Shendetesi

Alarmi që vjen nga bluzat e bardha. Shumë shpejt Shqipëria do ngelet pa…

Plot 750 infermierë janë larguar nga Shqipëria këtë vit. Informacionin e jep Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, i cili thotë se për këtë vit numri i infermierëve profesionisë që kanë kërkuar dokumenta për jashtë është 750, dhe jo 2000 apo 4000 mijë.

Sakaq, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, si përfaqësuesi ligjor i profesionistëve infermierë, shton se “lëvizja e infermierëve jashtë shtetit nuk përbën shqetësim, pasi sipas regjistrit tonë ne kemi sot rreth 6500 infermierë të licencuar në pritje për punësim dhe çdo vit, kjo shifër rritet, pasi nga shkollat tona dalin çdo vit 1000-1200 profesionistë”.

REAGIMI I PLOTE
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, si përfaqësuesi ligjor i profesionistëve infermierë, ku ata pajisen me Lejen e Ushtrimit të Profesionit në Shqipëri, por dhe me vërtetimet përkatëse për t’u punësuar jashtë shtetit del sot me këtë deklaratë për shtyp për të sqaruar opinionin publik, por edhe anëtarësinë e vet:

Organi i vetëm që mban regjistrin e profesionistëve të kujdesit është vetëm UISH. Ne shohim me shqetësim lajme të ndryshme në media lidhur me largimin e infermierëve jashtë shtetit, se nga Shqipëria kanë ikur 2000 infermierë dhe deri në dhjetor ikin edhe 4000 infermierë. Ky lajm është i pavërtetë.

Këto shifra nuk qëndrojnë. Kanë ikur infermierë jashtë shtetit, janë përgatitur dhe po përgatiten edhe të tjerë, por ne kemi këtu regjistrin e atyre që marrin dokumenta për jashtë dhe për këtë vit ky numër është 750 profesionistë, nga të cilët jo të gjithë kanë ikur, por kanë përgatitur dosjet për të ikur, pasi të marrin nivelin e gjuhës.

Për ne, lëvizja e infermierëve jashtë shtetit nuk përbën shqetësim, pasi sipas regjistrit tonë ne kemi sot rreth 6500 infermierë të licencuar në pritje për punësim dhe çdo vit, kjo shifër rritet, pasi nga shkollat tona dalin çdo vit 1000-1200 profesionistë.

Askush nuk duhet të japë shifra të pasakta me qëllime që ata vetë i dinë. Ne i kërkojmë Shoqatës së Infermierëve të jetë më korrekte, më institucionale dhe më bashkëpunuese. Disinformimi publik nuk i shërben askujt.

Alarmi që vjen nga bluzat e bardha. Shumë shpejt Shqipëria do ngelet pa… Read More »

Sëmundja e shekullit/ Vjen lajmi i mirë nga shkencëtarët

Shkencëtarët që po shpresojnë të gjejnë një kurë për HIV kanë provuar se ilaçi për terapi imunitare është i sigurt për t’u përdorë në njerëz.

Faza e parë e testimeve është një pikë e hershme mirëpo tejet e rëndësishme për ekipin studiues të Universitetit të Karolinës Veriore “Chapel Hill”.

Terapia imunitare, e cila trajnon sistemin imunitar të një personi të sulmojë sëmundjen, së fundmi po përdoret për të trajtuar disa sëmundje të ndryshme, duke filluar nga kanceri deri tek verbëria.

Megjithatë shkencëtaret janë duke u treguar tejet të kujdesshëm për trajtimin e HIV, kjo ngaqë tretmanet paraprake për terapi imunitar përgjatë dy dekadave të fundit nuk kanë treguar sukses.

Sëmundja e shekullit/ Vjen lajmi i mirë nga shkencëtarët Read More »

Prindër tregoni kujdes virozat po qarkullojnë, ulja e temperaturave ju detyron të…

Ndërsa presim ulje drastike të temperaturave, po ashtu duhet të mirëpresim edhe virozat e ndryshme që shfaqen në këtë periudhë të vitit. Por jo vetëm temperatuarat, edhe frenkuentimi i çerdheve e kopshteve favorizon përhapjen e virozëve të stinës sidomos tek fëmijët. Në një ditë, mesatarisht 30 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të prekjes nga virozat që manifestohen me diarre, të vjella, temperaturë dhe lotim të syve. Kjo javë nis me ulje temperaturash 3-4 gradë dhe me prezencë të shirave lokalë.

Institutit i Gjeoshkencave raporton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 15 / 27 °C. Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe ndryshimi i temperaturave, favorizuar dhe nga ambjentet ku ka kolektivitet si çerdhe dhe kopshte, fëmijët janë më të predispozuar për tu prekur nga virozat. Në një qendër shëndetësore, mjekja Tatjana Nela, pret rreth 30 vizita në ditë. Ajo thotë se aktualisht virozat janë në qakullim dhe manifestohen përmes këtyre simptomave:

Nela: Shenjat kryesore janë rrufa, ka raste me temperaturë, ka raste pa temperaturë, kolla. Prindërit që janë të kujdesshëm vinë që me shenjat e para. Ndryshimi i temperaturave sjell edhe shtim të sëmundshmërisë, sidomos virozave. Kanë filluar dhe çerdhet, kopshtet, shkollat, ku ka grumbullim të fëmijëve dhe prandaj kemi shtim të rasteve. Prindërit janë më të ndërgjegjësuar, por ka ende raste kur bëjnë vetëmjekim, gjë që për mjekët është mënyra më e gabuar.

