Shendetesi

Sazan Guri gjen zgjidhjen për sëmundjet: ‘Hiqni dorë nga ulja në shezllon dhe zhytuni në rërë”

Ambientalisti Sazan Guri u ka bërë apel shqiptarëve, që të mos shtrihen në shezlonge gjatë pushimeve në bregdet, por të zhyten në rërë, pasi ka veti kurative dhe shëron të gjitha sëmundjet.

TIRANË -Ambientalisti Sazan Guri ka dhënë disa këshilla për shqiptarët, se si të veprojnë gjatë pushimeve në bregdet. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Guri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të heqin dorë nga shezlonget.

Sipas tij është më mirë që të zhytesh në rërë, pasi ka veri kurative. Ai ka shtuar, se rëra e Shqipërisë shëron të gjitha sëmundjet.

“Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet në këmbë, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezllon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë, bën mirë”, tha Sazan Guri.

Sazan Guri gjen zgjidhjen për sëmundjet: ‘Hiqni dorë nga ulja në shezllon dhe zhytuni në rërë” Read More »

Mjeku Tritan Kalo u ‘lutet’ shqiptarëve : ‘Po ju drejtohem si mjek, si vëlla, si shqiptar…”

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vijon që të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku iu kërkon qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjithë rregullat e higjenës dhe distancimit social, të cilat janë të kushtëzuara nga pandemia e Covid 19.

Përmes një shënimi në facebook mbrëmjen e djeshme, Kalo i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, që të mos dëgjojnë politikanët, por vetëm profesionistët dhe të respektojnë të gjitha masat e duhura për parandalimin e koronavirusit.

Shënimi i Tritan Kalos:
KOHË KOVIDIANE….24.07.2020… Kanë kaluar 44 vite nga fotoja e fillimit të studimeve në mjekwsi më 1.09.1976 dhe ajo e sotmja më 24.07.2020 në zyrën time, në mesin e të sëmurëve të Pavionit të parë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe ai njihet si Spitali Covid-1…
Përgatitem për të hyrë dhe parë të sëmurët aty e jo vetëm aty, e të parat që ndesh pa hyrë në pavjon janë dy infermieret e palodhura Xhorxhina dhe Anxhela….Miq, dashamirës e bashkëkombasit e mi…KURRË mos HARRONI se jemi aty për ju dhe fatmirësisht pajisjet mjekësore, që na ndihmojnë të vigjëlojmë dhe përkujdesemi për ju NUKU na mungojnë…MEGJITHATË pavarësisht Përkushtimit, Punës dhe Profesionalizmit tonë, ende po humbasin jetë të paçmimta njerëzore….

Andaj po ju ridrejtohem si mjek, si vëlla si Shqiptar të VIJONI që çdo çast të PËRKUJDESENI për veten tuaj, të afërmit tuaj dhe të gjithë ata që gjallojnë rreth jush….JEMI PËR ÇDO çast të rrezikuar të infektohemi nga Sars-Cov2/Covid-19….FRIKË e KUJDES, po dhe vetëm po….PANIK e NËNVLERËSIM, jo dhe vetëm jo…. JU LUTEM, t’u kushtoni pak ose aspak vëmëndje POLITIKANËVE apo GJITHOLLOGËVE të politizuar, për anal-izat e tyre në lidhje me keq apo mirë-menaxhimin e kësaj “flame mbarë-botërore”….
Shumë syresh ndoshta presin tu bëjnë përsëri vend në listat partiake apo të jenë rishtarë në to për zgjedhjet e ardhëshme të vitit 2021, ndaj edhe kanë marë hov e shumë pak e respektojne deontologjinë e etikën njërzore si dhe atë profesionale…DËGJONI vetëm e vetëm PROFESIONISTËT e sidomos ata, që gjinden në vijën e parë të përplasjes me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, të cilët për çdo çast rrezikojnë edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët tuaja….

Po ju sjell në vëmëndje një Histori suksesi në këtë sfidë, atë të një shteti me popullsi të afërt me tonën, Zelandën e Re….BBC sot theksonte se: “Zelanda e Re ka 80 ditë pa një rast të ri infeksioni me Sars-Cov2. Vendi regjistroj më parë 5000 të infektuar si dhe humbjen e jetës së 22 individëve. U aplikuan që në fillim masa të rrepta izolimi/karantinimi dhe një hapje më pas e kujdesëshme e vendit. Ky SUKSES sipas mjekëve dhe epidemiologëve drejtues të menaxhimit të kësaj Pandemije, BAZOHET në dy elementë thelbësore: 1- Zbatimi i shumë-ndërgjegjësuar i rregullave të higjenës dhe të distancimit fizik, si dhe 2- Mirëbesimi dhe bashkëpunimi me ato çka Autoritetet e vendit ndërmernin dhe ndërmarin për të bërë të mundur kontrollimin e kësaj Pandemije.”…..

