Shendetesi

Pas arrestimit të 9 mjekëve të spitalit të Shkodrës, reagojnë kolegët

Pas arrestimit te 9 punonjesve te Spitalit te Shkodres kane reaguar koleget e tyre me nje deklarate per mediat.

Deklarata:

Drejtuar: Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder Gjykates se rrethit gjygjsor ne Shkoder Opinionit publik Urdhrit te mjekut Minstrise se shendetsie

Ne mjeket e Spitalit Rajonal te Shkodres , Komisioni Mjeksor, kontestojme masen ekstreme te arrestimit te personelit te spitalit Rajonal te Shkodres si nje akt I paprecedent ne gjithe historine e ketij institucioni dhe Sherbimit Shendetsor ne Shqiperi.

Pa u zgjat ne arsyet e qe prokuroria ka patur per te marre nje akt te tille, I kerkojme ketij institucioni, te rishikoje masat e marra, per faktin qe bluzat e bardha te ndaluara perfaqsojne figura te rendesishme ne sistemin shendetsor te Shkodres duke mbuluar sherbime shendetsore si hemodinamika dhe nderhyrjet invasive per semundje te renda te zemres, qe rrezikojne jetet e pacienteve si infarkti i zemres. Theksojme se qe sot pacientet e qytetit te Shkodres dhe te gjithe rajonit te veriut te Shqiperise jane te pambuluar me sherbimin e hemodinamikes dhe te kardiologjise. Ne kushtet e mungeses se shume mjekeve specialiste ,mungesa e specialisteve te ndaluar eshte e pazevendesueshme .

Ne sistemin tone te shendetsise krejtesisht te vertikalizuar ku asnje vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucionin e linjes, e veme ne dyshim protagonizmin e bluzave te bardha . Ky fakt I konsultimit me institucionin e Ministrise theksohet dhe ne deklaraten e prokurorise.

I bejme me dije institucioneve te drejtuara me lart qe aksioni yne ne favor te mjekeve te ndaluar do te pershkallzohet si nje mase e rendesishme per te ruajtur dinjitetin e figuen e mjekut tashme te neperkembur.

Pas arrestimit të 9 mjekëve të spitalit të Shkodrës, reagojnë kolegët Read More »

Zëvendësuesi më i mirë i kafes, nëse e pini çdo mëngjes do “ju zbukurohet” dita

Uji me limon është nisja ideale e ditës suaj, që ndikon për një shëndet më të mirë të trupin tuaj.

Sipas studimeve më të fundit ekspertët rekomandojnë se zgjidhja më e mirë për të nisur mëngjesin është uji me limon në vend të kafesë.

Uji me një copë limoni të shtrydhur në të ka një numër të madh të përfitimeve, mirëpo duhet të jetë gjëja e parë që pini në mëngjes.

Kështu metabolizmi fillon punën mbarë, shkrihet yndyra dhe bëhet mirëmbajtja e muskujve, pastron gojën dhe fytin, si dhe jep një dozë të shtuar të energjisë.

Zëvendësuesi më i mirë i kafes, nëse e pini çdo mëngjes do “ju zbukurohet” dita Read More »

Familja e Fatlindit, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak

Fatlind Petrit Buçaj është 20 vjeçari nga Tropoja i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e të cilës ka nevojë për ndihmë financiare.Familja e Fatlindit, të cilit fati duket se nuk i ka buzëqeshur shumë, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak.
20 vjeçari prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë, i cili përditë avancon duke marrë nga jeta e Fatlindit.
Motra e të riut, Sara Buçaj ka treguar se sëmundja ndodhet mes trurit dhe palcës kurrizore prandaj kurimi i tij jashtë vendit është e vetmja shpresë për ta ngritur përsëri në këmbë.
Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, Fatlindi duhet të dërgohet me avion sanitar në një spital të specializuar jashtë vendit si dhe t’ i nënshtrohet një operacioni të vështirë.
Shuma e shpenzimeve shkon në 50.000 euro ç’ ka familja nuk e ka, prandaj ka vendosur në dispozicion të kujtdo që ka mundësi numrin e llogarisë pranë bankës Raiffeisen Bank Sha.
Titullari i Llogarisë: Sara Petrit Bruçaj
Adresa e Klientit: Lagja 28 Gushti, Tropojë Albania
Numri i Llogarisë: 0011368730
IBAN: AL26202111540000000011368730
Kodi SËIFT: SGSBALTX   Publikuar tek: AKTUALITET newsbomb

Familja e Fatlindit, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak Read More »

“Zoti më dha 2 dhurata”, pas 24 vitesh ndodh mrekullia

Fëmija është pasuria më e madhe për këdo. Të qenit nënë është kulmi i lumturisë për çdo grua, por jo gjithmonë është lehtësisht e arritshme.

