ShowBiz

Ronaldo Sharka zbulon se pse nuk pati raporte të mira me Oltën

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.

Çfarë mendimi ka Ronaldo Sharka për pjesën e rrugëtimit të tij kur në një moment të lojës u pozicionua tek ‘grupi’ i Oltës dhe më pas kaloi tek Luizi?

Marrëdhënia me Oltën ka nisur e tillë që në fillim unë e kam thënë, përplasje pafund kur ne kemi qenë në rulot hidhte kunja, shenja arrogance që ne i kërkonim ndihmë për diçka qoftë edhe për bashkëpunime emisionesh që bënim aty brenda ndërsa ajo thjesht thoshte: “Po, Po dilni ju nga gardhi”. Kur ajo e dinte shumë mirë që ne nuk dilnim dot nga gardhi.

Brenda pastaj Olta më afrohet, ka qenë ajo që është afruar e para dhe kam dashur thjesht t’i jap një mundësi për ta njohur këtë personin sepse ndoshta nuk është vërtetë kështu siç bën, ndoshta është përtej rolit që mendoja se mund ta kishte zgjedhur por pastaj kuptova që Olta donte të më manipulonte, donte të më përdorte dhe thjesht të më kishte në skuadrën e saj dhe kulmi ishte kur unë i kërkova ndjesë për diçka dhe këtë ajo e mori dhe e përdori nëpër shtëpi dhe e kuptova që nuk kishim pikë rëndësie në marrëdhënien e njëri-tjetrit. Nuk është se u ktheva tek Luizi por kemi riformuluar edhe njëherë.

Ronaldo Sharka u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia dhe raporti që ka pasur gjithashtu edhe me Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ronaldo Sharka zbulon se pse nuk pati raporte të mira me Oltën Read More »

Valbona Mema rrëfen me lot në sy: ‘Një vëlla më ka vdekur shumë i ri. Mami na jepte bukë me sheqer’

“Loja e Memories” është sfida e radhës që Vëllai i Madh vendosi për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se disa prej tyre bënë 1 muaj brenda “Big Brother VIP2”, Vëllai i Madh vendosi që të shikonte se sa e njohin njëri-tjetrin.

Pasi të gjithë kanë rrëfyer historitë e tyre, banorët do të pyeten se sa mbajnë mend nga çfarë u tha.

Këngëtarja e mirënjohur, Valbona Mema, ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe si fitoi për të shkuar në Liceun Artistik, por në vend të saj dërguan dikë tjetër.

Rrëfimi i plotë:
“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.

Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para.

Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.

Valbona Mema rrëfen me lot në sy: ‘Një vëlla më ka vdekur shumë i ri. Mami na jepte bukë me sheqer’ Read More »

‘Sherr’ mes Kiarës dhe Luizit: ‘Krenaria jote të dj eg, do e shohësh ça do të…’

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin pasi kështu do kuptojë nëse ndjen apo jo për të. Pas këtij momenti, Kiara i tha Luizit se pret që t’i thotë Olta për puthjen dhe kërkoi mos t’i flasë sot.

Luizi nga ana tjetër i tha se nuk e ka fare tek puthja, por mendon për të mirën e saj duke u shprehur se e di çfarë do t’i ndodhë Kiarës brenda shtëpisë.

Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh fare sot? Ik! Për aq kohë sa pret të të thotë Olta Gixhari puth Kiarën… Ça më di ti mua 2 vjeç? Që të marr mendime nga Olta? Erdhe ti dhe e hapë atë muhabet. Dhe ti prisje të të puthja se tha Olta?

Luizi: Krenaria jote të dj eg. S’ma dëgjove një herë fjalën.

Kiara: Le të më dj egë, të paktën jam e sigurt për hapat e mi. Puthjen do ta jap kur ta ndjej vetë, jo kur të ma kërkojnë

Luizi: Po ik ça puthje se dua hiç

Kiara: Po ça do atëherë, ca kërkon nga unë?

Luizi: Do e shohësh çfarë do të ndodhë ty brenda këtyre mureve.

Kiara: Po ça është kjo e keqe madhe që do më ndodhi? Do dal jashtë? Po le të dal, të paktën jam e qetë me veten time. Unë të pres jashtë.

‘Sherr’ mes Kiarës dhe Luizit: ‘Krenaria jote të dj eg, do e shohësh ça do të…’ Read More »

Romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundi?

Mesa duket romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundit. Shkak për këtë janë bërë konfliktet e vazhdueshme mes moderatores dhe kengëtarit.

Luizi kërkon t’i qëndrojë më prane Kiarës, por kjo e fundit vazhdimisht i thotë se presioni që ai po i bën për ta pranuar si të dashurin e saj, apo për ta puthur po e bezdis shumë.

Në fakt ishte Olta ajo që i hodhi benzinë zjarrit pasditen e sotme pasi i tha Kiarës që ta lejojë Luizin ta puthë sepse sipas saj puthja do të ishte decizive për të vendosur më në fund nëse do ta pranojē apo jo Luizin.

Por duket që kjo gjë e bezdisi Kiarën e cila i thotë me tone të ashpra se përse duhet te insistonte për puthjen në sy te Oltës, pasi nuk do të diskutojë me të tjerë gjëra kaq private.

Por Luizi mërzitet keq dhe i thotë që asnjëherë nuk ia ka dëgjuar fjalën dhe sipas tij puthja nuk kishte të bënte në debatin e tyre. Pastaj ai largohet tejmase i mërzitur.

Më pas Kiara i thotë Luizit se nuk ka nevojë për të për të vazhduar lojën dhe se nuk e fut dot me zor në mendjen e saj, duke i vënë vulën marrëdhënies së tyre.

