Shendetesi

Vetëm qumësht dhe hudhra, ja çfarë shëron kjo recetë e çuditshme

Për një shëndet të mirë dhe pa ilaçe farmaceutike.

Kjo recetë e publikuar në artikull  bën mrekulli me këto sëmundje dhe është fare e thjeshtë. Kërkon vetëm 3 përbërës që gjenden në çdo familje. Përveç se është e thjeshtë ajo nuk ka shumë kosto.

Qumështi me hudhër ndihmon në shërimin e astmës, pneunomisë, bronkitit dhe sëmundjeve tjera. Përbërësit: Dy gota qumësht, 8  hudhra, një gotë ujë. Hapi i parë që duhet të bëni është të pastroni dhe t’i qëroni hudhrat dhe në një tas t’i hidhni qumështin dhe ujin, pastaj ia shtoni hudhrat dhe i zieni, por pa i përzier.

Kjo pije duhet të përdoret e nxehtë dhe preferohet të konsumohet para gjumit.

Ekspertët thonë se kjo pije ndihmon në rastet e astmës, kollës, pagjumësisë,  tuberkulozit etj. Qumështi përshtatet në mënyrë të përsosur me vetitë mjekësore të hudhrës, pasi që është antibakterial dhe ndihmon në heqjen e toksinave./korrieri

Vetëm qumësht dhe hudhra, ja çfarë shëron kjo recetë e çuditshme Read More »

Përlot mjeku shqiptar në Amerikë! Çdo vit sjell ilaçe falas për shqiptarët

Mario Ademaj ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për profesionin e jetës së tij. Ai nuk e kishte menduar se do të kthehej në Shqipëri për të bërë profesionin e mjekut, ardhur si dëshirë, pas  sëmundjes së rëndë të të atit, nga nevoja që ai kishte, prej së cilës arritën të fitonin vetëm 7 vite më shumë jetë. Mario jeton në Kaliforninë e largët së bashku me familjen dhe së fundmi bashkëshorten e tij, Artën.

Ai është shpërngulur rreth 20 vite më parë në Amerikë, si shumë shqiptarë me llotarinë amerikane. Por, sot, teksa shumë prej tyre kanë krijuar jetën stabilitetin dhe janë përshtatur me ëndrrën e madhe, Mario ka një amanet për të përmbushur. Të jetë mjek dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ai ka vendosur ta bëjë këtë gjë në Shqipëri. Për 4 vite rresht ai vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas, duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.

Isha në shkollën e mesme kur fillova mjekësinë për herë të parë dhe në atë moment babi im u sëmur me kancer pankreasi e për familjen tonë, që po jetonim ëndrrën amerikane atje në Amerikë ishte një gjë që na vuri shumë ne siklet. U gjendëm në një pozicion shumë të vështirë. Patëm një komunitet shqiptaro amerikan që na dha pak ndihmë për të krijuar dhe lidhje me spitalet dhe ishte ai moment që më tregoi se duhej ta bëja si qëllim të jetës time të punoja me popullsinë si punuan ata njerëz me mua kur isha në nevojë.

Shikoni videon:

Përlot mjeku shqiptar në Amerikë! Çdo vit sjell ilaçe falas për shqiptarët Read More »

“Edhe mjeku nuk e identifikon dot”, rreziku nga virusi që po përhapet, Pipero: Kujdes se…

Pak ditë më parë, meningokoku ishte virusi vdekjeprurës i Meningitit i cili i mori jetën një vajze 17 vjeçare. E pas ketij rasti, mjeket bejne apel si të mbrohemi nga kjo sëmundje dhe tregojne janë shenjat e para të saj.

Ndaj sëmundjes së Meningjitit shkaktuar nga virusi i menigokokut bëhet shumë pak pasi sëmundja nuk lë kohë për të vepruar. Kjo ishte edhe një nga arsyet përse një 17 vjeçare humbi jetën vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se të gjithë janë të ekspozuar nga meningjiti, i cili për fat të mirë është më i thjeshtë për tu menaxhuar se sa meningokoku.

“Ka shumë njerëz që e kanë dhe e mbartin meningokun, në hundë kryesisht dhe gjatë tështimës prekjes me duar mund të na japin neve. Ndërkohë personi që e ka nuk zhvillon asnjëherë sëmundje, tek ne, që mund të mos kemi mbrojtje imunitare zhvillohet meningiti”.

