Shendetesi

Kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar suksese të gjithë studentëve që kanë zgjedhur të bëhen mjekë e infermierë në të ardhmen, për të shërbyer në sistemin shëndetësor.

Në çeljen e këtij viti të ri akademik, ajo ka uruar pedagogët dhe studentë dhe veçanërisht mjekët dhe infermierët e ardhshëm që nisën sot studimet dhe sipas saj, këta të fundit i pret një rrugë e gjatë dhe plot sfida të mjekësisë dhe shkencave teknike mjekësore.

“Jemi duke punuar çdo ditë për të krijuar kushte sa më të mira pune për mjekët dhe infermierët, për të garantuar një shërbim sa më cilësor për qytetarët”, – ka thënë Manastirliu./atsh

Kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët Read More »

Disa mënyra të thjeshta si të mbroheni nga gripi sezonal

Me ndryshimin e stinëve dhe sidomos në rastet kur temperaturat ndryshojnë në mënyrë të menjëhershme fillojnë të shfaqen edhe rastet e para me gripin sezonal nëpër dyert e spitaleve.

Gripi sezonal përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Zakonist, personat që janë më të rrezikuar për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal janë:

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

-Personat 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatzëna

-Personat me sëmundje kronike

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje.

Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët këshillohet që të:

-Qëndroni në shtëpi

-Shmangni vendet e populluara publike

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

-Mbuloni gojën dhe hundën me fasoletë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për gjendjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit e sëmurë

Disa mënyra të thjeshta si të mbroheni nga gripi sezonal Read More »

Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar?

Kur ka ndryshime të papritura në temperaturë, sistemi imunitar është më i dobët dhe keni mundësi që të sëmureni më lehtë.

Për të nxitur mbrojtjen natyrore të trupit është e rëndësishme të siguroni substancat që u nevojiten për të përballuar sulmin e viruseve dhe baktereve, të cilat janë përgjegjëse për të ftohtin, dhimbjet e fytit dhe sëmundje të tjera.

Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që ndodhen në disa ushqime mund tu ndihmojnë që të keni një sistem imunitar më të fortë dhe efikas. Këtu janë disa nga ushqimet që ju forcojnë sistemin imunitar dhe ju bëjnë të ndiheni mirë:

Salmoni ju ndihmon për të mbrojtur lëkurën, lakra ju ndihmon për të shmangur çrregullimet e zorrëve, kivi ju ndihmon për të luftuar të ftohtin dhe kungulli ju mbron për të qenë sa më larg gripit.

Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar? Read More »

Pse shqiptarët plaken para kohe?

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre?

Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve.

Duket se shumë nga zakonet e përditshme, disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni, ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.

Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.

Gjumë riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe
Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga AgroWeb.org.

Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.

Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.

Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. Këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.

Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe
Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.

Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?

Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve – në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër.

Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.

Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.

Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.

Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.

Mbajini në mendje këshillat e mësipërme. Nuk janë aspak lukse, por mirëmbajtje e shëndetit tuaj./AgroWeb/

Pse shqiptarët plaken para kohe? Read More »

Organizëm dhe muskuj të fortë pas moshës 40 vjeç ,regjimi i duhur ushqimor

Kur njeriu mbush 30 vjeç, besohet që masa muskulare në organizëm të ketë arritur kulmin.

Pas kësaj moshe, ajo nis e bie në mënyrë graduale.

Pas moshës 60 vjeçare, ndryshimi në përbërjen e organizmit është dramatik, sepse trupi ka më pak muskuj të tonifikuar e më shumë lëkurë të varur.

Humbja e masës muskulare si pasojë e moshës shkon përtej aspektit kozmetik.

Me humbjen e masës muskulare, njeriu humbet forcën dhe qëndresën, që do të thotë se ai lodhet më shpejt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org humbja e masës muskulare shoqërohet edhe me fraktura të shkaktuara si pasojë e dendësisë së pakët kockore.
Si Të Ngadalësoni Humbjen E Masës Muskulare
Proteinat
Proteina është thelbësore për mirëmbajtjen e masës muskulare.

Por koha e marrjes së saj është po aq e rëndësishme.

Për një mirëmbajtje efikase të muskujve, njeriu duhet të shpërndajë në mënyrë të barabartë sasinë e proteinës së marrë gjatë ditës.

Proteina në formën e pluhurit është një produkt industrial që mund të konsumohet rregullisht gjatë ditës duke e shoqëruar me kos, tërshërë, lëngje e shumë gatime të tjera.
Roli I Proteinës Tek Muskujt
Proteina është shumë e rëndësishme jo vetëm për muskujt por për të gjithë organizmin.

Së pari, ajo shpërbëhet në amino acide të cilat janë shtyllat bazë për çdo ind dhe muskul të trupit.

