Shendetesi

Ja çfarë i ndodh mëlçisë tuaj nëse pini 2 kafe në ditë, do habiteni

WOW! Shkencëtarët amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Dhe sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Sakaq një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Ja çfarë i ndodh mëlçisë tuaj nëse pini 2 kafe në ditë, do habiteni Read More »

Pensionistët ‘fshatarë” jetojnë më gjatë se ata “qytetarë’

Pensionistët e fshatit e gëzojnë pensionin më gjatë se ato të qytetit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gratë pensioniste në fshat e gëzojnë pensionin për 27 vite, ndërsa gratë në qytet e gëzojnë pensionin për 25 vite.

Të njëjtat diferenca mësohet të jenë edhe për burrat. Pensionistët burra në fshat e gëzojnë pensionin për rreth 21 vite, ndërsa ata qytetit më pak se 20 vite.

Diferencat e jetëgjatësisë shpjegohen me kushtet më të mira klimaterike të fshatit me më pak ndotje. Ndotja shihet të jetë vitet e fundit shkaktari më i madh i sëmundshmërisë në vend sipas studimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga viti 2014 koha e gëzimit të pensionit është rritur dukshëm për të dyja gjinitë si në fshat dhe në qytet.

Sipas të dhënave mesatarisht koha e pensionimit ishte 24 vite për femrat, teksa shihet se gjatë këtyre katër viteve jetëgjatësia për femrat në qytet është rritur me 1 vit, ndërsa në fshat jetëgjatësia është rritur me më shumë se dy vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur dukshëm vitet e fundit. Banka Botërore në statistikat e saj për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë se jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat).

Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Megjithatë raporti i ISHP shpreh nevojën për një regjistrim më cilësor të të dhënave shëndetësore në Shqipëri, sidomos për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve P.sh., një ndryshim pesëvjeçar në jetëgjatësinë e pritshme është baras me një rrezik vdekshmërie dyfish më të lartë në çdo grupmoshë.

Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat./Monitor

Pensionistët ‘fshatarë” jetojnë më gjatë se ata “qytetarë’ Read More »

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë

Në kabinetin e Radiologjise, me instalimin e aparateve moderne të radiologjisë dixhitale realizohet e gjithë gama e ekzaminimeve që përmbledh kjo fushë.

Këto ekzaminime përfshijnë ato të sistemit kockor, aspirator, kardiovaskular, të aparatit tretës, urinar etj. E veçanta e këtyre aparateve është doza minimale e rrezatimit dhe cilësia e lartë e imazhit që përftohet.

Me anë të këtyre aparateve dhe mjekët tanë me përvojë, mund të bëhet ekzaminimi i hershëm dhe si rezultat, trajtimi më i hershëm i një sërë patologjish.

Këtu kryhet një numër i madh grafish digitale, duke nisur nga ato më të thjeshtat, si ajo e sinuseve, Rg. e pulmonit (mushkërive), Rg e shtyllës kurrizore, Rg e këmbëve, duarve, etj. Rg e aparatit tretës direkt, Rg për ekzaminimin e zorrës së trashë, Rg për ekzaminimin e zorrës së hollë, Rg e duodenografisë hipotanike, Rg për ekzaminimin e ezofagut për trup të huaj etj.

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë Read More »

Nëse shkelni iriqin e detit, çfarë duhet menjëherë të bëni!

Fshihen në mënyrë të përsosur në ujë dhe në breg, kur i vëreni, zakonisht është vonë.

Iriqët e detit kanë formë të rrumbullakët, e gjithë sipërfaqja e trupit u është e mbuluar me gjemba. Në det fshihen goxha mirë, mirëpo nëse shkelim mbi ta, përfundojmë me këmbën plot gjemba të imtë të thyer, transmeton Telegrafi.

Meqenëse fjala është për depërtim të vogël në sipërfaqe të lëkurës, vendi i therjes bëhet dhembshëm, shpesh i skuqur, por mund të ënjtet seriozisht.

Eliminimi i gjembave është proces i dhimbshëm dhe i paevitueshëm, mirëpo nëse dëshironi t’i shmangni problemet e tjera, duhet patjetër të jeni shumë të kujdesshëm.

Njerëzit më së shpeshti therin shputat, por shumë rrallë pjesët e tjera të këmbëve apo të duarve.

Gjithmonë këshillohet që më parë të kërkojnë ndihmën e mjekut. Megjithatë, kjo ndihmë ndonjëherë është e pamundshme.

