Shendetesi

4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Dhimbjet e kokës janë të ndryshme dhe metodat e lehtësimit nuk veprojnë njësoj për të gjitha. Pas një dhimbjeje në dukje të thjeshtë mund të fshihen shumë arsye por sipas mjekëve, 4 shenja nuk duhet t’i neglizhoni kurrë.

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera dhe njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin , por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën. Duke ditur se çfarë lloj dhimbje koke jeni duke përjetuar mund ta trajtoni atë në mënyrë korrekte.
1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës
Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokes. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.
2. Migrenë
Migrena prek rreth 38 milion burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke. Është një shumatore e shumë efekteve negative të simptomeve neurologjike që shoqerohen me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.
3. Dhimbja tek zona e syve
Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.
4. Sinuseve

Dhimbja e kokës e ilustruar si në figurën e katërt në foton e mësipërme shaktohet nga sinuset e bllokuara apo të infektuara. Kjo dhimbje shoqërohet me ethe, dhe presioni rreth syve, ballit dhe mollëzave.

4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje Read More »

40 të moshuar në Qendrën e Poliçanit përfitojnë nga vizita dhe syze falas

Të moshuarit e Qendrës Polivalente në Poliçan përfituan vizita të specializuara dhe syze falas, të përshtatura sipas nevojës, në kuadër të programit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ofrimin e shërbimit të plotë okulistik pa pagesë në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin.

Rreth 40 të moshuar në Qendrën e Poliçanit përfituan këtë shërbim, mes tyre edhe çifti i të moshuarve nga Korça, i cili pak kohë më parë u braktis nga fëmijët. Me Qendrën Polivalente të Poliçanit, përmbyllet faza e parë e programit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të garantuar në çdo Shtëpi të të Moshuarve shërbimin okulistik dhe syzet falas.

Në fillim të muajit Korrik, kjo nismë e Ministres Manastirliu filloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku 50 të moshuar kryen vizitat e specializuara dhe u pajisën me syze falas, sipas nevojës.

Më pas, nisma vijoi në të gjithë institucionet rezidenciale për të moshuarit, në Kavajë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, për t’u përmbyllur në Poliçan. 251 të moshuar që banojnë në këto institucione përfituan pa pagesë këtë shërbim kaq të nevojshëm për moshën e tretë. /atsh

40 të moshuar në Qendrën e Poliçanit përfitojnë nga vizita dhe syze falas Read More »

Të moshuarit që u braktisën nga fëmijët, MSH siguron jo vetëm strehë por edhe vizita dhe syze falas

Të moshuarit e institucioneve rezidenciale publike në të gjithë vendin po përfitojnë për herë të parë shërbimin e plotë okulistik dhe syze falas.

Programi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale filloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku 50 të moshuar kryen vizitat e specializuara dhe u pajisën me syze falas, sipas nevojës.

Më pas, nisma vijoi në të gjithë institucionet rezidenciale për të moshuarit, në Kavajë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, për t’u përmbyllur në Poliçan. 251 të moshuar që banojnë në këto institucione përfituan pa pagesë këtë shërbim kaq të nevojshëm për moshën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë ka sjellë në vëmendje historinë e trishtë të braktisjes së çiftit të të moshuarve nga Korça, të cilët jo vetëm që u strehuan në kohë rekord por edhe përfituan nga përkujdesja dhe programi për vizita dhe syze falas.

“Me shëndet syzet e reja nënë Lume dhe gjysh Fadili. Ju kujtohet historia e trishtë e braktisjes së çiftit të të moshuarve nga Korça? Jo vetëm u strehuan në kohë rekord nga MShMS dhe Shërbimi Social por përkujdesja e stafit tonë në qendrën polivalente Poliçan është maksimale”, deklaron ministrja Manastirliu. /atsh

Të moshuarit që u braktisën nga fëmijët, MSH siguron jo vetëm strehë por edhe vizita dhe syze falas Read More »

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne, të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator,  që do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët.

Mbi 100 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore janë pajisur me mjetet e reja jetë-shpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor. Nga ana tjetër, sipas ministrisë së Shëndetësisë,  riorganizimi i shërbimit të urgjencës ka bërë të mundur përgjigje më të shpejtë në kohë për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, në 6 muajt e parë të vitit 2018 është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /atsh

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne Read More »

E dini se çfarë ndodh në trupin tuaj nëse nuk hani kos, qumësht e djathë?

Shqiptarët janë shumë të apasionuar pas produkteve të bulmetit, në veçanti djathit që nuk mungon kurrë në asnjë vakt.

Megjithatë ka njerëz që heqin dorë nga këto produkte me vetëdije për të rënë në peshë, për të pasur një fytyrë të pastër, për më shumë energji e të tjerë.

A e dini se çfarë ndodh në organizëm kur nuk konsumoni më produkte bulmeti?

Kocka më të dobëta

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale. Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium. Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit. Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga këto burime se nga çdo ushqim tjetër. Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton fillimin e hershëm të osteoporozës.

