Shendetesi

Kura 30 ditore me qumësht blete / Sekreti i përdorimit për shëndet të fortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.
Përdorimi i Qumështit të Bletës
Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.

Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.

Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.
Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë
Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.

Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.

Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.

Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.
Sëmundjet që Trajtohen
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.

Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,

Diabeti,

Hiperkolesterolemi,

hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,

sëmundje kronike të mushkërive,

sëmundje të gojës,

probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,

probleme me riprodhimin,

ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat
Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Kura 30 ditore me qumësht blete / Sekreti i përdorimit për shëndet të fortë Read More »

Luani i Zemrës, Bima Mbrojtëse e Jetës

Që në lashtësi, luani i zemrës është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.

Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës.

Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime.

Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.”

Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë.

Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.
Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës
Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij.

Disa prej vlerave më të shquara shëndetësore të luanit të zemrës janë :
Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën

Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Luani i zemrës ul tensionin e gjakut sepse ka vitaminat A dhe C.

Ai përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kjo bimë ul rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga stresi, tensioni apo ankthi.

Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga Autoriteti Gjerman i Mjekësisë.

Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe Komisioni Gjerman shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome.
Tonik për femrat

Luani i zemrës është një nga tonikët më të mirë bimorë për femrat.

Ka plot vlera për shqetësimet shëndetësore duke përfshirë edhe irritimin nervor.


Çrregullimet e lëkurës

Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta.
Kundër irritimit dhe problemeve me sytë

Luani i zemrës përdoret kundër kruarjeve, problemeve me sytë dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Lufton ethet, temperaturën dhe probleme të tjera të frymëmarrjes

Luani i zemrës parandalon ethet dhe temperaturën. Trajton kollën dhe simptomat e bronshitit.
Kundër edemës dhe problemeve me veshkat

Luani i zemrës përmirëson funksionet e veshkave dhe trajton edemën e shkaktuar nga problemet në këtë organ.
Shton oreksin

Luani i zemrës ka një shije të hidhur që nxit tretjen. Ajo duhet kombinuar me disa bimë të tjera aromatike në përgatitjen e një tretësire e cila duhet konsumuar me pika përpara çdo vakti.

Luani i zemrës është i dobishëm edhe kur pihet si çaj.

Shija e hidhur mund të zbutet duke shtuar erëza ose ëmbëlsues. Mjalti është një prej tyre.

Luani i zemrës kombinohet mirë edhe me trëndafilin e egër për përgatitjen e tonikëve të shëndetshëm të zemrës./AgroWeb.org

Luani i Zemrës, Bima Mbrojtëse e Jetës Read More »

Për Rënien në Peshë – Uthull Molle dhe Lëng Limoni për 30 Ditë

Gjatë stinës së verës, përpjekjet për të rënë në peshë intensifikohen më shumë.

Ekspertët janë kundër regjimeve drastike që e frenojnë njeriun nga ushqimi dhe rekomandojnë kura natyrale e të shëndetshme.

E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni, përfitimet e së cilës AgroWeb.org i sjell më poshtë.

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt.

Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore.
Uthulla e Mollës  Zgjat Ndjesinë e Ngopjes
Uthulla e mollës nxit rënien në peshë duke forcuar metabolizmin dhe frenuar oreksin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një tjetër studim i vitit 2005 zbuloi se uthulla zgjat ndjesinë e ngopjes.

Përbërësi kryesor i uthullës është acidi acetik.

Sa më të larta dozat e acidit acetik në organizëm, aq më e plotë do të jetë ndjesia e ngopjes pas një vakti të pasur me karbohidrate.

Përveç kësaj uthulla e mollës nuk përbën problem për shqetësimet e stomakut, sidomos nëse e merrni në masën e duhur.

Sa më shumë të zgjasë ndjesia e ngopjes, aq më pak kalori do të merren gjatë ditës dhe me kalimin e kohës, pesha trupore do të arrijë nivelet e dëshiruara.
Vitamina C dhe Rënia Në Peshë
Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

Nga ana tjetër, disa studime të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

Kivi, specat dhe agrumet janë burime të tjera të shkëlqyera të vitaminës C.
Uthulla e Mollës Dhe Lëngu i Limonit Për Humbjen Në Peshë
Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë dy substanca natyrale të cilat mund të përfshihen mjaft mirë në shumë regjime të ndryshme ushqimore.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pesha mund të ikë sa hap e mbyll sytë vetëm duke pirë lëng limoni apo uthulle.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë aleatë të vyer në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Nëpërmjet limonit, ju mund të pini më shumë ujë dhe të hidratoheni më shumë.

Nëpërmjet uthullës, ju mund të fuqizoni organizmin dhe përmirësoni tretjes.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes me masat e konsumuara sepse të dyja këto lëngje janë acidike dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Përgatitja

Për të përgatitur këtë kurë mjafton që çdo ditë të shtoni në një gotë 300 ml me ujë të vakët një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët.

Përziejeni mirë dhe më pas pijeni pasi të keni ngrënë mëngjes. Provojeni për 30 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Për Rënien në Peshë – Uthull Molle dhe Lëng Limoni për 30 Ditë Read More »

Si të kaloni më mirë ditët e nxehta të verës

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, me patjetër që duan një set këshillash praktike për t’i përballuar sa më mirë.

