Shendetesi

Edi Rama / MIRËMËNGJES ! Me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut

MIRËMËNGJES

dhe me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje, rrënimi tërësor e mungesash alarmante që nuk alarmuan askënd për vite të tëra, ju uroj një javë të mbarë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155996534186523/?t=12

Edi Rama / MIRËMËNGJES ! Me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut Read More »

Rozmarina, Aftësitë Shëruese Të Bimës Së Shenjtë

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Ilirisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe.

Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore
Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si Ta Përgatisni Çajin e Rozmarinës
Përbërësit:
1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Si Ta Rrisni Rozmarinën Në Shtëpi
Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.

2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.

Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës.

Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Rozmarina, Aftësitë Shëruese Të Bimës Së Shenjtë Read More »

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore

Për të garantuar shëndetin e pushuesve, qendrat shëndetësorë verore janë të hapura 24 orë në 7 ditë në dispozicion, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për personat që shfaqim probleme shëndetësorë.

Gjatë pasqyrës së qeverisjes, këtë javë vihet re një numër në rritje i vizitave mjekësore në këto qendra, duke shkuar në plot 17 364 vizita mjekësore për pushuesit e huaj dhe vendas që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shërbimi me autoambulancë ku rezultojnë plot 510 shërbime të tilla.

26 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator./atsh

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore Read More »

8 Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë

Përditë e më shumë dëgjojmë për rastet e femrave të prekura nga çrregullime të vezoreve që kanë numër të konsiderueshëm kistesh. Krijimi i tyre është rezultat i grumbullimit të vezëve të vogla për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve.

Femrat preken nga kjo dukuri në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese. Kistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng. Sado që nuk janë të dhimbshme, nëse nuk trajtohen në kohë, kistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme. Trajtimi duhet të normalizojë nivelin e hormoneve.

Është shumë e rëndësishme të njohësh shenjat e cisteve në mënyrë që të parandalosh pasoja. Ja kush janë disa prej tyre:

Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi. Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme. Dhimbje gjate aktit seksual. Të vjella. Shtim në peshë. Humbje të oreksit. Dhimbje e fortë në fundshpinë. Dhimbje ose fryerje ne abdomen (barku)./lajmejavore

8 Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë Read More »

Check-up falas, MSH: Akuzat e PD qesharake

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar sot ndaj akuzave të PD lidhur me check up, duke shtuar se në 6 muaj rreth 225,643 qytetarë  kanë përfituar nga kontrolli falas.

“Në përgjigje të akuzave të hedhura për Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, duke dashur të vazhdojë, ashtu si deri më sot, komunikimin zyrtar dhe transparent me qytetarët shqiptarë, ju përcjell të dhënat me të fundit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili është institucioni përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e ecurisë së këtij programi. Të dhënat janë të përditësuara, ndryshe nga akuzat, që janë po të njëjtat, të mbushura me fjalë që i merr era pa dalë ende nga goja e atyre që keqinformimin e kanë mjet per t’u ushqyer me mediokritetin dhe amoralitetin e tyre ne politike e në media”, thuhet në deklaratën për mediat të ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas MSH, këto të dhëna janë edhe një konfirmim i besimit të qytetarëve tek ky program, si edhe i mbështetjes së drejtë që Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë Check Up-it FALAS që ditën e parë, pavarësisht baltës se hedhur që ditën e parë po ashtu, me akuza qesharake që fyejnë inteligjencën e çdo njeriu te arsyeshëm, por që fatmirësisht, i besojnë gjithnjë e më pak qytetarë”.

“Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare. Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit”, nënvizon MSH.

Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018 në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. Në të gjithë rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up në vlerë absolute.

Më tej, MSH sqaron se “analizimi i treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me rrisk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me rrisk të ulët. Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist. Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog për ndjekje të specializuar, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku Hematolog”.

“Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë arma më efikase kundër sëmundjeve. Ky program jo vetëm përmirëson aksesin e popullatës në shërbimin shëndetësor parësor, por mbi të gjitha ndikon në përmirëson e shëndetit të qytetarëve. Ndikon në uljen kostot e trajtimit të pacientëve në spitale si dhe drejton në mënyrë të drejtë financimin e politikave dhe programeve shëndetësore”, thuhet në deklaratë. /atsh

Check-up falas, MSH: Akuzat e PD qesharake Read More »

Ja çfarë do të thotë kur syri juaj fillon e dridhet. Përgjigja nuk do ju pëlqejë !

Shumë prej nesh e dimë se çfarë është kur të dridhet qepalla; në fakt, ne të gjithë e kemi hasur këtë moment në jetën tonë. Dridhja e qepallës ndodh mjaft papritur – mund të jeni duke parë TV,duke lexuar , ose gatuar kur ndjeni një lëvizje të papritur te qepalla e syrit tuaj. Ajo që ndjeni është një lëvizje e muskujve ose një kërcim nervor në zonën rreth syrit tuaj. Dridhjet e qepallave nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të nxjerrin në pah disa çështje serioze shëndetësore. Gjithashtu, mund të jetë vërtet irrituese.

Shkenca e përkufizon dridhjen e syve si ‘një lëvizje, e pakontrollueshme ose si një rënie e qepallës, zakonisht në kapakun e sipërm’. Kjo dridhje e muskujve të syrit mund të prekë një ose të dy sytë dhe mund të zgjasë diku nga disa sekonda deri në disa minuta. Rrallë, dridhja e syrit mund të vazhdojë dhe ndërpritet për disa ditë para se të zhduket vetë.

Çfarë e shkakton dridhjen e syve?

Nuk ka përgjigje specifike për atë se çfarë shkakton dridhjen e syve. Zakonisht lidhet me stresin dhe lodhjen, por edhe me sasinë e tepruar të kafeinës, duhanit dhe alkoolit. Dridhja e syrit gjithashtu mund të shkaktohet nga sytë e thatë, tendosje e tepërt të syve, alergji ose acarim të syrit ose membranës së syrit. Shpesh ndodh pa ndonjë shkak të veçantë. Në përgjithësi, këto spazma në sy janë të padëmshme dhe pa dhimbje.

Nga ana tjetër, ka raste kur tronditja e syrit shkaktohet nga një lloj çrregullimi neurologjik, të tilla si blofarospazma (një tronditje ose trishtim jo i zakonshëm i qepallëve) ose skleroza laterale amyotrophic (ALS), më shumë e njohur si sëmundja e Lou Gehrig. Blepharospasm, e cila është më tipike për gratë se sa meshkujt, normalisht zhvillohet në moshën e rritur deri në fund të jetës. Vetëm në SHBA, çdo vit ka rreth 2.000 raste të reja. Edhe pse jo serioze, gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk shërohet duke çuar në ndjeshmëri ndaj dritës, vizion të paqartë dhe spazma muskulore në të gjithë fytyrën. Në rastet më të këqija, spazma e syve mund tua mbyllë qepallat për disa orë.

Nëse përjetoni një nga këto simptopa kontaktoni me një okulist:

Nëse spazma e syve zgjat më shumë se një javë. Nëse spazmat mbyllin qepallën plotësisht. Nëse spazma ndikon në gjithë fytyrën tuaj. Nëse sytë e tu enjten dhe skuqen. Nëse qepalla juaj e sipërme fillon të ulet.

Një vizitë e shpejtë te një mjek do të përjashtojë çdo mundësi të një çrregullimi neurologjik. Nëse ekziston rreziku i një, do t’ju referojë një neurolog ose specialist tjetër./lajmejavore

Ja çfarë do të thotë kur syri juaj fillon e dridhet. Përgjigja nuk do ju pëlqejë ! Read More »

Çfarë i ndodh organizmit tonë nëse hamë të njëjtin ushqim çdo ditë

Ka shumë njerëz në Shqipëri por edhe jashtë saj që preferojnë të hanë të njëjtin ushqim çdo ditë të jetës.