Mjeku thotë se duhet të kemi kujdes për kushtet higjenike. Por cilat janë shenjat e meningitit?

“Është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëmundje, është shumë e shpejtë. Shenjat e para janë dobësia e përgjithshme, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe errësimi i ndërgjegjes dhe krahas kësaj disa njolla në lëkurë”.

Mjeku Pipero bën me dije se meningiti konsiderohet emergjent dhe nëse pacientët shohin të tilla shenja duhet të paraiteten menjëherë te mjeku.

“Edhe mjeku nuk e identifikon dot”, rreziku nga virusi që po përhapet, Pipero: Kujdes se… Read More »

Oraret e zgjatura dhe intensiteti në punë, ndikim në shëndetin mendor

Gjithnjë na është thënë se po të punojmë më shumë do të ngrihemi në detyrë, do të marrim rritje rroge dhe do të jemi më të lumtur por një studim i ri ka zbuluar se të punosh më shumë se sa duhet jo vetëm që dëmton shëndetin tuaj por edhe karrierën.

Kërkuesit e universitetit të Londrës dhe Europe Business School zbuluan se të punësuarit që përpiqeshin dhe punonin më shumë se të tjerët kishin problem me shëndetin dhe ishin të pakënaqur me sigurinë e punës dhe ngritjen në detyrë. Studiuesit thonë se nëse punëdhënësit  nuk u ushtrojnë presion punëmarrësve duke i lënë atyre të zgjedhin kur dhe se si të punojnë kompanitë do të shohin më shumë produktivitet dhe besnikëri nga punëtorët e tyre, shkruan Daily Mail.

Në studim u përfshinë 52.000 punëtorë të vendeve europiane të cilët morën pjesë në Vëzhgimin e Kushteve Eurpoiane të Punës (European Working Conditions Survey). Që prej 1990-ës ky vëzhqim ekzaminon aspektet e ndryshme të kushteve të punës dhe identifikon rreziqet e grupit të punës.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve rreth intensitetit të punës, faktorëve të mirëqenies duke përfshirë këtu stresin dhe lodhjen e tepërt dhe se sa të lumtur ishin me të ardhurat që u siguronte karriera e tyre.

Studiuesit i kontrolluan kërkimet e tyre duke krahasuar njerëz që kishin punë të ngjashme dhe të njëjtin nivel edukimi. Ata zbuluan se ata që punonin më tepër se sa duhet  pra me një ritëm shumë të shpejtë kishin një shëndet jo të mirë fizik dhe mendor, për më tepër shefat e tyre nuk ishin të impresionuar nga ritmi i punës së tyre.

”Një nga problemet e rritjes së intensitetit të punës është se cilësia dhe përmbajtja e punës preket”, tha Dr.Argyro Avgoustaki, një asistent professor që mori pjesë në studim.

”Ne mendojmë se kjo është një ndër arsyet pse shefat e këtyre puntorëve nuk janë të impresionuar dhe nuk i ngrenë në detyrë. Është më mirë që të shmanget ritmi i shpejtë i punës dhe orët e zgjatura, por nëse duhet të zgjidhni zgjidhni më mirë orët e zgjatura. Në shumë profesione, njerëzit i shmangin pushimet e drekës për të mbaruar punët që kanë nëpër duar por ne duam që punëtorët ta kuptojnë se duhet të marrin pushimin e drekës dhe të ngadalësojnë pak punën”, tha Dr. Avgoustaki.

Studiuesit thonë se një mënyrë shumë e mirë për të larguar presionin e punës është që puntorët të zgjedhin orare dhe metoda me të cilat mund të përmbushin detyrat e tyre.

Disa shtete janë përpjekur që të limitojnë orarin e punës për të patur balancën e duhur mes jetës personale dhe asaj profesionale. Franca është shteti i parë që ka marrë këto masa duke reduktuar orët e punës në javë nga 39 orë në 35 në vitin 2000 dhe vendosjen e ligjit ‘e drejta për tu shkëputur’ në 2017. Ky ligj i lejon puntorët që pas orarit të punës të mos merren më me mesazhe apo e-maile që kanë të bëjnë me punën.