Njerëzit pushimet verore i kalojnë në ishull, ose në vende të vogla. Ndodh që të jeni të detyruar të reagoni vetë. Thjesht, duhet diçka të bëni në mënyrë që të shmanget reaksioni inflamator i trupit të huaj.

Pos që e dimë që për nxjerrjen e gjembave duhet pinca sterile apo gjilpëra, por mund të shpëlani këmbën e lënduar me ujë të njelmët (jo me ujë deti!) apo me uthull.

Gjembat e iriqit janë të ndërtuar nga karbonat-kalciumi. Thartira e uthullës i shpërbën. Në të vërtetë, e gjithë kjo është sipërfaqësore, por në rastet urgjente mund të ndihmojë, thotë dr. V. Lamer, dermatolog.

Ky proces do të duhej ta bënte së paku më të lehtë, edhe pse mungesa e plotë e dhembjes është joreale të pritet.

Nga përvoja e dr. Lamerit, gjembat më së lehtë është të nxirren nga këmba 2–3 ditë pas lëndimit. Megjithatë, njerëzit më së shpeshti vijnë menjëherë sepse ecja u shkakton dhembje.

Derisa gjembat të mos nxirren, ndihmojnë analgjetikët dhe kompresat e ftohta.

Është me rëndësi që plagën ta mbani të pastër dhe të kujdeseni që të mos formojë qelb

Nëse shkelni iriqin e detit, çfarë duhet menjëherë të bëni! Read More »

2000 vjet na e mbajtën fshehur, shërojnë kolitin, gastritin. Mbrojnë zemrën e vonojnë plakjen

Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti.

Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre.

Ato kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

Fiqtë janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë.

Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos.

Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

Kanë efekt laksativ. Farat që kanë në brendësi kanë efekt laksativ, çka ndihmon në rastet e konstipacionit. Fiku është një nga frutat më të pasura me kalium. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligram kalium që do të mjaftonin për gjithë ditën.

Kaliumi është i domosdoshëm për arteriet e zemrës./korrieri

2000 vjet na e mbajtën fshehur, shërojnë kolitin, gastritin. Mbrojnë zemrën e vonojnë plakjen Read More »

Lëngu i qepës, ja si ta pini për pastrimin e trupit, shmang 4 sëmundjeve

Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë. Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lëkura E Qepës Lufton Edhe Këto Sëmundje: Diabeti i tipit 2; Sëmundjet kardiovaskulare; Sëmundjet e sistemit tretës; Mbipesha.
SI Të Përgatisni Çajin E Qepës: Udhuezoni të lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Përdorime Të Tjera Të Çajit Të Qepës: Cajin e qepës ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me më efikasitet të ftohurën.

Mjafton të prini pesë feta me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me lëkurat e qepës, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil. Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Kujdes! Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë./korrieri

Lëngu i qepës, ja si ta pini për pastrimin e trupit, shmang 4 sëmundjeve Read More »

Më në fund u zbulua, ja kura me vaj ulliri dhe kamomil për pastrimin e gjakut

Sic dihet kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet.

Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut. Sakaq një studim i ri sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

E diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit. Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular. Ai lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili? Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët. Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës. E në një kavanoz qelqi, hedhim tre gota me vaj ulliri, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë gjelle me lule kamomili.

Me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak, dhe duhet ta vendosim në një vend që të ekspozohet në dritën e diellit për rreth 6-8 orë në ditë. Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.

Pasi të kenë kaluar 2 javë, kullojmë lulet e kamomilit, dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi. Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit. Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja./korrieri

Më në fund u zbulua, ja kura me vaj ulliri dhe kamomil për pastrimin e gjakut Read More »

Si të parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Një faktor që ndikon në djersitje është edhe stresi, ndërsa secili prej nesh eliminon 500-800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë.

Toksinat largohen nga uji

Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..

Vishni rroba pambuku

Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë” dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje e tepruar.

Përdorni limon

Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, duhet shmangur limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës

Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithherë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë

Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla

Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersën tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto produkte nuk ua lehtësojnë punën, kjo mund të jetë koha që ta vizitoni një specialist. Gjatë vlerësimit, dermatologut do t’i duhet kohë për ta stabilizuar natyrën, peshën dhe djersitjen tuaj me ndikimin që ajo ka në jetën tuaj.

Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ua rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ose ai mund tu rekomandojë që të merrni trajtim ontofores, që përdor ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave. /atsh

Si të parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës Read More »