ShowBiz

Doli kundër skenarit për përjashtimin e Luizit, ‘Vëllai i Madh’ përjashton direkt Ermiona Lekbellon

Përjashtohet nga ‘Big Brother VIP Albania’, Ermiona Lekbello. Ky vendim u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi.

Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.
Luizi: kjo është lojë nervash

Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.
Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.

Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim

Produksioni i BBV ka vendosur të jetë shumë strikt pas situatave të ndodhura ditët e fundit në shtëpi dhe sic u lajmërua dhë mbrëmë tani e tutje s’do ketë më asnjë tolerim.

Doli kundër skenarit për përjashtimin e Luizit, ‘Vëllai i Madh’ përjashton direkt Ermiona Lekbellon Read More »

Robert Aliaj nuk përmbahet: Mund të kesh marrëdhënie me një femër dhe të dashurohesh me një tjetër

Kristi dhe Keisi janë duke shijuar brenda shtëpisë flirtin e tyre. Dyshja pati një tërheqje që ditët e para, e duket se kjo marrëdhënie sa vjen e shkon më tej mes dy të rinjve. Por, teksa brenda flirti është në kulm, jashtë një furtunë e vërtet ka nisur. E shkak për këtë është bërë pikërisht lidhja që Kristi ka lënë jashtë.

Fundjavën e shkuar, vetë banori u pyet nga Arbana rreth lidhjes, por Kristi u mjaftua duke thënë se ajo ish-e dashura dhe lidhja mes tyre kishte përfunduar, para hyrjes së tij në lojë.
Deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Sabianit, babait të Keisit, që tashmë e ka shprehur edhe publikisht mendimin e tij për lidhjen e së bijës. Kristi dhe Kejsi kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda “Big Brother VIP”. Edhe pse në kuadër të lojës, dyshja ia kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e shumta përgjatë këtyre ditëve.

Mirëpo babai i Kejsit, Sabiani nuk është aspak dakord në lidhje me këtë romancë. Madje ai e ka shprehur dhe publikisht nëpërmjet disa deklaratave të tij në “InstaStory”. E teksa Kejsi e ka shprehur se vetmja gjë që kërkon është të ketë një konfirmim nga i ati, kur është pyetur nga Luizi se çfarë do të bënte nëse këngëtari do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. E duket se këto gjëra, ish-banorit të “BBVIP1” nuk po i pëlqejnë aspak te vajza e tij, të cilën ka zgjedhur ta “dënojë” nga jashtë. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në “Instagram” dhe madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.

Advertisements

Ai u shpreh se nuk sheh fare ndjenja nga ana e tij për Keisin dhe gjithçka po e bën për “show”. Sabiani shkruan se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur me sazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por, janë disa gjëra që nuk i pranoj. Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për ‘show’. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në “InstaStory”.

Por, krejt ndryshe duket situata nga sytë e miqve dhe familjarëve të Kristit. Madje babai i Kristit në reagimin e tij ka sulmuar edhe Sabianin për qëndrimin që ka mbajtur pas kësaj situate.

Sipas tij mediat e kanë amplifikuar situatën e Kristit duke e bërë objektin kryesor dhe duke bërë dëm në të gjitha nivelet. Dhe në këtë rast është krijuar një turmë e cila ka mungesën e përgjegjshmërisë. Në lidhje me çiftin dhe pretendimin e vajzës që u përfol si partnerja e Kristit, Roberti u shpreh:

“Të gjithë e dimë ekzistencën e aplikacioneve që bëjnë modifikime. Në datën 24 dhjetor, kur pretendohet se janë bërë bisedat, telefoni i Kristit ka qenë i konfiskuar nga produksioni dhe kjo është e verifikueshme. Në rast se Kristi ka pasur një lidhje, që ai e quajti vetë problematike, ai është i lirë të marrë vendime. Një djalë i ri mund të ketë një marrdhënie me një femër dhe mund të dashurohet me një tjetër”.

Roberti ndau dhe një detaj nga lidhja e tij me bashkëshorten, të cilën e ka njohur në një kohë kur kishte një lidhje me dikë tjetër, por jo me një vizion të qartë.

“Ne mund të gjykojmë njerëz familjarë që kanë përgjegjësi mbi vete, por jo të rinjtë, ata janë të lirë, mos i gjykoni”.

Gjithashtu, Roberti theksoi se e quan të gabuar të ndërhysh në zgjedhjen e fëmijës që është i rritur.

“T’i ndërhysh një fëmije që është adult në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme në Evropë. Kur sheh komentet kupton se në çfarë mentaliteti mjeran ka rënë Shqipëria. Unë po flas për Kristin, për sjelljen e Kristit, për qasjen e turmave dhe vulgaritetin që rrjedh në rrjet. Kur del me një deklaratë dhe komente paragjykuese ti je vetëm llumi i shoqërisë. Asgjë nuk po ndodh, kjo është thjesht një lojë ku njerëzit mund të dashurohen me njëri-tjetrin”, ka thënë Robert Aliaj për “Shqipëria Live”.

Gjithashtu, edhe miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.

“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, tha ai.

Gjithçka nisi me reagimin e partneres së huaj të Keisit. Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës, e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në “InstaStory”, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falënderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falënderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan ajo.

Robert Aliaj nuk përmbahet: Mund të kesh marrëdhënie me një femër dhe të dashurohesh me një tjetër Read More »

Nuk përmbahet Kristi, ‘shpë rthen’ keq ndaj aktores Olta Gixhari

Olta dhe Kristi janë ballafaquar edhe një herë, në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe për distancimin mes tyre.

