Shendetesi

Manastirliu zbulon planin e ri: Do t’iu shkojmë qytetarëve shtëpi më shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se ministria ka përgatitur planin e radhës për të përballuar fluksin e rasteve të reja të Covid-19. Sipas këtij plani në periudhën vjeshtë- dimër do të dyfishohen ekipet shëndetësore në terren, duke siguruar në këtë mënyrë ndihmën në shtëpi për të gjithë pacientët Covid, duke respektuar protokollin e masave të sigurisë.

Njoftimi i plotë i ministrisë: COVID19, Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19.

“Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe që kryehet nga Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare, Manastirliu tha se po përballohet një fluks i konsiderueshëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2.
“Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj, me gjithë spitalet”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar nga qytetarët t’I referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha: “Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhe për informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirliu.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.

Manastirliu zbulon planin e ri: Do t’iu shkojmë qytetarëve shtëpi më shtëpi Read More »

117 raste të reja, 6 humbje jete dhe 63 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm lidhur me situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit, tha sot se “shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnjë, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak”.

“Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete”, – nënvizoi Daja.

Ndaj, vijoi ajo, i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54-vjeçar nga Mirdita, një 58-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera, si dhe një 56-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 76-vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, – tha Daja.

Sipas saj, aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë”, – theksoi Daja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

COVID-19 – Statistika (27 korrik 2020)
Testime totale 39183
Raste pozitive 4880
Raste të shëruara 2745
Raste aktive 1991
Humbje jete 144 (qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1082
Durrës 230
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 83
Fier 72
Korçë 67
Elbasan 48
Kukës 44
Berat 29
Gjirokastër 21
Dibër 17/atsh

117 raste të reja, 6 humbje jete dhe 63 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Kalo: Të mos fiksohemi vetëm pas COVID-19, ka shumë infeksione të tjera që nuk duhen lënë në harresë

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka publikuar sot disa pamje nga disa infeksione mjaft të rrezikshme të stinës së nxehtë të verës, të cilat thekson ai, nuk duhen lënë në harresë për shkak të koronavirusit.

Mjeku Kalo rendit një nga një të gjitha këto infeksione, që kanë ekzistuar edhe para koronavirusit, dhe që janë mjaft të rrezikshme, por që aktualisht vëmendja njerëzore është fokusuar vetëm te COVID-19.

“Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19. Fiksimi pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të verës temperatura mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjëherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj. menjëherë e adresojnë vëmendjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19”, thekson ai.

“Po gabojmë, po mbi diagnostikojmë raste me këtë infeksion dhe po nënvlerësojmë faktin se kjo stinë kurdoherë është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo. Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit”, shton ai.

“Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta. Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas. Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale, por që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19”, thekson Kalo.

“Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të mirën parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre. “Gripi” i stomakut apo i zorrëve, kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19. Po “Ethja 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19. Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19”, nënvizon Kalo.

“Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19. Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë? Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?”, vëren ai.

“Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo nuk ekziston më. Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension?”, shprehet Kalo.

Mjeku thekson se, “lista e rikujtesës së infeksioneve stinore është edhe shumë më e gjatë…ndaj kolegë dhe ju publik i gjërë, ju lutem të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19./atsh

Kalo: Të mos fiksohemi vetëm pas COVID-19, ka shumë infeksione të tjera që nuk duhen lënë në harresë Read More »

Mjeku thirrje qytetarëve: ‘Na ndihmoni t’a mundim këtë virus’

Mjeku O.R.L, në QSUT, Klevis Thomai është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të respektuar masat dhe për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Shqipëri për të mposhtur COVID-19.

Sipas Thomait, vetë mjekët, infermierët dhe spitalet nuk e mposhtin dot virusin por bashkë me qytetarët po.

Ai i bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskat, të ruajnë distancën, të mbajnë barriera tekstile, të kenë kujdes në zyra pasi nuk mjafton vetëm kujdesi nga një person.

