Shendetesi

Ja sa raste konfirmohen pozitiv me Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë informoi sot, se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid 1, një 68-vjeçare nga Shijaku që kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe një 60-vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.
Ndërkohë, janë konfirmuar 108 raste të reja.
Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në një komunikim për median tha se, aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Përrenjas.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid-19 apo këshillim psikologjik”, – tha ajo.
COVID-19 – Statistika (29 korrik 2020)
Testime totale 40192
Raste pozitive 5105
Raste të shëruara 2830
Raste aktive 2125
Humbje jete 150 (qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1146
Durrës 255
Shkodër 202
Vlorë 105
Lezhë 83
Fier 76
Korçë 69
Kukës 60
Elbasan 49
Berat 30
Gjirokastër 29
Dibër 21
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje çdo qytetari për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së COVID-19./atsh

Ja sa raste konfirmohen pozitiv me Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë Read More »

“Mos dil nga shtëpia ti që ke këto shenja”

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u është drejtuar sot me një apel të gjithë atyre që janë më të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas tij kategoritë që nuk duhet të dalin nga shtëpia janë të gjitha ata që kanë simptoma.

POSTIMI I PLOTË

Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!! Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!! Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh! Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje! Të zgjedhësh të fitosh jetën! Parandalimi është çelësi i fitimit të betejës me këtë virus! Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë. Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit. Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që kërkon ndihmë mjekësore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që nuk je në asnjë nga situatat e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!

Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19! Qytetarë shqiptar ndërgjegjësohu, respekto rregullat: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura., Ruaj distancën 1.5 metra, Zbato rregullat e higjienës, Mos lejo të shkelen këto rregulla! Pa ty nuk do ja dalim! Së bashku do ja dalim!

“Mos dil nga shtëpia ti që ke këto shenja” Read More »

Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid

Bamirësi Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e korònavirusit.

Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook ku i thotë të shkuara atij dhe cdo pjesëtari tjetër të familjes.

Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do ti bëjë testin.

“Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Còvid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.

Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shèndetësore. Ditët e fundit kemi pasur një rritje të shifrave të të ínfektuarve, ku vetëm ditën e sotme rezultuan pozitivë 3 politikanë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid Read More »

Eugena Tomini tregon cila është mosha mesatare e të prekurve me Covid

Shqipëria vijon të përballet me një situatë të rëndë shëndetësore nga Covid-19, duke shkaktuar rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja.

Për epidemiologen e ISHP Eugena Tomini, kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara, por edhe me pacientët e shtruar në spital.

Eugena Tomini: ”Kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara por dhe me hospitalizime. Zbatimi i një distance fizike, por njëkohësisht edhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, do të na mundësojë që ta ulim këtë trend, përkundrejt zbatimit të këtyre masave. Duhet të kthehet në një rutinë, mjeti i higjienës personale dhe mbajtja e maskave, në të gjitha ambientet e mbyllura.”

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, Tomini tha se protokolli i sigurisë është i njëjtë për të gjithë, dhe se Covid-19 nuk përzgjedh nëse je deputet, kryetar bashkie apo popullatë e thjeshtë.

Ajo thekson domosdoshmërinë për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, dhe për të respektuar distancën fizike.

Eugena Tomini: ‘‘Protokolli i sigurisë është unik për të gjithë popullatën, protokolli është i barabartë për të gjithë, Covid-19 nuk përzgjedh nëse je deputet, kryetar bashkie apo popullatë e thjeshtë. Zbatimi i protokollit të sigurisë është për të gjithë njësoj. Rekomandimet kanë qenë specifikisht për të gjithë popullatën, por në veçanti edhe për grupet të cilat kanë qenë vulnerabël. Mbajtja e maskës është një detyrim i të gjithëve, në të gjitha mabientet e mbyllura, takimet duhet të mbahen në distancë 1.5-2 metra. Janë disa kritere, ku të gjithë ne jemi të përgjegjshëm, përkundrejt detyrimit të shëndetit personal por edhe shëndetit të të afërmve.”

Sipas Tomnit, nuk ka patur mungesë testesh, qoftë ato serologjike apo dhe të atyre konfirmues.

Eugena Tomini: ”Nuk është diskutuar nga ana e bluzave të bardha për mungesë logjistike apo për mungesë të personelit shëndetësor, qoftë për sa i përket linjës së parë në spitalet covid, por edhe në gjurmimin dhe ndjekjen e kontakteve. Laboratori i Virologjisë në ISHP dhe i Mirkobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, sigurisht që nuk është ndjerë mungesa e testit, qoftë serologjik, apo testi konfirmues.

Tomini u shpreh se fasha e të prekurve me Covid-19 është rritur, dhe mosha mesatare është 44-45,2 vjeç.

Eugena Tomini: ‘‘Mosha mesatare e të prekurve me Covid-19 është 44-45,2 vjeç. Kemi një zgjerim të fashës së prekur. Jo vetëm të rasteve të cilët janë shtruar në spital, por edhe të rasteve që janë në izolim me simptoma më të moderuara në krahasim me personat që kanë kërkuar hospitalizim. Realisht kemi pasur vdekje në moshat e reja, në të cilat Covid ka shfaqur agrisivitet. Është kjo grupmoshë, ku pas vendimit të qeverisë pas një vlerësimi në lokalet e natës, dhe beach baret nga ISHSH, ekspertët arritën në vlerësimin e situatës, sepse vera ka ardhur në pikun e saj, e grupet e reja shoqërore bëhen burim i rëndësisshëm i Covid-19. Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara, por kjo grupmoshë që është aktive, grupe të rinjsh, bëhen transmetues.”

