ShowBiz

Luizi kërkon të largohet përfundimisht nga loja/ Çfarë po ndodh në Big Brother?

Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother.

Por Kiara nuk ka pranuar. Ajo i kërkuar Luizit të respektojë hapësirën e saj.Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.

Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë. Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë. Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

Luizi: Hajde pra dalim. Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd. Luizi: Rrugëtim të kam ty unë.Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde. Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.
Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë.

Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”

Luizi kërkon të largohet përfundimisht nga loja/ Çfarë po ndodh në Big Brother? Read More »

Luizi trondit Kiarën: Të shtunen do të përjashtohem nga shtëpia, ja çfarë kam bërë

Tensioni mes Kiares dhe Luizit ka vazhduar edhe mbrëmë ku ky i fundit shkoi tek kiara për të biseduar dhe për ti kërkuar falje pas reflektimit që bëri duke thënë se ishte gabim që e ndaloi tek lavamani.

Duket se u ul pak tensioni mes tyre derisa bisedonin për situatën në shtëpi duke folur se si kanë ikur dy persona brenda dites që ishin Ermiona dhe Eva të cilat u përjashtuan nga Vëllau i Madh.

Kjo pasi vetëm një natë më parë në Prime ështe lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nesë vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme do të largohen menjëherë nga loja.

Ndërsa Luizi i ka thënë Kiares se mund të përjashtohet të shtunën nga loja kjo pasi i dërgoi Even në limit pastaj ajo ofendoi dhe u përjashtua nga shtëpia, ndërsa Kiara i thotë se ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh sa ta përjashtojnë.

Luizi trondit Kiarën: Të shtunen do të përjashtohem nga shtëpia, ja çfarë kam bërë Read More »

Luizi tenton të rregullojë marrëdhënien me Kiarën, i kërkon falje, ja si reagoi ajo

Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.

“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”

Luizi tenton të rregullojë marrëdhënien me Kiarën, i kërkon falje, ja si reagoi ajo Read More »

Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin që nuk pritej

Si çdo ditë, Luiz Ejlli është banori i parë që zgjohet nga gjumi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtari pasi pastron vendin ku bëjnë kafen, e përgatit një për vete dhe qëndron jashtë vetëm.

E teksa po qëndronte vetëm në oborr, aty po shkonte Olta Gixhari. Kur kjo e fundit po i afrohej, zgjodhi të largohej duke u ulur në pjesën e verandës së shtëpisë.

Nuk dihet se pse Luizi vendosi që bënte këtë veprim, pasi së fundmi nuk kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

Madje ata mbrëmë kanë ndenjur duke biseduar deri vonë së bashku me Kiarën dhe Armaldon.

Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin që nuk pritej Read More »

Sabiani kërkon daljen e Keisit nga shtëpia e Big Brother Vip

Sabiani, tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me raportin e të bijës me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision. “Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Por ky nuk është reagimi i parë nga ish-konkurrenti për të bijën.
Pakënaqësia e Sabianit kundrejt të bijës në Big Brother u duk pak netë më parë, teksa pas puthjes me Kristin, ai e hoqi të bijën nga lista e ndjekësve. E duket se këngëtari vijon të jetë i tensionuar nga kjo situatë, aq sa ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku edhe konfirmon sesi po e përjeton këtë situatë.

“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video që më shumë se ‘funny’ tregon situatën e tij aktuale. Nga ana tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe ka puthur Kristin gjatë një loje. Madje u shpreh se edhe nëse babai do të ishte kundra lidhjes, ajo do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. Sabiani shkroi pak ditë më parë se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për shoë. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.

Sabiani kërkon daljen e Keisit nga shtëpia e Big Brother Vip Read More »

Kiara nuk i paska lënë shije aspak të mirë Ermionës: ‘Ishte një shtëpi e mbushur me hiena’

Ermiona Lekbello, e cila në fillim u duk si një konkurrente e fortë, nuk mundi të shkojë në finalen e spektaklit të “Big Brother Vip”. Ajo u përjashtua ditën e djeshme nga formati dhe pas disa orës ajo theu heshtjen në profilin e saj Instagram ku shkruan:

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim . Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort.

Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”

Por ajo që vihet re është se nga grupi i hienave,Ermiona përjashton vetëm Luizin,Kristin dhe Keisin duke e lënë Kiarën në grupin e “Hienave”.

Kiara nuk i paska lënë shije aspak të mirë Ermionës: ‘Ishte një shtëpi e mbushur me hiena’ Read More »

ZARF i ZI në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ , largohet…

Një tjetër zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa banorja Eva Alikaj është skualifikuar.

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se Eva është përjashtuar për të njëjtën arsye, si Ermiona, pasi ka përdorur dhunë verbale gjatë një debati të ashpër me Luizin.

Gjithçka ka nisur pasi Eva ishte duke bërë prova për kërcimin që do të zhvillonin me Kristin, në dhomën e gjumit, ku ndërkohë Luizi po flinte. Pasi Eva dhe Kristi janë përfshirë në një debat pasi nuk po binin dakord për kërcimin, Luizi është zgjuar duke u kërkuar të qetësohen pasi po bënin zhurmë.

Ai i ka thënë se kështu do ia bënte dhe ai kur ajo të flinte. Më pas Eva është acaruar nga ky reagim dhe i është drejtuar Luizit me fjalë të rënda.

Kujtojmë se gjatë prime-it të djeshëm, Vëllai i Madh u vendosi ultimatum banorëve, që çdo rast i përdorimit të dhunës verbale do të çojë në përjashtimin e banorit. E njëjta gjë ndodhi dhe me Ermionën.

ZARF i ZI në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ , largohet… Read More »

Votat e publikut të pavlera? Arbana bën veprimin që nuk e priste njeri në mes të emisionit

Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. Mirëpo, ajo që ndodhi mbrëmë gjatë Prime-it, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Të shtunën e kaluar, u hap një televotim për të zgjedhur banorët e preferuar. Deri këtu jemi ‘okej’.

Mbrëmë, mbërriti zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, zarf i cili do duhej të lexohej nga Arbana. Por, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta.
“Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”

Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.

Ky moment lë shumë dyshime mbi ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve, kush del në nominim, e deri tek fituesi i edicionit.

Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo ishin më pak të pëlqyer nga publiku e për pasojë shkuan automatikisht në nominim. Pas nominimeve, në televotim doli Nita, Ermiona dhe Armaldo.

Votat e publikut të pavlera? Arbana bën veprimin që nuk e priste njeri në mes të emisionit Read More »