Ndonjëherë fati nuk tregohet shumë bujar, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni. Pikërisht kështu ka qenë edhe rasti i Shqipe Beçës, 46-vjeçares nga Dibra, e cila pas shumë përpjekjesh përgjatë 24 viteve më në fund ia doli të bëhej nënë e dy binjakëve.

E martuar me Albertin prej 24 vitesh, Shqipja dhe bashkëshorti i saj, të dy me status invalidi nuk kanë reshtur për asnjë moment me shpresën se një ditë do të bëheshin prindër.

“U bënë 24 vite që tentoj dhe më dha dy dhurata Zoti. E ndjeja në zemrën time se do të kisha fëmijë”, tha Shqipja.

Sakrificat e tyre kanë qenë të mëdha. Gjatë këtyre viteve, nëpërmjet mënyrës së fekondimit invitro, Shqipja kishte mundur edhe më parë të ngelej shtatzënë, madje dy herë, por të dyja herët kishte dështuar.

“Ne jemi të dy invalidë dhe kemi përballuar sakrifica shumë për fëmijë. Kam mbetur dy herë shtatzënë me fekondim invitro dhe kam dështuar”, tregoi ajo.

Ndërkohë bashkëshorti i saj tha se pavarësisht mundimeve dhe rraskapitjeve shpirtërore është i lumtur që është bërë prind i dy binjakëve.

“Pas shumë e shumë përpjekjesh e stërmundimesh na shpërbleu Zoti. Kemi kaluar dhimbje shpirtërore, lodhje e rraskapitje. Sepse nuk ka prind që nuk përjeton dhimbje kur humb një fëmijë. Kam provuar të gjitha vuajtjet, Zoti më ka marrë dy gjymtyrë, por më dha dy fëmijë të mrekullueshëm”, tha Alberti.

Sot ata ia kanë dalë dhe lumturia vihet re qartazi në sytë e tyre. Edhe pse tregojnë se kanë vuajtur shumë ata nuk janë dorëzuar asnjëherë. Me gëzimin e nënës dhe padurimin për t’i patur në krahë Shqipes nuk i është dashur shumë kohë për të zgjedhur emrat e dy binjakëve, të cilët i ka quajtur Emin dhe Amra. Ata përcjellin mesazhin se kurrë nuk duhet të dorëzohemi për gjërat që duam.

“Më e lumtur se kaq nuk ka ku të shkojë më. Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë, se Zoti çdo gjë plotëson”, tha Shqipja./tvklan

“Zoti më dha 2 dhurata”, pas 24 vitesh ndodh mrekullia Read More »

Kjo është dieta speciale që ju ndihmon të jetoni më gjatë

Është bërë e zakonshme të shohim se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së parakohshme, siç është gjumi i mirë gjatë fundjavës apo konsumimi i tre kafeve në ditë.

Sidoqoftë, tani një studim i ri pohon se një dietë antipezmatuese e cila përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit polakë kanë kryer një studim me 70,000 persona, stilet e jetesës të të cilëve janë ekzaminuar për një periudhë 16-vjeçare.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Internal Medicine’, ka krahasuar shkallën e vdekshmërisë të atyre që kanë ndjekur një dietë antipezmatuese dhe atyre që nuk e kanë bërë të njëjtën gjë.

Ekipi ka konstatuar se ata të grupit të parë, pra ata të cilët hanë rregullisht pemë, perime, çaj, kafe, arra, çokollata dhe sasi të moderuar të verës së kuqe e birrave, kanë 18% rrezik më të ulët të vdekjes nga cilido shkaktar.

Veç kësaj, ata kanë 20% rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 13% rrezik të reduktuar nga vdekja nga kanceri.

Kjo është dieta speciale që ju ndihmon të jetoni më gjatë Read More »

Keni harxhuar lekët kot, zbulohet sekreti i heqjes së mykut të gojës dhe gurëzave pa shpenzimin më të vogël

Nëse po kërkoni për një mënyrë efektive dhe të sigurt ka një solucion që do përmirësojë higjenën tuaj orale dhe do pastrojë të gjitha bakteret:

Ajo që ju duhet është vaji i kokosit.