Lëkurë më e pastër

Femrat që heqin dorë nga produktet e bulmetit nuk do të kenë nevojë për makiazh. Qumështi është një produkt që nxit shfaqjen e akneve. Ai përmban hormone që nxisin gjendrat e yndyrës në lëkurë.

Më pak probiotikë

Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton heqjen dorë nga probiotikët. Këto baktere të shëndetshme që gjenden tek kosi dhe djathërat e butë janë tepër të rëndësishëm për organizmin dhe për tretjen. Probiotikët gjenden edhe tek lakra turshi dhe produktet e fermentuara të bëra në shtëpi.

Shëndoshje e shpejtë

Njerëzit që konsumojnë me tepri më shumë yndyrna të bulmetit janë më të prirur të jenë obezë në harkun kohor të 12 viteve në krahasim me ata që konsumojnë më pak ushqime të tilla, shkruan AgroWeb. Heqja dorë nga produktet e bulmetit do e bëjë trupin të dëshirojë karbohidrate të cilat çojnë pashmangshmërisht drejt peshës së madhe.

Fryrje në stomak

Kur njerëzit heqin dorë nga produktet e bulmetit, ata kërkojnë zëvendësues të tjerë. Nga ana tjetër produkte të tjera janë shumë vështirë për tu tretur ndaj shkakton shumë fryrje dhe gazra. Kosi dhe djathi nga ana tjetër nuk përmbajnë galaktozë ndaj nuk janë të rrezikshëm.

E dini se çfarë ndodh në trupin tuaj nëse nuk hani kos, qumësht e djathë? Read More »

Ministria e Shëndetësisë shpall muajin e mjekut

Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur muajin gusht si muaji i mjekut dhe në këtë kuadër ka sjellë në vemendje neurokirurgun Fatos Olldashi.

Pak ditë më parë, me një ndërhyrje të vështirë por të suksesshme, neurokirurgu Fatos Olldashi shpëtoi një 18-vjeçar që rrezikonte të mbetej i paralizuar pas aksidentit në plazhin e Velipojës.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se mjekët e spitalit universitar të Traumës përballen thuajse çdo ditë me raste ekstreme por me kurajë dhe profesionalizëm ja kanë dalë të shpëtojnë jetë. /atsh

Ministria e Shëndetësisë shpall muajin e mjekut Read More »

Ndryshojnë rregullat në spitale, si do përzgjidhen shefat e shërbimeve

Ndryshojnë disa nga kriteret për emërimin e shefave të shërbimit në Qendrat Spitalore Universitare.

Për t’u bërë shef shërbimi mjafton edhe kryerja e një doktorature në vend. Në listën e vendeve ku njihet grada, përpos universiteteve të njohura të BE-së, Kanadasë, Turqisë, Australisë dhe Japonisë është shtuar edhe Shqipëria. “Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose të ketë Doktoratë/PhD të mbrojtur në një nga universitetet e Shqipërisë, të BE-së, SHBA-ve, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë”.

Po ashtu, në rast se kandidati nuk ka përvojën e duhur akademike si pedagog me kohë të plotë, mund të bëhet shef shërbimi edhe në rast se ka punuar me kohë të pjesshme. Por ndryshimi i ri kërkon tetë vite punë rresht pa ndërprerje, ndryshe nga më parë ku mjaftonin gjithsej po kaq vite punë si pedagog i jashtëm. Për të vlerësuar kandidatët në garë për të drejtuar një shërbim të caktuar, do të hartohet një udhëzim i përbashkët midis dy ministrive: ajo e Arsimit dhe Shëndetësisë, duke shfuqizuar përcaktimet dhe kriteret e përcaktuara nga VKM-ja e mëparshme.

Një tjetër ndryshim është kontrata e personit që bëhet shef i një pavijoni. Ajo nuk do të jetë më vetëm midis tij dhe strukturës drejtuese, por trepalëshe, duke futur në këtë mes edhe drejtuesin e universitetit.

Ligji i ri i arsimit të lartë i trajton strukturat shëndetësore universitare si pjesë e institucioneve të arsimit të lartë, për vetë faktin se përpos trajtimit mjekësor, ato shërbejnë edhe si qendra mësimore e kërkimore shkencore. Kështu, edhe shefat e shërbimeve duhen medoemos të kenë qenë pjesë e sistemit akademik për një periudhë të konsiderueshme kohe, ashtu siç nevojitet përvoja klinike për jo më pak se një dekadë në një specialitet të caktuar. Ndryshimet u përcaktuan me vendimin e Këshillit të Ministrave. /atsh

Ndryshojnë rregullat në spitale, si do përzgjidhen shefat e shërbimeve Read More »

Sezon turistik, stafi mjekësor i qendrave shëndetësore në gatishmëri/Foto

Ndërsa shumë qytetarë kanë nisur tashmë pushimet, për stafin mjekësor të qendrave shëndetësore verore kulmon puna.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Shëngjin, një prej plazheve më të populluar, qendra shëndetësore është e hapur 24/7 për pushuesit.

Në të gjithë vendin janë në dispozicion 26 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbim të pandërprerë në zonat turistike. /atsh

 

Sezon turistik, stafi mjekësor i qendrave shëndetësore në gatishmëri/Foto Read More »