Shendetesi

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.

Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes
Proteinat
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

Drithëra
Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm./AgroWeb

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë Read More »

Dilema e një jete: Të hamë apo jo banane në mëngjes? Jepet përgjigja 1 milionëshe

Ka qenë gjithmonë dilemë konsumimi ose jo i bananes në mëngjes.

Ky frut është i njohur për vlerat ushqyese që i mundëson trupit të njeriut, por dietologët këshillojnë të mos konsumohet në mëngjes sidomos me stomakun bosh.

Nëse konsumoni banane në mëngjes do të merrni energji në momentet e para dhe më pas do të bini në një gjendje gjumi dhe lodhjeje.

Banania ka në përbërje rreth 25% sheqer dhe mund të sjellë probleme në aparatin tretës, pasi kjo sasi sheqeri prish nivelin e insulinës.

Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike. Kjo sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur.

Dilema e një jete: Të hamë apo jo banane në mëngjes? Jepet përgjigja 1 milionëshe Read More »

Rama bën Checkup-in

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor. Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për check-up, kreu i qeverisë në një postim në Facebook tregon se ai është totalisht falas.

Në videon e postuar, Rama është vetë pacient ku i bëhen pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën e gjatësinë. Nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”. Në vizitën e poliklinkën nr. 9 mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/647722455625939/?t=0

Rama bën Checkup-in Read More »

Pilulat kundër shtatzanisë, mjekët japin alarmin

Pilulat kundër shtatzanisë po përdoren gjithnjë e më shumë dhe mund të gjenden lehtësisht në çdo farmaci. Ato merren pa një letër rekomandim nga mjeku. Por çfarë thonë mjekët gjinekologë për përdorimin e shpeshtë të tyre?

“Mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore, jo direkt infertilitet, por ka ndikime anësore të pakthyeshme…”

Pilulat e emergjencës që merren 24 orë pas një raporti seksual janë edhe më të rrezikshmet sipas mjekëve.  “Ato sjellin dëme më të mëdha, pasi vajzat i marrin pa bërë ndonjë konsultë paraprake…”

Sipas mjekut Gjoni këto pilula po përdoren nga moshat e reja të cilat kanë edhe më tepër dijeni për to, por pikërisht në këto mosha mund të ketë edhe pasoja të pakthyeshme që veprojnë më pas si efekt ‘boomerang’. Megjithatë këto medikamente kanë ndikuar në uljen e numrit të shtatzanive të padëshiruara.

“Nuk mund të them një numër konkret, pasi ka edhe klinika private që e ofrojnë këtë shërbim, megjithatë prej tyre ka deri diku shpëtim nga aborti.”

Edhe pse pilulat jepen pa një recetë mjeku, specialistët sugjerojnë që vajzat të marrin informacion paraprak për pasojat që mund të sjellin këto medikamente në shëndetin riprodhues.

Pilulat kundër shtatzanisë, mjekët japin alarmin Read More »

Shtatë bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut, mbajini në dhomë dhe pranë fëmijëve

Këto janë 7 bimët që duhet t’i kemi patjetër pjesë të jetës sonë, pasi klasifikohen “si ato bimë që bëjnë mrekulli”.

Sanseviera (lule shpata), perfektë për zyra dhe shtëpi, -pastrojnë ajrin nga kimikatet dhe çlirojnë shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

Palma Bambu, për filtrimin e kimikateve të dëmshme. Vendoseni pranë mobileve të lyera me llak dhe ajo do të avullojë kikikatet e dëmshme
Zamia (xhevahiri i Zanzibarit), detoksifikon ajrin, por bëni kujdes se të gjitha pjesët e saj janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhomat që rrinë fëmijët
Spathiphyllum (zambaku i paqes), kërkon vëmendje në ujitje, njihet për largimin e toksinave gjithashtu
Chkorophytum (bima merimangë), është një ndër bimët më rezistente, jeton pa ujë disa muaj, pastron ajrin dhe mbahet kryesisht në dhomë
Dracena (yuça), pastron ajrin gjithashtu
Ficus Benjamina, pastron ajrin në dhoma të mbyllura ose ambiente të mbipopulluara, rekomandohet në kopshte dhe pranë fëmijëve, sipas Agroweb.
33123456

Shtatë bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut, mbajini në dhomë dhe pranë fëmijëve Read More »

Meshkujt po zhduken, Kromozomi Y ka një të metë të trashëguar

Nga Darren Griffin & Peter Ellis
Kromozomi Y, mund të jetë një simbol i mashkulloritetit, por po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai është çdo gjë tjetër përveçse i fortë dhe i qëndrueshëm. Edhe pse bart gjenin SRY, që përcakton nëse një embrion do të zhvillohet si mashkull (XY) ose femër (XX), ai përmban shumë pak gjene të tjerë, dhe është i vetmi kromozom që nuk është i nevojshëm për jetën.

Tek e fundit, gratë ia dalin edhe pa të.

Për më tepër, kromozomi Y ka degraduar me shpejtësi, duke i lënë femrat me 2 kromozome normale X, por meshkujt me një X dhe një Y, janë duke u reduktuar në numër. Dhe nëse vazhdon kjo normë e degradimit, pas 4.6 milionë vjetësh kromozomi Y do të zhduket plotësisht.

