Shendetesi

Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili për kurim në Itali,flet miku i tij: ‘Ja cfarë problemi shëndetësor ka’

Pas lajmit se këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili, është shtruar tek Infektivi në gjendje të rëndë, prej Cocid-19, ka treguar një miku i tij.

Ai ka folur për gjendjen e fundit shëndetësore të këngëtarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramazan Çeka tha se Bujar Qamili ka pasur kohët e fundit probleme shëndetësore dhe ka shkuar për kurim në Itali, por jo nga Covid-19.

Sipas tij, ai ka pasur një shq etësim nga veshkat.

“Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit”.

“Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili”.

“Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin”.

“Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm”.

“Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj”, – sqaroi Ramazan Çeka./NOA.al

Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili për kurim në Itali,flet miku i tij: ‘Ja cfarë problemi shëndetësor ka’ Read More »

I i riu vjen nga e migrimi për t’i dhënë veshkën e tij, 19 vjeçarares e cila po v uan nga një sëmundje e rëndë

Val Deçani është i riu që ka ardhur nga e migrimi për t’i dhënë veshkën e tij një 19 vjeçareje nga Mitrovica, e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Veprimi i tij human ka tërhequr vëmendjen e mediave në Kosovë.

I riu ka shkuar sot në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin.

Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmetuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.

“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, tha ai.

Ndërkohë po mblidhen paratë e nevojshme për t’a dërguar vajzën për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti i veshkës.

Vajza 19 vjeçare u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, ndërsa operacioni i vështirë kushton rreth 200 mijë euro./NOA.al

I i riu vjen nga e migrimi për t’i dhënë veshkën e tij, 19 vjeçarares e cila po v uan nga një sëmundje e rëndë Read More »

Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore që shëron disa sëmundje

Kjo bimë është unike kur është fjala për pastrimin e organizmit, sepse njëkohësisht pastron gjakun dhe nxit punën e zorrëve, andaj ky është një kombinim i dobishëm.
Hithra është bimë së cilës tërë jetën i shmangemi, gjë që nuk është për t’u habitur sepse aspak nuk është e këndshme kur na djeg. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Qysh moti hithrat përdoren si ilaç natyral.
Qëllimi kryesor i tij ka qenë shërimi i dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve. Përveç se për qëllime shëruese sot është efikas edhe në produktet ushqyese. Një nga ato sigurisht që është çaji i hithit, burimi i shumë nutrientëve të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Duke iu falënderuar sasisë së madhe të mineraleve që i përmban, çaji nga hithrat ndihmon në largimin e baktereve dhe materieve negative nga organizmi ynë. Kjo nënkupton që me ndihmën e mineraleve, trupi ynë më lehtë shpërbën lëngjet e konsumuara me ushqimin që kemi ngrënë.

Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C. Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjat e të cilëve zhvillohen ende. Çaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pakëndshme të kokës, dhe migrena, sepse relakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdoret edhe tek ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse.

Çaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, për ç’arsye redukton rrezikun nga diabeti. Ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre.
Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.
Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore që shëron disa sëmundje Read More »

Ja kur duhet që ti pastrojmë dhëmbët, para apo pas mëngjesit

Larja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme por duhet të dimë se larja e shpeshtë e tyre dëmton smaltin

Shumë njerëz caktojnë një orar për të larë dhëmbët e tyre– zakonisht çdo mëngjes pas zgjimit dhe çdo natë para gjumit. Por a duhet të jetë pastrimi në mëngjes para apo pas konsumit të ushqimit?
Ekspertët pohojnë se duhet t’i pastroni gjithmonë përpara mëngjesit!

Kur flini, bakteret në gojën tuaj shumëfishohen. Këto baktere janë përgjegjëse për mbetjet që krijohen dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë zgjoheni me një shije dhe erë të keqe të gojës. Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, ato marrin një shtresë fluori, që ju ndihmon të shmangni bakteret nga ushqimi i mëngjesit që do të hani.

Gjitashtu nuk rekomandohet të lani dhëmbët për të paktën 30 minuta pasi keni konsumuar ushqime me bazë acide, si tost, kafe dhe lëng portokalli – ushqime klasike të mëngjesit. Larja e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimit mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve dhe kjo është arsyeja pse studimet sugjerojnë që larja para mëngjesit është më e mirë. Prandaj sigurohuni ta mbani mend këtë kur të zgjoheni nesër.
Megjithatë, nëse pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies përshtatet më mirë me rutinën tuaj, të paktën sigurohuni të ndiqni këto këshilla në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dentar dhe oral:

Prisni 30 minutash deri në një orë pasi keni ngrënë dhe më pas lani dhëmbët.

Për të pastruar dhëmbët dhe për të pasur një shije më të mirë në gojën tuaj, pini një gotë ujë ose përtypni çamçakëz pa sheqer.

Kini kujdes për ushqime dhe pije acidike (bukë, ëmbëlsira, fruta të thata, agrume dhe lëng portokalli) dhe nëse i hani gjatë mëngjesit, sigurohuni që të prisni edhe pak.

Ja kur duhet që ti pastrojmë dhëmbët, para apo pas mëngjesit Read More »

‘Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre’/ Tupja: ‘Vjen nga padija e madhe,faji i prindërve’

Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre, është thënë në diskutimin e sotëm të “Shqipëria live” në Top Channel.

Diskutimi u bazua nga një intervistë në emisionin “Hipokrati”, ku mjeku androlog Evi Dani tha se sipas një studimi të bërë nga ai me pacientet tij meshkuj, 90% e tyre pavarësisht moshës, formimit intelektual dhe akademik nuk ishin në dijeni të vendit ku prodhohet sp erma.