Një studim i Universitetit të Karolinës së Jugut studioi bankierët për rreth 9 vite dhe zbuloi se në vitin e tretë te ata zhvilloheshin tike të ndryshme si kafshimi i thonjve ose gjëndje si pagjumësia. Ndërsa studime të tjera kanë treguar se puntorët vuanin nga shëndeti i dobët mendor dhe kjo rezultonte në biliona dollar humbje./atsh

Oraret e zgjatura dhe intensiteti në punë, ndikim në shëndetin mendor Read More »

STUDIM – Djepi i pesimizmit ndodhet në tru

Djepi i pesimizmit është evidentuar në tru. Kjo është pjesa e quajtur nyja që lidhet me vendimet negative.

Studimi, i publikuar në revistën Neuron, të nënshkruar nga grupi në “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) drejtuar nga Ken-Ichi Amemori dhe Satoko Amemori, mund të ndihmojë për të kuptuar origjinën e depresionit dhe ankthit tek personat që kanë probleme neuropsikiatrike dhe për të zhvilluar trajtime të reja të mundshme.

Studimi është pjesë e një projekti kërkimor në qarqet nervore që kontrollojnë emocionet, veçanërisht ato që lidhen me analizën e kostove dhe avantazheve në zgjedhje.

Studiuesit kanë vërejtur tek minjtë e laboratorit , se stimulimi i këtij pjese të trurit krijon një efekt paralizues, duke tkurrur aftësinë e tyre për të marrë vendime.

Një situatë që zgjat edhe një ditë pas stimulimit të kesaj pjese të trurit.

“Ne kemi vërejtur që stimulimi i bërthamës caudate i bën kafshët më hezituese duke i shtyre ato të mbivlerësojnë shpenzimet kundrejt përfitimeve që mund të kenë në veprimet e tyre”, theksojnë studiuesit.

Hapi tjetër i studimit do të vlerësohet me anë të teknikave të imazherisë, nga rezonanca magnetike, veprimtaria e bërthamës caudate dhe lidhjet me sistemin limbik, djepi i emocioneve, tek personat që vuajnë nga depresioni dhe ankthi.  /atsh

STUDIM – Djepi i pesimizmit ndodhet në tru Read More »

Si të eliminoni variçet me hudhra. Rezultat i shpejtë dhe do mahniteni

E dini se varicet shfaqen në sajë të akumulimit të gjakut? Ka menyra si mund të eliminohen.

Pervec ndërhyrjeve kirugjikale është e rëndësishme të dini se në mënyrë që ato të mos shfaqen sërish duhet të bëni ndryshime në stilin tuaj të jetës dhe të përdorni trajtime të ndryshme.

Më poshtë do ju shpjegojmë pse hudhra mënyra ideale për t’i eliminuar venat varikoze dhe si duhet të veproni.

Tregohuni të vëmendshëm!

Vetitië e hudhrave për të eliminuar variçet

Megjithëse nuk mund të arrihet një eliminim total i venave varikoze dhe venave që ngjasojnë me një rrjetë merimangash, hudhra është një mjet i shkëlqyeshëm natyror për të parandaluar, zvogëluar dhe zbutur të gjitha simptomat që ato shkaktojnë.

Hudhra ka alicin dhe ajoene, që janë komponime sulfuroze që përmirësojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar kështu enët e gjakut të inflamohen dhe formimin e mpiksjes së gjakut.

Ka veti shumë të fuqishme anti-inflamatore që në këtë rast janë ideale për të ulur ënjtjen e variçeve dhe për të zvogëluar parehatinë që mund të shkaktojnë, të tilla si dhimbje, ndjesi shpimi, rëndesë etj.

Ajo ka kuercetin, që është një flavonoid dhe ndihmon në forcimin e venave dhe enëve të gjakut.

Mbron arterien e aortës dhe në këtë mënyrë, favorizon që gjaku që pompon zemrën të shpërndahet në mënyrë korrekte.

Mjekim në kushtet e shtëpisë me vaj ulliri dhe hudhër

Përbërësit: 5 thelpinj hudhër, 3 lugë vaj ulliri, ½ lëng limoni

Përgatitja: Qërojini hudhrat dhe shtypini të gjitha.

Hidhini hudhrat e shtypura në një kavanoz qelqi, shtoni vajin e ullirit si dhe lëngun e sapo shtrydhur të limonit.

Mbylleni kavanozin dhe tundeni me gjithë forcën tuaj në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen shumë mirë së bashku.

Vendoseni kavanozin në një vend të errët, të ftohtë, pa lagështirë dhe lëreni të qëndrojë aty gjatë natës.

