Shendetesi

SHQOPA, PASURIA QË FSHEHIN MALET SHQIPTARE

Shqopa është një nga bimët më popullore të Shqipërisë. Vendi ynë është i bekuar në aspektin e klimës dhe tokës dhe ja përse Shqipëria konsiderohet si vendlindja e kësaj bime që ka veti fantastike sa i përket kujtesës, por jo vetëm. Kjo bimë dhe lulet e saj të bukura ngjyrë rozë, vjollcë dhe të bardha shpesh përdoren edhe si ornamente për zbukurime të ndryshme. AgroWeb ju paraqet disa fakte të panjohura për këtë bimë, e cila nga padija mbeti e famshme në të përditshmen shqiptare nga përdorimi për fshesa cilësore. E vërteta është që kjo bimë është 100 herë më e famshme se aq.

Shqopa është një bimë jetëgjatë. Ajo lulëzon deri në 50 vjet. Në aspektin medicinal, shqopa është një thesar. Ajo është përdorur për vetitë e saj medicinale në shumë kultura dhe breza. Petalet dhe gjethet e saj përdoren gjërësisht për pregatitjen e çajrave shumë të fuqishëm. Ajo është e jashtëzakonshme për të pastruar organet nga toksinat dhe çliruar organizmin nga dhimbjet inflamatore.

E vërteta është që shqopa funksionon pothuajse si Aspirina apo Paracetamoli. Nëse konsumoni çaj shqope do të vini re se lëngu do të zbusë dhimbje të ndryshme. Aktualisht, shkencëtarët po bëjnë një sërë studimesh mbi të mirat që vijnë nga shqopa dhe mendojnë që çaji i luleve të shqopës ka një sërë implikimesh antivirale. Ajo mund të ulë temperaturën dhe luftojë simptomat e të ftohtit dhe gripit.

Çaji i shqopës është përdorur në mjekësinë popullore për qindra, në mos për mijëra vjet. Kjo bimë njihet si pastruese natyrale e sistemit gastrointestinal dhe fshikëzës së urinës. Duke nisur nga trajtimi i infeksioneve të fshikëzës, veshkave dhe mëlçisë dhe deri tek spastrimi natyral i organizmit nga parazitët, çaji i shqopës e bën organizmin “të shkëlqejë nga pastërtia.” Në momentin kur në trup shfaqet një infeksion apo parazit, rekomandohet të konsumoni tre filxhanë çaj shqope në ditë deri sa infeksioni të largohet. Çaji i shqopës jo vetëm që ngadalëson progresin e infeksioneve, por ndihmon organizmin të qëndrojë i shëndetshëm duke përzënë toksinat nga organet. Nëpërmjet këtij veprimi, shqopa parandalon sëmundje më të rënda që e kanë zanafillën nga infeksionet.

Shqopa ka një sërë përbërësish të rëndësishëm që e ndihmojnë atë t’i vijë në ndihmë traktit urinar dhe të zgjidhë problemet që mund të dalin në të. Që në lashtësi kjo bimë konsiderohej si një kurë popullore për këto probleme duke shuar inflamacionin në kanalet e urinës, zgjidhur problemet e prostatës dhe gurëve në veshka. Çaji i pregatitur nga lulet e shqopës është gjithashtu një kurë e mirë popullore për diarenë dhe dhimbjet e stomakut.

Shqopa është përdorur me sukses, veçanërisht në Gjermani për të trajtuar dhimbjet e reumatizmës. Komisioni Federal Gjerman për Bimët Medicinale e ka aprovuar përdorimin e shqopës si bimë me efekte medicinale dhe kurative, sidomos në trajtimin kundër artritit.

Përdorimi i suksesshëm i saj për këto dhimbje i detyrohet një substance që largon acidin e tepërt urik nga organizmi. Sipas të dhënave, shqipa funksionon si antiseptik dhe detoksifikues. Një nga mënyrat më efikase për të trajtur dhimbjet nga artriti dhe reumatizmi është pregatitja e çajit të fortë të shqopës dhe të bërit banjë me të.

Shqopa nëse e konsumoni si çaj njihet edhe si qetësues dhe ndihmon në vënien në gjumë. Por nëse e konsumoni si bimë ose erëz duhet të dini që ajo nxit urinimin. Ndaj është e këshillueshme që mos ta teproni me shqopën përpara se të bini për të fjetur.

Shqopën mund ta përdorni të freskët ose të thatë. Lulet e shqopës që mblidhen në vjeshtë mund të thahen dhe të përdoren për më vonë. Çajin e shqopës mund ta përgatisni me gonxhet e freskëta ose të thata. Ekspertët rekomandojnë 4 lugë lule dhe gjethe të thata në ujë të ngrohtë dhe zierje deri në 15 minuta. Deri më tani nuk ka pasur raportime për efektet anësore të përdorimit të kësaj bime mjekësore./AgroWeb.org/

SHQOPA, PASURIA QË FSHEHIN MALET SHQIPTARE Read More »

Çfarë ndodh nëse i hani 12 kumbulla në ditë

Kjo mbretëreshë e pashmangshme e bart një tjetër “brez mbretëror”: është zgjedhja e parë tek kapsllëku.