Shkrimtari Edmond Tupja si dhe psikologu e sociologia të ftuar në emision e lidhin mungesën e informacionit si pasojë e keqedukimit nga sistemi ko munist.

“Në shkollë nuk mësohej asgjë, ishte t abu, nëse përdorje terma se ksual konsiderohej de gjenerim”- thotë sociologja. Blogerja Zhaklin Lekatari shton se shqiptarët akoma skuqen kur dëgjojnë terma të lidhur me s eksin.

Nga ana tjetër, Tupja i konsideron shqiptarët si ndër popujt më erotike në botë, kanë vepra por ende kanë tu rp të flasin, dhe sipas tij meshkujt në Shqipëri nuk njohin or ganin e tyre gje nital. /noa.al/

‘Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre’/ Tupja: ‘Vjen nga padija e madhe,faji i prindërve’ Read More »

Vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë, rr ezikon të p aralizohet

Klejsi është vetëm 3 vjeç, por prej lindjes është diagnostikuar me spina bifida, një sëmundje shumë e vështirë që jo vetëm i shkakton probleme me ecjen, por edhe rre zikon ta paralizojë.

“Ka qenë shumë e vështirë dhe gjatë shtatzënisë kam pasur shumë komplikacione, por nuk e dinim se çfarë problemi kishte. Pasi lindi e nisën direkt në Tiranë për ta operuar në shtyllën kurrizore. Nuk na jepnin asnjë garanci, thonin që nuk rrezikon të mos ia dalë dot, pasi djali kishte shumë komplikacione. Falë Zotit ai operacion shkoi mirë, por sapo kaloi pamë që edhe këmbën e kishte me probleme. Nuk mundëm as t’i gëzonim faktit që ai shpëtoi nga ajo e ke qe,” rrëfen me lot në sy Klaodona, mamaja e vogëlushit.
Mjekët në vend nuk e marrin përsipër operacionin dhe e vetmja zgjidhje është që Klejsi t’i nënshtrohet ndërhyrjes jashtë vendit. Sipas mjekëve kjo ndërhyrje kushton 13.000€. Por, familja është në kushte të mjerueshme dhe e pamundur ta shpëtojë të birin.

“Tani bën tentativa për të ecur, mundohet që të rrijë në këmbë, por rrëzohet direkt. E kap këmbën disa herë më dhemb vetëm nga inati që nuk mund të çohet dot.”

Jeta është shumë e vështirë për familjen Seferi, ende nuk dihet nëse Klejsi ka nevojë për dy ndërhyrje kirurgjikale apo tre. Por, familja e tij e ka të pamundur ta përballojë ekonomikisht.
“Doktorët nuk më kanë dhënë shpresë fare, duhet të operohet urgjent më kanë thënë. Nuk kam nga t’ia mbaj më. Jam munduar më shpirt e me zemër që t’i siguroj djalit kushtet, por nuk po mundem dot më. Sepse jam vetëm një krahë pune, kam edhe një vëlla që ka 10 vjet që është me dializë,” shprehet me dhimbje Përparimi.

Përparimi është 30 vjeç, por hallet e kanë plakur para kohe. Një herë në tre muaj ai shkonte në Greqi ku punonte si çoban ose merrej me bujqësi. Por, pandemia e ka lënë pa punë. Jetojnë në fshatin Podgorie në Korçë, ku nuk kanë asnjë mundësi punësimi. Por, koha për Klejsin nuk mund të presë dot më.
“Ai po rritet e gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet dhe kur të jemi gati ne financiarisht mund të jetë shumë vonë për atë. Kemi nxjerrë dhe tokën në shitje, por vlera e saj është shumë e vogël. Nuk del as për vizitat, lerë më për ta dërguar jashtë vendit. Ju lutem na ndihmoni!”

Të bëhemi sërish bashkë, për t’i rikthyer jetën Klejsit të vogël.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë, rr ezikon të p aralizohet Read More »

Kujdes kur hani shumë patate të skuqura, trupit tuaj i ndodhin këto probleme…

Patatete e skuqura janë një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve.

Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin.

Ja pasojat e dëmshme që sjellin patatet e skuqura:

Mbipesha

Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara. Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën. Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë.

Sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2

Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrna trans të pashëndetshme. Konsumi i tyre rrit nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por edhe diabetit të tipit 2, duke rrezikuar kështu jetën.

Sëmundjet e veshkave

Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë. Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut. Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.

Truri

Substancat që aktivizohen gjatë skuqjes së patateve janë shumë të dëmshme për trurin. Ekspertët thonë se ekspozimi kronik ndaj tyre dëmton qelizat e nervave të trurit dhe nxit sëmundjet që degjenerojnë funksionet e tij.

Kujdes kur hani shumë patate të skuqura, trupit tuaj i ndodhin këto probleme… Read More »

3 rregulla mëngjesi për ju që doni të bieni nga pesha

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye, por duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet. Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë të ditës.

Ha shpejt: Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme. Për të djegur sa më shumë yndyrë nga trupi, përpiqu që të hash mëngjesin shpejt dhe menjëherë pas zgjimit.
Mos e tepro me çdo lloj ushqimi: Qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur. Të tilla janë ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, proteinash, opsione që të mbajnë energjike gjithë ditën dhe në gjendje të ngopur deri pas dreke. Çdo lloj kosi pa sheqer është një opsion i mirë për mëngjesin, por edhe tërshëra apo fruta të tjera të thata pa ëmbëltues janë po ashtu variante të rekomanduara për mëngjes.

Kontrollo porcionet: Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë.

3 rregulla mëngjesi për ju që doni të bieni nga pesha Read More »