Shendetesi

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore

Në artikujt e AgroWeb.org është trajtuar gjerësisht çështja e sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Raste si ai i mishit të Brazilit, orizit plastik apo perimeve a frutave të thata me aflatoksinë të bllokuara nga vende të BE-së, kanë marrë një vëmendje të madhe nga lexuesit.

Në komentet e tyre ata kërkojnë që Autoritetet Kombëtare të Kontrollit të jenë më vigjilentë, pasi jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë fermerit apo tregëtarëve.
Alarmi Për Sigurinë Ushqimore – Banka Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Dhe E Gjashta Në Botë Me Mungesë të Theksuar
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota.

Kjo në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe  kapaciteteve për të menaxhuar situatën.

Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.

Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.
Mungesa e kapaciteteve
Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare.

Po ashtu edhe te kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor.

Gjithashtu për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.

Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim.

Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.

 

Burimin e informacionit nga Banka Botërore e gjeni në këtë link dhe nga Monitor në këtë link.

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore Read More »

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze

Shpesh na ndodh që të zgjohemi disa herë natë, ose shpesh në thuajse të njëjtën orë. Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.

Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni:

Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.

Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë  ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.

Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.

Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze Read More »

Vitamina C, aleat i fuqishëm i sitemit imunitar

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin tonë.

Përveç vetive shumë të mira që ajo ka për përforcimin e sistemit imunitar, kjo vitaminë konsiderohet si “magjike” edhe për lëkurën. Gjithashtu, ka funksion antiinflamator, antiviral dhe minimizon efektin e toksinave të duhanit, ndotjes dhe alkoolit.

Vitamina C luan rol kyç në përthithjen e disa substancave ushqyese, si hekuri, si dhe në aktivizimin e disa të tjerave, si acidi folik. Ndaj këshillohet që mishin, ose perimet t’i spërkatim me lëng limoni ose portokalli. Mbi të gjitha, kjo vitaminë këshillohet të merret nga ata që vuajnë nga anemia.

Këtë vitaminë e gjejmë me përqendrim të lartë tek frutat dhe zarzavatet si: limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhet, kivi, majdanozi, qitro dhe sidomos tek specat. /atsh

Vitamina C, aleat i fuqishëm i sitemit imunitar Read More »

Humbisni peshë në pak kohë duke shtuar këto përbërës në kafe, i gjeni në shtëpi

Një ndër shqetësimet më të shpeshta të personave që janë mbi peshë, ose kanë luhatje të herë pas hershme të kilogramëve.

Të shumta janë mënyrat dhe dietat që provohen, por ka disa mjaft të thjeshta dhe efektive

Nëse shtoni disa përbërës në kafe, të cilët do t’i rendisim më poshtë, do t’ju ndihmojnë të përshpejtoni metabolizmin, të digjni më shumë kalori dhe të digjni yndyrën në trup më shpejt. Këta përbërës janë kanella, vaji i kokosit dhe mjalti. Ju mund t’i shtoni ato në kakao gjithashtu.

Kanella: është e njohur për vetitë e saj medicinale. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në luftën kundër inflamacioneve dhe infeksioneve në trup. Ajo zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, ju bën të ndiheni të ngopur dhe përshpejton proçesin e rënies në peshë. Kanella pershpejton metabolizmin dhe e kthen sheqerin në energji duke bërë kështu që të ruhen sa më pak acide yndyrore në trup. Shtoni një lugë çaji kanellë në kafen tuaj të përditshme.

Vaj kokosi: është yndyrë, por është yndyrë e shëndetshme! Ndërsa shumica e yndyrnave përmbajnë një zinxhir të gjatë acidesh yndyrore, ndërsa vaji i kokosit përbëhet thuajse i gjithi nga zinxhire të mesme yndyrore që nxisin metabolizmin në mënyra të ndryshme. Ai përmirëson shëndetin e mëlçisë, përmirëson traktin tretës dhe nxit metabolizmin. Shtoni një lugë çaji vaj kokosi në kafe.