Mëngjesit tjetër, largoni përbërësit dhe kulloni lëngun.

Vendoseni lëngun në një kavanoz tjetër të pastër dhe mund ta përdorni për të larguar varicet.

Si ta aplikoni:

Lyeni pjesën e këmbës ku ka shumë variçe me përzierjen e përftuar dhe shpërndajeni nëpër këmbë me lëvizje rrethore.

Bëjini masazh këmbës dhe shtoni pak presion tek gishtërinjtë në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Lëreni trajtimin të funksionojë për një orë derisa lëkura ta ketë absorbuar plotësisht.

Më pas shplajeni këmbën me ujë të bollshëm të ftohtë ose të ngrohtë.

Përsëriteni trajtimin rreth tre herë në javë mundësisht aplikojeni natën para se të flini gjumë./korrieri

Si të eliminoni variçet me hudhra. Rezultat i shpejtë dhe do mahniteni Read More »

Frutat që ju bëjnë mirë për zemrën

Mollët

Mollët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, kuercitinës, pektinës, dhe fitosteroleve. Studimet klinike janë të pakta gjithsesi dhe me rezultate konfliktuale. Në 2 studime të vogla në persona të shëndetshëm dhe në gra pas menopauze, konsumi i mollëve të thara pati ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe të treguesëve inflamator si CRP (C reactive protein).

Studime me kohëzgjatje më të shkurtër, nuk kanë arritur të tregojnë ndonjë efekt të dobishëm në persona me hiperkolesterolemi, pavarësisht përmbajtjes së tyre në polifenole. Edhe pse “një mollë në ditë, doktorin e mban larg”, kjo mund të jetë për shkak të zëvendësimt të ushqimeve të pashëndetshme me to.
Është e nevojshme të kryhen më shumë studime shkencore për të përcaktuar efektet unike të mollëve në shëndetin e enëve të gjakut dhe zemrës.

Shalqiri

Shalqiri, shpesh mendohet si një ushqim i varfër që hidraton dhe ofron fibra bimore, por potenciali i tij është shumë më i madh se kaq. Tek ky frut, përmbahen antioksidantët likopen & lutein, si dhe aminoacidi L-citruline, i cili është një paraardhës i L-argjininës dhe kjo e fundit nevojitet në prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë e çmuar për çlirimin e enëve të gjakut. L-citrulinane veçanti, ka demonstruar përmirësim të funksionit të ventrikulit të majtë.
Deri më tani, studimet mbi efektet e shalqiit në shëndetin kardiovaskular janë të pakta, por të rëndësishme, pasi duket një efekt i qartë i dobishëm në tensionin arterial dhe në cilësinë e mureve të brendshme të enëve të gjakut.

Shegët

Studimet kanë treguar se konsumi i një sasie modeste të lëngut të shegës (60 – 120ml/ditë), ka efekte shumë të dobishme për shëndetin kardiovaskular, si ulje të presionit të gjakut, ulje të oksidimit të kolesterolit të keq LDL, ulje të kolesterolit, rritje të perfuzionit arterial koronar dhe ndoshta reduktim të trashësisë së shtresave (intima media thicknes – IMT) së karotidës.Pas konsumit 1-vjeçar të lëngut të shegës, presioni i gjakut u ul me 12%, oksidimi i kolesterolit LDL u ul me 90% ndërsa IMT e karotidës u reduktua me 30%, ndërsa aktiviteti i enzimës “paraoxonase -1” (PON-1), e cila asiston në mbrojtjen e kolesterolit nga oksidimi, u rrit me 83%.

Rrushi i kuq

Rrushi i kuq është i pasur në resveratrol, një polifenol e cila ka rezultuar nga studime të kryera në kafshë, një mbrojtës i fuqishëm i shtresës së brendshme të enëve të gjakut. Edhe studimet në njerëz kanë evidentuar efekte kardioprotektive të resveratrolit.

Frutat që ju bëjnë mirë për zemrën Read More »

Cilat vitamina gjenden në lloje të caktuara të ushqimit?

Ajo çfarë hamë ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin, ndërsa pranvera është koha kur ushqim të shëndetshëm ka me bollëk.

