Shendetesi

“Çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale”/Apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apelon për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura tashmë e detyrueshme për të frenuar rastet me koronavirus.

Manastirliu theksoi se maskat dhe barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh.

Sipas saj, duhet të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

“Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është ligj në të gjitha ambientet e mbyllura. Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit”, apelon ministrja./atsh

“Çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale”/Apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave Read More »

Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi me Covid-19, flet për gjendjen shëndetësore/ Mesazh mjekëve: Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi, i cili doli pozitiv me koronavirus pak kohë më parë, tregon se deri tani po e përballon me sukses betejën me virusin e rëndë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ish-deputeti falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira, si dhe mjekët i spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, duke thënë se ja kanë bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Mesazhi i ish-deputetit:

MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! 🙏🙏🙏.

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.🙏🙏🙏

Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi me Covid-19, flet për gjendjen shëndetësore/ Mesazh mjekëve: Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! Read More »

Studimi/ Kjo analizë zbulon kancerin 4 vjet para se të shfaqet

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve ka zhvilluar një test jo-invaziv të gjakut që mund të zbulojë nëse një individ ka një nga pesë llojet e zakonshme të kancereve, katër vjet para se gjendja mund të diagnostikohet me metodat aktuale.

Testi i quajtur PanSeer zbulon kancerin e stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.

“Qëllimi përfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinore gjatë kontrolleve vjetore të shëndetit.

Por më kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar në historinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”, tha Kun Zhang, një nga autorët kryesore të këtij studimi.

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse mbijetesa e pacientëve me kancer rritet ndjeshëm kur sëmundja identifikohet në fazat e hershme. Tumori mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale ose të mjekohet me ilaçe të përshtatshme.

Studiuesit theksojnë se analiza PanSeer ka shumë të ngjarë të identifikojë pacientët që tashmë kanë rritje kanceroze, por mbeten asimptomatike për metodat aktuale të zbulimit. Ekipi arriti në përfundimin se studime të mëtejshme në shkallë të gjerë janë të nevojshme për të konfirmuar potencialin e testit, për zbulimin e hershëm të kancerit në individët asimptomatikë.

Studimi/ Kjo analizë zbulon kancerin 4 vjet para se të shfaqet Read More »

Nëse keni pasur këto shenja me siguri e keni kaluar COVID-19, ja çfarë thotë doktori i sëmundjeve infektive

Shume persona jane ne dileme nese jane prekur nga koronavirusi, kjo edhe per shkak te ndonje simptome te ngjashme.

Por ndonese eshte e veshtire per ta identifikuar nese e keni kaluar ose jo, te dhenat e meposhte do t;ju ndihmojne sadopak per te mesuar nese keni qene ose jo te infektuar.

Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt!

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

Nëse keni pasur ethe dhe kollë!

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit!
Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe sikush më pak, ka përjetuar grip, informon dritare.net, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.

Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!
Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

Këto janë disa shenja, por jo domosdoshmërish dikush që ka pasur njërën prej tyre, ka qenë i infektuar. Vetëm testi serologjik, mund të japë një përgjigje të saktë.

Nëse keni pasur këto shenja me siguri e keni kaluar COVID-19, ja çfarë thotë doktori i sëmundjeve infektive Read More »

Tani te gjithe mund te bejne tamponin! Ja cmimet qe duhet te paguani ne spitalet private shqiptare

Rrjeti Laboratorik ALNET, pjesë e Spitalit Amerikan së shpejti pritet që të fillojnë me marrjen e analizës së gjakut që do të përdoret për testet serologjike që tregojnë nëse jeni prekur apo e keni kaluar Covid-19 me një çmim prej 4 mijë lekësh.

Pas pak ditësh do të nisë edhe analiza molekulare, ose ajo që njihet si marrja e tamponit. Ka pasur shumë hamendje rreth çmimit të kësaj analize në laboratorët private.

ALNET l ka përcaktuar tashmë çmimin fiks të kësaj analize. NewsBomb ka mësuar se çmimi i tamponit do të jetë 95 euro në të gjithë degët e ALnet, pjesë e Spitalit Amerikan.

