Shendetesi

Vaji i ullirit , si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit.

Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë.

Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.
Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit
Studimet shkencore mbi këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve,

Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët,

Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër,

Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale
Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme
Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.
Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit
Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme.

Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit.

Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.
Mikroushqyesit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban  mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin.

Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.
Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit
Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij.

Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore.

Për rezultate më të mira ju duhet:

Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.

Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve.

Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues.

Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj.

Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes. /AgroWeb.org

Vaji i ullirit , si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin Read More »

Nga natyra – Produktet unike kundër plakjes së organizmit

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes.

Sigurisht, e vërteta është se plakja është e pashmangshme.

Çdo njeri nis të shfaqë shenjat e plakjes në mënyra dhe moshë të ndryshme.

Përgjithësisht shenjat e plakjes nisin pas moshës 45 vjeçare.

E megjithatë, plakja nis të zhvillohet shumë vite përpara. Kjo për shkak të disa faktorëve të jashtëm, të cilën ndikojnë në rritjen e shfaqjes së tyre.

Shfaqja përballë toksinave, dietave të varfra ushqimore janë një pjesë e faktorëve të cilët ndikojnë shfaqjen e plakjes së pamjen e jashtme.

Padyshim, një nga shenjat më të dukshme të plakjes janë rrudhat, të cilat nuk dëshmojnë thjeshtë afrimin e plakjes por edhe cilësinë e jetesës që çdokush bën në lidhje me mënyrën e të ushqyerit.

Por bukuria vjen nga stomaku. Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

AgroWeb.org u liston më poshtë disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.
Lista e ushqimeve që luftojnë plakjen
Karrotat
Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit.

Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.
Avokado
Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo.

Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.
Çokollata e Zezë
Çokollata e Zezë ose çokollata me mbi 60 % kakao është një ushqim i shëndetshëm. Ajo përmban një numër të lartë antioksidantësh dhe yndyrna të shëndetshme që luftojnë plakjen e qelizave.

Vlerat e saj jo vetëm që i japin organizmit energji por promovojnë gjithashtu edhe rigjenerimin.

Ndihmon gjithashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve inflamatore.
Shalqini
Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë.

Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë.

Këto vlera i japin shalqinit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqini ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin.

Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakoshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.
Të Gjelbrat
Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi.

Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave.

Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.
Arrorët
Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut./AgroWeb.org

Nga natyra – Produktet unike kundër plakjes së organizmit Read More »

Kamomili / Si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën

Çaji, sidomos ai i kamomilit, është pjesë e momenteve ideale të qetësisë shpirtërore dhe fizike.

Arti i të shijuarit të çajit ka lindur në Kinë.

Sipas legjendës, Perandori Shen Nung, një dashamirës i bimëve mjekësore ndodhej nën një pemë kur shërbëtori i tij i serviri një gotë me ujë të nxehtë.

Kur gjethet e pemës ranë në ujë, Perandori e provoi lëngun dhe u befasua nga shija.

Pema në fjalë quhet Camellia Sinensis, ose ajo që ne sot njohim si çaji jeshil.
Çfarë Është Çaji Kamomil?
Ndryshe nga çaji jeshil ose ai i zi, kamomili vjen nga një lule e bukur, e cila ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit.

Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit.

Çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike.

Lulja e thatë e kamomilit lufton inflamacionin, mykun, ulçerën dhe përmban shumë antioksidantë.

Më poshtë do të zbuloni mënyrat se si çaji i kamomilit mund ta përmirësojë shëndetin tuaj.
Kundër dhimbjeve të stomakut
Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin.

Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.
Nxit gjumin
Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat.

Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.
Migrena
Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili.

Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.
Zorrët
Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar.

Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.
Për një imunitet të fortë
Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë.

Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.
Kundër të djegurave
Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë.

Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.

Kundër rrathëve të zinj
Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj.

Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri.

Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.
Zbardhja e lëkurës
Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën.

Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir.

Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.
Parandalon aknet
Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira.

Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.
Kundër enjtjeve
Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur enjtjet në gjymtyrë.
Ul sheqerin në gjak
Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.
Irritimet e lëkurës
Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.
Kontraktimet muskulare
Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine.

Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.
Përdorime të tjera të çajit të kamomilit
Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull./AgroWeb.org

Kamomili / Si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën Read More »

Receta natyrale për eliminimin e erës së keqe të gojës

Probleme me erën e keqe të gojës? Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron tek çaji i xhinxherit. Xhinxheroli, kimikati i cili i jep shijen vetë xhinxherit, stimulon në gojë enzimat të cilat pengojnë substancat që prodhojnë erë të keqe.

Përbërësit me përmbajtje sulfuri që gjenden në ushqim shpesh mund të krijojë erë të pakëndshme në gojën e njerëzve, duke kontribuuar në halitosis, emri mjekësor për erën e keqe të gojës.

Por xhinxheroli, që merret duke ngrënë apo duke pirë, ndihmon enzimat e nevojshme për të eliminuar erën e keqe nga goja, në pak sekonda. Ekspertët thonë se këto të dhëna mund të çojnë në krijimin e pastave të reja dhe shpëlarësve të gojës, që në përbërje do të kenë pikërisht këtë përbërës.

Studimi në fjalë u realizua nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani.