Kjo mund të tingëllojë si një kohë të gjatë, por nuk është e tillë po të kihet parasysh se jeta në tokë ka ekzistuar për 3.5 miliardë vjet. Kromozomi Y, nuk ka qenë gjithmonë si tani. Në rast se rikthehemi 166 milionë vjet më parë, tek gjitarët e parë, historia ishte krejtësisht ndryshe. Kromozomi i hershëm “proto-Y”, fillimisht ishte i njëjtë me kromozomin X, dhe përmbante gjene të njëjta.

Megjithatë, kromozomet Y kanë një të metë themelore. Ndryshe nga gjithë kromozomet e tjera, të cilat i kemi nga dy kopje secilën nga qelizat tona, kromozomet Y janë gjithmonë të pranishëm vetëm si një kopje e vetme, e cila kalon nga baballarët tek djemtë e tyre.

Kjo do të thotë që gjenet në kromozomin Y, nuk mund t’i nënshtrohen ri-kombinimit gjenetik, përzierja e gjeneve që ndodh në çdo brez, dhe që ndihmon në eliminimin e mutacioneve të dëmshme të gjenit. Të privuar nga përfitimet e ri-kombinimit, gjenet kromozomike Y degjenerojnë me kalimin e kohës, dhe zhduken përfundimisht nga gjenomi.

Pavarësisht nga kjo, hulumtimet e fundit kanë treguar se kromozomi Y ka zhvilluar disa mekanizma mjaft të fortë, për të ngadalësuar shkallën e humbjes së gjeneve. Për shembull, një studim danez i kohëve të fundit, i botuar në revistën “PLoS Genetics”, sekuenconte pjesë të kromozomit Y nga 62 njerëz të ndryshëm, duke zbuluar se ai është i prirur për ri-rregullime strukturore në shkallë të gjerë duke lejuar “forcimin e gjeneve” – ​​blerjen e kopjeve të shumta të gjeneve që promovojnë funksionin e spermës, dhe reduktonin nivelin e humbjes së gjeneve.

Studimi gjithashtu tregoi, se kromozomi Y ka zhvilluar struktura të pazakonta të quajtura “palindrome”, të cilat e mbrojnë atë nga degradimi i mëtejshëm. Ata regjistruan një shkallë të lartë të “ngjarjeve të konvertimit të gjeneve” brenda sekuencave palindromike në kromozomin Y – që është në thelb një proces “kopjimi dhe ngjitje”, që i lejon gjenet e dëmtuara të riparohen, duke përdorur si shabllon një kopje rezervë të padëmtuar.

Duke kërkuar lloje të tjera (ekzistojnë kromozomet Y tek gjitarët, dhe disa specie të tjera), një numër i madh provash, tregon se shumëfishimi i gjeneve të kromozomit Y, është një parim i përgjithshëm. Këto gjeneve të përforcuara, luajnë një rol jetik në prodhimin e spermës tek meshkujt (të paktën tek brejtësit) në rregullimin e raportit të seksit pasardhës.

Një një artikull të kohëve të fundit në revistën “Biologjia Molekulare dhe Evolucioni”, studiuesit japin dëshmi se kjo rritje e numrit të kopjeve të gjeneve tek minjtë, është pasojë e përzgjedhjes natyrore. Lidhur me pyetjen nëse kromozomi Y do të zhduket realisht, komuniteti shkencor ndahet në dy grupe.

Grupi i parë, argumenton se mekanizmat e saj të mbrojtjes bëjnë një punë të shkëlqyer dhe e kanë shpëtuar kromozomin Y. Por grupi i dytë, pretendon se gjithçka që ato po bëjnë, është lejimi i kromozomit Y për t’u kapur pas thonjve të tij, para se në fund të zhduket. Debati mbi këtë çështje vazhdon.

Marrë me shkurtime nga “The Conversation”

Në shqip nga bota.al

Meshkujt po zhduken, Kromozomi Y ka një të metë të trashëguar Read More »

Shifra tronditëse, rriten rastet e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon që të jetë një sëmundje e cila po prek një numër të madh personash, kjo tashmë edhe në Shkodër ndërsa arsyet janë nga më të shumtat. Është mjekia Daniela Bega, onkologe në spitalin rajonal të Shkodrës ajo e cila tregon se gjatë 2018-ës në Shkodër janë 23 persona të prekur nga kanceriu i gjiri dhe që trajtohen nën kujdesin e saj.

Mjekia Daniela Bega shfaq shqetësimin e saj se kanceri i gjirit po përhapet nga viti në vit dhe shifrat tregojnë këtë numër në rritje.

Sipas onokolges Bega duhet që gratë dhe vajzat të mos e neglizhojnë asnjëherë dhe të kontrollohen gjithnjë në kohën e duhur duke bërë mamografinë sepse në të kundërt pasojat mund të jenë të rënda. Muaji tetor është muaji kundër kancerit të gjirit dhe gjatë këtij muaji zhvillohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese./ShkodraNews

Shifra tronditëse, rriten rastet e kancerit të gjirit Read More »

Kura 30 ditore me Qumësht Blete – Sekreti i Përdorimit për Shëndet të Fortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.

Përdorimi i Qumështit të Bletës
Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.

Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.

Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë
Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.

Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.

Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.

Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.

Sëmundjet që Trajtohen
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.

Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,

Diabeti,

Hiperkolesterolemi,

hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,

sëmundje kronike të mushkërive,

sëmundje të gojës,

probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,

probleme me riprodhimin,

ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat
Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë./AgroWeb

Kura 30 ditore me Qumësht Blete – Sekreti i Përdorimit për Shëndet të Fortë Read More »