ShowBiz

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun: ‘Xhensilën e njoh dhe si…’

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e drejtueses Luana Vjollca në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan.

E vendosur përballë një sfide personale Monika tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë. Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.

Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Xhensila Myrtezaj, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Jasemin”, atë bashkë me Besin.

“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun: ‘Xhensilën e njoh dhe si…’ Read More »

Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët e Big Brother VIP Albania, që janë kthyer në kyefjalën e mediave rozë.

Këngëtari nga Shkodra tashmë ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar sa i përket kësaj ane.

Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

E pyetur Titon nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”. “Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre.

Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj! Read More »

Luizi vihet përballë një pyetje që nuk e priste

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve lojën e radhës, e cila kishte të bënte me pyetje anonime. Çdo banor ka pasur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një pyetje që iu drejtua Luiz Ejllit ishte: “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”. Këngëtari i njohur krehu përgjigje duke u bazuar në tre pika.

“E para e punës nuk e di. E dyta e punës nuk është. E treta e punës nëse është ka ikur me kohë”, tha artisti, i cili më pas shtoi: “Mos pastë ikur, kur të dal do të ikë”.

Ndërkohë kujtojmë se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe.

Luizi vihet përballë një pyetje që nuk e priste Read More »

Iliri sqaron deklaratën për Luizin: Flet shumë edhe kur nuk i flasin…

Ilir Shaqiri ka sqaruar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” deklaratën e bërë ne rrjete sociale në lidhje me Luizin, e cila u komentua shumë nëpër media.

Ai ka sqaruar se nuk është ndjekës i rregullt i “BBV” për shkak të punës dhe për këtë arsye teksa është pyetur për Luizin nga fansat, është shprehur se e ka komshie, duke nënkuptuar se me të vërtetë ka një komshie me emrin Luiza.

Iliri sqaroi se nuk është aspak e stisur deklarata dhe se nuk ka pse e merr personale asnjë person.

“Ky ishte një question që bëra në storyn e “Instagramit” dhe vinin shumë pyetje për BBV, unë I kam shpjeguar se nuk e kam parë për shkak të udhëtimeve të shpeshta që bëja dhe përputheshin dhe binin në ditët e prime dhe kur ka ardhur kjo pyetje jam përgjigjur si të më pyesnin për Arjonën, unë kam thënë po kam një komshie që quhet e tillë, nënteksti ishte jo nuk e njoh se nuk e kam parë ama kam një komshie që ka këtë emër. Nuk ishte një nëntekt për ta degraduar muhabetin apo për të nënvlerësuar Luizin dhe kush nuk e ka kuptuar e ka për veten e vet mua as nuk më ngroh as nuk më ftoh. Por qe thjeshtë një koeçidencë që u mor dhe siç e kanë portalet e interpretojnë ndryshe. Luiza është komshija ime dhe është realisht vajzë e mirë, realisht nuk mudn të bëj ironi për një person që nuk e njoh nuk është në natyrën time.”– tha Iliri.

Ndër të tjera bëhet me dije se Iliri e sheh Luizin si një banor dhe lojtarë të fortë, edhe pse sipas tij flet tepër.

“E kam ndjekur këtë edicion me copëza, tek Luizi shikoj atë që isha unë aty brenda sepse janë shumë banorë kundër tij. Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe kur nuk i flasin. Mendoj që ai ka një super durim dhe kjo do e bëj që të ec shumë përpara. Nuk e di nëse do jetë fitues, sepse nëse do shpallej në dy javët e para nuk do ishte surprizë.

Neve çdo gjë na erdhi natyrale, nuk u kacafytëm që ditën e parë në atë shtëpi sepse asnjëri nuk e njihte tjetrin. Thjesht u përshtatëm. Ata kanë ardhur më të përgatitur.”- tha Iliri.

Iliri sqaron deklaratën për Luizin: Flet shumë edhe kur nuk i flasin… Read More »

Ronaldo ka një mesazh për Luizin, Kiarën dhe Efin

Javën që lamë pas, Ronaldo Sharka ishte i eliminuari i rradhës nga shtëpia e Big Brother Vip Albania. Edhe pse eksperienca e tij u ndërpre shumë shpejt në mes, ai vazhdon t’i ndjekë përmes ekranit ish-bashkëjetuesit e tij.