PO ua le juve të gjykoni nëse Neo-zelandezët kanë vepruar dhe po veprojnë drejt, apo jo…FAKTET janë kokëforta dhe flasin vetë….JU DUAM…JU RESPEKTOJMË….PO vijojmë të KUJDESEMI për ju në çdo minutë të ditës….Na ndihmoni edhe ju duke u përkujdesur më shumë për veten, për t’ja dalë mbanë përplasjes me virusin sëmundje-shkaktues dhe jetë marës Sars-Cov2….JETA e gjithëscilit prej jush është dhe do të jetë kurdoherë e çmuar dhe e paçmimtë për ju vetë, për të afërmit tuaj, për vendin dhe për të gjithë SHQIPTARINË….TOGETHER FOREVER!!!

Mjeku Tritan Kalo u ‘lutet’ shqiptarëve : ‘Po ju drejtohem si mjek, si vëlla, si shqiptar…” Read More »

Situatë e pazakontë nga Koronavirusi: Manastirliu zbulon skenaret që do të zbatohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar skenaret që do të ndiqen për të përballuar pandeminë e Koronavirusit.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ajo ka njoftuar se vijon puna për të përgatitur sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë.

Manastirliu ka bërë me dije se po bëhen investime në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve Covid, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale, të cilat mund të shërbejnë si spitale Covid.

“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka njoftuar ministrja.

Situatë e pazakontë nga Koronavirusi: Manastirliu zbulon skenaret që do të zbatohen Read More »

OBSH: Në 24 orë rekord rastesh të reja me COVID-19, më e larta që prej nisjes së pandemisë

Situata nga pandemia e koronavirusit në botë vijon të jetë shqetësuese me infektime të larta ditore. Në 24 orët e fundit sipas OBSH-së në botë është shënaur një tjetër rekord nga COVID-19, plot 284.196 numër i cili mund të rritet në ditët në vazhdim.

Kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Dy ditë më parë shifra ditore e të infektuarve më COVID-19 ishte ai 247.224, ndërsa të shtunën e e kaluar 259.848 persona të infektuar.

Të vdekurit në 24 orët e fundit kanë qenë 9.753 persona. Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë së COVID-19 janë regjistuar 15,738,013 raste, nga të cilët kanë vdekur 639,704 persona.

Edhe në SHBA në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është i lartë, 1.150 ndëra rastet e reja kanë qenë 73.800 persona.
(BalkanWeb)

OBSH: Në 24 orë rekord rastesh të reja me COVID-19, më e larta që prej nisjes së pandemisë Read More »

Mjeku flet për izolim: Ja si mund të shkojë situata e Covid-19 në dimër, nuk përjashtohet…

Stina e dimrit pritet të përkeqësojë situatën e koronavirusit. Pandemisë pritet t’i mbivendosen virozat e stinës, duke e vënë sistemin shëndetësor para një vështirësie të pazakontë.

Shefi i laboratorit të Epidemiologjisë, Andi Koraqi, deklaron se virozat e stinës në dimër do ta rëndojnë situatën.

“Periudha e dimrit do të jetë më e vështirë. Përveç Covid-it, janë edhe virozat e stinës. Ne kemi pasur gjithnjë probleme, sivjet shtohet edhe SarsCov2 dhe popullsia është e pambrojtur”, tha ai.
Lidhur me shkallën e përhapjes së virusit gjatë muajve të verës, Koraqi tha se përvoja me virusin e ri ka treguar që nuk mund të jesh i saktë në parashikime.

“Nuk mund të bëjmë parashikime. Por duhet parë, sepse të gjithë do të largohen nga Tirana, do të ulen kontaktet. Por kjo mbetet për t’u parë. Ky është një virus i ri dhe është e vështirë të bëhen parashikime. Atje ku do të shkojnë, është në dorën e qytetarëve të distancohen dhe të mbrohen”, u shpreh mjeku.

Koraqi tha më tej se mbyllja gjatë muajve të pranverës mbajti efektiv kapacitetin spitalor, por nëse ky i fundit rrezikohet për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja, nuk përjashtohet një mbyllje e dytë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Mjeku flet për izolim: Ja si mund të shkojë situata e Covid-19 në dimër, nuk përjashtohet… Read More »

Flet qytetari i prekur nga COVID-19 i shtruar ne spital: Ajo që të bënte për vete ishte mënyra e komunikimit të këtij stafit mjekësor

Shkëlqim Kelo, një qytetar i cili ka qenë i prekur nga COVID-19, por që tashmë fatmirësisht është shëruar nga koronavirusi, tregon eksperiencën e tij në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke vlerësuar punën e stafit mjekësor, të cilët ai i cilëson si pararoja e administratës shqiptare.