Receta natyrale për eliminimin e erës së keqe të gojës Read More »

Dhurimi i gjakut, në 2020 të garantohet në mënyrë vullnetare

Në vitin 2020 Shqipëria duhet të arrijë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare dhe një proces i stabilizuar e afatgjatë.

Kështudeklaroi sot Presidenti Ilir Meta i cili ndodhej në  Bashkinë e Shkodrës, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

“Besoj se të rinjtë e të rejat do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe solidariteti mbarëshoqëror”, u shpreh Presidenti.

“Ju falënderoj për këtë seancë dhurimi gjaku në Bashkinë e Shkodrës, pikërisht në këto ditë të nxehta gushti kur ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër, për të mbajtur procesin e dhurimit të gjakut në parametra normalë. Jam i bindur që do të kemi edhe shumë seanca të tjera në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë një traditë të qëndrueshme dhe pozitive”, u shpreh Presidenti Meta./atsh

Dhurimi i gjakut, në 2020 të garantohet në mënyrë vullnetare Read More »

Fier, rikonstruktohet qendra shëndetësore nr.2

Në Fier kanë nisur investimet për restaurimin dhe modernizimin e qendrave shëndetësore.

Aktualisht, po punohet në godinën e Qendrës Shëndetësore nr.2, e cila nuk plotësonte as kushtet minimale për një shërbim të denjë ndaj qytetarëve.

Qeveria shqiptare gjatë 2018 do të rikonstruktojë 80 qendra shëndetësore në mbarë vendin, ku janë përfshirë rikonstruksioni i 4 qendrave shëndetësore në Shkodër; 2 qendrave në Kukës; 2 qendrave në Lezhë; 1 qendre në Dibër; 6 qendrave në Durrës; 16 qendrave në Tiranë; 7 qendrave në Elbasan; 12 qendrave shëndetësore në Fier; 5 në Berat; 6 në Korçë; 8 qendra në Gjirokastër dhe 11 qendra shëndetësore në Vlorë.

Me rikonstruksionin e këtyre qendrave do të përmirësohet shërbimi shëndetësor për qytetarët./atsh

Fier, rikonstruktohet qendra shëndetësore nr.2 Read More »

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore…

Enkelejda Hallunaj u nda dje tragjikisht nga jeta pasi u vetëflijua duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tiranë.

37-vjeçarja nga Shkodra, bashkëshorte e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj la pas një fëmijë të mitur, shkruan ShkodraNews.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që e çuan mjeken stomatologe të kryente këtë akt të rëndë, por të dhënat e para nga vendi i ngjarjes treguan se Enkelejda vuante nga depresioni.

Lidhur me lajmin e hidhur ka patur reagime të forta në rrjete sociale. Psikologia Rita Strakosha bën deklaratën shokuese në një postim:

“Psikiatria eshte dega me e deshtuar e mjekesise. Psikiatrit jane thjesht tregetare ilacesh, qe ne shumicen e rasteve i demtojne edhe me shume pacientet. Kur te mesojne psikiatrit se crregullimet mendore jane si semundjet e tjera kronike dhe se stili i jeteses eshte thelbesor ne parandalimin e tyre, dhe kur te kene pacientin ne plan te pare, jo xhepin, atehere do te mund te parandalohen vetevrasjet dhe jetet e shkaterruara”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /ShkodraNews

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore… Read More »

Rrezatimi i celularit dëmton kujtesën e adoleshentëve, sipas shkencës

Prej kohësh ka patur spekulime nëse fusha elektromagnetike me frekuencë të lartë (RF-EMF) ka ndikim te njerëzit, dhe nëse po cilat janë ato.

Gjithnjë e më shumë jemi pranë telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera, çka do të thotë se trupat tanë duhet të përballen me rrezatimin më shpesh dhe më intensivisht në jetën e përditshme sesa kurrë më parë.

Por hulumtimet për efektet e që rrezatimi ka në trupin tonë kanë qenë të pakta deri tani.

Një studim i HERMES (Health Effects Related to Mobile Phone Use in Adolescents) studiuesit kanë vëzhguar efektet që ekspozimi ndaj RF-EMF ka në performancën e kujtesës te gati 700 të rinj në moshën 12 dhe 17 vjeç.

Sipas studimit, zhvillimi i funksioneve të memories në tru është veçanërisht i rëndësishëm deri në moshën 15 vjeçare, sidomos kur kodon, rifiton dhe përpunon të dhëna – dhe u konstatua se rrezatimi i telefonit celular mund të ketë efekte negative në performancën e kujtesës.

Kujtesa jonë figurore, e cila gjendet kryesisht në hemisferën e djathtë të trurit tonë, është përgjegjëse ndër të tjera për të na mundësuar të kujtojmë forma dhe shifra.

Adoleshentët që mbanin telefonin e tyre në veshin e djathtë ishin më të prekur.

Studimi gjithashtu zbuloi se nëse luani në telefonin tuaj, shfletoni internetin, dërgoni mesazhe SMS ose WhatsApp, ekspozimi i rrezatimit në tru ulet ndjeshëm.

Studimi gjithashtu zbuloi se sa më larg pajisja ishte nga truri, aq më pak rrezatimi e preku trurin dhe performancën e kujtesës./atsh

Rrezatimi i celularit dëmton kujtesën e adoleshentëve, sipas shkencës Read More »