lajmit se ish-banorja e “Big Brother” është në pritje të ëmbël, adresa e saj e “Instagram”- it ka pësuar rritje, duke bërë që numrat ta rendisin më lart. Duket se historia me Donaldin i ka shërbyer si biznes në rrjetet sociale Bora Zemanit.

Që nga marsi adresa e saj njeh vetëm rritje, duke bërë që numrat të kapërcejnë 1 milionëshin. Megjithatë, duket se publiku është zhgënjyer disi nga Bora, duke qenë se kohët e fundit ajo ka pasur rënie. Ndoshta rikthimi me Donaldin, apo koha që ka lënë pas ‘telenovelën’ e saj ka bërë që të bjerë lehtë interesi për moderatoren. Ajo që bie në sy në këtë listë edhe Morena Taraku. Ndonëse nuk ka nxjerrë asnjë këngë të re, apo nuk ka pasur asnjë të re nga jeta e saj, modelja kosovare është në listë, si një ndër më të ndjekurat.

Ashtu si shihet “Terra world” ka publikuar edhe klikimet më të shpeshta që këta artistë kanë pasur në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarët duket se kanë ‘shkëlqyer’ me projektet e tyre të publikuara gjatë verës. “Tonat” nga Ylli Limani dhe Ledri Vula duket se është postimi më i ndjekur i verës, të paktën kjo sipas “Instagram”-it. Në listë nuk mungon as partnerja e Ledrit, e cila, ndonëse nuk është një personazh që i përket jetës artistike, ka pasur një rritje me mbi 17% në “Instagram”.

Ndonëse ka pasur një verë të suksesshme që kulmoi me koncertin e tij, Noizy ka humbur goxha audiencë. Ndonëse është në krye të listës, ashtu si shihet interesi për faqen e tij ka rënë me mbi 50% për qind. Dhe në faqen e tij më e klikueshmja është reklama që ai i bën brand-it të tij. Pra, as koncerti dhe as klipet e shumta që solli këtë verë. Edhe pse shpeshherë një etalonmatës shumë i mirë, këtë herë “Instagram”-i ka ‘nxjerrë zbuluar’ disa nga emrat që numërojnë me miliona ndjekës, duke i lënë jashtë këtij klasifikimi.

Ajo që mund të thuhet me bindje është që pozitat kanë ndryshuar kaq shpejt, pikërisht prej sezonit veror si dhe faktet që këngët e publikuara nga artistët, kanë zgjuar interes te fansat e tyre. Por interesi i publikut duket se nuk është vetëm për këngëtarët. Të shumtë janë njerëzit në këtë listë që nuk janë artistë, por duket se kanë një audiencë gjithnjë në shtim. Mjaftojmë të përmendim këtu faktin se i dyti në listë është imami i njohur, Elvis Naçi.

Bora Zemani ‘rrë zohet’ nga froni, zbuloni kush është ‘mbreti’ i ri i ‘Instagram’-it Read More »

Personazhi i Top Channel tr ondit me rrëfimin: ‘Kam tentuar të v ras veten’

Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi ka tro nditur me rrëfimin e saj duke treguar se dikur ka tentuar dikur të vr iste veten. Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pas oja.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar.

Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri.

Nuk e kuptoja që ai njeri po më dë mtonte dhe fatke qësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.

Personazhi i Top Channel tr ondit me rrëfimin: ‘Kam tentuar të v ras veten’ Read More »

Shikoni sa mahnitëse duket shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Big Brother VIP Kosova vjen për herë të parë në vendin tonë dhe pritet të nisë këtë vjeshtë, tashmë është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, ai që do të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.

Së fundmi, Alaudin Hamiti na zbuloi pak edhe nga ajo se si do të duket shtëpia e famshme.

Në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i këtij spektakli publikoi disa pamje nga oborri i shtëpisë.

https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/08/fdzfdfse.mp4?_=1

Shikoni sa mahnitëse duket shtëpia e ‘Big Brother VIP’ Read More »

Ylli italian Fedez përshëndet shqip nga Tirana, bën shqiponjën me duar: ‘O vëlla jemi shok’

Reperi i njohur italian Fedez ishte mbrëmjen e djeshme mes artistëve shqiptarë dhe të huaj që kanë performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Eventi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, sot dhe nesër në kodrat e Liqenit Artificial.

“O vëlla jemi shok”, është fjalia që Fedez dhe miku i tij e kanë përdorur në disa video në Tiranë. Me duar ata bëjnë simbolin e shqiponjës dy krenare.

33 vjeçari Federico Leonardo Lucia, i njohur në botën e muzikës si Fedez, dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij për mijëra të rinj nga Tirana dhe Evropa që ishin në festival. Fjalia e mësipërme nuk ishte e vetmja që ai dinte në shqip.

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi një tjetër fjalë që di në gjuhën shqipe është “Q**** r*bt”. Një sharje që përdoret nrëndom në vendin tonë e mesa duket ka mbërritur dhe në veshin e Fedez.

Ylli italian Fedez përshëndet shqip nga Tirana, bën shqiponjën me duar: ‘O vëlla jemi shok’ Read More »

P las keq mes Beatrix dhe Borës pasi moderatorja u kap mat

Ndonëse “Big Brother VIP” ka disa muaj që ka përfunduar, trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Shkak për këtë është bërë një video e Beatrix dhe Donaldit të publikuar nga një faqe në TikTok, së cilës Bora Zemani i ka bërë “save”.

Për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë. Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trixës, ndërsa nuk ka kursyer thumbat ndaj saj.

“Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër.

I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

P las keq mes Beatrix dhe Borës pasi moderatorja u kap mat Read More »

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ sh err me një vajzë në një klub nate

Jasmin Kadriu vijon të jetë ende një emër që përflitet që pas “Për’Puthen”.
Ajo merr vëmendje herë pas here me fotot e saj që publikon në rrjetin social “Instagram” si edhe për deklaratat që bën.

Së fundmi, një video e saj po qarkullon ku shihet ish-konkurrentja e Për’Puthen duke bërë she rr me një vajzë në një club në Tiranë.

Situata shihet mjaft e te nsionuar mes vajzave, ku kanë ndërhyrë djemtë që gjendja mos të ag ravojë më tej.

Më herët, Jasmin është komentuar shpesh për marrëdhënien e saj me këngëtarin Ardian Bujupi. Madje, thuhej se dyshja janë në një lidhje dashurie.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ sh err me një vajzë në një klub nate Read More »