Shendetesi

Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19/ Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja!

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë në luftë me COVID-19”.

Ky është mesazhi optimist i kryeinfermieres së spitalit Infektiv Ana Luca e cila së bashku me mjekë e infermierë të tjerë prej muajsh janë në vijën e parë në luftë me koronavirusin.

Luca ka publikuar edhe një video teksa tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavionin ku pacientë të prekur me COVID-19 po marrin shërbimin shëndetësor.

Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj, por edhe mos përhapjen e virusit.

Luca shprehet se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në luftë me COVID-19. Të heshtur e të përkushtuar. Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor”, shprehet ajo.

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31”, thekson Luca duke cituar Biblën./atsh

Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19/ Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja! Read More »

Jepini fund Covid-19 me këto tre veprime elementare

Nëse lani duart rregullisht, mbani maskë ​​dhe distancën e duhur, atëherë këto tre veprime të thjeshta mund të ndalojnë pandeminë e Covid-19, madje edhe pa vaksinë ose trajtime shtesë, sipas një studimi të ri, shkruan sot rrjeti informativ amerikan, CNN.

Studimi, i botuar në revistën ”PLoS Medicine”, krijoi një model të ri për të parë përhapjen e sëmundjes dhe përpjekjet parandaluese që mund të ndihmojnë në ndalimin e saj.

”Shkalla e kontaktit në studim u bazua në bashkëveprimin e njerëzve në Holandë, por modeli është i përshtatshëm për vendet e tjera perëndimore”, thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare të Utrehtit, në Holandë.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%”, theksojnë ata.

Megjithatë, nëse publiku mund të mos reagojë shpejt, por gjithsesi në fund ndryshon sjellje, kjo mund të çojë në uljen e rasteve të reja, por nuk do të vononte kulmin e tyre.

Nëse qeveritë mbyllen herët, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë mbrojtës personal, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte një kulm në raste. Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, studimi zbuloi.

Nëse qeveritë vendosin karantinën shpejt në kohë, por asnjëra prej tyre nuk merr masa shtesë për mbrojtjen personale, kjo do ta shtynte, por nuk do ta ulte kulmin e rasteve të reja. Sipas studimit, një ndërhyrje tremujore do ta shtynte kulmin e infektimeve maksimalisht me shtatë muaj.

“Për më tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetimponuara është shtesë”, shkruajnë studiuesit.

“Në terma praktike, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart dhe ruan distancën fizike, që kanë 25% efektivitet”, theksojnë ata.

Edhe me distancimin fizik të vetimponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë duke rritur kështu gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të edukojë opinonin publik në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolet thelbësore të vetëdistancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Nuk bën dallim midis detyrimit të disa prej këtyre sjelljeve apo inkurajimit të tyre.
Ka kufij për modelin. Ai nuk merr në konsideratë demografinë dhe as nuk merr parasysh izolimin joperfekt të njerëzve që janë të sëmurë me Covid-19, do të thotë se mund të infektojnë të tjerët që kujdesen për ta, në një mjedis të kujdesit shëndetësor ose në shtëpi.

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik i kanë bërë jehonë këtij studimi.

Drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i tha Institutit Buck për Kërkime mbi Plakjen të martën e kaluar se ”vendi nuk është i mbrojtur”.

“Nëse të gjithë ne do të vinim maska për katër javët e ardhshme, apo për gjashtë, tetë, 12 javë, në të gjithë vendin, atëherë ky transmetim i virusit do të ndalet”, tha mjeku Robert Redfield.

Admirali Brett Giroir, një anëtar i grupit të ngritur për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, tha në një konferencë se ”maska ​​dhe distanca fizike mund të ndalonin shpejt përhapjen e pandemisë”.

“Nëse kemi atë nivel miratimi me këto masa të thjeshta, atëherë modelet tona thonë se kjo është me të vërtetë më e mirë se mbyllja”, tha Giroir.

“Këto fakte të thjeshta mund t’i japin vërtet fund shpërthimit, pa mbyllur plotësisht zonën ku jetoni”, theksoi ai./ atsh

Jepini fund Covid-19 me këto tre veprime elementare Read More »

Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot të gjithë qytetarët për mbajtjen e maskës.

“Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka vendosur përdorimin e maskës, barrierën mbrojtëse prej tekstili, si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, Policia e Shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive./atsh

Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar Read More »

3 kushtet e alarmit/ Flet Eksperti i Shëndetit Publik

Eksperti i Shendetit Publik, Erion Dasho, duke iu referuar kthimit te kufizimeve, pas me pak se dy muajsh nga heqja e tyre ne fund te majit, ka nje pyetje direkte per Komitetin e Eksperteve: A do te kemi serish karantine?

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook duke analizuar tre komponentet e redneisshem, testet pozitve, rastet ditore dhe vdekjet ditore, ai thekson: Kufizimetr rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.
“Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri”- shkruan ai.

Postimi nga Erion Dasho

A DO TË KEMI SËRISH KARANTINË?!