Teksa Kiara fliste, kengetari nisi të derdhte lot, ndersa moderatorja i thotë të mos preket pasi si kështu bën sa herë ndodh kjo situatë.

Pasi largohet nga këngëtari, moderatorja i tregon më pas Efit që do të largohet përfundimisht ndaj Luizit brenda shtëpisë dhe do ta presë jashtë.

Por këtë fjalë të fundit Luizi nuk e ka besuar.

Në fakt frika e Luizit është largimi i Kiarës nga shtëpia, ndaj e do edhe më afër. Në një moment ai shprehet se nëse largohet Kiara, do të ikë edhe ai nga BBV. Nuk dihet se çfarë do te ndodhë në vijim mes të dyve por do të presim e të shohim./dritare.net

Romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundi? Read More »

Rrëfimi i Teas: ‘S’kam prekur libër me dorë që 15 vjeçe, por dola me 10-ta’

Tea, një nga banoret e Big Brother Vip ka treguar jetën e saj. Ajo u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.

Diçka që na habiti ishte fakti se Tea tha se që nga mosha 15 vjeç, pasi prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë, por ngaqë ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera, doli me mesatare 9.5. Pak e vështirë për t’u besuar, por gjithsesi urojmë që Tea tani të mund ta heqë këtë embargo ndaj librit dhe t’i prekë herë pas here. Ku i dihet. Ndoshta i shërbejnë për diçka më shumë sesa të mbahet mend si vajza e Përputhen./ dritare.net

Rrëfimi i Teas: ‘S’kam prekur libër me dorë që 15 vjeçe, por dola me 10-ta’ Read More »

Luizi i rrëfehet Bjordit për situatën jashtë Big Brother: ‘S’kam kokërr leku, kam frikë kur të dal nga këtu…’

Si çdo mëngjes, Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli, janë dy banorët që zgjohen të parët dhe bisedojnë gjatë me njëri-tjetrin.

Ata kanë komentuar rreth sfidës “Loja e memories”, ku secili ka banorët kanë treguar jetën e tyre.
Regjisori i tha këngëtarit se e nisi shumë bukur rrëfimin dhe se i pëlqeu, por kur nisi të flasë për punën ndryshoi mendim.

Sipas Bjordit, pjesa ku Luizi tha se dy ditë para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata të punës i ndryshuan kushtet, atij i është dukur si ‘vi ktimizim’.
Luizi i thotë se nuk është vi ktimizim dhe se ishte ai që pastaj vendosi që ta linte atë punë.

Luizi: Kam fr ikë kur të dal nga këtu se ngel pa punë

Bjordi: Vetëm pa punë nuk ngel nëse je i zgjuar. Unë nuk kam frikë

Luizi: Nuk jam mësuar të rri pa punë

Bjordi: Kush ka faj që je pa punë?

Luizi: Unë

Bjordi: Kush ka meritë që gjen punë, po ti

Luizi: Kur të iki nga këtu do iki në Suharekë te “Golden Eagle”, tu them ma gjeni një punë

Bjordi: Kur isha në “Big Brother”-in e parë pija aq shumë Lori Caffe, sa isha i bindur se do më merrte Lori për imazh.

Luizi i rrëfehet Bjordit për situatën jashtë Big Brother: ‘S’kam kokërr leku, kam frikë kur të dal nga këtu…’ Read More »

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani reagon pas ak sidentit

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani, ka reaguar lidhur me aksi dentin që pësoi dy ditë më parë në kryeqytet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kostani tregon se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderoi të gjithë njerëzit që iu gjendën pranë.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga ndjekësit në rrjetet sociale lidhur me gjarprin e saj, Anisa shkruan se gjarpri është mirë nën kujdesin e familjarëve të saj.

Gjithashtu ajo shton se nuk ka për detyrë të pyesë miqtë e saj kanë apo jo patentë me vete, pasi personi në makinën e të cilit ajo ishte pasagjere natën e aks identit, lëvizte pa një të tillë.

“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjendet prane; ishit te shumte 🥰

Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete.

Shendet!”,shkruan Kostani.

Efektivja e pol icisë së Elbasanit Anisa Kostani u ak sidentua me makinë dy ditë më parë në Tiranë. Ng jarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani reagon pas ak sidentit Read More »

Luizi ‘shpë rthen’ para Kiarës! Ja çfarë i bën

Luizi dhe Kiara kanë patur një ditë të ngarkuar në shtëpi ditën e sotme teksa mes çiftit nuk kanë munguar as debatet.

Ai është shprehur që Kiara e ka bërë të duket si kokrra e legenti, teksa ka qenë moderatorja ajo e cila e ka kundërshtuar duke përforcuar mendimin e saj, se ajo thjesht ka krijuar idenë se ky i fundit është i nxituar.

Në këtë bisedë ka marrë pjesë dhe Amos i cili i ka kujtuar Luizit se është mashkull me shumë fat që ka një femër në krah si Kiara e cila nuk jepet kollaj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ke bërë të dukem kokrra e legenit

Kiara: Unë nuk e mendoj këtë, unë mendoj që ti je i nxituar dhe këtë e kam menduar që ditën e parë.

Luizi: Tani ti je krejt në rregull, ti do hapësirë…

Kiara: Unë mund të jem dhe gabim por nuk e ndryshoj opinionin në bazë të të tjerëve

Amos: A e kupton sa me fat je ti, sepse Kiara është një femër që nuk jepet shumë kollaj

Luizi ‘shpë rthen’ para Kiarës! Ja çfarë i bën Read More »