Eugena Tomini tregon cila është mosha mesatare e të prekurve me Covid Read More »

Apeli i mjekut Andis Qendro: Vendosja e maskës, sakrificë minimale që mbron të dashurit tuaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e maskës me detyrim ka publikuar apelin e mjekut të njohur Andis Qendro.

“Vendosja e maskës është një sakrificë minimale që kërkohet nga ju në këtë kohë të vështirë por, që do të mbrojë të afërmit dhe të dashurit tuaj nga virusi”, shprehet ai.

“Për arsye të profesionit, ne e mbajmë veshur shumë orë çdo ditë, gjatë gjithë jetës tonë profesionale; juve u kërkohet t’a mbani përkohësisht”, thekson mjeku Qendro.

“Ju lutem mbani maskën dhe shpëtoni jetë”, thuhet në mesazhin e mjekut drejtuar qytetarëve.

Apeli i mjekut Andis Qendro: Vendosja e maskës, sakrificë minimale që mbron të dashurit tuaj Read More »

Bino: Protokollet e mbrojtjes frenojnë përhapjen, duhen zbatuar me rigorozitet

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave antiCovid.

Gjatë një interviste televizive ajo tha se “kemi vëmë re se kemi të bëjmë me një sëmundje që është më ngjitëse se në shkurt. Kemi të bëjmë me një sëmundje që përhapet në rrugë ajrore, virusi qëndron pezull në ajër. Nëse do të përhapej përmes stërklave, nuk do të ishte kaq infektues. Pra, nëse rrimë në një dhomë me kondicioner ne jemi të riskuar nëse nuk mbajmë maska”, tha Bino.

Sipas Binos, zbatimi i protokolleve mbrojtëse frenon përhapjen e infeksionit dhe zbut transmetimin e virusit.

“Duhet të parandalojme transmetimin në vendin e punës. Qoftë në zyrat e shtetit apo në kompani private duhet të zbatohet protokolli i shpallur që në fillim të epidemisë. Puna të bëhet me orare të caktuara, dikush të punojë nga shtëpia dhe dikush nga puna për të ulur transmetimin. Ne kemi vënë re se aty ku është ruajtur masa, nuk janë gjetur raste pozitive”, -u shpreh Bino.

“Mospërfillja e masave na çon në skenarë që nuk janë të mirë. Vendosin një peshë për sistemin shëndetësor, do të kërkojë më shumë energji, do të ketë më shumë forma të rënda. Më vjen keq që e them, edhe më shumë vdekje”,- u shpreh Bino./atsh

Bino: Protokollet e mbrojtjes frenojnë përhapjen, duhen zbatuar me rigorozitet Read More »

Janë të dëmshme dorezat mbrojtëse?/ Ja çfarë thotë studimi…

Njerëzit po debatojnë nëse vënia e një maskë funksionon kundër COVID-19, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmërojnë se janë dorezat mbrojtëse ato që duhet të hiqni.

CDC-ja amerikane dhe ajo europiane kanë lëshuar udhëzime, sipas të cilave përdorimi i dorezave nuk është një taktikë e nevojshme parandaluese kur bëhet fjalë për COVID-19.

“Dorezat nuk do t’ju mbrojnë domosdoshmërisht nga infektimi me COVID-19 dhe ende mund të çojnë në përhapjen e mikrobeve”, sqaron CDC.

“Mund të ndiheni të mbrojtur, sepse lëkura juaj nuk po prek një sipërfaqe, por sapo e zhvendosni prekjen nga ajo sipërfaqe në prekjen e maskës ose fytyrës suaj, kjo është ndotje, edhe nëse keni veshur doreza dhe kështu nuk keni arritur gjë në rrugën e sigurisë”, tha Allison Bartlett, kryemjeke e asociuar e Pediatrisë në Programin e Kontrollit të Infeksioneve, në Universitetin e Çikagos.

Sipas udhëzimeve të CDC, dorezat e ripërdorshme mund të përdoren gjatë larjes së enëve ose pastrimit të thellë të shtëpisë, por kjo ka të bëjë më shumë me mbrojtjen e duarve, sesa me parandalimin e transmetimit, duke rekomanduar veshjen e dorezave të disponueshme nëse kujdeseni për dikë që është i sëmurë dhe ekziston një rrezik i shtuar për të rënë në kontakt me sekrecionet e tyre./ atsh

Janë të dëmshme dorezat mbrojtëse?/ Ja çfarë thotë studimi… Read More »

Skënder Brataj tregon “çelsin” për fitimin e betejës ndaj Covid

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anti-civid, teksa shprehet i sigurtë se nëse kjo ndodh, atëherë fitorja me këtë virus do të jetë me e shpejtë.

Me një shënim të gjatë në facebook, Brataj u bën thirrje personave të prekur nga koronavirusi, apo atyre që kanë shenja të sëmundjes, të mos dalin nga shtëpia, pasi janë burim infeksioni dhe të telefonojnë 127.

Sipas Brataj, është momenti që shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe se së bashku me bluzat e bardha do e fitojmë këtë betejë.

Postimi i plotë:

Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!

Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!

Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!

Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!

Të zgjedhësh të fitosh jetën!

Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!

Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.

Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!

Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!

Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.

Ruaj distën 1.5 metra

Zbato rregullat e higjenës

Mos lejo të shkelen këto rregulla!

Pa ty nuk do ja dalim!

Së bashku do ja dalim!

Skënder Brataj tregon “çelsin” për fitimin e betejës ndaj Covid Read More »