Kufizimet rikthehen pas më pak se dy muajsh nga heqja e tyre në fund të muajit maj.

Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri.

SI U ARRIT NË KËTË PIKË?

Tashmë çdokush e ka kuptuar se mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë.

Trinomi Testo-Gjurmo-Trajto nuk funksionon duke filluar nga elementi i parë – testimi. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit në Europë nga numri i testimeve, duke patur ditë të caktuara kur numri i tyre ka qënë më i ulët se ditët e majit (267 teste tamponi të kryera në 19 korrik).

Komponenti parandalues ka dështuar në spitale, administratë dhe biznese dhe pasi epidemia u “maturua” në këto vatra (sipas OBSH-së), ka arritur në transmetim komunitar (sipas Komitetit të Ekspertëve).

Autoritetet shëndetësore kanë përballë një publik i cili ka humbur besimin dhe e ndjen veten të tradhëtuar. Publiku e kuptoi se sakrifikoi dy muaj e gjysmë karantinë për të fituar më pak se dy muaj liri.

Biznesi është në kaos, sidomos ajo pjesë e biznesit të lulëzon gjatë verës dhe siguron gati një të pestën e GDP-së – turizmi.

Sot turizmi nuk është luks. Ai është relaks për shëndetin mendor dhe mundësi për të përmirësuar shëndetin fizik dhe social aq të dëmtuar gjatë karantinës.

Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga diagnostikimi i rastit të parë me covid në shqipëri dhe vendi e gjen veten të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në prag të ashpërsimit të masave kufizuese brenda vendit.

Nga tre treguesit e përcaktuar nga ministria e shëndetësisë dhe komiteti i ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84.

Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25.

Sipas Komitetit të Ekspertëve mjaftonte të plotësohej një nga këto kushte për t’ju rikthyer kufizimeve. me këto tendenca që shohim sot, për pak ditë mund të plotësohen jo një por të tre kushtet e alarmit.

Sot shqiptarët e kanë kuptuar se “vizioni” i autoriteteve shëndetësore për të kontrolluar covid-in arrin deri tek karantina. komiteti i ekspertëve është treguar thellësisht i paaftë të ndërmarrë masa inteligjente dhe strategjike!

Pyetja e natyrshme që kanë gjithë shqiptarët për autoritetet shëndetësore dhe komitetin e ekspertëve është:

A do të hyjmë sërish në karantinë?!

3 kushtet e alarmit/ Flet Eksperti i Shëndetit Publik Read More »

Ja cili mbetet shkaku kryesor i v.dekshmërisë në Shqipëri

Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vde kjeve në raport me popullsinë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT.

Me 744 vdekje për 100 mijë banorë për vitin 2017, Shqipëria renditet me vdekshmërinë më të ulët nga shtetet e Europës (mungojnë të dhënat për Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën) dhe gati sa gjysma e shtetit me vdekje më të larta në Europë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, me 1,631 vdekje për 100,000 banorë, Bullgaria kishte nivelin më të lartë të vdekjeve në BE në 2017. Ajo u pasua nga Rumania (1,488), Letonia (1,485), Hungaria (1,470) dhe Lituania (1,418).

Në fund të listës, renditen Zvicra dhe Spanja, me përkatësisht 824 dhe 844 vdekje për 100 mijë banorë.

Nga shtetet e rajonit, Serbia renditet e dyta në Europë, për nga niveli i lartë i vdekjeve, me 1,611 vdekje për 100 mijë banorë.

Lidhur me shkaqet e vdekjeve, në vitin 2017, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç në Danimarkë, Irlandë, Francë (të dhëna 2016) dhe Holandë ku ishte kanceri që mori më shumë jetë njerëzish.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (66%) dhe më e ulëta në Danimarkë (23%), ndërsa përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të kancerit është vërejtur në Slloveni ( 32%) dhe pjesa më e ulët në Bullgari (16%).

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësuan më shumë se gjysmën e shkaqeve të vdekjeve, duke filluar nga 52% në Francë (të dhënat 2016) deri në 82% në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë kryesor i vdekjes në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Edhe në Shqipëri, tendenca është si në pjesën më të madhe të Europës, ku sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve, me më shumë se gjysmën e totalit. Në vitin 2017, sipas INSTAT, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vdekjeve gjithsej. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %,krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Nga zemra dhe tumoret ndodhin rreth 70% e vdekjeve në vend.

Në vitin 2017 është shënuar dhe niveli më i lartë i vdekjeve në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT bëjnë të ditur se ky tregues u ul në 2019-n. Gjithsej në vitin 2017 humbën jetën në vend rreth 22.3 mijë persona, ndërsa në 2019-n rreth 21.9 mijë, duke bërë që norma e vdekshmërisë për 2019-n të zbresë në 768,6 vdekje për 100 mijë banorë (nga 744 në 2017-n). Monitor

Ja cili mbetet shkaku kryesor i v.dekshmërisë në Shqipëri Read More »

Tritan Kalo: Virusi jetëmarrës gjallon vrullshëm mes nesh

Ne kushtet kur shifrat e te prekurve me koronavirus po shtohen eprdite e bashke me to edhe jetet e humbura nga virusi, mjeku infeksionit Tritan Kalo e ka nisur diten me nje apel per gjithe qytetaret.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai thekson se koronavirusi është një sëmundje që merr jetë dhe virusi gjallon ende mes mesh.
“Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh. Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”, shkruan Kalo.