“U bënë ditë, javë e muaj që jemi të mbërthyer nga ethet e pandemisë. Si gjithmonë në raste të tilla mediat e shkruara apo vizive, hapin thesin e tyre të lajmeve dhe komenteve. Shpeshherë disa studio televizive, ta shpifin me terrin informativ që përcjellin. Jo rrallë ftojnë specialistë miq të tyre, por ftojnë edhe ca palo specialistë, të cilët pasi fryhen gjatë gjithë ditës duke pirë birra, vijnë në studio e na shpalosin ca ide e ca rrugëzgjidhje, që të bëjnë të ikësh në drejtim të paditur”, thekson ai.

Por, shton ai, krejt e kundërta ndodh në realitetin shqiptar dhe mjekësinë shqiptare.

“Për fatin tim të keq edhe unë u shtrova për disa ditë në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe realiteti ishte krejt ndryshe nga ato që paraqesin mediat. Të njëjtin fat të keq pësoi edhe ime shoqe, e cila ndodhet e shtruar në ambientet e spitalit Infektiv të QSUT “Nënë Tereza”. Kohët e fundit gjendja ime shëndetësore ishte e rënduar, me një temperaturë që nuk binte nën 38,5 gradë. Pas kësaj erdhi ambulanca e “Urgjencës” dhe drejt e tek spitali “Shefqet Ndroqi”, tha ai.

“Hapi i parë dhe puna e parë ishte kryerja e analizave të gjakut dhe kryerja e një “skaneri”. Më pas kryerja e një grafie si dhe kryerja e tamponit. Pas këtyre veprimeve përfundova në katin e tretë të spitalit, përshtatur për kurimin e “Covid-19”. Sapo vura kurrizin mbi shtratin që më rekomanduan, menjëherë ia behu personeli mjekësor. Fillova t’i kundroj me vëmendje. Ajo që më ra në sy, ishte fakti i veshjeve të tyre. I kqyra me vëmendje. Izolimi i personelit mjekësor, fillonte tek koka dhe përfundonte në majë të këmbëve të tyre. Në kokë maska izoluese, në hundë e në fytyrë nga një e dy maska të tjera, si dhe nga një skafandër mbrojtëse për fytyrën. Veç kostumit të mjekut, mbi të ishin veshur pelerina, ndërkohë tek këpucët ishin veshur të tjera materiale izoluese. Personeli mjekësor ngjasonte nga pamja e jashtme, me astronautët e anijeve kozmike. Kjo për sa i përket anës së jashtme, apo sipërfaqësore”, tregon ai.

“Ajo që të bënte për vete ishte mënyra e komunikimit të këtij stafi. Duke na uruar shërim të shpejtë ata me qetësi e profesionalizëm kryenin detyrat e tyre, njësoj si bletët punëtore. Gjithmonë fjalëurtë, njerëzorë, thua ishin motrat e vëllezërit tanë. Puna në këtë zgjua bletësh vazhdonte në ritmin e duhur. Dalëngadalë u mësova, jo vetëm me radhën e punës, por nisa të njoh edhe shokët e dhomës. Gdhiu dita e parë në këtë ambient të ri ku puna vazhdonte non-stop 24 orë. Rreth orës 10 të ditës së nesërme një turmë prej 7-8 mjekësh ja behu në dhomën tonë. Disa syresh mbanin në duar dosjet dhe kartela. Një mjek trupmadh u drejtua edhe tek unë, duke më pyetur se çfarë shqetësimesh ndieja. I raportova. Ai komunikoi me mjekët të cilët shënuan diçka në kartelë. Dhe me radhë u intervistuam ne të sëmurët. Kur iku pyeta se kush ishte ky person dhe më thanë që quhej Perlat Kapisyzi, që kryente dhe detyrën e drejtorit të Spitalit. Më la përshtypje shumë të mirë. Dr. Perlati e kishte bërë zakon për të vizituar dy herë në ditë të sëmurët, madje edhe ditë të diele i vizitonte dy herë. Ç’mund të them më tepër për këtë mjek që gjatë ditëve në vazhdim me krijoi idenë e një njeriu tejet korrekt dhe profesionist”.

Por, shton Kelo, “nuk mund të lë pa përmendur edhe personelin tjetër mjekësor si Eritjan Tashi, Viola Ademaj, Majlinda Latifi, Valentina Hima, Gerald Hoxha, Flutura Mullaj, Kozeta Llaka, Djana Ndoci, Zinete Merdini, apo edhe sanitaret Pashako Bushaj, Lindita Daka, Suzana Shabani dhe Mimoza Vako”.