Vishni veshje me ngjyra të hapura dhe të holla
Veshjet me ngjyra të hapura rekomandohen më së shumti gjatë ditëve të nxehta. Veshjet e zeza ndoshta ju rinë më mirë, por ato duhet t’i harroni gjatë ditëve kur temperaturat do të jenë mbi 30ºC. Gjithashtu, me rëndësi është të mbani edhe veshje të holla dhe komode. Zgjidhni me vëmendje materialin me të cilin janë punuar veshjet sepse disa nga materialet nuk lejojnë që djersa e trupit të dal jashtë veshjeve, që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, siç janë djersitja e madhe, dehidratimi dhe shoku.
Kapele dhe syza
Këto dy aksesorë duhet t’i mbani gjithmonë me vete. Mos dilni në rrugë pa i mbrojtur sytë me syzat e diellit, por edhe me kapele, e cila duhet të jetë me një madhësi që do të pengojë ndikimin e drejtpërdrejtë të diellit mbi kokën tuaj.

Ushqime të lehta dhe të lëngëta
Ju duhet të hiqni nga mendja mishin e pjekur, hamburgerin dhe ushqimet e ngjashme gjatë ditëve kur djersiteni si rezultat të vapës së madhe dhe lëvizni rrugëve me ajrin e ndotur të komunikacionit rrugor. Me ushqimet e këtij lloji ju do të komplikoni akoma më shumë situatën e komplikuar. Konsumoni supa, gjella dhe ushqime të ngjashme me shumë lëngje. Gjatë ditëve të nxehta ju duhet të hani ushqime të lëngëta nga disa herë në ditë. Me këtë lloj ushqimi ju do të dehidratoni trupin, do të kujdeseni për tretjen e mirë të ushqimit dhe do t’i ndihmoni vetvetes për të kaluar më mirë ditët e nxehta.

Organizmi punon me ujë
Këtë fakt as që duhet ta përmendim sepse ju me siguri e sini mirë se sa ujë i duhet organizimit gjatë ditëve të nxehta. Gjatë ditëve të verës uji i organizimit harxhohet në shumë mënyra. Ne kemi për detyrë të konsumojmë sa më shumë ujë. Nëse do të dilni jashtë, mos harroni të merrni me vete një shishe me ujë, të cilin duhet ta konsumoni vazhdimisht. Theksojmë se uji natyral është shumë mi pasur me minerale, të cilat ndihmojnë hidratimin e drejtë të organizmit.

Ecni ngadalë
Ju nuk duhet të ecni nga ora 10:00 deri në orën 16:00, por në raste të caktuara të gjithë ne e kemi patjetër për të mbaruar një punë të caktuar, Mos shpejtoni, ecni ngadalë, ndaloni dhe dehidratoni organizmin. Mos shpejtoni dhe mos vraponi gjatë periudhës së ditës kur temperaturat arrijnë maksimumin sepse sforcimi i organizmit tuaj mund të rezultojë me efekte të padëshiruara. /atsh

Si të kaloni më mirë ditët e nxehta të verës Read More »

Për pacientët që e kanë të pamundur lëvizjen, mjeku familjes u vjen në ndihmë në shtëpi

Për të gjithë ata pacientë që e kanë të pamundur lëvizjen e tyre për në spital, mjeku i familjes ose infermieri mund të japë shërbimin në shtëpitë e tyre.
Mjeku i familjes mbetet stacioni i parë jo vetëm për të shmangur radhët në spital por edhe për të marrë shërbimin në shtëpinë tuaj.

Lajmi për marrjen e shërbimit në shtëpi e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Për këtë, Manastirliu ka ndarë shembullin e infermiereve dhe mjekeve të familjes së qëndres nr. 3 në Tiranë. Sipas saj, ky lloj shërbimi duke iu ardhur në ndihmë pacientëve pranë banesave të tyre, është shembull i kujdesit shëndetësor në familje./atsh

 

Për pacientët që e kanë të pamundur lëvizjen, mjeku familjes u vjen në ndihmë në shtëpi Read More »

Ehh si keni për tu dukur pasi të pini këtë smoothie, do na falënderoni

Nje recete efektive per barkun e sheshte edhe gjithashtu e pasur ne vitamina qe i duhen organizmit te mbahet ne kembe ne menyre te shendetshme. Sot po ju sjellim recetën për një smoothie me bazë karotën dhe jonxhën.

Përbërësit: 3 karota, 1 selino, 1 grusht jonxhë, 1 thelb hudhër, ½ e kupës ujë.

Të gjithë përbërësit hidhen në shpërbërës sëbashku me ujin dhe grihem për disa minuta. Pasi të ketë arritur trajtën e duhur, pija është mirë të konsumohet me barkun bosh, rreth 30 minuta para mëngjesit./korrieri

Ehh si keni për tu dukur pasi të pini këtë smoothie, do na falënderoni Read More »

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes. Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen./b.w

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes Read More »

Kura me Gjembgomari Për Pastrimin e Mëlçisë dhe Kundër Gurëve në Tëmth

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë fantastike për pastrimin e mëlçisë dhe parandalimin e formimit të gurëve në tëmth.

Kura për shëndetin e mëlçisë
Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth.

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë.

Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.

Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.

Përdoreni të paktën një herë në javë.

Vlerat e Gjembgomarit
Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Kura me Gjembgomari Për Pastrimin e Mëlçisë dhe Kundër Gurëve në Tëmth Read More »