Tritan Kalo: Virusi jetëmarrës gjallon vrullshëm mes nesh Read More »

Ja momenti i duhur për t’i konsumuar frutat!

Pavarësisht nëse janë tipike sezonale siç është shalqiri ose molla klasike që gjendet në çdo kohë, edhe frutat duhet të hahen në kohën e duhur dhe në mënyrën më të përshtatshme.

Me ardhjen e verës, një nga ushqimet më të vlerësuara padyshim që janë frutat. Pavarësisht nëse janë tipike sezonale siç është shalqiri ose molla klasike që gjendet në çdo kohë, edhe frutat duhet të hahen në kohën e duhur dhe në mënyrën më të përshtatshme.

Si një ushqim i pasur me sheqerna, frutat mund të çojnë në shtimin e peshës ose të stimulojnë oreksin, duke ju bërë që të konsumoni gjithnjë e më shumë ushqim. Pra, le të zbulojmë se si t’i hamë frutat dhe cila është koha më e mirë për ta bërë atë.

Frutat, ja ku dhe si t’i hani ato

Dashamirët e frutave dinë se si t’i zgjedhin ato në ditët më të nxehta. Të ëmbla dhe të freskëta… frutat kanë disa karakteristika që e bëjnë atë një ushqim të përsosur si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

Të pasura me veti të dobishme, ato konsiderohen një ushqim veçanërisht i shëndetshëm. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë studime tregojnë se për t’i shijuar ato plotësisht dhe për të shmangur efektet negative, është e rëndësishme të mësoni për to dhe t’i hani siç duhet.

Fruti është në fakt një ushqim i pasur me karbohidrate dhe sheqerna që vijnë kryesisht nga fruktoza. Një detaj që nuk duhet nënvlerësuar, veçanërisht nëse doni të qëndroni të shëndetshëm. Nëse frutat shpesh zgjidhen si mesvakt ose si një alternative e vakteve kryesore, nuk duhet të harrohet se vetëm ngrënia e tyre mund të çojë në rritje të papritur të sheqerit në gjak. E cila, nga ana tjetër, mund të rrisë urinë ose të çojë në shtim në peshë.

Si t’i shijoni përfitimet e shumta të frutave?

Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të mbani mend se kur bëhet fjalë për ushqimin, një nga sekretet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm është që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Për ta bërë këtë, është e nevojshme të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Kjo do të thotë që çdo vakt duhet të përmbajë ushqyesit kryesorë makro: karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Në rastin e frutave, duhet të shtohen proteina dhe yndyrna.

Një shembull i një mesvakti të përsosur që mund të shndërrohet në një vakt? Një kos grek me fruta të freskëta dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe fruta të thata. Përndryshe, nëse zgjidhni një mollë të thjeshtë, mund ta kombinoni me një pjesë të vogël arra, bajame ose fistik. Në fakt dihet që frutat e thata ngadalësojnë rritjen e sheqerit në gjak.

Shkuarja në momentin ideal. Nëse i kombinoni ato me proteina dhe yndyrna, frutat janë të mira në çdo kohë të ditës. Konsumimi në këtë mënyrë, ndihmon në tretjen më shpejt të proteinave dhe yndyrave.

Natyrisht nuk është zgjedhje e mirë ta përfshini atë në një vakt të bollshëm me karbohidrate, siç janë për shembull, makaronat ose orizi. Në këtë rast, nëse vërtet dëshironi ta hani atë, këshillohet që të zvogëloni sasinë. Tani që dimë si t’i hamë frutat, thjesht duhet të zgjedhim atë që preferojmë dhe të shijojmë plotësisht vetitë./ revistapsikologji

Ja momenti i duhur për t’i konsumuar frutat! Read More »

Pëllumb Pipero – ‘Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur shëron’

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për vendimin për mbylljen e bareve dhe lokaleve të natës si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Pipero tha se virusi nuk ka fasha orari dhe muzika nuk dëmton por shëron ashtu si edhe dielli. Mjeku theksoi se problemi te lokalet e natës qëndron te fakti se qytetarët kërcejnë afër njëri-tjetrit dhe mund të përhapin virusin.

Raiffesien Bank brenda artikujve
“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës.

Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur shëron. Problemi është se të rinjtë nuk e kanë kuptuar që janë transmetues të heshtur, pasi nuk sëmurën kur infektohen, por e transmetojnë virusin.

Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Klubi i natës është për argëtim. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit. Kjo është e dobishme për të frenuar përhapjen e virusit”, nënvizoi ai në Rtv Ora.

Pëllumb Pipero – ‘Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur shëron’ Read More »