Vendosni pak tek pasta juaj e dhëmbëve dhe lajini dhëmbët ashtu siç e bëni zakonisht. Vaji i kokosit duhet të jetë 100 % natyral dhe jo i përpunuar. Përdorimi i shpeshtë i kësaj metode do transformojë higjenën tuaj orale, do largojë pllakëzat e gojës dhe do ju mbrojë nga sëmundje të rrezikshme si kandida, e cila më pas shkakton kancer.

Keni harxhuar lekët kot, zbulohet sekreti i heqjes së mykut të gojës dhe gurëzave pa shpenzimin më të vogël Read More »

Të dhëna që nuk i keni ditur mbi migrenën. Jo veç për ata që vuajnë

Kush vuan nga dhimbjet e kokës e di mirë se çfarë dhimbjesh janë. Po ju tregojmë disa të dhëna kurioze mbi cefalenë, një problem që shumë njerëz minimizojnë, por që prek thellësisht aftësinë e atyre që e vuajnë.

Migrena është një formë kronike që ka një impakt mbi cilësinë e jetës së pacientëve. Këta njerëz kanë dyfish mundësinë për të vuajtur depresionin, ankthin dhe dhimbjen kronike, si dhe çrregullimet respiratore dhe faktorë risku kardiovaskularë dhe kjo është arsyeja që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhëndetsore. Ja disa të dhëna interesante mbi këtë sëmundje:

Sipas OBSH-së migrena është një nga 20 sëmundjet më invalide që ekzistojnë.
Rreth 42.5% e pacientëve vuajnë invaliditetin nga e moderuar në grave. 20-25% e pacientëve që vuajnë nga migrena kurrë nuk janë konsultuar për këtë sëmundje me mjekun dhe 50% e braktis trajtimin gjatë konsultave të para.

Migrenat ndahen në episodike (të paktën 15 ditë pa dhimbje në muaj) dhe kronike (duke nisur nga 15 ditë në muaj përgjatë të paktën tre muajve).

Pacientët kanë zakonisht mes 1 dhe 4 krizave mujore me një kohëzgjatje prej 4-72 orë.
4% e pacientëve që bëjnë një konsultë tek neurologu e bëjnë për shkak të një migrene kronike.

Është një sëmundje shumë e shpeshtë e megjithatë koha mesatare e identifikimit që nga fillimi deri tek diagnoza është 28.7 muaj.

80% e pacientëve prezantojnë krizat e para para moshës 30 vjeçare.
Mungesa e punës dhe humbja e produktivitetit nga kjo sëmundje ka një kosto prej 2 000 milionë eurosh.

Migrena, mbi të gjitha forma kronike prek shumë cilësinë e jetës së pacientëve, çka rrit mundësinë e prekjes nga depresioni, ankthi, çrregullimet respiratore, risku kardiovaskular.

Shkaku i migrenës nuk është i qartë, por shkencëtarët besojnë se i detyrohet një ndryshimi në ekuilibrin e serotoninës. Shkencëtarët e kanë eliminuar idenë se sëmundja vjen nga pamjaftueshmëria e furnizimit të trurit. Pjesa më e madhe e migrenave nuk ka simptoma të tjera neurologjike, por 10 -15% e tyre kanë simptoma neurologjike.

A mund të parandalohet migrena?
Ka faktorë që e theksojnë migrenën dhe në një farë mënyrë mund të parandalohet duke i kushtuar vëmendje disa zakoneve të mira të jetës. Ndihmon ruajtja e një ritmi gjumi konstant, praktikimi i teknikave të shpeshta të relaksimit, evitimi i zhurmave të mëdha, ruajtja ndaj ndryshimeve klimatike, evitimi i stresit si dhe praktikimi i ushtrimeve fizike me një ritëm të rregullt./korrieri

Të dhëna që nuk i keni ditur mbi migrenën. Jo veç për ata që vuajnë Read More »

Doktorët me urdhër të prerë: Para se të pini kafen në mëngjes, kini parasysh këto gjëra

Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.
Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:

1) Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.

2) Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje: Këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje./korrieri

Doktorët me urdhër të prerë: Para se të pini kafen në mëngjes, kini parasysh këto gjëra Read More »