“Të gjithë punonjësit ishin kokëulur, të bindur deri në verbëri. Dhe të mos harrojmë faktin se në shtëpi ata kishin lënë njerëzit e tyre më të dashur, pjesëtarët e familjes. Por të ndërgjegjshëm për misionin fisnik që i kishte ngarkuar historia, përballeshin çdo ditë me sëmundjen famëkeqe. Dhe punonin si heronj të heshtur, ndonëse e dinin rrezikun me të cilin përballeshin dhe rrezikun që merrnin mbi shpinë. Si mund t’i quash ndryshe këta njerëz, përveçse HERONJ”, thotë ai.

“Megjithëse kanë kaluar dy ditë që lashë ambientet e spitalit më duket se ka një shekull. Më ka zënë malli për shokët e dhomës. Shoqëria e spitalit është edhe më e ngushtë e më e lidhur se ajo ajo e shkollës apo e ushtrisë. Kjo ndoshta për faktin se njerëzit i bashkon më shumë halli, se sa të mirat. Por mall kam edhe për ata që na shërbyen 24 orë, personelin mjekësor. Fjalët më të mira për këta punonjës duarartë, të punëve të shumta e të përkushtuar maksimalisht. Faleminderit të gjithë ju bluzave të bardha, për ç’ka keni bërë dhe vazhdoni të bëni! Ju ruajtë Zoti juve dhe familjet tuaja të nderuara! Për jetë të jetëve do të gëzoni respektin tonë maksimal”, përfundon ai. /atsh

Flet qytetari i prekur nga COVID-19 i shtruar ne spital: Ajo që të bënte për vete ishte mënyra e komunikimit të këtij stafit mjekësor Read More »

Heronj/ Mjekja shtatzënë vijon punën duke u kujdesur për pacientët me COVID-19

Mjekët në vijën e parë të frontit kundër COVID-19 jo vetëm po përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm e maturi, por po sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sjell një shembull ku sakrifica merr formën e barkut të rrumbullakosur të mjekes që kujdeset për pacientët e saj me COVID-19, ndërsa është tërësisht e veshur me mjetet e mbrojtjes personale për shkak se rreziku është i lartë.

“Heronj”, është komenti i vetëm i ministres Manastirliu.

Mjekët, infermierët dhe personeli tjetër shëndetësor në dy spitalet COVID, por edhe pjesa tjetër e kujdesit shëndetësor parësor që trajton të sëmurët në shtëpi, tashmë kanë muaj që punojnë orar pa orar, duke marrë parasysh edhe rrezikun. //atsh

Heronj/ Mjekja shtatzënë vijon punën duke u kujdesur për pacientët me COVID-19 Read More »

Ndodh mrekullia te ‘Geraldina’, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën e saj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku është hapur një pavijon i veçantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID-19, deklaroi se të gjitha masat e marra në maternitete kanë rezultuar efikase për mbrojtjen e nënave dhe bebeve nga epidemia e shkaktuar nga SARS COV-2.

“Ky pavijon i veçantë, i dedikuar për rastet COVID, me staf të dedikuar është një ndër masat për përballimin e kësaj situate, edhe në maternitete, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindurve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar edhe një nënë të re, e cila, falë punës së madhe të stafit mjekësor, ka sjellë në jetë shëndosh e mirë vajzën e saj, një prej rasteve të suksesit të rralla edhe në botë. Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjeçaren nga periferia e Tiranës dhe foshnjën e saj që gëzon shëndet të plotë.

“Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID, por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”.

Duke falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur dhe kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve, Manastirliu është shprehur se në maternitetin simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milionë euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë në këtë maternitet.

“Kemi kohë që po punojmë dhe lajmi I mirë është që jemi gati për fillimin e procedurave për rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit Mbretëresha Gerladinë, një investim prej 6.4 milionë euro nga qeveria shqiptare, i programuar në buxhetin e këtij vit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga materniteti ‘Mbretëresha Gerladinë” se po vijojnë investimet për fuqizimin me aparatura të teknologjisë së lartë për terapitë intensive në të gjithë spitalet për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19 por edhe patologjitë e tjera.

Duke theksuar prioritetin për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe mbështetjen e familjeve të reja, Ministrja Manastriliu ka deklaruar se në 6-mujorin e parë të këtij viti ka patur një rritje të lindjeve në maternitete, ku më shumë se 15.700 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes. /atsh

Ndodh mrekullia te ‘Geraldina’, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën e saj Read More »