Kristi: Unë të kam folur për Oltën e shëmtuar dhe kjo që po bën tani është Olta më e shëmtuar ndonjëherë.
Tani thjesht jam bërë më i ashpër. Ti më ke përdorur për interesin tënd, për të më shfrytëzuar.

Olta: Por po e bën me vetëm ne të dy.

Armaldo: Kristi ka ndryshuar, është më impulsiv. Për çdo gjë që i them më thotë, “për manipulim e ke”.

Kristi: Ju të dy gjatë gjithë kohës manipuloni

Nuk përmbahet Kristi, ‘shpë rthen’ keq ndaj aktores Olta Gixhari Read More »

Arbana Osmani shp ërthen në lot nga historia e dh imbshme e Tanit

Tani ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dh imbshme e cila shkon deri në rrënqethje.

Ai rrëfeu aks identin tra gjik që i ndodhi kur prindërit e tij hu mnbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi ak sidentit tr agjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aks identin fa tal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.

Ai i kërkon falje familjes për aksi dentin që shkaktoi

Arbana Osmani shp ërthen në lot nga historia e dh imbshme e Tanit Read More »

Nxehet de bati mes Luizit dhe Kiarës: ‘Ti më sakrifikon dhe mua për fitoren’

Vijon de bati mes Luizit dhe Kiarës pas lojërave që këngëtari i bëri dhe moderatores nuk i pëlqyen aspak.

Në një moment Kiara thotë se “Luizi është gati të sakrifikojë dhe vetë atë për fitoren e Big Brother”.
Ky koment iu duk qesharak Luizit i cili u kundërpërgjigj menjëherë: “Turp të kesh që mendon këtë”.

Ndër të tjera eksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’.

Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”.

Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’. Kiara i tha se për momentin nuk do që të qëndrojë me të dhe ai ia kthen ‘prandaj kërkoj seancë pajtimi’.

Nxehet de bati mes Luizit dhe Kiarës: ‘Ti më sakrifikon dhe mua për fitoren’ Read More »

‘Rev oltohen’ sërish fansat, njoftojnë protestën e radhës për Luiz Ejllin

Nesër do ti tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen në pro testë për “padrejtësitë” që po i bëhen Luizit.

Disa javë më parë, fansat e Luizit u mblodhën jashtë shtëpisë së BBV dhe ambienteve të Top Channel duke pro testuar pasi pretenduan se Luizit po i bëhej padrejtësi në lojën brenda Big Brother VIP.

‘Rev oltohen’ sërish fansat, njoftojnë protestën e radhës për Luiz Ejllin Read More »

Luizi nuk e ruan qetësinë dhe shpërthen keq: Ma ka neveritur

Gjatë prime-t të kësaj të marte të “Big Brother VIP2”, banorët që shpallen më pak të preferuar nga votimi i publikut do të dalin në nominim.

Luizi Ejlli është shprehur sot se dëshiron që një prej emrave të jetë ai i Armaldo Kllogjerit. Këngëtari shpreson që ai të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këtë temë ai e bisedoi mëngjesin e sotëm, teksa ishte në oborr me Shpatin, banorin më të ri të “Big Brother VIP2”.
Luizi u shpreh se Maestro ia ka neveritur me veprimet e kryera, duke përmendur rastin kur i tha Oltës të nxirrte në nominim Kiarën. Sipas Luizit, Maestro nuk ka burrëri dhe është frikacak.

“Do Zoti, ma heq qafe Maestron. Ma ka nerveritur me atë që ka bërë. Nuk ka lidhje me lojë fare. Prej teje e pres, nga ai jo se jemi 66 ditë bashkë. E di shumë mirë kur ka qenë i zhytur, e kam marrë e kam nxjerrë.

E kam ndihmuar, ça nuk i kam bërë. Tani që i vjen një rast, i thua Kiara asaj. Ik ere, ik pirdhu me gjithë zarf, pa burrëri.

E ndjeu veten në rrezik, më fut mua more. Është kokrra e burracakut, është normale që të gjithë kanë interesin e vet por kur ke variant tjetër zgjidh atë”, tha Luizi.

Luizi nuk e ruan qetësinë dhe shpërthen keq: Ma ka neveritur Read More »

Olta Gixhari harron sërish kamerat, bën deklaratën befasuese ndaj produksioni 

Olta Gixhari ka tentuar sërish të nxjerrin zbuluar produksionin e “Big Brother Vip”. Një video që po bëhet virale në rrjet dëgjohet aktorja që tregon si ka vepruar stafi i “BBV” vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një nominin të Donaldit dhe Ilirit që ‘Vëllai i Madh’ nuk ua realizoj kurrë.
Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Luizi këtë vit për të dalë në nominin me Oltën, por prapë produksioni nuk ka pranuar duke u justifikuar se rregullat aty nuk i vendosin banorët.

Në bisedë me Maesteon, aktorja tregon se produksioni nuk do e bënte kurr këtë gjë sepse humb interesi për ditët në vazhdim pra s’ka vëmendje.

“Po pse ca kujton ti se Vëllai i Madh’ do i linte ashtu, do kishin bilet kthimi nëse largohej njëri”, tha Olta në bisedë me Armaldon. Kjo ka të nënkuptuar që biletat e kthimit i vendos produksioni se kush duhet t’i ketë.

Kujtojmë që Gixhari ka bërë mjaft deklarata kundër produksionit dhe ka tentuar t’i zbulojë sekretet.

Olta Gixhari harron sërish kamerat, bën deklaratën befasuese ndaj produksioni  Read More »