ShowBiz

Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘Big Brother VIP 1’/ ‘Çmendet’ rrjeti pas deklaratës së ish-banorit

Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin. Gjatë intervistës në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.

“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.

Pyetjes së gazetarit Ermal Qori, nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.

“Me ty po, mendoj se ti je person që realisht do ja vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japi energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.
Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘Big Brother VIP 1’/ ‘Çmendet’ rrjeti pas deklaratës së ish-banorit Read More »

Mori 160 mijë euro, reagon Stresi pas fitores së ‘BBVK’

Mbrëmjen e djeshme (17 mars) Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.

Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem.

Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.

Mori 160 mijë euro, reagon Stresi pas fitores së ‘BBVK’ Read More »

Luizi shp ërthen në lot pas surprizës së papritur

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

Por mbrëmja ishte akoma më e veçantë sot për Luizin, pasi pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpi ai ka marrë një mesazh nga mbesat e tij dhe motra në Amerikë, përmes një video-je. Ato shprehen mbështetjen ndaj tij dhe se e duan ta fitojë këtë spektakël.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Burri i motrës ka qenë banori i cili e ka surprizuar përmes prezencës së tij në dhomën e surprizave dhe i ka kërkuar që Luizi ta fitojë BBV2. Ai i kërkoi që të fikë dritat i fundit në shtëpi.

Luizi shp ërthen në lot pas surprizës së papritur Read More »

Miqtë zbulojnë të dashurin e Efit

Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.

Nëpër fotot që aji vetë publikoi nuk u duk gjëkundi partneri i saj, por në fakt ai nuk kishte si të mungonte në festë.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Gjatë qëndrimit në Big Brother, ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. /Dritare.net

Miqtë zbulojnë të dashurin e Efit Read More »

Luizi flet për Efin: ‘Vajzë garipe. E vendosi Oltën për fundi’

Luizi dhe Qetsori kanë biseduar së fundmi për nominimet që janë zhvilluar në “Big Brother VIP”.

Luizi i tha Qetsorit se nominimi më i fortë ka qenë mes tij, Efit dhe Kiarës.

Ai tha se Efi ishte vajzë garipe dhe se e sulmoi Oltën duke e ‘vënë poshtë’ në lojë.

Luizi shtoi se ishte Olta ajo që ia dha idenë Deas për atë nominim.

“Efi është vajzë garipe shumë. E bëri Oltën që…e vendosi Oltën për fundi. Fjala e Oltës ishte ajo për nominimin, i tha Deas.

Luizi flet për Efin: ‘Vajzë garipe. E vendosi Oltën për fundi’ Read More »

Luizi-Oltës: Boll ma me hatër, duhet me hap krahun

Që prej daljes në nominim të treshes Luiz, Kristi, Armaldo, banorët kanë diskutuar në lidhje me lojën që përdori këngëtari për t’i dërguar në televotim.

Ndërsa ndodheshin në ambientin e jashtëm të shtëpisë, Olta dhe Luizi në prani të Armaldos kanë folur për mundësinë e largimit të tij.

Olta: Të ndodhi largqoftë që të dalë Maestro nga shpia,

Luizi: Del edhe ti a?

Olta: …jo ty do të të bjerë pika. Po tinuk do të përmbahesh dot.

Luizi: Ja këtu do jemi

Olta: Unë nuk e di se ça do të bësh ti, që të shfajsohesh nga nominimi i tij.

Luizi: Unë do të knoj

Olta: Unë do të të masakroj,

Luizi: Unë do këndoj

Luizi-Oltës: Boll ma me hatër, duhet me hap krahun Read More »

Olta flet për debatet me Kristin: Unë nuk ia dhashë atë mundësi, qaja në dhomën e rrëfimit sepse…

Olta dhe Kristi duket se nuk ruajnë më të njëjtin raport shoqëror si në fillim dhe kjo duket nga debatet dhe komentet për lojën e njëri-tjetrit nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, teksa po bënte xhiro rreth pishinës me një nga banorët, Olta ka treguar se përse zgjodhi të shkëputej nga Kristi ku tha se nuk i pëlqente loja e tij manipuluese.

Aktorja foli edhe për lidhjen që Kristi ka krijuar aty brenda me Keisi Medinin duke thënë që nuk e beson fare pasi Kristi e ka thjeshtë një strategji loje.

“Mua askush nuk me ka bërë pyetjen se përse nuk rri më me Kristin, dhe e vërteta është që unë nuk isha dakord për lëvizjet manipuluese të tij.

Të gjithë e shitën sikur unë isha xheloze për Keisin por ne fakt kam qenë unë ajo që nuk kam qëndruar me të, u shkëputa totalisht sepse nuk isha fare dakord me rrugën që zgjodhi.

Ai priste të ishte edhe me Keisin edhe me mua, atë bënte lojë me të dyja, unë këtë komoditet nuk ja dhashë, ai Keisin e ka për lojë e ke 100% te sigurt sepse nuk mund teëzgjohesh ti një dite të bukur dhe të thuash që jam i dashuruar kur nuk kanë bërë asnjë bisedë më parë.

Kur u shkëputa ai filloi të më ofendonte, ndërkohë që disa ditë më parë më thoshte ti je imazhi më i mirë i kësaj shtëpie.

Nuk e ke idenë sa herë kam shkuar duke qarë tek dhoma e rrëfimit nuk e besoja dot se si ky njeri mund te hidhte baltë mbi miqësinë që kishim”, shprehet aktorja.

Olta flet për debatet me Kristin: Unë nuk ia dhashë atë mundësi, qaja në dhomën e rrëfimit sepse… Read More »

Nis sezoni i tretë i ‘Më lër të flas’, Romeo shfaqet i vetëm në skenë/ Çfarë ndodhi me Donaldin?

Romeo dhe Donald Veshaj, kanë qënë të pandashëm në ekran. Që në fillimet e tyre në “Al-Pazar” Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë.

E vetmja herë kur u ndanë ishte kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP” por pas formatit ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone. Por në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë. Kjo u vu re në promon e prezantuar pak minuta më parë, ku shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.
”Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor”-tha Romeo.

Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur mbështetje ndaj vëllait të tij por me shaka i thotë se nuk e ka të gjatë.

”Suksese maj bradher, por nuk e ke të gjatë”-shkruan Donaldi në “instastory”.

Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design.

Nis sezoni i tretë i ‘Më lër të flas’, Romeo shfaqet i vetëm në skenë/ Çfarë ndodhi me Donaldin? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com