Pikërisht për të kemi nevojë për të luftuar më lehtë me lodhjen pranverore. Disa lloje ushqimeve nxisin aftësitë natyrore të organizmit për të luftuar kundër sëmundjeve, ndërsa disa ia japin energjinë dhe balancën e nevojshëm sistemit tretës. Ja cilat vitamina gjenden më së shumti në cilat ushqime.

Vitamina A

Kjo vitaminë zbërthehet në yndyra dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, eshtrave, indeve të buta dhe lëkurës, transmeton koha.net. Po ashtu, është kyçe për luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe virusale, parandalimin e verbërimit të natës dhe thonjtë dhe eshtrat e shëndetshme.

Më së shumti gjendet në pataten e ëmbël, karotë, spinaq, lakër jeshile dhe perime të tjera me gjethe, pjepër, kajsi dhe kunguj.
Disa mëlmesa po ashtu janë të pasura me vitaminën A, dhe mes tyre kryesisht ato që janë krijuar nga specat e thatë.

Vitamina B

Vitaminat B6, B12 dhe acidi folik (B9) ndihmojnë sistemin nervor, sintezën e ADN-së dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Po ashtu, ruajnë funksionimin e trurit, parandalojnë aneminë dhe janë të rëndësishme për metabolizmin.

Ushqimet e pasura me vitaminat B6 dhe B12 janë: mishi i kuq, mishi i pulës dhe peshkut, frutat e detit, vezët dhe qumështi.
Ushqimet e pasura me acid folik: perimet e gjelbra me gjethe, mishi i pulës, agrumet – më së shumti portokalli dhe grejpi.

Vitamina C

E njohur edhe si acid askorbik, vitamina C është antioksidant i fort, i cili mbron shëndetin e qelizave dhe përmirëson absorbimin e hekurit.

Është vitaminë e rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, mishit të dhëmbëve, shërimit të plagëve dhe ndihmon trupin në luftën kundër infeksioneve.

Ushqimi i pasur me vitaminë C: papaja, agrumet, dredhëzat, specat, brokoli, purrini, perimet e gjelbra me gjethe.

Vitamina D

Kjo është vitaminë unikë, sepse trupi mund ta krijojë vetë nëse u ekspozohemi rrezeve të diellit. Ka rëndësi kyçe për shëndetin e eshtrave, sistemin e imunitetit dhe absorbimin e kalciumit.
Sipas Institutit nacional amerikan për studimin e kancerit, kjo vitaminë redukton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë. Megjithatë, ende nuk është dëshmuar që redukton rrezikun nga llojet tjera të kancerit.

Ushqimi i pasur me vitaminë D: disa lloje të peshkut si salmoni, harenga, soja, qumështi, vezët, kërpudhat shi-take.

Vitamina E

Si vitamina C, ashtu edhe vitamina E është antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimi, ndihmon trupin të absorbojë vitaminën K dhe ripërtërin qelizat muskulore. Hulumtimet të cilat kanë studiuar vitaminën E dhe ndikimin e saj në kancer kanë dhënë rezultate kontradiktore. Megjithatë, Shoqëria amerikane për luftën kundër kanceri thotë që hulumtimet e fundit sugjerojnë që vitamina E nga misri dhe soja kanë veçori antikancerogjene.

Ushqimi i pasur me vitaminë E: farat e lulediellit, bademet, spinaqi dhe perimet tjera të gjelbra, specat dhe shpargu.

Vitamina K

Vitamina K është kyçe për mpiksjen e gjakut. Po të mos ishte kjo, nga prerjet e zakonshme do të na rridhte gjak deri në vdekje. Hulumtimet thonë që kjo vitaminë e cila tretet në yndyra ndihmon të mbahen eshtrat e forta.

Ushqimi i pasur me vitaminë K: lakra, spinaqi dhe perimet tjera të gjelbra, shpargu, brokoli dhe majdanozi.

Madje edhe në përpiqeni të hani shëndetshëm, mund të jetë vështirë që në bazë ditore të konsumoni vitaminat të cilat janë të nevojshme për organizmin. Për këtë arsye mund të vini në tundim dhe të merrni shtesa të ushqimit, por Shoqata amerikane për shëndetin e zemrës pohon që ky nuk do të ishte vendimi më i mirë.

Më së miri është të hani sado që mundeni pemë dhe perime adekuate, ndërsa kjo në planin afat gjatë do të ishte e shkëlqyeshme për trupin tuaj. /atsh

Cilat vitamina gjenden në lloje të caktuara të ushqimit? Read More »