”Jam Kevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe ndjej mesazhin për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues.Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur. ”- tha Thomai.

Mjeku thirrje qytetarëve: ‘Na ndihmoni t’a mundim këtë virus’ Read More »

Mësoni saktë se sa mbron secila maskë (video)

Nga sa pikla, të cilat i shihni në foto, sa mbron secila maskë, maska kirurgjikale apo ajo ‘e qepur vetë’, mësoni në video!

Bartja e maskës mbrojtëse është e obligueshme, mirëpo qe se sa mbron secili tip i maskës! – transmeton Telegrafi.

Shpesh njerëzit pyesin cila maskë mbrojtëse ofron mbrojtje më të madhe nga coronavirusi. Tani kjo video na e tregon!

Maska kirurgjikale, apo ajo e punuar në shtëpi, m,aska N95, të gjitha opsionet me të cilat përpiqen të mbrohen njerëzit nga coronavirusi.

Shkalla e mbrojtjes e secilës nga këto maska është treguar në videon, e cila eliminon dilemën” nëpër cilën maskë sa grimca dhe pikla kalojnë”.

Mësoni saktë se sa mbron secila maskë (video) Read More »

Mjekja e njohur Emira Vasili: Hapja e Spitaleve COVID domosdoshmëri, po bëhet një punë e palodhur

Mjekja e njohur Ermira Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook ka vlerësuar menaxhimin e situatës se shkaktuar nga COVID-19 në vendin tonë.

Vasili nënvizon se hapja e spitaleve COVID është një domosdoshmëri për situatën e krijuar dhe shpreh mirënjohjen e saj për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve./atsh

Mjekja e njohur Emira Vasili: Hapja e Spitaleve COVID domosdoshmëri, po bëhet një punë e palodhur Read More »

Shënohet numër rekord të infektuarish në Shqipëri

Ditën e sotme është shënuar numër rekord të infektuarish sipas raportimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)
Testime totale 38683
Raste pozitive 4763
Raste të shëruara 2682
Raste Aktive 1943
Humbje jete 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1056
Durrës 220
Shkodër 203
Vlorë 100
Lezhë 84
Korçë 69
Fier 58
Elbasan 48
Kukës 37
Berat 31
Gjirokastër 19
Dibër 18

Shënohet numër rekord të infektuarish në Shqipëri Read More »

Mjeku vullnetar shqiptar për ”La Repubblica”: Në Itali kuptova betimin e Hipokratit

Ai e dinte dhe ishte i sigurt se duke shkuar në Itali, Covid-19-a do ta infektonte, megjithatë Ermal Pashaj gjithsesi iku, shkruan Pietro Del Re i gazetës së njohur italiane ”La Repubblica”.

“Madje, u grinda edhe me bashkëshorten time, e cila nuk donte që unë të merrja pjesë në këtë mision, ndërkohë që nuk u thashë asgjë prindërve, që të mos shqetësoheshin”, thotë ky kirurg i lindur në Tiranë, 35 vjet më parë, një nga 30 mjekët që qeveria shqiptare dërgoi në Lombardi në fund të marsit, në kohët më të errëta të pandemisë.

Shqipëria “e vogël” vrapoi të shpëtonte Italinë sepse, siç e tha edhe kryeministri Edi Rama “ne nuk jemi të pasur, por as të privuar nga memoria dhe nuk do të harrojmë as kush na ndihmoi”, duke iu referuar gjithashtu ndërhyrjes mbrojtjes civile italiane, pas tërmetit që shkatërroi Durrësin nëntorin e kaluar.

