ShowBiz

Armina Mevlani: ‘Një gruaje 40 vjeç i duhet një çun i ri’

Nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani, shpeshherë jep leksione për se k sin dhe për pamjen e femrave në përgjithësi. Ajo ndiqet nga mijëra shqiptarë në rrjetin e saj social Instagram dhe aty u përgjigjet pyetjeve të vajzave.

Së fundmi, në një studio televizive, Armina ka folur për se k sin tek gratë 40 vjeç.

Sipas Arminës në moshën 40-vjeçare, gruaja është e nde zur për se ks dhe vetëm një djalë i ri mund “t’i dalë për zot”. Këtë Armina e ka të dëgjuar nga të tjerët, pasi vetë nuk i ka mbushur të 40-tat.

Armina thotë:

Ka nevojë për pasion një femër 40 vjeç, se unë kështu e kam dëgjuar. 40-vjeçaret më thonë se në moshën 40 vjeç je super e nd ezur, të duhet një çun i ri se nuk zgjidhet ndryshe.

Armina Mevlani: ‘Një gruaje 40 vjeç i duhet një çun i ri’ Read More »

Donaldin feston ditëlindje, Bora e uroi dhe askush nuk e vuri re

Donaldi feston sot ditëlindjen dhe nëse mendoni se ka munguar një urim nga Bora e keni shumë gabim! Dyshja janë rikthyer dhe duket se pak nga pak po fillojnë ta pranojnë hapur.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një video krahas së cilës ka shkruar “Urime, urime” shoqëruar me gota gotë.

Te gjithë e kanë parë si dedikim për partnerin e saj.

Nga ana tjetër Donaldi publikoi sot këngën “Hesht”, e cila përflitet si dedikim për Borën dhe periudhën kur ishin të ndarë.

Donaldin feston ditëlindje, Bora e uroi dhe askush nuk e vuri re Read More »

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën e saj

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.

“Dreams do come true???

Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi??

Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkruan Arbana.

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën e saj Read More »

Ikonë e muzikës shqiptare në viteve ’80- ’90, këngëtarja feston sot 56-vjetorin e lindjes

Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.

Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.

E njihni kush është? Ikonë e muzikës shqiptare në

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe sot feston ditëlindjen e 56. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

E njihni kush është? Ikonë e muzikës shqiptare në

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.

E njihni kush është? Ikonë e muzikës shqiptare në

Pak vite më pare u raportua se ajo v?an nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.

Ikonë e muzikës shqiptare në viteve ’80- ’90, këngëtarja feston sot 56-vjetorin e lindjes Read More »

‘Sikur je e vetmja në botë shtatzënë’, Einxhel nuk ja përton komentuesit: ‘Më dhi mbset jot ëmë që…’

Pasi konfirmoi shtatzëninë Einxhel Shkira nuk fshihet më dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me barkun e rru mbullakosur. Ajo shfaqet duke pozuar e veshur me pantallona rozë dhe një bluzë me arush ku shkruhet engjëll.

Mirëpo përpos komenteve pozitive, ka dhe nga ata që bëjnë komente të pavenda. “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë”, i shkruan një komentues Einxhelit, e cila s’e ka lënë mangët pa përgjigje.

“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritur sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’, i përgjigjet moderatorja.

Më pas ajo e ka shpërndarë komentin edhe në Instastory ku ka shkruar: “Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”

‘Sikur je e vetmja në botë shtatzënë’, Einxhel nuk ja përton komentuesit: ‘Më dhi mbset jot ëmë që…’ Read More »

Bëri lëmsh rrjetin, kush është këngëtari që ndodhej pranë moderatores që të gjithë e ngatërruan me Donaldin

U desh ‘Sunny Hill Festival’ që Bora Zemani dhe Donald Veshaj të ‘konfirmonin’ rikthimin e tyre.
Shfaqja e tyre në një event të tillë publik krah njëri-tjetrit mund të merret si një shenjë që ato kanë vendosur që të mos fshihen më nga syri i publikut.

Ishte Semi Jaupaj ajo që postoi foton që trazoi rrjetin ku duken të tre se bashku krahë njëri-tjetrit.

“Shokë përgjithmonë”– shkroi këngëtarja krahas postimit.

Bora ka publikuar së fundmi një foto-album përgjatë mbrëmjes së Sunny Hill ku shfaqet pranë miqve të saj dhe në mes të tyre gjendet dhe këngëtari Sardi Strugaj të cilin të gjithë e ngatërruan me Donaldin. Kjo mund të vihet re nga tatuazhet që këngëtari ka në dorë… ato nuk janë të njëjta si të aktorit.

Në foton e publikuar këngëtari shihet pranë moderatores dhe pse fotoja nuk është e qartë pasi Sardit i duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, artisti ka një ngjashmëri të madhe me aktorin e humorit.

“Qiqra në hell”- shkroi moderatorja kahas fotove. Sakaq ndjekësit kanë ‘shpërthyer’ në reagime nga më të shumtit në sektorin e komenteve, ku disa kanë mbajtur anën e Beatrix ndërsa të tjerë mezi prisnin rikthimin e çiftit.

Bëri lëmsh rrjetin, kush është këngëtari që ndodhej pranë moderatores që të gjithë e ngatërruan me Donaldin Read More »

Fotoja e Donaldit me Borën bëri xhiron e rrjetit, vjen reagimi i papritur i Beatrixës

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix është rikthyer sërish në vëmendje.
Së fundmi, një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.

Mirëpo, për këtë ka reaguar edhe Trixa. Ajo ka publikuar një foto të sajën ku shkruan: 2euro.

Mos vallë ky është një thumb për dyshen Bora dhe Donald?

Më herët, një video qarkulloi kudo ku shihej qartazi se si prezantuesja Bora Zemani kishte ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar.
Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Ndoshta moderatorja nuk e ka ditur këtë gjë.

Por nuk ka munguar aspak as reagimi i Trixës.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë këtë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

Më herët, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

Fotoja e Donaldit me Borën bëri xhiron e rrjetit, vjen reagimi i papritur i Beatrixës Read More »

Roza Lati i bën urimin emocionues nënës, Rita Latit dhe i nxjerr sekretin: ‘S’të beson njeri që mbush kaq vjeç sot’

Një ditë më parë, Rita Lati festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim unik nga e bija, Roza. Aktorja mbush 62 vjeç ndërsa moderatorja shkruan me shaka se duket shumë bukur për 25 vjetor. “Pa shih sa e bukur je mamo! S’ta beson njeri që bën 62 sot! Më fal 25! Gëzuar ditëlindjen bossi!”
“Sot ka ditëlindjen Bossi. Ajo që bën ligjin me prezencë pa fol e le të flas. Që bën ligjin edhe duke qesh e duke bërë humor. E lërë kur është serioze e me nerva. Gëzuar ditëlindjen Mam! Fjalët dhe mirënjohjet t’i kam shkruar çdo ditëlindje e çdo 8 Mars! Sot me 28 Gusht veç po të uroj jetofsh sa më gjatë e vogla ime!”

Krahas disa fotove të tjera, ajo shkruan: “Disa momente…kur mami merr mikrofonin dhe më bën mua zborin. Por ndërkohë tregon dhe barsaleta, dhe krijon atmosferë! Siç vetëm ajo di! Sot është dita jote mamo! Kështu festofshim gjithmonë! Të paça në krah tërë jetën!

Roza Lati i bën urimin emocionues nënës, Rita Latit dhe i nxjerr sekretin: ‘S’të beson njeri që mbush kaq vjeç sot’ Read More »