Nëse trupi nuk ka amino acide të nevojshme, ai e përthith atë nga muskujt.

Së dyti, konsumi i proteinës stimulon sintetizimin e saj dhe së treti parandalon shpërbërjen e saj.

Sintetizimi është procesi që ka të bëjë me grumbullimin e amino acideve dhe ndërtimin e indeve dhe muskujve.

Trupi e sintetizon proteinën por edhe e shpërbën atë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org nëse niveli i sintetizimit është më i lartë se ai i shpërbërjes së proteinës, trupi rrit automatikisht masën muskulare.

Kjo e fundit humbet me shpejtësi nëse niveli i shpërbërjes së proteinës është më i lartë se sintetizimi i saj.

dhe më pas sintetizohet duke ndërtuar dhe rimëkëmbër inde dhe masë muskulare.

Sipas të dhuenave të AgroWeb.org burimet më të pasura të proteinës janë mishi, veza, peshku, shpendët e të tjerë.

Ndryshe nga yndyrnat dhe karbohidratet, trupi i njeriut nuk arrin të ruajë proteinë për përdorim të mëvonshëm.

Ai ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm që të ketë të gjitha amino acidet e nevojshme për funksionimin e mbarë gjatë ditës.

Të rinjtë kanë nevojë që të konsumojnë vakte me të paktën 20-30 gramë proteinë për një sintetizim të mjaftueshëm të saj.

Të rriturit kanë nevojë për 40 gramë proteinë në vakt për sintetizimin./AgroWeb.org

Organizëm dhe muskuj të fortë pas moshës 40 vjeç ,regjimi i duhur ushqimor Read More »

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.
Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si Mund të Pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi:U.S. National Library of Medicine

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese Read More »

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.

Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.
Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe Dashurie
Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.

Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.

Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.

Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.

Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.

Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.

Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.

Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.

Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.

Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.
Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia
Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.

Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz  të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.

Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Rezultatet e studimit treguan  qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.

Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.

Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.

Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.

Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.

AgroWeb gjithsesi këshillon të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./AgroWeb.org

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante Read More »

Gjethet e arrave ja si t’i përdorni për shëndetin

Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.
Shqipëria njihet botërisht si pjesë bazike e vendorigjinës së pemës së arrës, e cila mbetet një nga prodhimet natyrale më të famshme të territoreve shqiptare.

Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve (mbi 10 000 rrënjë ), janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci.

Ndërsa rrethe të tjera me 5000 deri 10 000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti.

Por Shqipëria është gjithashtu vend ku gjenden edhe pemët e arrave të egra. Arrat e egra ndeshen në gjendje natyrale, sidomos në luginat e Alpeve Veriore, në malësitë e Martaneshit, etj.

AgroWeb.org ka ofruar gjithmonë informacion të plotë mbi frutat e arrave. Por ajo që lexuesit duhet të dinë është fakti i vlerave magjike edhe i gjetheve të pemës së arrës.

Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.
Vlerat dhe vetitë shëndetësore të gjetheve të arrave
Gjethet e arrës kanë veti rrudhëse, antidiabetike dhe vlerësohen si mirëmbajtëse të qarkullimit të gjakut.

Çaji i gjetheve të arrave ka aftësi të shtojë sekretimin e lëngjeve të stomakut, përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, etj.

Çaji i gjetheve të arrave përdoret shumë nga mjekësia tradicionale kundër acarimeve të aparatit tretës.

Por çaji i gjetheve të arrave përdoret nga jashtë si larës. Gjithashtu edhe dezinfektues i shkëlqyer për shumë probleme të lëkurës si morthi, acarimeve të lëkurës, ekzemave, puçrrave, etj.

Çaji i gjetheve të arrave përdoret me sukses edhe si gargarë kundër acarimeve të fytit dhe zonës së bajameve tek të rriturit, por edhe tek fëmijët mbi moshën 3-vjeçare.
Si përgatitet dhe konsumohet çaji i gjetheve të arrave
Për konsum si çaj. Një lugë çaji me gjethe të thata të copëtuara të arrave hidhet në një gotë ujë të hequr nga vlimi.

Lihet 15 minuta që të përftohen ekstraktet mjekësore të gjetheve të arrave.

Më pas, duhe të kullohet dhe pihet 2-3 herë gjatë ditës duke i shtuar pak mjaltë dhe ndonjë pikë limon sipas dëshirës.

Për përdorimin si larës dhe dezinfektues të problemeve të lëkurës AgroWeb.org këshillon shpëlarjen me lëngun që përfitohet nga zierja e rreth 10 gr gjethe të thata në 100 gr ujë.

Locioni sugjerohet për të lehtësuar djersitjen e këmbëve dhe shmangur aromat e rënda./AgroWeb.org

Gjethet e arrave ja si t’i përdorni për shëndetin Read More »