Mjalti: për të ëmbëlsuar kafen mos përdorni sheqer, por përdorni mjaltë. Mjalti ka veti të shumta medicinale kurative. Ai do t’ju ndihmojë të bini në peshë shpejt. Për rezultate më të mira mund të përzieni të gjithë elementët sëbashku mjaltin me kanellë dhe vaj kokosi dhe të hidhni një lugë çaji të përbërjes në kafe.

Humbisni peshë në pak kohë duke shtuar këto përbërës në kafe, i gjeni në shtëpi Read More »

Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtet për lëkurën me yndyrë

Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore. Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës. Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët. Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet. Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kurat më të mira natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem në kushtet e shtëpisë.

Larja E Fytyrës Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht. Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni. Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.

Letrat Përthithëse Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës. Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.

Mjalti Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme. Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër. Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën. AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni fytyrën me mjaltë, mbajeni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.

Tërshëra Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt. Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë. Përzieni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta. Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Maskë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Limon E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt. Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni. Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Bajamet Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.

Aloe Vera Vendosni një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes. Kini kujdes sepse aloe vera mund të shkaktojë alergji në lëkurat e ndjeshme, ndaj bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në parakrah.

Domatet Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret. Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje. Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore. Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura.

Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtet për lëkurën me yndyrë Read More »

20 fakte rreth grupit të gjakut që nuk i paskemi ditur

Të gjithë e dimë se sistemi ynë i gjakut është me të vërtetë i ndërlikuar, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj dhe të njihni çfarë grup gjaku keni. Për fat të keq, shumë njerëz nuk i dinë të gjitha mundësitë e trupit tonë.

Në listën e mëposhtme kemi sjellë disa fakte shkencore interesante rreth gjakut të cilat me siguri nuk i dinit.

-Do të duheshin 1,120,000 mushkonja për të pirë gjithë gjakun e një njeriu të rritur.

-Për të qarkulluar gjakun, zemra krijon një presion të tillë që të mund të shkojë deri në 10 metra.

-Një qenie njerëzore mund të jetojë pa puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Leëis që lejonte qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin e tij pa puls.

-Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, duke pritur të bënte një transplant. Zemra e tij u zëvendësua me një pajisje që përdorte për ta mbajtur gjallë. Ai madje mund të luante basketboll.

– Sasia e gjakut që qarkullon nëpër trup gjatë 25 ditëve  është përafërsisht e barabartë me ujin në një pishinë mesatare.

-Një person mund të humbasë 40% të gjakut të tij dhe të qëndrojë ende i gjallë. Natyrisht, nevojitet transfuzioni i gjakut në kohë.

-21% e të gjitha sulmeve të zemrës ndodhin të hënën. Një sulm i dytë ndodh të premten. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja është një “derdhje” e emocioneve të stresit në fillim të një jave.

-Rrahjet tona të zemrës ndikojnë në humorin tonë. Shkencëtarët e studiuan këtë fenomen kur një njeri u pajis me një zemër të re. Pas operacionit, mendja, ndjenjat dhe veprimet e tij ndryshuan në mënyrë të pazakontë.

-Për të zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër, ju duhet të zgjoheni ngadalë në mëngjes dhe të zvogëloni intensitetin e stërvitjeve në mbrëmje.

-Lëngu i arrës së kokosit është në gjendje të zëvendësojë plazmën e gjakut falë kompozimeve të tyre të ngjashme.

-Grupet e gjakut mund të jenë arsye për shkurorëzim. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes llojeve të gjakut të bashkëshortëve dhe përqindjes së divorceve. Kështu, në çiftet më të forta, të dy njerëzit kanë grup gjaku O. Çiftet që vendosin të divorcohen zakonisht kanë kombinime të tilla: A + AB ose A + O.

– Lloji i gjakut ka ndikim në shëndetin tonë. Njerëzit me gjak të llojit O nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ata janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose obezitetit.