Nela: Ka prindër që vinë kur i kanë fëmijët e tyre në gjendje të agravuar por shumica e prindërve janë të ndërgjegjësuar dhe vinë. Kur ka raste me viroza, kur konstatojmë ndonjë komplikim të virozave nuk japim antibiotik, kalojmë thjesht me mjekime simptomatike, mjekojmë kollën, temperaturën. I them prindërve se nëse do ketë shtim të kollës, apo disa ditë me temperaturë, të vinë për vizitë. Mjekët gjithashtu sugjerojnë nënat që të konsumojnë në mënyrë të rregullt ushqimet tek fëmijët për të ndihmuar në rritjen e imunitetit dhe për të luftuar patoligjitë sezonale. Ushqimet duhet të jenë të pasura ne minerale, vitamina dhe fitokimikate te cilat ndihmojne eliminimin e mikrobeve, forcojnë imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.

Prindër tregoni kujdes virozat po qarkullojnë, ulja e temperaturave ju detyron të… Read More »

Transformohet spitali i Gjirokastrës, aparatura moderne diagnostikuese

Spitali Rajonal i Gjirokastrës është rikonstruktuar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë publikon detaje nga transformimi në të gjithë repartet e këtij spitali.

Në kuadër të investimeve të qeverisë shqiptare në spitale dhe qendrat shëndetësore në vend, edhe në këtë spital është bërë e mundur rehabilitimi i ambienteve pritëse për qytetarët ndërsa në shërbimin e urgjencës janë vendosur aparatura të reja.

Transformim kanë pësuar edhe shërbimet e Patologjisë, Pediatrisë dhe Maternitetit.

Në spitalin e Gjirokastrës është zgjeruar gama e analizave që mund të kryhen.

Falë këtij investimi, janë vendosur gjithashtu edhe aparatura moderne diagnostikuese dhe një standard i ri në sallat operatore. /atsh

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/277100316461299/?t=0

Transformohet spitali i Gjirokastrës, aparatura moderne diagnostikuese Read More »

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital

Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.

“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetëso. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ja dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç.55555454

Cdo ditë ai thote se shikon veten pjese te mjekësisë.

“Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur.Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëqoftëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka.

Për Selmanin Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.

“Shqipërisë i duhet integrimi në BE por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne kush do t’i shërbej këtij vendi? Kush do t’i shërbej komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje. Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbas një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohe te shkurtër.

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital Read More »

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin

Një skandal I rëndë ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë ku një pacient është operuar tjetër për tjetër. Sipas një qytetari, dëshmia e të cilit është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, një 20 vjecar shkon te mjeku për një puçërr në shpinë dhe ata I thonë të hyjë në operacion, por në vend që ti heqin puçrrën I heqin … apandesitin. Sipas qytetarit, mjek në këtë rast ishte burri I një deputetje të PS të Qarkut Dibër.

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit Berisha

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut! I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.! Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin Read More »

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin

Vuan nga sëmundja e njëjtë e cila i mori babanë pak muaj më parë.

Por, një 27 vjecar nga Hajvalia dhe familja e tij, po shpresojnë shumë se ai mund t’i shpëtojë më se keqes.

Veçse këtë shpresë e mbështesin edhe në vullnetin e mirë të njerëzve, që do të mund t’ua mblidhin paratë për operimin urgjent.

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin Read More »

Alarmi i mjekëve: Ulcera mund t’ju rrezikojë jetën, ja si ta dalloni në kohë

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike të stomakut. Në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë.

Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak. As stresi. Megjithatë, nëse vuani nga ulcera, të dyja këto mund të përkeqësojnë simptomat. Living ju njeh me 5 simptomat kryesore të ulcerës

  1. Dhimbje stomaku: Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale. Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve dhe gjatë natës, kur acidi sekretohet në stomak.
  2. Urth dhe gromësira: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
  3. Të përziera dhe të vjella: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
  4. Të vjella dhe jashtëqitje me gjak: Ulcerat mund të shkaktojnë vjellje me gjak, që duket si llum kafeje (është gjaku i patretur në stomak). Jashtëqitja gjithashtu duket më e errët, edhe kjo si pasojë e gjakut të patretur. Të dyja janë shenja që duhet të kërkoni vëmendje mjekësore të menjëhershme.
  5. Dhimbje në shpinë ose në kraharor: Dhimbja mund të përhapet edhe në shpinë ose kraharor. Nëse ulcera ka depërtuar edhe në muret e zorrës, dhimbja mund të bëhet më intensive, zgjat më shumë dhe është e vështirë për t’u lehtësuar. Nëse dyshohet për ulcerë, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një endoskopi për ta diagnostikuar dhe trajtuar siç duhet.

Alarmi i mjekëve: Ulcera mund t’ju rrezikojë jetën, ja si ta dalloni në kohë Read More »