I zbritur në Romë, i transferuar pastaj me një avion ushtarak për në Verona dhe prej andej në spitalin e Brescias, Ermali do ta përshkruante kështu situatën që gjeti: “Kur mbërrita në kujdesin intensiv ishin 60 shtretër, të gjithë të zënë. Çdo ditë, dy ose tre pacientë vdisnin. Pulmonologu italian, në ekipin e të cilit isha futur, kishte rezultuar pozitiv disa orë pas mbërritjes sime, megjithëse ai gjithnjë e kishte veshur maskën. Atëherë kuptova se sa i fshehtë ishte koronavirusi dhe fillova të kisha frikë. Duke u nisur nga Tirana mendova se gjatë qëndrimit në Itali do të hiqja dorë nga duhani, por, që nga dita e parë, dyfishova numrin e cigareve”.

Kirurgu shqiptar kishte ndjekur në televizion atë që po ndodhte në Itali dhe para nisjes së tij ishte trajnuar në Tiranë nga një mjek nga spitali ”Spallanzani”.

“Por, asnjë lajm në televizion nuk mund të sillte atmosferën që do të ndjehej në repartet e spitalit. Pas disa ditësh, fillova të mësohesha me të dhe arrita të menaxhoja stresin”, shton ai.

Atë e ndihmuan edhe kolegët italianë, të cilët e pritën me mirënjohje dhe zemërgjerësi.

”Sa më përket mua, u përpoqa ta bëja veten sa më të dobishëm, për shembull me turnet. Gjithashtu edhe për faktin se kam jetuar në hotel dhe, ndryshe nga mjekët italianë, nuk kam pasur një familje për t’u rikthyer pas punës”, thotë Ermali.

Por, ishin pacientët ata me të cilët Pashaj krijoi marrëdhëniet më të mira.

”Ndjeva një dhimbje të madhe për ata që kishin frikë se ishin braktisur nga familja, sepse askush nuk mund të shkonte t’i vizitonte. Në mbrëmje telefonova të afërmit për t’i informuar ata për shëndetin e të sëmurëve. Do ta kujtoj gjithmonë njërën prej tyre që më tha “doktor, bëj gjithçka të mundur për të shpëtuar babanë tim sepse dje varrosa nënën time”.

Që nga ajo tragjedi, ai rrëfen se ka mësuar shumë.

“Si mjek i ri, për herë të parë kuptova e betimit të Hipokratit dhe çfarë do të thotë të ndihmosh ata që kanë nevojë, pa asnjë lloj kushtëzimi. Prandaj e konsideroj veten me shumë fat që e kam jetuar këtë përvojë”, thotë Ermali.

Pashaj thotë gjithashtu se do të ruajë në kujtesën e tij autoritetim e kreut të departamentit të sëmundjeve infektive, profesor Francesco Castelli, të cilin e përshkruan si “një njeri të thjeshtë, të përulur, pa orë apo këpucë firmato” dhe ndaj të cilit të gjithë kishin një admirim të madh.

“Ai ishte një model dhe unë do të doja shumë t’i ngjaja, ndoshta pas 20 vitesh”, thotë Ermali.

Sidoqoftë, misioni përfundoi me një episod që i la një shije të hidhur, sepse në prag të kthimit të tij në Shqipëri, mjekët u denoncuan nga pronari i hotelit që priti ata për thyerjen e rregullave të qetësisë publike.

”Ishte një farsë. Tetë prej nesh ishin në një dhomë duke festuar me ndonjë birrë, në hare pas një muaji pune të lodhshme. Erdhën 12 policë. Unë u prezantova si menaxher i grupit, sepse isha më i moshuari, dhe u thashë atyre se që të gjithë sapo kemi rezultuar negativ nga testet. Policët, megjithatë, na denoncuan për prishje të qetësisë publike. Fatkeqësisht nuk mbaroi këtu. Kur u kthyem në Shqipëri, për atë që ndodhi na ‘linçuan’ të gjithëve. Thuhet se ne shqiptarët humbasim gjithmonë në kohën shtesë. Kjo na ndodhi edhe neve”./atsh

Mjeku vullnetar shqiptar për ”La Repubblica”: Në Itali kuptova betimin e Hipokratit Read More »