E duket se tre prej tyre bëjnë diferencën për Ronaldon. Në Instastory ai ka publikuar një video teksa shikon në ekran Luizin, Kiarën dhe Efin duke biseduar në shtëpi. Mbi video ai ka shkruar:
“Efi, Kiara, Luiz më mungoniiii”

Edhe pse ka pasur përplasje, këta tre emra janë ndër banorët me të cilët Ronaldo ka kaluar kohën më të madhe brenda shtëpisë.

Artikulli paraprak
“Kam qarë për…”! Rrëfehet gruaja e “Maestros”: Parashikoj një goditje nga…
Artikulli tjetër
Dietologi

Ronaldo ka një mesazh për Luizin, Kiarën dhe Efin Read More »

‘Po e sollën, nuk di çfarë bëj’/ Luizi: Vetëm nëse vjen një person …

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një prej njerëzve më të dashur për shqiptarët.

Ai ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale. Por një tjetër gjë që ka rënë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA2 është se Luizi është i apasionuar pas pijes energjike ‘Golden Eagle” që prodhohet nga kompania kosovare “Frutex” me seli në Suharekë.

Në biseda të shumta nëpër shtëpi, Luizi thotë se pasi të dalë nga aty do të fillojë punën në këtë kompani, mbase si komercialist në Shkodër.

Luizi i cili pi disa kanaçe me këtë pije gjatë ditës një ditë në shaka ka kërkuar nga kompania që në kanaçe të vënë fotografinë e tij. Ndonëse Luizi nuk di asgjë, dashurinë e tij për pijen “Golden Eagle” e ka parë edhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

Palushi në një intervistë për “Demokracia.com” ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” për Shqipëri i kësaj pijeje.
Pronari i “Frutex” thënë se tashmë është herët për t’ia bërë të ditur Luizit këto sepse me rregullat e reality show-t nuk mund të favorizohet një banor.Ai thotë se paraprakisht nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me Luizin, por duket se atij i pëlqen vet pija kosovare.

“Për herë të parë për Luizin kam dëgjuar që Big Brother dhe nuk kemi pasur asnjë komunikim apo marrëveshje paraprake. Duket se ai është një fans i Golden Eagle sepse ndryshe ai do të fliste por nuk da ta konsumonte. Duke se ai ka besim dhe dashuri për këtë produkt. Ne ende nuk kemi marrë ndonjë qëndrim, por ajo që presim dhe besojmë që do të ndodhë është e kufizuar sepse nuk guxojmë të brenda Big Brother ne ta favorizojmë dhe këtë nuk na e mundëson Top Channel por ajo që po mendojmë që e meriton Luizi është që të shpallet ambasador i Golden Eagle për vitin 2023 për Shqipëri dhe do të mbështet edhe financiarisht”, ka thënë Palushi./ Demokracia.com/

‘Po e sollën, nuk di çfarë bëj’/ Luizi: Vetëm nëse vjen një person … Read More »

Kiara ‘shtang’ Luizin: ‘Nuk je as i pari e as i fundit që më…’

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo ka përdorur atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.

Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës.

Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se nëse do e thoshte Luizi, do e merrte me sportivitet.

Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjen për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese

Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua

Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo

Kiara: I fundit domethënë…

Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?

Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç

Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.

Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment

Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.

Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit’

Kiara ‘shtang’ Luizin: ‘Nuk je as i pari e as i fundit që më…’ Read More »

Luizi ‘shpë rthen’ keq ndaj banores së BBV! ‘Thumbon’ keq edhe Oltën

Luizi vijon të ketë një marrëdhënie jo të afërt me Diolën, dhe kjo duket se është thelluar edhe më shumë që pas mbrëmjes së prime-it.

Ndërsa ka qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, nën shoqërinë e Kiarës, Oltës dhe Bjordit, ai është shprehur për Diolën, se ajo është version më i keq i Oltës

Luizi: U ça ka marrë zemër kjo masht ruesja, kjo Diola.

Bjordi: Veç mashtr uese nuk është.

Luizi: Është versioni më i keq i Oltës.

Olta: Nejse, ai masht ruese u thotë të gjithëve…

Luizi ‘shpë rthen’ keq ndaj banores së BBV! ‘Thumbon’ keq edhe Oltën Read More »