-Njerëzit me gjakun e tipit A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Ata janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

-Ata me gjak të tipit B duhet të kujtojnë se ata janë të prirur ndaj diabetit dhe kancerit të pankreasit.

-Njerëzit që kanë gjak të llojit AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin e tyre pasi shanset e dëmtimit të njohjes në individët AB janë 82% më të larta se në llojet e tjera.

-Pijet energjike ndryshojnë mënyrën se si rreh zemra. Shkencëtarët kanë zbuluar se pas pirjes së pijeve energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pije të tjera si kafja. Për më tepër, ato ndikojnë në rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojnë kriza deri në vdekje.

– Dietat sipas tipit të gjakut nuk funksionojnë. Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos kanë provuar se dietat e veçanta sipas llojit të gjakut të individëve janë një mit. Në Japoni, ekziston një industri e veçantë e dietave për çdo lloj gjaku: ushqimi, produktet kozmetike dhe produktet e kujdesit personal.

-Performanca atletike varet nga lloji i gjakut. Një studim i mbajtur në vitin 2017 ka treguar se njerëzit me gjak tip O kanë qëndrueshmëri më të mirë se llojet e tjera. Në mesin e lojtarëve më të mirë të notit, shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë person me gjak të llojit AB.

-Karakteri ynë varet nga lloji i gjakut. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis karaktereve të njerëzve dhe llojeve të tyre të gjakut. Në Japoni, njerëzit besojnë se llojet e gjakut ndikojnë në tiparet e personalitetit të njerëzve dhe suksesin e tyre në punë dhe në marrëdhëniet personale./ Përshtati në shqip JOQ.al

20 fakte rreth grupit të gjakut që nuk i paskemi ditur Read More »

Kujdes! Mos hani kurrë portokall nëse po merrni këto ilaçe

E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit.

Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.

Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.

Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë.

 

Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet për kancerin
• Crizotinib
• Dasatinib
• Erlotinib
• Everolimus
• Lapatinib
• Nilotinib
• Pazopanib
• Sunitinib
• Vandetanib
• Vemurafenib
Ilaçet kundër infeksioneve
• Erythromycin
• Halofantrine
• Maraviroc
• Primaquine
• Quinine
• Rilpivirine

Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
• Amiodarone
• Apixaban
• Clopidogrel
• Dronedarone
• Eplerenone
• Felodipine
• Nifedipine
• Quinidine
• Rivaroxaban
• Ticagrelor

Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
• Oral alfentanil
• Buspirone
• Dextromethorphan
• Oral fentanyl
• Oral ketamine
• Lurasidone
• Oxycodone
• Pimozide
• Quetiapine
• Triazolam
• Ziprasidone

Kujdes! Mos hani kurrë portokall nëse po merrni këto ilaçe Read More »

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik!

Ky fenomen është shumë i përhapur dhe raportohet se shfaqet te çdo i treti person në Evropë.

Mirëpo, shumë pak persona e dinë se çfarë në të vërtetë do të thotë të kesh gishtin e dytë më të gjatë se të madhin.

Disa, këtë dukuri e quajnë “këmba Greke” dhe është e njohur si shenjë e fuqisë, inteligjencës dhe tërheqjes.

Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është vetëm diferencë vizuale, mirëpo duhet të kemi më shumë kujdes, pasi që shumë shpejt kjo mund të kaloj në dhimbje.

Njerëzit që e kanë “këmbën e Grekut” mund të kenë dhimbje në gisht, sepse si pasojë e ecjes apo vrapimit gishti lakohet, transmeton telegrafi. Kjo lëvizje mund të shpijë në pezmatim, që sjell dhimbje të madhe, mirëpo rreziku është më i madh për vrapuesit.

Prandaj, preferohet t’i mbathni këpucët që kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tua, dhe asnjëherë mos mbathni këpucë që shkaktojnë dhimbje rreth gishtërinjve.

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik! Read More »