Mund ta quajmë fiksim ose sekret të jetëgjatësisë.

Fundja sa njerëz të moshës së tretë në Shqipëri e pranojnë me krenari se kanë ngrënë fasule çdo ditë.

Për shumë nga brezat e gjyshërve tanë, përzgjedhja ushqimore ka qenë dhe mbetet diçka automatike, e fiksuar në shije dhe në orar.

Në mos te fasulet, fiksimi kalon tek veza, gjiza, buka me gjalpë e me çaj ose reçeli çdo ditë, në ditët e sotme ushqimi i shpejtë është shndërruar gjithashtu në një ushqim që konsumohet përditë.

A është e shëndetshme të hahet e njëjta gjë çdo ditë?

Ky regjim monotonie ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.

Avantazhet e ushqimeve të përsëritura

Preferoni vaktet e përsëritura por të pasura me fruta, perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme?

Atëherë jeni në rrugë të mbarë.

Për më tepër, ju meritoni përgëzime që i jeni përmbajtur një regjimi strikt por të pasur me të gjitha vlerat dhe ushqyesit.

Të pasurit e një regjimi përsëritës por të balancuar ushqimor është një mënyrë shumë e shëndetshme e të jetuarit.

Është më mirë të hash gjëra të tilla të përsëritura se sa të ndalosh disa herë në javë në Fast Food-in e parë në lagje.

Ekspertët mendojnë se më mirë të hahen pak ushqime por cilësore, se sa shumë ushqime por të shpejta, kalorike dhe pa ushqyes.

Disavantazhet e ushqyerjes së përsëritur

Nga ana tjetër, ndonëse ju mendoni se i keni vënë punët në vijë duke ngrënë të njëjtat ushqime të shëndetshme çdo ditë, duhet të ndryshoni.

Dietologët shpjegojnë se ju mund të hani rregullisht ushqimet tuaja të preferuara.

Megjithatë sipas tyre nuk do të merrni dot ushqyesit e nevojshëm duke ngrënë të njëjtat gjëra çdo ditë.

Sekreti është tek larmia

Larmia është thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekulibruar, thonë ekspertët e AgroËeb.org

Një regjim i larmishëm ushqimor ndihmon metabolizmin dhe e mban trupin në formë.

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Studimet thonë që njerëzit që zgjedhin të hanë fruta, perime, drithëra, peshk dhe produkte të bylmetit rrezikohen më pak nga sëmundje vdekjeprurëse.

Sigurisht që ndjekja e një regjimi të tillë është shumë më e lehtë në teori se në praktikë.

Me këtë ritëm paksa të çmendur jetese, është e vështirë të gjesh kohë që të konsumosh vetëm ushqime të shëndetshme.

Ata që duan, mund të gjejnë kohën dhe të ushqehen shëndetshëm duke ngrënë tërshërë në mëngjes ose perime në drekë.

Ju mund të përmirësoni repertorin e recetave të shëndetshme edhe gjatë fundjavave.

Gatimet mund t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i konsumoni të hënën ose të martën.

Mjafton të keni dëshirë për tu ushqyer shëndetshëm dhe mund t’ia dilni./ Shije

Çfarë i ndodh organizmit tonë nëse hamë të njëjtin ushqim çdo ditë Read More »

Sikur Vetëm Tre Kumbulla Në Ditë – Efektet Për Kocka Të Forta dhe Tretjen e Mirë

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave.

Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori.

Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht.

Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht.

Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.
Roli i Kumbullave Për Shëndetin E Kockave
Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave.

Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë.

Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat.

Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.

Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës.

Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit.

Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.

Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata.

Një sasi prej  3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium.

Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.
Si Të Mirëmbani Shëndetin E Kockave
Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.

Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

AgroWeb.org ju udhuezon të mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.

Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme./agroweb

Sikur Vetëm Tre Kumbulla Në Ditë – Efektet Për Kocka Të Forta dhe Tretjen e Mirë Read More »