E ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.
Pas komentit të Luiz Ejllit që ajo është moderatorja më seksi, Fjoralba Ponari tha se kjo ka të bëjë me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.
Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Dea Mishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.
“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia,
agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizi, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.
Që Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale dhe jo vetëm, është një çështje që nuk ka më vend për diskutim.
Ai ka rrëmbyer jo vetëm zemrat dhe përkrahjen e publikut, por edhe të personazheve të njohur, të cilët i kanë treguar publikisht mbështetjen e tyre disa herë.
Në këtë listë duket se u shtua edhe reperi Noizy.
Në një postim në profilin e tij të Instagram-it, Noizy ka imituar kërcimin e Luizit gjatë një koncerti të tij, gjë që është kuptuar nga audencia e cila ka shpërthyer në brohorima.
Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.
Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik
Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.
Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.
Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj, sipas Icon Style.
Nga ana tjetër kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip” pasi Dea e nxorri në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin. Përballë çiftit, ishte ajo e cila u lar gua nga shtëpia
Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.
“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe.
Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.
Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dinë t’ia dalin”, tha Armaldo.
Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin. Gjatë intervistës në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.
“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.
Pyetjes së gazetarit Ermal Qori, nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.
“Me ty po, mendoj se ti je person që realisht do ja vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japi energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.
Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.