Ajo është një përzgjedhje e pashmangshme e çdo amvise e cila e përgatit ushqimin për dimër, ndërsa përveçse që përdoret për përgatitjen e marmelatës dhe reçelit, sigurisht që është e këshillueshme për ta ngrënë edhe të freskët, sepse përmban vitamina C (5 deri 8 mg për 100g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg kalium për 100g. Kumbulla është e pasur me fibra, 2g për 100g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla i forcon eshtrat, e zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, dhe se konsumi i 12 kumbullave me madhësi mesatare në ditë për dy muaj e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq LDL.

Dhe, edhe këtu nuk ndalojnë përparësitë e kësaj “mbretëreshe”. Konsumimi i rreth 12 kumbullave në ditë, ose 100 gramëve për tre muaj do t’i rritë ndjeshëm markerët e gjakut të cilët tregojnë për rritje të densitetit të eshtrave, sipas një hulumtimi.

Isatin dihidroksi-fenil, është një nga komponentët për të cilat kumbulla, ndër të tjera, është fryti me efekt më të fortë laksativ. Asaj i ndihmojnë edhe sorbitolet, fenolet dhe fijet dietetike. Vetëm 25 gramë kumbulla të thara, që është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, na japin 5% të sasisë së nevojshme ditore të fibrave./njekomb

Çfarë ndodh nëse i hani 12 kumbulla në ditë Read More »

9 fakte shkencore që tregojnë se çokollata është e shëndetshme

Çokollata është e njohur në të gjithë botën si një ushqim i ëmbël dhe i përdorur gjerësisht.

Këto janë përfitimet që ofron kjo ëmbëlsirë e shijshme, transmeton KP/

Redukton rrezikun e sulmit në zemër

Një studim suedez në fund të vitit të kaluar tregoi se gratë që hanë më shumë se 45 gramë çokollata në javë kanë një shans 20% më pak të sulmit në zemër sesa ata që nuk hanë çokollatë.

Forcon zemrën

Çokollata ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare.

Largon urinë

Çokollata e errët gjatë ditës është shumë e shëndetshme nëse nuk keni kohë për një drekë cilësore.

Ndihmon në luftën kundër diabetit

Kohët e fundit, kërkimet italiane kanë treguar se njerëzit që vazhdimisht hanë çokollatë rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës dhe kështu zvogëlojnë rrezikun e diabetit.

Mbron lëkurën

Çokollata e errët përmban një antioksidant të quajtur flavonoid, i cili siguron një lloj mbrojtjeje kundër rrezatimit UV.

Ndalon kollitjen

Nëse nuk mund ta ndaloni kollën, merrni një kub me çokollatë. Një komponent i çokollatës që quhet teobromin ul aktivitetin e nervit vagus në pjesën e trurit përgjegjës për “shkaktimin” e kollës.

Përmirëson disponimin

Adhuruesit e çokollatës janë më pak të stresuar se të tjerët, dhe një studim në SHBA në vitin 2010 thotë se ata kanë shumë më pak shanse të vuajnë nga depresioni.

Mban përqendrimin

Përbërja e flavonoideve në çokollatë i bën njerëzit të zgjuar, kështu që ata përqendrohen shumë më shumë në detyrat e tyre të përditshme.

Përmirëson shikimin

Dihet se çokollata përmirëson pasqyrën e gjakut dhe hulumtimet e fundit të SHBA kanë treguar se ndikon edhe në përmirësimin e shikimit.

9 fakte shkencore që tregojnë se çokollata është e shëndetshme Read More »

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

AgroWeb.org  ju sjell më poshtë një kurë të vjetër popullore me përbërës trëndafilin e egër.

Kjo kurë trajton shumë sëmundje në veçanti si reumatizmën, diabetin, problemet me zemrën, por mund të përdoret nga të gjithë pasi është krejt e shëndetshme dhe pa efekte anësore.

Rekomandohet që kjo kurë të përdoret për 30 ditë rresht, ndalet për dy javë, e më pas rifillohet prapë për 30 ditë të tjera.

Përgatitja e Kurës me Trëndafil të Egër

Për përgatitjen e kësaj kure duhet të shtypni 8 kokrra trëndafil të egër të freskët ose të thatë dhe t’i zjeni në një filxhan çaji ujë.

Masën zjeheni për 15 minuta. Më pas, lëreni të ftohet, nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Këtë kurë mund ta përsërisni dhe ta pini 2-3 herë gjatë ditës.

Parandalon diabetin

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Ndihmon punën e zemrës

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, të cilave I referohet AgroWeb.org trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës

Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak

Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.

Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit Read More »

Lëngu që fshin rrudhat dhe celulitin

Ky lëng përgatitet nga ushqimet që ndikojnë të keni një ten sa më të mirë, rregullon peshën trupore dhe ndikon në pakësimin e celulitit

Përbërësit:

Jogurti – rregullon tretjen dhe ndikon te yndyrat në trup.
Boronica, dredhëza, manaferra, mjedra dhe rrush të tharë – antioksidues përplot me vitamina C, kujdesen për lëkurën dhe mbron imunitetin.
Xhenxhefili – largon dhimbjen nga muskujt, shtrëngon dhe përtërinë lëkurën.
Bananet – posedojnë sasi të madhe me kalium dhe rregullojnë mbajtjen e ujit në organizëm, si dhe shtojnë efektin e celulitit në sipërfaqen e lëkurës.
Përgatitja:
Në blender shtoni jogurtin e ftohtë (rreth 2 dl), e sipas dëshirës shtoni pak akull, nëse dëshironi që ta freskoni pijen. Shtoni kombinimin e dashur të pemëve, përzieni dhe e shërbeni në një gotë. Me xhenxhefil mos e teproni, sepse dhuron shije të fortë. Në lëng mund dështoni edhe pak gjethe të freskëta të kanellës.

Lëngu që fshin rrudhat dhe celulitin Read More »

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto

Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë.

Qendra në Novoselë nuk e vetmja që do të rehabilitohet pasi këtë vit do të rehabilitohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Vlorës. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë do të rindërtojë 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

Qendrat që do të rehabilitohen:
▫️Qendra Shëndetësore nr. 2
▫️Vuno
▫️Zvërnec
▫️Kaninë
▫️Novoselë
▫️Vranisht
▫️Ambulanca nr. 3
▫️Sevaster
▫️Ksamil 1
▫️Lukovë

Poliklinikën e Specialiteteve në Vlorë

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto Read More »

Ju pëlqen birra? Lajm i mirë për të gjithë ju: Ja efektet pozitive të saj

Konsumuesit e alkoolit duhet të ndihen me fat, një lajm i mirë vjen për ta.

Tashmë sipas një studimi të bërë nga “The American Journal of the Modern Scienes” birra mund të ketë më shumë përfitime se sa ne mund ta mendojmë për shëndetin tonë.

Të dhënat tregojnë se birra është e pasur me antioksidantë dhe përmban vitaminë B, madje me shumë se sa vera, e cila konsiderohet si një nga pijet alkolike më të shëndetshme.

Gjithashtu , me birrën mund të parandalohet rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare, sigurisht nëse konsumohen në sasi të caktuara.

Ju pëlqen birra? Lajm i mirë për të gjithë ju: Ja efektet pozitive të saj Read More »

Ja pse duhet të hani hudhër në mëngjes

Hudhra është luftuesja më e madhe e sëmundjeve të ndryshme, dhe ngrënia e saj në një stomak të zbrazët mund të bëjë shumë mrekulli të cilat ndoshta as nuk i keni imagjinuar.
Të hani një hudhër në mëngjes para se të hani diçka tjetër, është sikur të konsumoni kundërhelmin para helmit, që do të thotë se helmi më pas nuk ka efekt.

Për të shpjeguar këtë metaforë, do të thotë se ju e përgatitni stomakun për helmet dhe bakteret që do t’i merrni gjatë ditës përmes ushqimeve të ndryshme. Për shkak se hudhra është një antibiotik dhe një antioksidant, i cili e mbron stomakun tuaj nga infeksioni dhe sëmundjet.

Kështu, kjo është ajo çfarë hudhra mund të bëjë për ju nëse e konsumoni në stomak të zbrazur:

Rregullon shtypjen e gjakut

Kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur nën kontroll shtypjen e gjakut. Hudhra ka aftësinë që të ulë shtypjen e lartë të gjakut, pa pasur nevojë që të merrni ilaçe të tjera, transmeton Gazeta Express.

Lufton inflamacionin

Inflamacioni, pa marrë parasysh se i cilit lloj është, mund të parandalohet dhe të shërohet nga hudhra. Pacientët me artrit mund të përfitojnë nga kjo bimë. Duke ngrënë hudhër në stomak të zbrazur jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të luftoni simptomat e artritit, por gjithashtu të lehtësojë dhimbjen.

Lufton infeksionet

Po, nëse hani hudhër në stomak të zbrazur, infeksionet do të largohen. Të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale mund të mbahen larg nga kjo bimë e mrekullueshme.

Forcon sistemin tuaj imun

Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kjo bimë mund ta bëjë për ju – të forcojë sistemin imun. Të kesh një sistem të dobët imun është diçka e zakonshme këto ditë. Gripi, ftohja e shpeshtë dhe alergjitë janë shpesh rezultat i sistemit të dobët imunitar. Hudhra ka potencialin që të forcojë sistemin imun!

Edhe mushkëritë do t’ju falënderohen…

Hudhra mund të jetë shumë e mirë edhe për mushkëritë. Parandalimi dhe trajtimi i problemeve të frymëmarrjes është diçka që hudhra e bën. Ajo mund të parandalojë pneumoninë, sëmundjet e bronkitit, kollën, bronkitin kronik dhe më shumë.

Madje, hudhra mund të trajtojë edhe simptomat e astmës dhe tuberkulozit./njekomb

Ja pse duhet të hani hudhër në mëngjes Read More »