Shefja e rrjetit të laboratorëve në Spitalin Amerikan, Dr. Albana Daka ka treguar për TV Klan se: Do të fillojmë testet serologjike të kompanisë Roche e cila është kompania me sensibilitetin me të lartë që është testuar në gjithë këto muaj. Është parë që sensibiliteti i metodës së antikorpeve të kompanisë Roche është shumë afër rezultateve molekulare. Një rezultat serologjik dhe kur aparati është i besueshëm brenda dy orësh është gati.

Mjekja Daka ndër të tjera ka theksuar se javën e ardhshme ALNET do të ofrojë për qytetarët edhe testin molekular apo siç njihet ndryshe testi i tamponit i cili tregon a jeni me koronavirus.

“Ne si laborator i kemi gati me të gjitha kushtet, me infrastrukturën pra me kushtet e biosigurisë dy dhe tre, me stafin e dedikuar për 24 orë. Padyshim të gjitha këto do t’i vëmë në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë që të hënën dhe mendojmë që nëse testet do të bëhen të mundura që të vijnë javën tjetër (testet molekulare) ne fillojmë menjëherë nga puna dhe kemi staf 24 orë”, shprehet ndër të tjera doktoresha.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se analizat për COVID-19 në strukturat private mund të kryhen për arsye pune apo udhëtimi.

Tani te gjithe mund te bejne tamponin! Ja cmimet qe duhet te paguani ne spitalet private shqiptare Read More »

Studimi/ Mos larja e dhëmbëve rrit mundësinë për këtë sëmundje

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se mos larja e dhëmbëve rrit rrezikun e kancerit deri në 52 përqind.

Sipas ekspertëve amerikanë njerëzit që kanë një historik të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar që të preken nga tumoret në stomak dhe ezofag.

Rreziku është edhe më i madh për ata që kanë humbur më parë dy ose më shumë dhëmbë.

“Këto të dhëna mbështesin rëndësinë e mikrobiomës orale në kancerin e ezofagut dhe stomakut”, shprehen studiuesit. Studime të mëtejshme që vlerësojnë direkt mikrobin oral duhet të realizohen për të identifikuar bakteret specifike orale përgjegjëse. Ekspertët më tej shtojnë se gjetjet shtesë mund të të ndihmojnë në identifikimin e individëve në rrezik të lartë për shfaqjen e kancerit.

Studimi/ Mos larja e dhëmbëve rrit mundësinë për këtë sëmundje Read More »

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj: Jo mjekim interneti

Veç rritjes së rastit të infeksioneve me Covid në vendin tonë, një fenomen tjetër i shfaqur rishtazi po shndërrohet në një rrezik real dhe burim infeksioni.

Bëhet fjalë për njerëz që shfaqin simptomat të koronavirusit, por e mbajnë të fshehur dhe kurohen vetë duke u bazuar në informacione në internet.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,i ftuar në Ora News apeloi qytetarët që për çdo shqetësim të shëndetit të tyre të kontaktojnë mjekun e familjes ose 127 dhe është mjeku që përcakton nëse ata kanë Covid apo jo, por edhe kurën përkatëse.

Brataj: Ka diçka që është shqetësuese. Ka njerëz që janë të sëmurë, kanë shenja dhe simptoma, kërkojnë këshillim, nuk kërkojnë tamponë, nuk duan të regjistrohen, duan të ruajnë anonimitetin sepse kanë frikë se do të merret vesh se janë të infektuar nga Covid. Kjo është akoma më e rrezikshme.Ka njerëz që shenjat e para i kurojnë vetë. Bëra një status para ca ditësh: Jo mjekim interneti.

Qarkullojnë protokolle të ndryshme ku gjithë medikamentet janë të përziera njëra me tjetrën por çdo terapi është rast pas rasti vetëm me këshillë mjekësore. Filloje me mjekun e familjes ose 127 dhe pastaj kalo te specialisti, pneumologo ose infeksionisti për të zgjidhur problemin. Kjo përqindje njerëzish e këtij mentaliteti është burim infeksioni. Veç faktit që nuk do që ta dinë të tjerët dhe e kuron vetë, nuk respekton as karantinën dhe nuk ke si ta monitorosh. Pavarësisht se tani ka edhe sëmundje të tjera, për çfarëdo lloj shenje duhet kontaktuar me mjekun.E përcakton mjeku specialist.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj: Jo mjekim interneti Read More »